SHBA dhe Britania e Madhe treguan se janë të lidhur jo vetëm politikisht, por edhe nga pikëpamja kulinare. Presidenti amerikan dhe kryeministri britanik ishin të pranishëm në një festë barbeky, ku u shërbyen veteranëve dhe ushtarakëve ushqimin e përgatitur. Rreth 150 persona ishin të pranishëm në këtë ftesë. Ushtarakët morën ushqimin nga duart e dy personave më të fuqishëm në planet. Më përpara, Kameron dhe Obama kishin diskutuar për Afganistanin e Libinë, kurse ky moment shihej si një çast qetësimi. Edhe gratë e tyre shërbenin për ushtarakët. Ushqimi ka qenë një përzierje e gatimeve tipike amerikane e britanike në rastet e piknikut me barbeky.
Ky eshte 1 gjest qe tregon respekt ndaj ushtarakeve per cka ata bejne, jo si ne Shqiperi qe nuk u japin as1 rroge apo pension te hajrit.
Edhe te nderuarit tane qofte Presidenti dhe Kryeministri i Republikes se Shqiperise u sherbejne ushtarakeve Shqiptar si dhe ata qe sa me siper behet fjale. Te dy keta tanet i pari si Komandanti Pergjithshem dhe i dyti Kryeministeri kane mbi 3-vjetet e fundit qe po u sherbejne ushtarakeve Shqiptare me zellin sa me te madhe sa qe po i katandisin ish ushtaraket qe te lypin rrugeve pasi edhe ate pak pension te parakohshem qe ua jepnin para pak kohesh kane mbi 2 vjete qe nuk ua japin, por i verdallosin gjitha andej, neper gjykata dhe i kane kthyer te bejne roje neper pronat e tyre me nje pagese teper qesharake per t’mos thene perçmuese. Keta jane udheheqesit tane dhe kete sherbim u kane bere dhe vazhdojne t’u bejne simbolit te shtetit ushtarakut, pasi ushtaraku eshte atdhetare dhe nuk eshte politikan pasi ky i fundit e shet atdheun e tij per interesa politike, ndersa ushtaraku vritet per atdhe dhe baballaret ja si ja shperblejne. Mendoni nje here edhe per ish ushtaraket tuaj o baballaret e kombit dhe bolle menduat per veten tuaj se nuk keni ku t’i çoni gjithe ato pasuri, pasi te gjithe dheu qe na ushqeu ai dhe do te na tresi. Merrni sadopak shembull nga bota dhe beni diçka edhe ju per ish ushtaraket se boll i keni torturuar. U jepni te pakten minimumin jetik per te nxjerre ne drite pjellen e tyre pasi i largoni nga puna ne kulmin e nevojave te tyre qofshin keto familjare per te nxjerre ne drite femijet e vete dhe ajo pak jete qe u ka mbetur te rrojne me dinjitet dhe jo ti katandisni si mos me keqe siç i keni katandisur deri me sote qe nje N/Kolonel merr 18 000 leke dhe çfare do te beje ne muaj ky njeri me 180 USD se haq i bie per t’mos thene diçka me pake kur vetem per ilaçe ne maj, drita, uje dhe telefon i duhen me teper se 100 USD, e çmund te perballoje ky ish ushtarak me 80 USD 0se 8000 leke. E pra u keni dhene aq sa juve ju duhet per nje kafe. Keshtu nuk eshte aspak mire. Mos mirenjohja per ish ushtaraket eshte mos mirenjohje per shtetin. Çfare them dhe une, ku duan t’ja dine kete. Per vec vetes ata nuk duan t’ja dine per gje tjeter. Shpresoje se dhe per keta njerez do te vije nje dite pasi shpresa vdes e fundit.