21 janari, Gjykata e Lartë lë të lirë pjesëtarin e "grupit të zjarrit"

25 Maj 2011, 18:49Politika TEMA

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për rikthimin në burg të gardistit Gazmend Ahmetaj, njëri prej pjesëtarëve të “grupit të zjarrit”, i cili qëlloi mbi protestuesit para kryeministrisë më 21 janar. Aktualisht, Ahmetaj dhe dy gardistë të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë për vrasjen e katër protestuesve të 21 janarit.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Apelit dhe të rrëzojë kërkesën e prokurorisë për mungesë provash. Gjykata e Shkallës së Parë kishte caktuar më 7 shkurt 2011 masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30-ditor, por pas ankimimit të gardistëve, u vendos që ata të ndiqeshin në gjendje të lirë.

I vetmi nga “grupi i zjarrit” që ndodhet aktualisht në burg është gardisti Agim Llupo, i akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit gjatë protestës së 21 janarit, ku mbetën të vrarë edhe Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj.

18 komente në “21 janari, Gjykata e Lartë lë të lirë pjesëtarin e “grupit të zjarrit””

  1. dritani says:

    Ata jo vetem qe jane te lire, por sot kane marre edhe shperbilmet qe u dha kryekrimineli sali berisha, per vrasjet qe bene. Por nje gje dihet, qe kur mungon drejtesai duhet te veproj vetegjyqesia.

    1. Litari says:

      Rrofte serb-Sali Fazllici..poshte

      1. Litari says:

        Rrofte serbSali Fazllici..poshte ne popull budall.

  2. DYPAREMENDNEKOKE says:

    E SHIKONI MOTREN E KOLEGJIT ZGJEDHOR?VAZHDONI TE SHPRESONI.

    1. PERMETARI says:

      shkurt dhe sakt. bravo

  3. Vebby says:

    Tre ditë me parë u takova me dy miqë të vjetër nga Kosova. Unë kokëforti mbroja tezën që Shqipëria është bërë!! Por paskam gabuar. Pas tre ditësh e shoh që paskam gabuar shumë. Shqipëria jo që nuk është bërë, por përderisa ka gjykata dhe një qeverri të korruptuar nuk ka kurrë për tu bërë. Harro Vebby perparimet në infrastrukturë, se ato nuk janë asgjë tjetër pervec larje parash, dhe harro gjithashtu se Shqipëria jote do të bëhet për disa vite, bile për shumë vite se korrupsioni ka lëshuar rrënjët shumë thellë.., aq thellë saqë ne edhe sikur të punojmë ditë e natë vështirë se arrijmë të shikojmë Shqipërinë aty ku do zemra e shprti jonë, aty ku e meriton të jetë.

    1. LexuesiTemes says:

      vebby – vetem per sqarim;

      Nese investimet ne infrastrukture ne Europe tregojne zhvillim(statistikisht, ekonomikisht,e tj), ne Shqiperi ato nuk jane domosdoshmerisht nje shenje zhvillimi.
      Kjo sepse se pari aty ka korrupsion te larte -qe automatikisht e demton, pengon dhe dobeson zhvillimin. Pastaj mund te jene dhe ‘riciklim i parave te pista’ si ne jugun e Italise(me heqjen plehrave)..

      Duam s’duam ne, apo pertojme apo nuk pertojme, NE jemi te vetmit qe do bejme ndryshimin e Shqiperise.
      Sa kohe do zgjase kjo. – varet po nga ne. deri atehere sa ne te mos pertojme te zgjedhim – dhe te kerkojme llogari atyre qe kemi zgjedhur.
      Me thuaj sa rol ka nenea dhe sa rol duhet te luaje vete femija, per tu ngritur ne kembe, per te mesuar te ece, dhe perfundimisht ec vete gjithmone??
      keshtu eshte dhe me Ne Shqiptaret, dhe te huajt! Ata mund te na ndihmojne, por nese ne nuk duam te rrime vete ne kembe, dhe per me teper te ecim vete, atehere ne do te biem, sa here te huajt te na leshojne nga duart!

  4. LexuesiTemes says:

    PYETJE per 1 PERGJIGJE;
    Me jepni nje pergjigje kush mundet;
    Nese Edi Rama( apo Gjinushi, apo Ngjela, apo, etjj) do ishte ne pushtet, dhe BErisha ne opozite do bente nje demostrate.
    Nese ne kete demostrate do ishte vrare nje pjestar i familjse se Berishes

    Ç’fare mund te kishte ndodhur??

    Dhe nese Gjykata do kishte lene te lire vrasesin e dyshuar.

    Ç’fare mund te kishte ndodhur, akoma..?????

    1. 21Janari says:

      Asgje nuk do te kishte ndodhur.
      Kjo pasi gjuha qe kupton karaduci Berisha eshte ajo e forces.
      Kur i trajton me normalitet, karaducet te shohin si te dobet dhe te vene shkelmin ne fyt, por kur i tregon dhembet, ata struken si pula…

  5. 21Janari says:

    Mor po kush i vrau këta katër demostrues?
    Përderisa vrasja ka ndodhur në mes të ditës dhe të Tiranës, atëherë prokurori-policia nuk mund të justifikohen se vrasësit u larguan në drejtim të paditur.
    Herët a vonë, ata do të jenë të detyruar ti vënë emra vrasësve.

  6. LexuesiTemes says:

    Nje pjese e jona ndihet e nevrikosur, me inat dhe mllef, se i kane vjedhur voten( e theksoj nje pjese!!).

    Por pa mendoni per Familjet e te kater te Ndjereve “deshmoreve te demokracise”;
    Familaret perjetuan humbjen fare pa faj te pjestareve te tyre. Tani po perjetojne dhe vjedhjen e votes!!!!

    Mendoni se sa shume dhe sa keterciperisht ndihet te vrare dhe te humbur!! Atyre po i humb dhe Shpresa, e vetmja gje qe i mbeti pas humbjes se pjestareve te Familjes!!

    O ZOT, O e Plotfuqishmja PERENDI !!

    Ver Dore sa me shpejt!! Ver dore dhe DENO Fajtoret. Eshte vetem ZOTI ai qe ka te drejte te marre jete, dhe askush tjeter!!
    Vendos padrejtesine ne Vend!!!

  7. ISMAIL USA says:

    Protestuesit ne fakt e kishin mllefin e tyre me k/m.
    Policia u tregua ne lartesine e duhur kurse protestuesit
    ne disa raste tejkaluan rregullat e lojes.PRA POLICINE
    E SHTETIT UNE E FALENDEROJ PER MBROJTJE
    TE INSTITUCJONIT KOMBETAR
    ne pjesen e dyte kur grupe njerzis po qendronin
    para K/M dhe po provokonin k/m e ngujuar
    atehere u vrane 5 veta me urdher prapa perdeve
    nga SALI BERISHA.
    ky eshte krim i kryer nga garda nga njerez
    mercenare te berishes.NUK KA PSE NGATERROHET
    POLICIA KORREKTE E SHTETIT ME ELEMENTET
    PARAMILITARE QE MBANTE ATE DITE K/M
    NE KORIDORET E K/M DHE TE PORTA KRYESORE…
    ne fakt tani sala po tall lesht me edin dhe me nderkombetaret
    se ai ka kaluar prova te tjera me te renda qe normalisht
    ne cdo vend te botes do ta kishin varur pikerisht
    te ish monumenti i komandantit te tij..

    1. salimuti2011 says:

      Policia, deri ne momentin qe mbrojti institucionet ishte ne te drejten e saj. Por, sulmi qe policia beri ndaj kalimtareve ne bulevard, pas largimit te protestuesve, nxori ne pah anen e erret te saj. Dukshem policia komandohet direkt nga kryekrimineli i Shqiperise.

  8. LexuesiTemes says:

    Kam nje Replike me ty ISMAIL USA, por ne fakt ja drejtoj te gjithe Shqiptareve qe jane jashte!

    Piksepari; asnjeri qe eshte jashte nuk duhet te diskutoje me kopetence per nje ngjarje ne Shqiperi. Kjo sepse ata thjesht nuk jane ketu. E di qe kane mall, etj, etj.. por thjesht nje ngjarje nuk diskutohet ne nje pozicionim ‘nga jashte’!

    Piksedyti; shikoji mire videoregjistrimet, do te vesh re disa djem te rinj qe ngacmojne policine (bile nja dy jane dhe me kapucin e xhupit ne koke), do te vesh re qe ata futen dhe dalin nga ‘Territori i k/m apo Institucioni Kombetar’-qe e quan ti, do te vesh re nje burre me thinja, tip organizatori qe tenton ti s’mbrapse ‘djemte e inatosur’, eshte shoferi i benzit qe e futi dhe e perplasi brenda territorit te k/m (Olldashi pohoi ne Media, se makina ishte plot me dinamit, dhe nuk rezultoi e vertete. Olldashi nuk eshte denuar, apo gjobitur akoma per lajm te rreme qe sjell panik ne publik).

    Te gjithe ‘demostruesit shume aktive’ qe shkelen edhe ne territorin e k/m nuk u qelluan, por u qelluan 4 vete ne bulevrad, jashte k/m !!!!!

    Nuk po zgjatem te jap shembuj nga policia korrekte, se kam kaluar situate ku persona me makina me xhama te erret me kane kercenuar ne trafik (pse ata deshen te kalonin kundra korsi..)dhe ndersa une kercenohesha, polici njezet meter me larg (bile dy police) nuk nderhyne!!

    Meqe pershkruan dhe analizon me pasion, me analizo pak shenjat e Fashizmit!
    – si instalohet fashizmi (si vjen ne pushtet absolut nje parti nga nje qeveri normale ne ate fashiste, -si Hitleri me partine Nacional Socialiste)
    – si ndryshon shoqeria, si ndihet qytetari, si humbasin te drejtat e qytetarit.., si humbet dhe pothuaj behet a padukshme prona..

    Pershkruaji keto, dhe shiko, nese gjen analogji me jeten tani ne Shqiperi..

    Polici korrekte, apo paramilitare; nese ata gjenden ne territor te shtetit, dhe me Arme luftarake dhe qellojne, – ne kete rast nuk thuhet “ai eshte korrekt, por ai tjetri Jo”. ka kush e vlereson kete!

  9. Rami says:

    Saliu per deri sa ju vjedh edhe Voten,ju ka vjedhur edhe jeten tani, mbaheni tani edhe 20 vjete te tjera mbasi ju votoni ai nxjer Rezultatet,Berisha me Ristanin ju kane vjedhur gjithcka mbasi ju Votoni ata nxjerin Rezultatin,Krim .Krim qe Ky populli e gelltit ,e cnryshim po jetojne ne nje Diktature me te Rezikshme,Berisha vret dhe i thote Maloku pusho Drejtesise.

  10. PERMETARI says:

    shprsoni shpresoni tek kolegji zgjedhor ju. saliu eshte ber mbret o njerez, akoma se keni kuptuar? ne shqiperi cthot saliu behet. A KA AKOMA NONJE KETU QE SHPRESON TEK KOLEGJI ZGJEDHOR?

    1. plaku says:

      PERMETARI,
      Une ketu ne forum sot kam pyetur se si votojne 8 anetaret e Kolegjit Zgjedhor.
      Ne se ata votojne hapur duke ngritur doren, atehere mendoj se investimin e Saliut, Bashen, e kemi Kryetar te Tiranes. Ne se 8 anetaret votojne ne menyre te fshehte ( a e di njeri ketu ne forum si si votojne ) atehere une kam pak shprese.

  11. titi says:

    me mire keshtu!nuk gjehen fajtore ne fillim!atehere ceshtja mbetet e mundur per tu hapur ne nje shkalle me larte me vone!me shume gjasa,kur kjo kohe te vij,zoti sali me shoke trima shume nuk do jete me pushtet,dhe vetem atehere do mundim te shohim drejtesi te vertet,dhe jo me koka turku te peshqve te vegjel!kuptohet,nese opozita e tanishme do kete kellqe ta beje nje gje te tille……………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje