Shkrimtari Ismail Kadare u përball brenda natës pas letrës së tij të hapur me një një sërë reagimesh te turpshme të pseudointelektualëve të Tiranës me opinione të botuara me emra “insektesh” e “plehurinash” mediatike si dhe me përgjigjen brutale të Sali Berishes paraqitur formalisht nën emrin Lulëzim . Më poshtë keni faktet që deshmojne se letrën e ka shkruar Sali Berisha.
LULI: Ky shqetësim i përbashkët duhet të na preokupojë të gjithëve. Ndaj përfitoj nga kjo mundësi të paraqes këndvështrimin tim mbi faktet.
SALIU, data 10 maj: Qetësia dhe paqja gjatë procesit të numërimit është shqetësimi im dhe bashkërisht, duhet të na preokupojë të gjithëve. Përfitoj nga rasti, të ndjekim me kujdes zhvillimet dhe të flasim me faktet që janë brenda kutive.
LULI: Në këto zgjedhje kanë votuar më shumë qytetarë të Tiranës se asnjëherë tjetër në historinë e saj. Votuesit e kanë shprehur tashmë vullnetin e tyre dhe institucionet përkatëse janë duke bërë ndërkohë numërimin e votës.
SALIU, datë 10 maj: Në këto zgjedhje kemi një votim masiv, pranë kutive kanë shkuar shumë më tepër qytetarë të Tiranës se në vitin 2009 e 2007, më shumë se asnjëherë tjetër në historinë e votimeve në Shqipëri në 15 vitet e fundit.
LULI: Votuesit e kanë shprehur tashmë vullnetin e tyre dhe institucionet përkatëse janë duke bërë ndërkohë numërimin e votës.
SALIU, 11 maj: Votuesi shqiptar e ka shprehur vullnetin e tij të lirë me votën e tij, tashmë e kanë fjalën institucionet përkatëse që po bëjnë numërimin e votave.
LULI: Qytetarët kanë vendosur se kush e ka fituar këtë garë dhe se kush do të vijojë të administrojë qytetin.
SALIU, 11 maj: Qytetarët e kanë vendosur me votën e tyre se kush është fituesi, po presim të shikojmë se kush do të administrojë qytetin e Tiranës në vazhdim.
LULI: Unë kam vendosur të respektoj të gjitha procedurat normative që parashikon procesi i numërimit të votës në respekt të shtetit ligjor.
SALIU, 12 maj: Ne kemi vendosur të respektojmë të gjitha procedurat dhe aktet normative që parashikon ligji gjatë procesit të numërimit të votës së qytetarëve.
LULI: Ne po veprojmë në respekt të shtetit ligjor duke frymëzuar një qëndrim paqësor qytetar dhe në shërbim të stabilitetit e paqes sociale.
SALIU, 12 maj: Ne po mbështesim shtetin ligjor, duke treguar qëndrim qytetar dhe jemi frymëzues të stabilitetit paqësor në vend.
LULI: E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët.
SALIU, 13 maj: Filozofia e fushatës tonë si koalicion është mbështetur në bashkëbisedimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë e të hapur me qytetarët.
LULI: Sot e kam të pamundur të mbys zërin e mbi 124 mijë qytetarëve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial.
SALIU, 14 maj: Ne do të numërojmë çdo votë, sepse mos numërimi na ngarkon me përgjegjësi për shkeljen e votës së tyre, për mbytjen e zërit të qytetarëve, mbasi ata i janë përgjigjur platformës tonë për shndërrimin rrënjësor të Tiranës, kryeqytetit të çdo shqiptari, që mjerisht gjendet në kolaps urbanistik, mjedisor e inekzistent si qytet traditash e vlerash.
LULI: Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë.
SALIU, 14 maj: Nuk jemi ne që vendosim, se kush do të jetë kryetari i Bashkisë. Këtë e kanë vendosur qytetarët e Tiranës me votë. Ne do respektojmë vendimin e votuesve dhe nuk kam asnjë tagër e asnjë të drejtë të braktisim zgjedhjen që ata kanë bërë me votë, duke u tërhequr nga ky vendim popullor.
LULI: Dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit, e dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar.
SALIU, 15 maj: Unë jam i hapur për të vlerësuar çdo votë, pavarësisht presioneve të humbësit. Dhurimi i fitores në tavolinë për kundërshtarin është një krim ndaj votës. Pazaret e tavolinës në favorin e njërit apo tjetrit kandidat dëmtojnë procesin dhe demokracinë. Ne kemi vetëm një qëndrim: të vazhdojmë një garë deri në votën e fundit e jo një garë false, që nuk ekziston.
LULI: Duke u tërhequr, unë fyej votuesit, komisionerët, ligjvënësit, ligjet, gjykatat dhe vetë demokracinë. Me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri.
SALIU, 16 maj: Kundërshtari na bën thirrje për tërheqje nga rinumërimi. Po ne nuk tërhiqemi, mbasi duke u tërhequr nuk bëjmë gjë tjetër, veçse cenojmë votën e lirë, ofendojmë dhe zhgënjejmë votuesit, komisionarët. Po pranuam tërheqjen, nuk bëjmë gjë tjetër, veçse nxjerrim jashtë loje ligjvënësit, shkelim rëndë ligjet, shpërfillim gjykatat, ndëshkojmë demokracinë. Po u tërhoqëm përballë presioneve politike e atyre të rrugës që na bënë opozita është njësoj sikur me këtë akt, të ligjërojmë që të mos kemi më zgjedhje në Shqipëri.
LULI: Vërtet mund të shpresohet të kalohet më lehtë një sfidë imediate, por me çmimin e madh të rënies së demokracisë. Sistemi ynë demokratik është më mirë të përballojë sfida të vështira sesa të shpallë se përfundimisht nuk bën dot zgjedhje.
SALIU, 17 maj: Ne, rrugën më të lehtë do kishim tërheqjen përballë presionit të protestave që i nxit kreu i opozitës, por kjo tërheqje nga lufta për mbrojtjen e votës së qytetarëve ka si çmim rënien dhe eleminimin e demokracisë. Ne kemi tashmë një sistem të fuqishëm demokratik e ligjor, të aftë për të përballoj sfida të vështira, duke mos rënë viktimë e qëllimit të opozitës, për të pranuar, që “qeveria jonë nuk është në gjendje të realizojë zgjedhje me standarde”.
LULI: Unë nuk mendoj se instalimi i një pushteti që do mbante peng kryeqytetin në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve është më europian dhe demokratik sesa rotacioni politik që është baza e çdo demokracie.
SALIU, 18 maj: Unë kam principin tim dhe respektoj parimin moral e logjik, që pushteti vendor në kryeqytet, nuk mund të mbahet peng me presione rruge, në kundërshtim me vullnetin e shprehur të qytetarëve. Kjo frymë primitive nuk përputhet me parimin europian të lirisë e demokracisë. Rotacioni politik i pushteti është baza e çdo demokracie.
LULI: Çdo tërheqje e imja në këto kushte jo vetëm do të ishte një akt anti-demokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës sepse për pasojë edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar.
SALIU, 19 maj: Çdo pazar në tavolinë për mandatin e Tiranës, së pari do të ishte një akt anti-demokratik dhe unë nuk e pranojë, mbasi rivali ynë për Bashkinë e Tiranës do dilte figurë e kompromentuar përpara anëtarësisë dhe udhëheqjes së PS, por dhe legjitimiteti i votës së pamerituar, do ta bënte një kryetar me figurë të kompromentuar
LULI: Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegie dhe kryengritje apo pushteti i rrugës nuk janë më të pranueshme sesa votimi i lirë, numërimi i votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve.
SALIU, 20 maj: Jam i bindur plotësisht, se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegie dhe kryengritje të rrugës për të mbajtur pushtetin, bien ndesh moralisht dhe ligjërisht me votimin e lirë, me numërimin transparent të votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve Kushtetuese.
LULI: Unë respektoj vullnetin e të gjithë atyre që kanë votuar pro meje, që kanë votuar për një ndryshim në Tiranë, si edhe ata që kanë votuar kundër, duke lexuar dhe respektuar çdo votë të tyre, respektoj ata që po presin me qytetari, pa dhunë, pa presion, si qytetarë të vërtetë europianë.
SALIU, 21 maj: Ne respektojmë vullnetin e të gjithë atyre që kanë votuar për kandidatin Basha dhe koalicionin, sepse ata kanë votuar për një ndryshim thelbësor në Tiranë. Përshëndes dhe respektoj ata banorë të Tiranës, që po presin rezultatin me qytetari, pa dhunë, pa presion, si europianë të vërtetë.
LULI: Jam i gatshëm të takohem para publikut dhe mediave, kudo dhe kurdo me rivalin tim për Bashkinë e Tiranës për një pakt moral dhe qytetar për respektimin e ligjit, për të pritur me qetësi vendimin e institucioneve, për t’i dhënë fund gjuhës së dhunës dhe për të pranuar verdiktin e qytetarëve të shprehur me votë.
SALIU, 22 maj: Unë respektoj rezultatin, këtë kërkoj dhe nga rivali, që të respektoj votën, kjo tregon respektimin e ligjit dhe këtë gjë ta bëjë duke pritur me qetësi vendimin e institucioneve, për t’i dhënë fund gjuhës së dhunës dhe për të pranuar verdiktin e votës së qytetarëve.
Berisha i kerkon te gjitheve Shqiptareve qe grabitja e votes te pranohet si vote e lire demokratike.
hahahaha,,,,,,,normalisht qe pergjigjen e ktheu pashai al sali,ku mund te guxoi te flase jeniceri basha perpara pashait,i fluturonte koka menjehere!!!
Ej, gallate e madhe. Thjesht sa per te ditur, cili nga keta te tre i bie te kete falsifikuar letren ?
Une keta qe marin penen dhe i shkruajne te madhit Kadare i vura nje emer me te moderuar, sahanlepires dhe lehes per para,por nuk mu botua nga panorama,ju Z,Kledian i quani insekte dhe plehra dhe Tema jua boton per mua ky asht shtypi i lire dhe jo thirjet e panorames per te komentuar pa ofendime dhe boton shkrime qe ne titull jane ofendim per vete ate gazete si shkrimet e tuopes me tak fuck,pergezime gazetes Tema per lejimin e mendimit opozitar por realist.
Une personalisht jam per liri shtypi dhe komentimi 360 grade, por ka disa raste qe forumet degradojne, prandaj duke pasur parasyh kete gje per ne shqiptaret duhet pak kontroll.
ne kete drejtim Tema e menaxhon forumin e saj ne menyre te bilancuar. Persa i perket te tjera forumeve si balkan… apo shekulli… etj, nuk ja vlen te komentosh, per mendimin tim, pasi shepesh aty pasqyrohen vetem mendimet e moderatorit qe eshte mbrapa per kontrollim.
Z. Kledian Lula, te uroj profesionalisht per novacionin e shkelqyer qe ke arritur me kete shkrim ne gazetarine moderne shqiptare. Vetem me fakte e argumente bindese mund t’i cirret maska diktatures se sofistikuar te Sali Berishes. Te kam ndjekur vazhdimisht dhe shoh se po rritesh profesionalisht perkrah Mjeshtrit te Madh Mero Baze.
Fantastike, shume e sakte karbon njera nga tjetra.
Shiperise i mungojne te gjitha perveçse analisteve qe jane me shumice dhe te gjthe kane idete e tyre te “cmuara” dhe kjo tregon edhe nje here se sa te afte jemi ne per te gjykuar pa u menduar dhe vertet eshte per te qare dhe dhe ne te “vegjelit” nuk ngurojme te analizojme e te gjykojme te tjeret dhe duke dhene te gjithe zgjidhje te persosura por si gjithmone secili i bie daulles se vet kurse daullen shqiptare ka kohe qe e kane harruar…
Nese duam te na degjohen idete dhe analizat duhet vetem ti biem te gjithe te njejtes daulle dhe te njeitit avaz se me kete kakofoni qe po bejme ne vete nuk po dime me se cfare po kerkojme dhe ceshte e mire dhe ceshte e keqe per Sqiperine por po mendojme vetem ti mbushim xhepat e ti ofrojme kolltuk sa njerit e sa tjetrit pa asnje lloj perfitimi per ne vete po ngopemi si gjithmone me luge bosh dhe nuk po clirohemi dot nga fatazma e se kaluares………….
Nuk eshte sali BARBARI ai qe ben keto shkrime.BARBARI edhe sot e kesaj dite nuk di te shprehet ne SHQIP.
Eshte 1 grup pune i PDse,i cili meret me PROPOGAND.
Shume po ja risni vlerat BARBARIT te Vucidolit.1 i LINDUR INFERIOR,si ai,e ka shume te veshtire te ARTIKULOJ vetveten.
E keni banalizuar te perditshmen shqiptare dhe eshte me te vertete brengosese kur te shohesh se sa i ceket eshte bere dialogu mbareshqiptar. Shpresoj se se shpejti do te ngopemi te gjithe me kete vrazhdesi ditore dhe mendja e kthjellet dhe interesat e perbashketa do te dominojne.
Te erdhi pergjigja Kadare Gjeniu
emri qe i lulit, po e shkroi saliu
nuk terhiqet gozhda se s’terhiqet pyka
nuk leshon salia po s’u kap nga gryka
Nuk leshon salia me fjale shkrimtari
se nga ai vesh nuk degjon i marri
salia eshte gati prape te beje sherr
prape te dorezohet si nje m..t i dhjere…
SALI BERISHA VENDOS NEN SHTERRETHIM KOLEGJIN ZGJEDHOR
– Jo me boll me… Zollumqari me i madh shqiptar e ka tepruar me
provokimet ndaj popullit te vet…
– Do ti duket Vicidoli…. Dolivic. vrima nga del vici apo …. Vrima e
e miut peseqint grosh, sic thote sovrani
– Nje kujtese jo e larget nga vendlindja e Berishes, Malesia e Gjakoves
ose “kembet e lehta faqja e bardhe” !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Kryeministri Sali Berisha dhe strukturat e tij paralele ilegale, te ngjashme me ato serbe ne Kosove vendosen ne shterrethim te plote Gjykaten e Apelit te Tiranes, domethene Kolegjin Zgjedhor. Dhjetra police me uniforme apo civile, pjestare te njesive speciale dhe te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte tashme kontrollojne edhe mizat qe i afrohen ketij institucioni.
Berisha ve nen shterrethim te plote organin qe do te marre vendimin ligjor per aktin antiligjor te vjedhjes se votave prej kusareve e tij. Nje akt i mirefillte terrori psikologjik dhe presioni i qeverise se kusareve pa asnje aresye as logjike ligjore. Askush nuk e kercenon, askush pervec Sali Berishes nuk e ka rrethuar, askush nuk ka protestuar per ndonje vendim te ketij organi te nderuar te drejtesise shqiptare.
Eshte nje akt tjeter i kunderligjshem i kryeministrit shqiptar. Eshte nje provokim tjeter i tij ndaj opozites dhe se pari ndaj popullit shqiptar. Ai ngjason me veprimet e cmendura te toreadoreve te keqinj qe tundin shamine e kuqe para demit per ta terbuar me qellim qe ti ngulin thikat vrastare, sic veproi Berisha me 21 janar 2011 ne qender te Tiranes ndaj sovranit qe po e terbon perdite e me shume me mbrapshtite dhe zollumet e tij pa fund.
Zollumqari me i madh stalinist jo vetem i Shqiperise por edhe Evropes, Sali Berisha me provokimet e tij, me zollumet e tij, me kusarine e tij , me ekzekutimet e tij… po e ben te derdhet gota e durimit te popullit. Po e con deri ne tejskuqje kazanin e vetpermbajtjes dhe vetkontrollit te demosit.
Sali Berisha po luan me zjarrin e revoltes popullore qe po zien si nje vullkan qe mund te shpertheje ne cdo cast. E ndersa populli shqiptar nuk ka asgje tjeter c’te humbase pervec prangave dhe zollumeve te Berishes dhe klanit te tij, keta te fundit mund te humbasin shume me teper se cfare nuk duan ta kuptojne!
Ua kane zene syte zollumet. Ua kane dyllosur veshet gjemimet e Gerdecit dhe klithmat e viktimave te Otrantos, mallkimet e e zemrave te shamizezave dhe jetimeve te viktimave te 97-es, te Gerdecit, te Bulevardit “Deshmoret e Kombit”… Ua ka kapluar mendjen kusaria e hajnia, djersa e gjaku i grabitur e shqiptareve.
I ndjek si fantazmat mallkimet i qindra mijera te papuneve, listave te bukes, mjerimi i demosit shqiptar Paraja e djersa, mundi e pasuria e tij e grabitur do ti ndjeke edhe ne sketerre. Harami eshte haram e nuk ben hajer!
Ne vend te pranoje veridiktin e popullit e pergezoje fituesin real e pa hile te 8 majit 2011, ne vend te kerkoje falje e meshire me perunjesi, zollumqari Sali berisha po hedh me shume benzine ne zjarrin e vullkanit popullor. Zollumet e vjetra i trashe me zollume e hile, me provokime e cinizma edhe me te medha.
Kush luan me zjarrin digjet, keshillon sovrani…. Enough it’s enough… Nuk behet fjale me per boll me. Eshte bere shume me teper… Eshte bere teper teper.
Sali Berishen as banden e tij te gangsterve e kusareve nuk mund ta mbroje e aq me pak shpetojne as forcat speciale e as nderhyrja e shpejte, as garda pretoriane e as komandot e “Kolonelit te Asfalise greke Arben Imami” e as strukrurat paralele e paranmilitaret serbe.
Ishin shume me te fuqishme e me te pasura ato te Ben Aliut, Hosni Mubarakut, Muamar Kadafit por dihet rezultati… Tani ato kane ose po arrestojne zullumqaret qe deri dje i komandonin e shperdoronin tamam sic ben sot Berisha ne Tirane!
Vullkani eshte vullkan. E Bota nuk njeh me te fuqishem se vullkani i revoltes popullore. Tahriri, Tunisi, Bengazi, Sana, Damasku… jane shume te fresket per tu harruar.
Thirrjet per t’i ulur shpatat, kushtrimin e trurit te kombit per terheqje nga nje fitore me hile, kerkesat per marrveshje e mirekuptim, kompromisin zollumqari Berisha i konsideron si dobesi. Nje gafe e madhe ne malin e gafave pafund te tij.
Mos luaj me zjarrin Sali Berisha! Hidh uje e akull mbi te e jo benzine para se te jete teper vone. Stop provokimeve ndaj popullit tend. Perndryshe… perdnryshe do te duket Vicidoli Dolivic, domethene vrima nga del vici…. Vrima e miut peseqint grosh, thote sovrani…
Calm down Mr. Premier! Qetesohu ! :
… Se mileti po gatitet,
Se tirani lebetitet,
Se pëlcet, kërcet furtuna,
Fryhet Vjosa, derdhet Buna…
Neser eshte e do te jete teper vone. Neser eshte e do te jete kurre jo vetem per ty e klanin tend. Neser nuk do te kete neser as per zollumqaret e as per harambashet, as per kusaret e as per vrastaret. A nuk e ka thene vete Berisha se “Lufta per voten eshte lufta per koken!”
Edhe nje kujtese nga vendlindja jone e perbashket , Tropoja. Eshte shume shpejt per te harruar Z. Berisha janarin 1991 ne Bajram Curri ! Si ti, si Arben Imami, si … heroi Azem Hajdari ia mbathet me te katra perballe vullkanit te revoltes se popullit tropojan ndaj provokacioneve tuaja.
Akoma jane te fresketa ne syte e bashkevendasve tuaj fektimat e pardesyve tuaja te bardha kur ia mbathet si lepujt qimebardhe perballe atij uragani. Kembet e lehta faqja e bardhe, themi ne tropojanet . Prandaj mos na u hiq me trim i cartun se c’te njohim mire sidomos ne tropojanet.
Per mujshan, per zullumqar, per hileqar, per pabesie tradheti nuk ta merr askush… As per te ecur mbrapsht. Nuk thote kot Malesia e Gjakoves: Berishasit edhe kur mbytet ne lume kerkojani kufomen perpjeti jo teposhti. Edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht. A ka prove e deshmi me te forte per kete se politika jote !? Sigurisht dhe absolutisht qe jo !
Sot eshte mjaft heret per ti thirrur forces se aresyes e jo per te perdorur aresyen e forces, e jo fuqine ilegale te kartonit te kusarise se votes se vjedhur.
Asnjehere nuk eshte vone per pune te mira per tu kthyer ne rrugen e Zotit. Rruga e Zotit eshte e do te jete rruga e popullit. E di pse !? Sspse Vox Populi Vox Deus! Pra: zeri i popullit eshte zeri i Zotit!
dihet qe lulzim basha eshte vetem nje idiot dhe pikerisht eshte ne ate vend se eshte i tille,,pergjigja e letres eshte nga stafi i Sali shpelles ,se Saliu vete vetem per hallatet e Edit di te flasi