TOPI DHE AMBASADORET: Procesi nuk ka mbaruar. Kolegji ka mbështetjen tonë për të dhënë drejtësi

25 Maj 2011, 10:32Politika TEMA
TOPI DHE AMBASADORET: Procesi nuk ka mbaruar. Kolegji ka mbështetjen

Presidenti i Republikës, Bamir Topi zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksander Arvizu, me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian, Etore Sekui si dhe me Kreun e Prezencës së OSBE-së, Eugen Volfart. Biseda në këtë takim u përqendrua në situatën paszgjedhore në vend duke vënë theksin në domosdoshmërinë e përmbylljes së procesit të zgjedhjeve të datës 8 maj sipas ligjeve në fuqi dhe pritjes me durim e qetësi të gjykimit përfundimtar të paanshëm, profesional, të drejtë, ligjor e të pavarur nga ana e institucioneve që lidhen me këtë proces.

Edhe Ambasadorët Arvizu, Sekui dhe Volfart u shprehën njëzëri se ndërsa procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar, respektimi i kornizës ligjore është një domosdoshmëri tashmë, në kushtet e ankimit të rezultatit nga opozita në Kolegjin Zgjedhor. Gjithashtu, të tre Ambasadorët shprehën mbështetjen e fuqishme e të palëkundur për Presidentin Topi dhe për apelet e tij për respektimin rigoroz të shtetit të së drejtës e të ligjit, çka do i kontribuonte qëndrueshmërisë dhe rikthimit të normalitetit demokratik në vend.

Presidenti i Republikës dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pasi ndau shqetësimin e njëjtë lidhur me situatën paszgjedhore dhe efektet e saj, duke pasur parasysh edhe deklaratën e përbashkët të Baroneshës Eshton dhe Komisionerit Fyle, vlerësoi kontributin e vyer dhe rolin e jashtëzakonshëm të Ambasadorëve Arvizu, Sekui dhe Volfart për kapërcimin e kësaj sfide, duke ndarë të njëjtin mendim me ta në këtë drejtim, theksoi se: “Procesi zgjedhor ende nuk ka mbaruar, prandaj palët politike të përfshira duhet të vetëpërmbahen nga shpallja e parakohshme e rezultatit! Kolegji Zgjedhor gëzon mbështetjen e plotë institucionale të Institucionit të Presidentit të Republikës për një proces të pavarur, transparent, me integritet të lartë moral e profesional, të drejtë dhe të lirë nga ndikimet dhe ndërhyrjet politike. Është koha që të funksionojë ligji dhe shteti i së drejtës dhe të mbizotërojnë vetëm vlerat e kulluara dhe standardet e vërteta të drejtësisë dhe të dëgjohet vetëm zëri i institucioneve kompetente ligjore kushtetuese e demokratike, sepse kjo do t’i shërbente më së miri interesave madhore dhe stabilitetit afatgjatë të Shqipërisë dhe do të përmbushte aspiratat integruese të shumëpritura e të merituara të popullit shqiptar!”

11 komente në “TOPI DHE AMBASADORET: Procesi nuk ka mbaruar. Kolegji ka mbështetjen tonë për të dhënë drejtësi”

  1. tarasi says:

    besoj se nje eshte fituesi vetem EDI RAMA

  2. RS8 says:

    Z. Topi ka hall se mos plas nga fundjava dhe do i prishet festa per finalen Barca-Mançester.

    A do ca fara Arvzo? Jane te pjekme.

  3. PERMETARI says:

    KY VDES TE DAL CIK PARA KAMERAVE. pergjigjen po jua jap un qe tani. do deal topi dhe do thote qe 2 partite duhet te bashkpunojne dhe ne fund do thot zgjidhni krizen. kurse per kolegjin zgjedhor mos enderoni kot. nuk e le berisha kolegjin zgjedhor te jet i pavarur. kolegji zgjedhor do ja jap lul bashe , dhe do dal prap topi te thote zgjidhni krizen

  4. SHQIPJA says:

    Z President duhet te luaj rolin qe i jepe kushtetuta ,TE ndaloj rojet qe i ka vene kolegjit zgjedhor Berisha dhei mban ne presion 24 ore per mos te zbatuar ligjin si duhet por si don Berisha,
    Everteta vonon por nuk harron

  5. Rani says:

    Cilat roje do te ndaloje presidenti i klubit sportiv Tirona, ai i ka fryke vete se mos ja futin laper surratit, atij rrezik i thone rri ne zyre edhe myll gojen, mire o mire pyet Saliu, po prape se prape me gjithe keto takime po behet e qarte se pak nga pak po i rreshqet situata Saliut dhe mjafton qe Arvizu ti thote Saliut qe po plasi “mos e merr mundimin te ikesh ne Amerike se do te te ekstradojme po te kerkuan” vetem atehere Saliu do te mendohet dy here.

    1. PERMETARI says:

      bamir topi eshte fatkeqsia e atij vendi. te ishte nje president tjeter ( nje njeri i ndershem) do i kishte dal zot vendit ne keto momente te veshtira qe ndodhet. heshtja e bamirit po i zmadhon xhepat saliut dhe familjes se tij kurse shqiperia po iken drejt luftes civile. KY PRESIDENT ESHTE SHKAKTAR # 1 PER KETE GJENDJE QE NDODHET SHQIPERIA SOT. HESHTJA E KETIJ ESHTE DRIT JESHILE PER SALI BISHEN

      1. vovi says:

        jam shume dakort,ai eshte kryetari i KLD dhe si i tille eshte pergjegjesi kryesor per kete drejtesi mjerane!

        1. padrejtesia says:

          Si mund te shpresoni tek ky president??!!! Harruat se si u zgjodh president i Republikes ky njeri?Votat e trafikuara e te blera ne Parlament e bene kete kukull me baluke president . Ai nuk flet dot se litari nuk permendet ne dere te te varurit, mjer ne se ke kemi ne krye e tek kush i kemi shpresat……

  6. niko] says:

    Personalitetet e Evropes kane trajtuar shume me qarte vjedhjen e votave sidomos ato te hedhura ne kutite e gabuara.Ju i dashur President nuk i thoni gjerat sic jane ne te vertete.Beheni kete dhe flisti qarte qe tju kuptojne te gjithe, aq me teper qe po te mbeshtesin edhe tre ambasadoret qe kishe ne tavoline.

  7. andi says:

    Per derisa ka vakum ligjor ne kodin zgjedhor zgjidhja eshte perseritja e zgjedhjeve per kryetarin e bashkise vetem me nje kuti qe nuk do kete me shanse per gabime ne votim.Kjo do ishte edhe vendimi me i sakte i kolegjit zgjedhor.

  8. MEMEDHETARI says:

    Presidenti na thote;
    “Eshte koha qe te funksionoje ligji dhe shteti i se drejtes
    dhe te mbizoterojne vetem vlerat e kulluara
    dhe standardet e verteta te drejtesise
    dhe te degjohet vetem zeri i institucioneve kompetente
    ligjore kushtetuese e demokratike”…

    Une pyes:
    Pse,a ka ne Shqiperi institucione ligjore kushtetuese????!!!!!!
    “Eshte koha…”
    Pse,sa eshte ora,z. President??????
    Dhe pyetja tjeter:
    Po KQZ a nuk e kishte mbeshtetjen tuaj per te dhene drejtesi??????

    Dhe nje mendim i imi:

    Shteti ligjor nuk behet me ca fytyra
    Qe i mbani neper zyra,
    Spekullojne ne detyra
    Ca majmune ,ca gorilla…

    Shteti nuk behet me sharlatane,
    Me Njazi e me Ristane
    Qe lepijne ca sahane
    Dhe moral kane parane…

    Shteti do njerez te NDERIT
    Te NDERIT dhe KARAKTERIT
    Jo personazhe te territ
    Te Hasan Zyko Kamberit…

    Ne kete kohe te ndritur
    Ardhur me dy gishtat ngritur
    Per para te babezitur
    Me moral e shpirt te shitur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje