Të nderuar zotërinj, kane kaluar mbi 20 vjet qysh kur populli shqiptar doli nëpër rrugët e atdheut duke brohoritur “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” dhe, ende sot Shqipëria rezulton të jetë një kaos politik dhe social, shumë larg ëndrrës së asaj kohe. Duke iu larguar demagogjisë së politikaneve shqiptarë, për hir të së vërtetës, më duhet të them, se ajo çfarë e ka nxitur klithmën ëndërruese të popullit tonë, në radhë të parë, ka qenë shkëlqimi material i botës Perëndimore, dukshëm më e avancuar se pjesa tjetër e njerëzimit. Sa i përket parimeve të organizimit politik të shoqërisë perëndimore, shqiptarët kishin fare pak dijeni. Sjellja e tyre gjatë këtyre dy dekadave, në raport me ato parime, dëshmon qartë se dashuria e tyre lidhej më shumë me fytyrën e Evropës, sesa me mentalitetin e Saj. Ju e keni mësuar popullin shqiptar se zgjedhjet e drejta dhe të ndershme pluraliste janë çelësi i funksionimit politik të këtij sistemi.
Gjatë këtyre 20 viteve, shoqëria shqiptare ka pësuar trauma politike dhe sociale me pasoja tragjike për të sotmen dhe të ardhmen e saj. Populli shqiptar, por edhe qeveritë tuaja, kanë qenë dëshmitare të faktit se këto trauma kanë ardhur, para së gjithash, nga rezistenca kriminale dhe antidemokratike e një pjese të klasës politike shqiptare për të realizuar dhe pranuar zgjedhje politike të standardeve moderne. Në Shqipëri, si në shumë vende të botës, ka pasur dhe ka politikanë, të djathtë e të majtë, që kërkojnë pushtet të përjetshëm. Por, ne, ashtu si edhe establishmenti politik i vendeve që ju përfaqësoni, jemi dëshmitarë të faktit se në qendër të të gjithë ciklonit antidemokratik shqiptar ndodhet një njeri me emrin Sali Berisha. Regjimin e tij të parë, si President i Shqipërisë, shtypi juaj e pati quajtur “Regjim Gangsterësh”. Zgjedhjet e përgjithshme të vitit 1996, ky regjim i pati dhunuar me metodat e grabitësve të bankave të Nju-Jorkut. Qeveritë tuaja, ashtu si shumica e popullit shqiptar, nuk i pranuan ato. Pas tyre, dhe si rrjedhojë e tyre, ndodhën ngjarjet tragjike të vitit 1997. I vetmi që e pagoi rëndë ishte populli shqiptar. Ideatori dhe regjisori i maskaradës kriminale, Sali Berisha mbeti i pandëshkuar, sa nga impotenca morale dhe politike e kundërshtarëve të tij politikë, aq edhe nga influenca e disa prej qeverive që ju përfaqësoni.
Në vitin 2009, po ky personazh, Sali Berisha, ideoi dhe realizoi falsifikimin e zgjedhjeve politike, por këtë radhë me metodat e krimeve te Jakave te Bardha. Qeveritë tuaja jo vetëm nuk e ndëshkuan, por, në një formë të rafinuar e ndihmuan “të kalonte lumin”. Kjo i kushtoi popullit shqiptar një krizë politike dhe ngadalësim të zhvillimit demokratik. Gjithashtu, i kushtoi popullit shqiptar edhe disa jetë të humbura dhe të dhunuara. Tani, në Maj 2011, në praninë tuaj dhe nën vëzhgimin e gjithë popullit shqiptar, i njëjti personazh po përpiqet të realizojë të njëjtin skenar. Para dy vitesh u shfaq si luftëtar i kushtetutshmërisë për të penguar verifikimin e votës së popullit të hedhur në kutitë e duhura, kurse tani hiqet si dashnor i zjarrtë i evidentimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara. Zotërinj ambasadorë, nuk duhen shumë mend për të kuptuar se Shqipëria ndodhet shumë afër një kaosi social e politik, të shkaktuar nga i njëjti autor.
Si qytetar i Shqipërisë, unë jam i bindur se cilësia e drejtimit te kryeqytetit të vendit tim do të kishte fare pak dallime nëse do të bëhet nga një i majtë apo i djathtë. Mirëpo, ju na keni mësuar se drejtimin e qeverisjes vendore apo të përgjithshme, duhet ta bëjnë ata që ua ka besuar populli. Ju e patë dhe e deklaruat edhe vetë se populli ia besoi këtë drejtim atij që e kishte për tre mandate paraardhëse. Tani, ju po shihni përsëri përpjekjet e të njëjtit autor, mjerisht të të njëjtit autor, për të transferuar pushtetin e votave me anë të marifeteve të bëra nga një organ i dominuar prej veglave të tij dhe të kryesuar nga një ish-i dënuar ordiner.
Ju e dini, ashtu si edhe unë, se populli shqiptar ka një afeksion të pafund për botën që ju përfaqësoni. Por, kjo histori e përsëritur 20 vjeçare, shumicës së shqiptarëve iu kujton fjalët e ish-priftit dhe ish-kryeministrit shqiptar Fan S.Noli, gjerësisht i pranuar si njeri me pikëpamje demokratike, se “Zgjedhjet e lira janë një komedi”. Ka shume rrezik që, nëse problemi nuk merr zgjidhje të shpejtë e të drejtë, shqiptarëve t’iu kujtohen edhe fjalët e ish-diktatorit komunist E. Hoxha që thoshte se “Zgjedhjet demokratike në kapitalizëm janë një farsë, një mashtrim për popujt”. Lus Zotin të mos ndodhë kjo. Por, ju lutem edhe juve të na e hiqni mundësinë për të besuar në atë që nuk dëshirojmë. Nëse do të ndodhë, edhe dashuria e shqiptarëve me botën që ju përfaqësoni do të përfundojë si shumica e dashurive të mëdha në historinë e njerëzimit- në mënyrë tragjike. Tashmë, koha ka vërtetuar se tirada e deklaratave “as mish, as peshk” dhe diplomacia e restoranteve kanë dështuar, edhe kur në këto restorante ftohen të dy palët për t’i bindur të merren vesh, edhe kur ftohet vetëm njëra palë për t’i rrahur krahët për cilësinë e fushatave.
Të propagandosh parimet dhe të lejosh shkeljen e tyre nuk është konsekuencë demokratike. Ju e dini se historia na ka mësuar se popujt janë si fëmijët që, më shumë imitojnë ato çfarë shohin, sesa zbatojnë ato që dëgjojnë. Shqiptarët kanë një fjalë të vjetër që thotë se “Lum si unë për çfarë dëgjoj dhe mjerë si unë për ato që shoh”. Të konsiderosh “lider rajonal” një njeri që populli i vet e ka zënë me duart në arkën e shtetit (respektivisht në paratë e popullit) apo të quash “burrë shteti” një njeri, dy ditë pasi ka vrarë katër shtetas të pafajshëm të vendit të vet, nuk besoj se është mësimi më i mirë që mund t’i jepet një populli për të ecur përpara. Artikulli i gazetës franceze “Le Mond”, i kohëve të fundit, që publikon zbulimin e Wikileaks se kancelaritë tuaja dinin hollësisht manipulimet e zgjedhjeve te vitit 2009 dhe se kreu i trukimit të tyre ishte kryeministri aktual shqiptar, dhe, nga ana tjetër qëndrimet e mbajtura ndaj tij , këto dy vite, prej qeverive tuaja, janë dëshpëruese dhe trishtuese. Por, ka ende kohë për ta hequr trishtimin e shkaktuar. Nëse këto qëndrime jo parimore dhe jo të prera mbahen për hir të stabilitetit (gjë që unë pak i besoj), atëherë kjo do të thotë se për hir të një stabiliteti fals sakrifikohet e drejta, morali dhe demokracia. Në këtë rast, duke perifrazuar Winston Churchill-in, do të thosha me shumë bindje se nuk do t’i keni as stabilitetin dhe as drejtësinë. Nëse “i forti” mund të destabilizojë vendin me lehtësi, kjo nuk do të thotë se “i dobëti” nuk mund ta bëjë këtë. Prandaj, ka ardhur koha që ta ndihmoni realisht popullin shqiptar, jo vetëm të ndërtojë rrugë apo ndërtesa të bukura që i përkasin një grushti njerëzish, por që të ndërtojë shtet që t’i shërbejë gjithë popullit. Ju duhet ta ndihmoni popullin shqiptar të dërgojë në shtëpi, të paktën në shtëpi, një njeri që në vendin tuaj do ta kishit dërguar në burg. Ky njeri me emrin Sali Berisha, është i pandreqshëm dhe nuk mund të largohet nga rruga kriminale, as me ndihmën e familjes së tij, të cilës i janë errur sytë nga privilegjet e pushtetit të pamerituar, as nga miqtë e tij, pasi ai nuk ka miq të sinqertë që t’i thonë “Mjaft më! Ka ardhur koha të shkosh në shtëpi”. Ai ka vetëm sahanlëpirës pa fe e atdhe, si dhe një grumbull njerëzish të trembur përreth tij. Dallimi midis tij dhe ish-diktatorit komunist E. Hoxha qëndron në faktin se Hoxha zbatonte me fanatizëm disa ligje kriminale, kurse Berisha shkelë në mënyrë kriminale disa ligje të drejta. Mjetet janë te ndryshme, por qëllimi është i njëjtë: Përjetësimi i pushtetit.
Largimin e tij mund ta bëjë populli shqiptar, por me një kosto të lartë. Është në dorën tuaj dhe të qeverive tuaja që ta minimizoni apo zhdukni këtë kosto, duke mos ia njohur maskaradën zgjedhore që po bën për të disatën herë. Ka ardhur koha t’i thoni: Ndal! Mjaft më! Duke vepruar në këtë mënyrë, ju do t’i bëni një shërbim të madh popullit shqiptar për të sotmen dhe të ardhme, sepse kështu do t’i thoni ndal fenomenit Berisha dhe Shkollës së tij të Kriminalitetit Politik. Duke vepruar kështu ju do t’i jepni një mësim të mirë edhe liderit të opozitës dhe gjithë atyre që pretendojnë të ndikojnë në jetën politike shqiptare sot dhe në të ardhmen, në të gjithë krahët e politikës. Në të kundërt, edhe pasi Sali Berisha të vdesë politikisht dhe fizikisht, fenomeni Berisha do të jetë i pranishëm vazhdimisht në mjedisin politik shqiptar. Dhe, rrjedhimisht, vuajtjet e shqiptareve nuk do të kenë të sosur. Qëllimi i kësaj letre të hapur nuk është të ndikojë tek ju, pasi kjo është e pamundur, por vetëm t’ju bëjë të ditur se në Shqipëri ka shumë, me të vërtetë shumë njerëz, që, jo vetëm ju duan, por edhe ju kuptojnë; që jo vetëm ju kuptojnë, por edhe që nuk janë dakord me ju; që jo vetëm nuk janë dakord me ju, por edhe që dëshirojnë të ecin në një rrugë me ju.
respublica.al
nuk e kupton se nuk na do njeri.
CA HARXHON KOHEN E U SHKRUAN KETYRE SHARLATANEVE. ATA QELLIMISHT E MBROJNE BERISHEN ,SE MARRIN RRYSHFETE TE MAJME NGA AI PER MBESHTETJEN, SI ZONJAT FISHER E PACK.VETEM POPULLI E MBYLL KETE HISTORI E TE PARET, QE DO MARRIN ARRATIN KUR TE NGRIHET POPULLI DO JEN KETRA SHARLATAN ,QE KANE INTERES QE SHQIPERIA TE JET E DESTABILIZUAR QE TE VEGJETOJNE KETU.
JU KUJTOHET BESOJ 97 SE SI BENIN SIKUR NUK KUPTONIN ,KUR E URUAN PER TE DYTEN HERE PRESIDENT ME NJE PARLAMENT ME 99% NGA 26 MAJI.KUR U NGRIT POPULLI ATEHERE ATA THANE QE NE E KEMI KRITIKUAR POR AI NUK NA DEGJOI.KJO ESHTE LOJA E TYRE, QE NGA KROKODILI ATA I THANE .SALI NE DO FLASIM POR TI BEJE SIKUR NUK DEGJON.INTERESI I PERENDIMIT ESHTE TE ZHDUKTE KOMUNIZMIN ATE E BERI TANI JEMI NE QE DUHET TE VEPROJME.KUSH JA VARE AMBASADORIT AMERIKAN KETU NE GREQI SI AI ARXHIU QE NJE DITE DO JAPI MENDIM SE SI DUHEN QETHUR VICAT????????????????????????
E pershendes autorin e shkrimit dhe jam e mendimit me parashkruesin se nuk an do njeridhe bindjen se Sali Berishen e paguajne qarqe te ndryshme antishqipatre qe shqiperia te jete gjthmone ne amulli te plote.
mire e ke bere letren po kuj i qahesh pa mire,gjete kishe per tu falur dhe ti,nuk e leshon berisha shtetin po nuk beri nje revulicion populli por ama kunder tij dhe jo kunder njeri tjetrit si cdo sala.mos prisni kot as nga evropa as nga usa se kot e kemi vetem i zoti e nxjerr gomarin nga balta sic thote dhe fjala e urte popullore..
Letra e drejtuar Ambasadorve te shteteve te medha eshte me vlera ,por SALA i korrupton c’do njeri qe vjen ne vendin tone duke ua mbushur xhepin me PARE dhe krevatin me Femra te reja dhe te bukura,atehere gjykimi dhe drejtesia DIHEN. !!!
Z. Viktor
Demokracine per popullin shqiptar mos ja u kerko te huajve por vete shqiptareve. Nga menyra se si shkruan kuptohet qarte se si gazetar(nqs ky eshte professioni juaj) je tifoz i njeres apo tjetres parti. Keto dite ne kohe te lire arrita te lexoj pothuaj te gjithe shkrimet e gazetarve tane. Nuk pashe nje prej tyre te shkruante te verteten. Gazetaret dhe aritstet kane nje rol fisnik mbi partite. Nqs per komoditet ose per perfitime e privilegje nuk arrini dot ta kryeni gjeja me e mire eshte te ndrohet profesioni. Kuptoje drejt qe te huajt nuk e kane dashur asnjehere Shqiperine dhe nqs interesohen sadopak e bejne se nuk duan telashe(mjaft kane me te tjeret). Qe te quash Kryeministrin shqiptar Demokrat eshte maksimumi i hipokrizise, Te quash kryetarin e PS demokrat eshte te genjesh me sy hapur dhe ne mes te dites. Per fat te keq violenca dhe dhuna jane ne DNA e shiptarit te sotem dhe politikanet aktuale e pasqyrojne me se miri kete veti. Prandaj kerkoni te beni nje reflektim te thelle te mendjes perpara se te nxirrni nje konluzion. Problemi i Tiranes ka nje zgjidhje. Te dy kandidatet duhet te shkojne edhe nje here te votohen nga populli megjithe shpenzimet dhe rremujen qe mund te shkaktoje. Asnjeri prej tyre nuk e ka fituar. E dashura dhe e varfera Shqiperi ka qene dhe eshte viktime e pafajshme e vete shqiptareve. Shpresoj ne brezat e ardhshem nqs nuk trashegojne gjakun e baballarve te tyre
Me respekt
Kujtimi
Bravo
SALI BERISHA VENDOS NEN SHTERRETHIM KOLEGJIN ZGJEDHOR
– Jo me boll me… Zollumqari me i madh shqiptar e ka tepruar me
provokimet ndaj popullit te vet…
– Do ti duket Vicidoli…. Dolivic. vrima nga del vici apo …. Vrima e
e miut peseqint grosh, sic thote sovrani
– Nje kujtese jo e larget nga vendlindja e Berishes, Malesia e Gjakoves
ose “kembet e lehta faqja e bardhe” !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kryeministri Sali Berisha dhe strukturat e tij paralele ilegale, te ngjashme me ato serbe ne Kosove vendosen ne shterrethim te plote Gjykaten e Apelit te Tiranes, domethene Kolegjin Zgjedhor. Dhjetra police me uniforme apo civile, pjestare te njesive speciale dhe te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte tashme kontrollojne edhe mizat qe i afrohen ketij institucioni.
Berisha ve nen shterrethim te plote organin qe do te marre vendimin ligjor per aktin antiligjor te vjedhjes se votave prej kusareve e tij. Nje akt i mirefillte terrori psikologjik dhe presioni i qeverise se kusareve pa asnje aresye as logjike ligjore. Askush nuk e kercenon, askush pervec Sali Berishes nuk e ka rrethuar, askush nuk ka protestuar per ndonje vendim te ketij organi te nderuar te drejtesise shqiptare.
Eshte nje akt tjeter i kunderligjshem i kryeministrit shqiptar. Eshte nje provokim tjeter i tij ndaj opozites dhe se pari ndaj popullit shqiptar. Ai ngjason me veprimet e cmendura te toreadoreve te keqinj qe tundin shamine e kuqe para demit per ta terbuar me qellim qe ti ngulin thikat vrastare, sic veproi Berisha me 21 janar 2011 ne qender te Tiranes ndaj sovranit qe po e terbon perdite e me shume me mbrapshtite dhe zollumet e tij pa fund.
Zollumqari me i madh stalinist jo vetem i Shqiperise por edhe Evropes, Sali Berisha me provokimet e tij, me zollumet e tij, me kusarine e tij , me ekzekutimet e tij… po e ben te derdhet gota e durimit te popullit. Po e con deri ne tejskuqje kazanin e vetpermbajtjes dhe vetkontrollit te demosit.
Sali Berisha po luan me zjarrin e revoltes popullore qe po zien si nje vullkan qe mund te shpertheje ne cdo cast. E ndersa populli shqiptar nuk ka asgje tjeter c’te humbase pervec prangave dhe zollumeve te Berishes dhe klanit te tij, keta te fundit mund te humbasin shume me teper se cfare nuk duan ta kuptojne!
Ua kane zene syte zollumet. Ua kane dyllosur veshet gjemimet e Gerdecit dhe klithmat e viktimave te Otrantos, mallkimet e e zemrave te shamizezave dhe jetimeve te viktimave te 97-es, te Gerdecit, te Bulevardit “Deshmoret e Kombit”… Ua ka kapluar mendjen kusaria e hajnia, djersa e gjaku i grabitur e shqiptareve.
I ndjek si fantazmat mallkimet i qindra mijera te papuneve, listave te bukes, mjerimi i demosit shqiptar Paraja e djersa, mundi e pasuria e tij e grabitur do ti ndjeke edhe ne sketerre. Harami eshte haram e nuk ben hajer!
Ne vend te pranoje veridiktin e popullit e pergezoje fituesin real e pa hile te 8 majit 2011, ne vend te kerkoje falje e meshire me perunjesi, zollumqari Sali berisha po hedh me shume benzine ne zjarrin e vullkanit popullor. Zollumet e vjetra i trashe me zollume e hile, me provokime e cinizma edhe me te medha.
Kush luan me zjarrin digjet, keshillon sovrani…. Enough it’s enough… Nuk behet fjale me per boll me. Eshte bere shume me teper… Eshte bere teper teper.
Sali Berishen as banden e tij te gangsterve e kusareve nuk mund ta mbroje e aq me pak shpetojne as forcat speciale e as nderhyrja e shpejte, as garda pretoriane e as komandot e “Kolonelit te Asfalise greke Arben Imami” e as strukrurat paralele e paranmilitaret serbe.
Ishin shume me te fuqishme e me te pasura ato te Ben Aliut, Hosni Mubarakut, Muamar Kadafit por dihet rezultati… Tani ato kane ose po arrestojne zullumqaret qe deri dje i komandonin e shperdoronin tamam sic ben sot Berisha ne Tirane!
Vullkani eshte vullkan. E Bota nuk njeh me te fuqishem se vullkani i revoltes popullore. Tahriri, Tunisi, Bengazi, Sana, Damasku… jane shume te fresket per tu harruar.
Thirrjet per t’i ulur shpatat, kushtrimin e trurit te kombit per terheqje nga nje fitore me hile, kerkesat per marrveshje e mirekuptim, kompromisin zollumqari Berisha i konsideron si dobesi. Nje gafe e madhe ne malin e gafave pafund te tij.
Mos luaj me zjarrin Sali Berisha! Hidh uje e akull mbi te e jo benzine para se te jete teper vone. Stop provokimeve ndaj popullit tend. Perndryshe… perdnryshe do te duket Vicidoli Dolivic, domethene vrima nga del vici…. Vrima e miut peseqint grosh, thote sovrani…
Calm down Mr. Premier! Qetesohu ! :
… Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna…
Neser eshte e do te jete teper vone. Neser eshte e do te jete kurre jo vetem per ty e klanin tend. Neser nuk do te kete neser as per zollumqaret e as per harambashet, as per kusaret e as per vrastaret. A nuk e ka thene vete Berisha se “Lufta per voten eshte lufta per koken!”
Edhe nje kujtese nga vendlindja jone e perbashket , Tropoja. Eshte shume shpejt per te harruar Z. Berisha janarin 1991 ne Bajram Curri ! Si ti, si Arben Imami, si … heroi Azem Hajdari ia mbathet me te katra perballe vullkanit te revoltes se popullit tropojan ndaj provokacioneve tuaja.
Akoma jane te fresketa ne syte e bashkevendasve tuaj fektimat e pardesyve tuaja te bardha kur ia mbathet si lepujt qimebardhe perballe atij uragani. Kembet e lehta faqja e bardhe, themi ne tropojanet . Prandaj mos na u hiq me trim i cartun se c’te njohim mire sidomos ne tropojanet.
Per mujshan, per zullumqar, per hileqar, per pabesie tradheti nuk ta merr askush… As per te ecur mbrapsht. Nuk thote kot Malesia e Gjakoves: Berishasit edhe kur mbytet ne lume kerkojani kufomen perpjeti jo teposhti. Edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht. A ka prove e deshmi me te forte per kete se politika jote !? Sigurisht dhe absolutisht qe jo !
Sot eshte mjaft heret per ti thirrur forces se aresyes e jo per te perdorur aresyen e forces, e jo fuqine ilegale te kartonit te kusarise se votes se vjedhur.
Asnjehere nuk eshte vone per pune te mira per tu kthyer ne rrugen e Zotit. Rruga e Zotit eshte e do te jete rruga e popullit. E di pse !? Sspse Vox Populi Vox Deus! Pra: zeri i popullit eshte zeri i Zotit!
A E PATE DORIS PACK NE INTERVISTE NE TV KLAN? PLAKA E RJEDHUR NA TREGON LLOGJIKEN PERPARA LIGJIT.NUK E DI PO NE VENDIN E SAJ SI VOTOHET?E PRA KETA JANE NDERKOMBETARET,PRANDAJ NUK KA BESE NDAJ TYRE.TE RRETHOSH ME POLICE GJYKATEN PA TA KERKUAR KUSH,KETE CMENDURI VETEM DIKTATORET E BEJNE DHE ASNJE NGA AMBASADORET NUK PO REAGON.KUSH E DI SI THONE:LE TE HANE KOKEN ME NJERI TJETRIN.
sala sal do mbetet deri sa te dali nje avni rustem
ore, nuk e vini re qe te gjite njerzit qe i jane afruar Berishes i kane ndodhur fatkeqesi ne fam ilje? Kush ka humbur gruan, djelin motren, semundje sidomos me kancer per te dhe pjestere te familjes se tij… ore ai eshte perfaqesuesi i DJALLIT
Z Viktor faleminderit per letren e bukur qe u ke derguar ambasadoreve ,mendimet tuaja jane edhe mendimet e te gjiithe shqiptareve qe e duan vendin dhe demokracine e vertete
Edhe pse e gjitha cfare shkruani ,ju zoti Viktor Malaj,eshte e vertete adresimi juaj me perngjet me nje qarravitje qe njeh vetem shqiptaret si impotente e fton nga ana tjeter te huajt te vendosin ,te na mbrojne e mundesisht te behen zot te shtepise tone.Si nuk kerkuat njehere te vetme llogari,,,,pse shqiptaret votojne per bukuri ,si gjithe europianet e tjere,dhe pse me voten e tyre behet pazar per jave te tera,per te mos e respektuar zgjedhjen e tyre, nen veshtrimin cinik te ketyre fare kurvareve-garante per lesheline qe po na nxjerr mendsh??????Na thuaj,zoti Malaj,si mund ta permbushin shqiptaret vullnetin e tyre me ndonje rruge tjeter pervec votes?????Kete gjeje e thuaja shqiptareve zoti Malaj e mos u jep rastin kurvareve-diplomate te gajasan me nje impotence te deklaruar si tiparin me te qenesishem te bashkekombesve te tu.
Ju falenderojme per letren! Nuk duhet te nenvleftesojme fuqine e fjales se GAZETAREVE te vertete dhe Intelektualeve ( jo mjeraneve te listes se saliut). Ju e thate shume sakte se cilet jane politikanet perendimore. Nuk humbasim gje tu behet edhe njehere thirje jo vetem per fatin e popullit shqiptar per te cilet ata pretendojne se po perpiqen, por i bejne nder vehtes se tyre te mos jene pjese e nje skenari shume te felliqur qe as do u shkonte ne mend te ndodhte ne vendin e tyre,
Nje komentues propozoi te beheshin edhe njehere zgjedhje per bashkine e Tiranes. Nuk me ha fare meraku per Ramen po standartet e demokracise do ishin vendosur me mire dhe nuk do i kishim keto probleme sikur te ishte bere transparenca e votave te 2009, kur nuk u pranuan te hapeshin kutite. Te zbatohet ligji dhe kushtetuta, ashtu si ka pretenduar shpellari i vucidolit, dhe ndryshimet ne kodin zgjedhor ashtu dhe ne kushtetute,te behen, por jo ne mes te procesit.
Nuk eshte e veshtire te destabilizohet vendi, dhe kjo do te ndodhe nqs instalohet perfundimisht kjo diktature.
Do i propozoja te nderuarit Viktor Malaj qe po kete leter te nenshkruar nga intelektuale atdhedashes te njohur (qe nuk ka pak ne Shqiperi), tu dergohej gjithe trupit diplomatik ne Shqiperi dhe ambasadoreve te mesiperm. Sejcili te beje aq sa te mund per te shpetuar kete komb dhe te mos behemi as disfatiste dhe as pesimiste, se kjo çon uje ne mullirin e perbindshit hajdut,vrases,e atdheshites, dhe te horrave qe e rrethojne.
Pershendetje!
Vleresoj shkrimin,por duhet qe ti kishte thene qe ju do kujtoheni kur te dergoni 10.000 ushtare si ne 1997