Rama: Nuk e njohim rezultatin e djeshëm. Opozita nuk ndalet. Ne fituam zgjedhjet (DEKLARATA E PLOTE)

24 Maj 2011, 13:49Politika TEMA

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, doli në një bashkëbisedim me gazetarët, ku tha se opozita do ndjekë hapat ligjorë për të rrëzuar vendimin e paligjshëm të KQZ. Rama tha se anëtarëve të Kolegjit po u bëhet presion me policët që u janë vënë nga pas. Rama tha se PS është e angazhuar për të ulur kostot e kësaj përballje me pushtetin e Berishës. “Atë që ky popull nuk e gëlltiti në pushtetin e Saliut të parë, nuk do e gëlltisë kurrsesi në pushtetin e Saliut të Dytë,” tha Rama. “Ajo që bëtë me votën e presidentit është një turp i madh, që e mbani me krenari si të gjitha turpet e Saliut që ia shisni shqiptarëve për demokraci,” iu drejtua Rama një gazetari të TV Klan. Më poshtë deklarata e Ramës:

 

Mbrëmë u konsumua jo një farsë, por një kanibalizëm elektoral. Kanibalizmi elektoral i Saliut. Humbësi i Saliut u deklarua fitues në shkelje brutale të Kushtetutës e ligjit e çdo norme të moralit shoqëror. Vjedhja u bë një shfaqje televizive dhe gjithë shqiptarëve iu dha si një shembull nga qeveria e tyre. Nuk ka më turp sesa një qeveri që çdo familje të vendit të vet i përcjell këtë mësim. Që të vjedhësh është e moralshme dhe që përmes vjedhjes mund të realizohen qëllimet. Por, përveçse ligjërisht, ky kanibalizëm elektoral është konsumuar edhe aritmetikisht, sepse siç do e shihni, votat e futura enkas për të ndryshuar rezultatin, nuk përputhen me tabelat e votat për frymë zgjedhësish. Pra, Saliu ka bërë gabim çdo llogari për të grabitur fitoren tonë më 8 maj në Tiranë. Kjo është përgjegjësia e tij historike përpara popullit, Kushtetutës, ligjit e opozitës shqiptare. Ne do konsumojmë çdo mjet ligjor në këtë betejë.

Në radhë të parë me ndjekjen e të gjithë hapave ligjore ne synojmë adresimin e të gjithë kësaj problematike në kolegjin zgjedhor. Gjyqtarët e këtij ligji janë vënë në survejim policor nga njerëzit e Saliut. Nuk di arsye tjetër përveçse për t’i mbajtur nën presion. Nga kush i mbron Saliu gjykatësit? Opozita nuk ka konflikt dhe as llogari të hapura me gjykatësit, por vetëm me Saliun dhe pushtetin e tij të vjedhur, që synon të asgjësojë besimin e shqiptarëve tek zgjedhjet dhe të godasë opozitën duke synuar të dekurajojë opozitarizmin.

Saliu po godet përveç demokracisë edhe vetë Shqipërinë në sytë e komunitetit ndërkombëtar, i cili nuk mund ta gëlltisë dot këtë gjellë të pisët të pushtetit të vjetër, që ka dalë lakuriq para gjithkujt. Sinjalet janë të qarta, por brenda kulturës dhe etikës së botës demokratike, ku ne dëshirojmë të bëjmë pjesë. Vetë anulimi i vizitës së presidentit të KE është një sinjal i fortë e aspak ogurmirë. Por edhe të gjitha prononcimet për këdo që ka veshë të dëgjojë gjuhën e partnerëve tanë ndërkombëtarë janë të qarta dhe aspak ogurmirë për ardhmërinë evropiane të vendit tonë.

Më lejoni që t’ia rishpreh edhe njëherë publikisht mirënjohjen tonë në emër të gjithë qytetarëve të ndershëm të këtij vendi, misionit të ODIHR dhe shefit të këtij misioni, Jonathan Stonestreet. Ky mision la të shkruar të zezë mbi të bardhë me vërtetësi objektive atë që nuk korrigjohet në rrugën e drejtësisë, do mbetet një njollë e zezë që do agravojë marrëdhëniet e vendit tonë me botën demokratike.

Po ashtu nuk do lodhem së përsërituri shprehjen e trojkës këtu në Shqipëri, ambasadori amerikan, atë të OSBE dhe KE, që i kanë qëndruar shumë afër të gjithë procesit. Ata luajtën një rol kyç në transparencën dhe numërimin e votave. Ata vazhdojnë përpjekjen e tyre për të shpëtuar një proces të kompromentuar keq.

Dua të përsëris apelin tim për komunitetin ndërkombëtar që të ndërhyjë edhe më me forcë për të shpëtuar një proces që rrezikon ta fusë Shqipërinë në qorrsokak.

E dëgjova Saliun kur tha që fitova zgjedhjet. Është komik. Zgjedhjet i ka fituar Aleanca për të Ardhmen. Kur themi këtë i referohemi këndvështrimit që ka bota demokratike kur bën zgjedhje vendore, që llogarit krejt ndryshe nga sa llogarit Saliu, që së fundmi ka përmbysur edhe matematikën. Zgjedhjet i kemi fituar ne sepse jemi mandatuar të qeverisim një pjesë dy a tre herë më të madhe se pjesa që do qeverisin të mandatarit e kampit kundërshtarit. Zgjedhjet i kemi fituar ne se me votat e mbledhura në betejën për mandatet e qeverisjes vendore jemi përpara. Zgjedhjet i kemi fituar ne sepse në rast se do bëjmë për një përkthim, që sigurisht nuk është i përshtatshëm, të votave të marra në fushën e betejës, atëherë përkthimi nxjerr rezultatet katërcipërisht të ndryshme në raport me besimin e dhënë përmes mandatimit të kandidatëve respektivë. Votat për këshillat janë tërësisht të një natyre tjetër dhe këtë e tregon historia nga votat e kandidaturave politike. Po t’i referoheni zgjedhjeve të shkuara e të stërshkuara, shifrat kanë një përmbysje të konsiderueshme kur bie fjala për këshillat. Por, tek e mbramja mjafton t’i referohemi votës demokratike: fiton forca që merr më shumë mandate, por që merr mandatet me peshën më të madhe në raport me qeverisjen.

Ndërkohë, më lejoni të them se ana tjetër e medaljes sigurisht është rezistenca e qytetarëve. Nuk ka asnjë gjasë, asnjë mundësi, që opozita shqiptare jo të tërhiqet, por të ndalet në rrugën e rivendosjes së demokracisë. Nuk ka dyshim se rezultatin e djeshëm jo vetëm që nuk e njohim, por e shohim si një shprehje akute të një sëmundje të rëndë, që e bën këtë vend të zvarritet demokratikisht, ekonomikisht e shoqërisht. Nuk ka asnjë dyshim se kontestimi ynë do përshkallëzohet në rast se e drejta jonë nuk do njihet ashtu siç është një e drejtë në ditën për diell, e parë nga të gjithë shqiptarët. Nuk ka jurist plepash që e vë në dyshim të drejtën tonë, e jo më një popull i tërë i zënë në një kurth monstruoz. Të gjithë e kanë kuptuar jo vetëm atë që ka ndodhur, por edhe çfarë pasojash ka në jetën e tyre.

32 komente në “Rama: Nuk e njohim rezultatin e djeshëm. Opozita nuk ndalet. Ne fituam zgjedhjet (DEKLARATA E PLOTE)”

  1. FINANCA says:

    THIRRJE DREJTUAR SHQIPTAREVE TE SHQIPERISE QE KANE LLOGARI RRJEDHESE, DEPOZITA OSE INVESTIME TE TJERA FINANCIARE NEPER BANKAT SHQIPTARE: [b]TERHIQNI GJITHÇKA KENI PA U MENDUAR GJATE SEPSE SHQIPERIA EDHE NJEHERE PO SHKON DREJT IMPLOZIONIT DHE SHPERBERJES FINANCIARE! NE QOFTE SE U DHIMBSET DJERSA DHE MUNDI JUAJ, QE SALI BABA ME DYZETE HAJDUTE PO PROGRAMON EDHE NJEHERE T’I PERPIJE PA LENE GJURME, SI NE 1997, THAJINI LLOGARITE SA NUK ESHTE TEPER VONE![/b]
    KJO THIRRJE DO T’U DREJTOHET TE GJITHA FAQEVE ONLINE NE GJUHEN SHQIPE.
    ASKUSH TE MOS ANKOHET NESER QE NUK U LAJMERUA NE KOHE, BOMBA ME SAHAT E KURDISUR NGA DIKTATORI BERISHA PO TROKET FINISHIN!

    1. eddy says:

      edi ti je demokrat por duhet edhe pak kohe sa ta kuptoje pjesa tjeter komuniste me sekretarin e ppsh sali ram shpellari je i vetmi ne shqiperi qe i nxore nga loja gjithe komunistet duke filluar nga nano pijaneci deri tek islam pa fe berrisha me kompani edhe sikur te shkeputesh nga jeta politike ke hyre ne histori nuk po din ku te ven komunistet pasi jan mesuar pa ligj zgjedhjet per ta kan qen formale 5 vjet nano 5 vjet berisha shaheshin diten putheshin naten dhe populli idiot vritesh ajo kohe ka perfunduar

    2. fule says:

      Mua nje i aferm qe punon ne nje nga bankat e kryeqytetit, me ka thene qe dhenia e kredive tek ta eshte nderprere me kohe. Nuk eshte cudi qe sa hap e mbyll syte ta gjeme veten si Greqia, mos me keq.

    3. Bujari-USA says:

      Te Nderuar, Sali Berisha bie nga pushteti vetem nga:
      1. Zoti (nese vdes)
      2. Nese mundet me vota ne 2013.
      Per kete aresye rrokjuni punes se erdh sezona e Veres e fitojeni ndonje lek, se prej protestave e revoltave vetem ju humbni.

  2. tarasi says:

    A TE LUMTE GOJA MORE EDI RAMA .RROFTE EDI RAMA RROFTE DEMOKRACIA .KESHTU JANE DJEMTE E BREGUT NGA DHERMIU DERI NE HIMARE.VDEKJE TROJKES SE sali berishes edhe lulit ilirit monikes argites etj

  3. tarasi says:

    rrofte P.S .poshte sali berisha

    1. tarrasi says:

      pse ma vjedh nick name o file.Ok me ato qe thua po mos vidh edhe ti si sala.Neise une e kam me RR ti e ke me R

  4. Lenci says:

    Mjaft u qurravite neper TV or legen, ose dili ne balle kesaj pune se ke 2 vjet qe llap kot me kot dhe i nxjerr njerezit neper protesta boshe ose ik qeorhu dhe hapi vendin ndonje tjetri se me sa duket nuk ta mban b… te jesh udheheqes!

    1. FUSHORI says:

      NJE PO E MADHE.EDI RAMA O DIL NE KRYE PER TE RREZUAR KAFSHEN NGA VUCI OSE JEP DOREHEQJEN.RRUGE TE MESME NUK KA.MOS DEGJO PERENDIMORET.NUK ESHTE KOHA PER TE DEGJUAR DHJERAMANET.KJO KAFSHE VETEM ME HU MER VESH ,PRANDAJ HURIN NE DORE DHE PERPARA .KOHA KA ARDHUR.

  5. LORA says:

    Ky Lenci duhet te jete nga nahija e Fatos Nanos,ose vete ai,qe mezi presin rremuja ku te peshkojne
    fitoren e tyre.Ende nuk e kuptojne qe njerzit u kane bere dalje njehere e pergjithmone.

    1. tarasi says:

      lenci do jete ndonje sahanlepires i berishes

  6. trebeshina says:

    o lenco, po qenke goxha djal gomar, goxha djal miop ,bravo te tille djem i duhen servilizmit
    .

  7. niko] says:

    Ju degjova nepermjet Televizionit, lexova deklarimin tuaj ne gazeten tema.Ishit i sakte,real dhe kembengules per ato cfare do kerkoje me tej Partia Socialiste ndaj regjimit te Sali Berishes.Presim dhe do ndjekim ne vazhdimesi zbatimin e atyre cfare deklaruat.Kjo per te miren e opozitareve per te miren e gjithe popullit. Ne te kunderten do mbetemi te zgenjyer.

  8. Baca says:

    Ti Lenci shko fshi hundet para se te ofendosh te vetmin “Politikan” te sakte per momentin.

  9. Sali Berisha says:

    Ne vend qe ju te gjithe te perkuleni perpara madheshtis se inteligjences time , rrini e derrdellisni kot e m’kot ….
    Kujt tjetrri pervecse meje mund ti shkonte ne mendje tju vidhte pera surratit dhe tia dilte paq….pa me thoni ju mue se kush tjeter do mund tja u bente ket ???
    Ja pra popull ,ju duhet ta pranoni, ju duhet te filloni ta kuptoni sinfonin , madheshtin e intelektit time …eshte e pa mundur qe disa morra si ju te duen me u marre me mue…esht e pa konceptushme .
    Vijeni shpirtin ne paqe sa te jem un gjall ktu do bohet si them se jam me i forti hahahahahahahahaha
    Popull ngelet gjith jeten.

  10. Dean says:

    EDI?!
    mbaje koken LART dhe ec perpara.Nuk ka sa gje qe mund te beje me mire,kur perpara teje ke 1 ”KOMB” te DOBET,FRIKACAK,SERVIL,INFERIOR,PERVERS…………………..etj.,qe nuk do te ndryshoje me asgje.Nuk eshte faji jot pse nuk bashkpunove me malokun e
    skraparit,Meten,Milloshin,Harasanin,Blushin,Kastriot Islamin(te cilit ne zgjedhjet e kaluara i caktove te ”Vezhgonte” kutit e votimit)…….dhe shume te tjere.Ne fund te fundit,KJO TENDENCE e jotja,ishte ajo qe te ben TY,ndryshe nga Fatos Nano and co.Dhe kjo, eshte arsyeja perse ne te donim TY si lider,qe kur te vije ne Pushtet te mos kishe friken morale se mbeshtetesit e tu ishin prodhim i Korupsionit dhe ty te duhej te beje KOMPROMISE me ta.
    KJO qe po shikojme sot,nuk eshte ”Fatkeqesia” jote,por e jona,si 1 ”KOMB” I DESHTUAR.
    Kjo nuk eshte gje tjeter vecse HUMBJA e radhes per 1 ”KOMB(ishte) i PABESE, qe nuk ka lene BETEJE pa HUMBUR ne HISTORI.
    BARBARET ”fituan”’………………………………………….

  11. enofieraku. says:

    Nuk do biem preh e planeve djallezuese te plakut djall, cdo gje ne oren e vet, nuk iken plaku djall po nuk e perzum ne, ska ku shkon , nese kolegji zgjedhor do jete nje interpretues i KOQ-ZAVE , atehere ka dhe vetgjyqesi, dhe kesaj radhe ska me nano te vej djemurine ne hasmeri, te gjith njerezit jane te bindur se cfare duhet te bejne , dhe spe duhet ta bejne.

  12. nicolla disha says:

    Edi Rama, mos prite nga nderkombetaret por vepro me protestat te forta kunder Mafjes Berishjane.

  13. Dyrrahu says:

    Një gjë duhet kuptuar:
    Kur Sali Berisha nuk i dëgjon ndërkombëtarët, shqiptarët i kanë dy rrugë; ose të ngriten në këmbë dhe mos të ulen deri sa të futet në birucë Sali shkatrrimtari ose të pajtohen me diktaturen dhe despotizmin e monarkut Sali.
    Tani opozita e ka rrugën të hapur nga Kushtetuta, driten jeshile nga ndërkombëtarët dhe gadishmërinë e popullit për t’i thënë jo vjedhjeve dhe jo vjedhësit.
    Opozitë e Bashkuar jeni në potez. Keni mundësi t’ia bëni MAT atij që ju ka nëpërkëmbur pareshtur dhe pamëshirë.
    Uroj të dilni të fituar sepse nga fitorja juaj sigurisht që do të fitojnë edhe ata që nuk e kanë votuar opozitën.
    Shëndet të gjithëve.

  14. anticensurë says:

    dhe një herë po flet ramushi!
    shko mor pirdhu!
    nqs lul basha është hajduti më i dështuar,i kapur çdo herë që ka bërë krimet e tij!
    edi rama është drejtuesi që ka dështuar në të gjitha sipërmarjet e tij,përveç drejtimit të tiranës!
    tashti rama gjëja që mund të bësh është të japësh dorheqjen nga drejtimi i opozitës!lër dikë tjetër mbase do të ketë më shum guxim për të na ngritur kundër satrapit që po na shkatërron!

  15. nicolla disha says:

    Edi Rama po gabon rende kur mendon se nderkombetaret do te shpetojne Shqiperine. Pa protesta nuk ka burre nane qe largon Berishen nga pushteti. Fjalet jane te kota, kurse rrevolta poullore eshte veper.

    1. Hygoi says:

      Bravo nik, un them qe revolta poullore eshte veper artistike.

  16. sali skfteri says:

    Saliu i ka vene si kusht hapjes se rruges per kryetar Pd Lulit(Ramizit )per te siguruar vazhdimesine,sa per bashkine nuk do tja dije mjafton te beje zhurme qe brenda PD mos kete zera kunder.Litari kete here i eshte shtrenguar keq pas qafe dhe per ironi me doren e tij,sepse u deskretitua ne syte e tere botes.Le te shofim si do ta zgjedhe por e ka me veshtire se 1996.

  17. pjellegabeli says:

    Oj pjelle gabeli(socialista i thoni veti) po ju nuk mundemi me be kurrfare demi Shqiperise, edhe ashtu jeni te teperte ne Shqiperie, o qelbesira greke, shkoni nga keni ardhur e mos u ketheni me kurre me felliqe vendin e shqiponjave.

  18. ben says:

    Me shpresa tek kolegji zgjedhor,ske gjo ne vije.Injorantet talebane po i versulen gjyqtareve me presione nga me te ndryshmet.

  19. toni says:

    edo jam me ty po mos i bjer legenit kot, o ne rruge gjithe shqiperia te permbyset krimineli komunist sali berishovic, dhe te qerohet basha e ristani + co., ose ler dike tjeter te udheheqe, nuk vazhdohet kot si 2 vitet e fundit pa shkallezim te rezistences, perndryshe asgje s’arrin, vetem bojkot dhe asnje bisede, ler kriminelin t’ia shpjegoje botes hajdutlliqet. o sot o kurre t’i dalim vendit zot

  20. Estela says:

    pse Rama nuk e kupton qe nuk ka fituar me 10 vota por ka humbur me 30.000 mije vota.. po ta donin shqiptaret do te kishim serisht nje diference si ne 2009, me me shume se 20 000 mije vota!
    ky eshte nje faktor i rendesishem qe tregon qe qytetaret kerkojne ndryshim dhe sidomos permiresim te jetes, gje kjo qe me Ramen nuk ndodh, por kemi vetem keqesim!!

    1. vl says:

      Sepse kjo eshte lufte per karrige Estela. Ai do qe te jete prape ne komitetin qendror si i ati.

      Edi Rames, nuk i plas shume per popullin (jo se saliut is plas me shume). Ai do vetem karrigen. Po edhe 16 vjet kryetar bashkie nuk eshte pare ndonjehere. Rama bente sikur gjithe tiranen e kishte me vete e tani fillon e qahet per 10 vota. Ne 12 vjet qe Rama ka qene kryetar bashkie, Tirana ka pasur vetem plehra e trafik. Pastaj, te gjithe ne Tirane e dine se cfare duhet te beje per te marre nje leje ndertimi prandaj nuk ia dhane voten.

  21. Frederik says:

    Thirrja e sotme nderkombetareve per nderhyrje ne kohen e duhur duhet te sherbeje si nje argument i fuqishem neser qe ne protestat dhe revoltat e popullit shqiptar per liri , te mos guxoje asnje nderkomebetar qe te kerkoje te terhiqeni. Ato duhet te qartesohen edhe me shume me tone te ashpra dhe lufta per fitore i therret shqiptaret kudo qe jane . Me pushke dhe pene per memedhene ! Poshte klika fashiste e Sali Berishes ! Saliu ne banken e te akuzuarve sebashku me kliken e tij ! Poshte tirania berishiane ! Poshte komunisti i fundit Sali Berisha qe udheheq fatkeqesisht Shqiperine !

  22. xhemil. says:

    Po thua gjith komentet fokusohen në një pik: Edi Rama ose udhëhiq opozitën e bashkuar në përmbzsjen e regjimit tiranik Berishian, ose lësho vëndin ta marri një udhëheqje kombtare e markës Albin Kurti…. Me këtë mendim jam dhe unë.

  23. Alban Dega says:

    SALI BERISHA VENDOS NEN SHTERRETHIM KOLEGJIN ZGJEDHOR

    – Jo me boll me… Zollumqari me i madh shqiptar e ka tepruar me
    provokimet ndaj popullit te vet…

    – Do ti duket Vicidoli…. Dolivic. vrima nga del vici apo …. Vrima e
    e miut peseqint grosh, sic thote sovrani

    – Nje kujtese jo e larget nga vendlindja e Berishes, Malesia e Gjakoves
    ose “kembet e lehta faqja e bardhe” !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryeministri Sali Berisha dhe strukturat e tij paralele ilegale, te ngjashme me ato serbe ne Kosove vendosen ne shterrethim te plote Gjykaten e Apelit te Tiranes, domethene Kolegjin Zgjedhor. Dhjetra police me uniforme apo civile, pjestare te njesive speciale dhe te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte tashme kontrollojne edhe mizat qe i afrohen ketij institucioni.
    Berisha ve nen shterrethim te plote organin qe do te marre vendimin ligjor per aktin antiligjor te vjedhjes se votave prej kusareve e tij. Nje akt i mirefillte terrori psikologjik dhe presioni i qeverise se kusareve pa asnje aresye as logjike ligjore. Askush nuk e kercenon, askush pervec Sali Berishes nuk e ka rrethuar, askush nuk ka protestuar per ndonje vendim te ketij organi te nderuar te drejtesise shqiptare.
    Eshte nje akt tjeter i kunderligjshem i kryeministrit shqiptar. Eshte nje provokim tjeter i tij ndaj opozites dhe se pari ndaj popullit shqiptar. Ai ngjason me veprimet e cmendura te toreadoreve te keqinj qe tundin shamine e kuqe para demit per ta terbuar me qellim qe ti ngulin thikat vrastare, sic veproi Berisha me 21 janar 2011 ne qender te Tiranes ndaj sovranit qe po e terbon perdite e me shume me mbrapshtite dhe zollumet e tij pa fund.
    Zollumqari me i madh stalinist jo vetem i Shqiperise por edhe Evropes, Sali Berisha me provokimet e tij, me zollumet e tij, me kusarine e tij , me ekzekutimet e tij… po e ben te derdhet gota e durimit te popullit. Po e con deri ne tejskuqje kazanin e vetpermbajtjes dhe vetkontrollit te demosit.
    Sali Berisha po luan me zjarrin e revoltes popullore qe po zien si nje vullkan qe mund te shpertheje ne cdo cast. E ndersa populli shqiptar nuk ka asgje tjeter c’te humbase pervec prangave dhe zollumeve te Berishes dhe klanit te tij, keta te fundit mund te humbasin shume me teper se cfare nuk duan ta kuptojne!
    Ua kane zene syte zollumet. Ua kane dyllosur veshet gjemimet e Gerdecit dhe klithmat e viktimave te Otrantos, mallkimet e e zemrave te shamizezave dhe jetimeve te viktimave te 97-es, te Gerdecit, te Bulevardit “Deshmoret e Kombit”… Ua ka kapluar mendjen kusaria e hajnia, djersa e gjaku i grabitur e shqiptareve.
    I ndjek si fantazmat mallkimet i qindra mijera te papuneve, listave te bukes, mjerimi i demosit shqiptar Paraja e djersa, mundi e pasuria e tij e grabitur do ti ndjeke edhe ne sketerre. Harami eshte haram e nuk ben hajer!
    Ne vend te pranoje veridiktin e popullit e pergezoje fituesin real e pa hile te 8 majit 2011, ne vend te kerkoje falje e meshire me perunjesi, zollumqari Sali berisha po hedh me shume benzine ne zjarrin e vullkanit popullor. Zollumet e vjetra i trashe me zollume e hile, me provokime e cinizma edhe me te medha.
    Kush luan me zjarrin digjet, keshillon sovrani…. Enough it’s enough… Nuk behet fjale me per boll me. Eshte bere shume me teper… Eshte bere teper teper.
    Sali Berishen as banden e tij te gangsterve e kusareve nuk mund ta mbroje e aq me pak shpetojne as forcat speciale e as nderhyrja e shpejte, as garda pretoriane e as komandot e “Kolonelit te Asfalise greke Arben Imami” e as strukrurat paralele e paranmilitaret serbe.
    Ishin shume me te fuqishme e me te pasura ato te Ben Aliut, Hosni Mubarakut, Muamar Kadafit por dihet rezultati… Tani ato kane ose po arrestojne zullumqaret qe deri dje i komandonin e shperdoronin tamam sic ben sot Berisha ne Tirane!
    Vullkani eshte vullkan. E Bota nuk njeh me te fuqishem se vullkani i revoltes popullore. Tahriri, Tunisi, Bengazi, Sana, Damasku… jane shume te fresket per tu harruar.
    Thirrjet per t’i ulur shpatat, kushtrimin e trurit te kombit per terheqje nga nje fitore me hile, kerkesat per marrveshje e mirekuptim, kompromisin zollumqari Berisha i konsideron si dobesi. Nje gafe e madhe ne malin e gafave pafund te tij.
    Mos luaj me zjarrin Sali Berisha! Hidh uje e akull mbi te e jo benzine para se te jete teper vone. Stop provokimeve ndaj popullit tend. Perndryshe… perdnryshe do te duket Vicidoli Dolivic, domethene vrima nga del vici…. Vrima e miut peseqint grosh, thote sovrani…
    Calm down Mr. Premier! Qetesohu ! :

    … Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pëlcet, kërcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna…

    Neser eshte e do te jete teper vone. Neser eshte e do te jete kurre jo vetem per ty e klanin tend. Neser nuk do te kete neser as per zollumqaret e as per harambashet, as per kusaret e as per vrastaret. A nuk e ka thene vete Berisha se “Lufta per voten eshte lufta per koken!”
    Edhe nje kujtese nga vendlindja jone e perbashket , Tropoja. Eshte shume shpejt per te harruar Z. Berisha janarin 1991 ne Bajram Curri ! Si ti, si Arben Imami, si … heroi Azem Hajdari ia mbathet me te katra perballe vullkanit te revoltes se popullit tropojan ndaj provokacioneve tuaja.
    Akoma jane te fresketa ne syte e bashkevendasve tuaj fektimat e pardesyve tuaja te bardha kur ia mbathet si lepujt qimebardhe perballe atij uragani. Kembet e lehta faqja e bardhe, themi ne tropojanet . Prandaj mos na u hiq me trim i cartun se c’te njohim mire sidomos ne tropojanet.
    Per mujshan, per zullumqar, per hileqar, per pabesie tradheti nuk ta merr askush… As per te ecur mbrapsht. Nuk thote kot Malesia e Gjakoves: Berishasit edhe kur mbytet ne lume kerkojani kufomen perpjeti jo teposhti. Edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht. A ka prove e deshmi me te forte per kete se politika jote !? Sigurisht dhe absolutisht qe jo !
    Sot eshte mjaft heret per ti thirrur forces se aresyes e jo per te perdorur aresyen e forces, e jo fuqine ilegale te kartonit te kusarise se votes se vjedhur.
    Asnjehere nuk eshte vone per pune te mira per tu kthyer ne rrugen e Zotit. Rruga e Zotit eshte e do te jete rruga e popullit. E di pse !? Sspse Vox Populi Vox Deus! Pra: zeri i popullit eshte zeri i Zotit!

  24. anticensurë says:

    i fitove a si fitove zgjedhjet o frikacak e injorant me shkollë të lartë me emrin EDVIN RAMA nuk është kjo çështja!
    dritshkurtësia tënde dhe e atyre që të mbështesin do të këthehet në proverbiale!gjithnjë është lufta dhe bashkjetesa e të kundërtave!në këtë moment je TI dhe SALI BERISHA!saliu do të mbahet mënd për çmëndurinë e tij kurse ti për injorancën/mefshtësinë!
    zoti rama çështja që ju duhet të ngrini dhe duhet të luftoni është
    MANIPULIMI I HAPUR I ZGJEDHJEVE!
    kurse ju ngriheni për një krodhe bukë për një hiç!
    edhe sikur ju të ishit shpallur fitues me ato 10 vota të qelbura ju nuk duhet të kishit fjetur gjumë nuk duhet të kishit ndenjur 1 sekondë i qetë nuk duhet të na linit dhe ne popullin që të lundronim mbi dafinat e fitores tuaj!
    zoti rama duke filluar që nga ju dhe deri të më i padituri në shqipëri e di faremirë që në tiranë është bërë një vjedhje makabër votash si asnjëherë!janë nga 20-40 mijë vota të vjedhura!kjo është ajo që duhet tju shqetësojë ju/ne!ju/ne duhet të na shqetësojë që në shqipëri vota të shkojë atje ku është drejtuar!por mesa duket ju nuk keni asnjë interes për një gjëtë tillë!ndoshta ju nuk ja keni as idenë se mund të bëhen votime të lira të drejta e trasparente!ndoshta gjithë kjo kohë ju ka trasformuar!ju bëtë gabimin që si një kamikatze u futët në një fushatë të trukuar/vjedhur që para se të fillonte!ju u futët në një fushatë si një marionetë e ndërkombëtarëve që me mosnjohjen e shqipërisë dhe realitetit të saj ju detyruan!
    tashti është në dorën tuaj të bëni një gjest që akoma asnjë nga politikanët tanë të korruptuar injorantë dhe kriminelë nuk e ka bërë!
    bëni atë që nuk e ka bërë:
    SALI BERISHA pas tërë atyre vrasjeve,grabitjeve,tradhëtive,shitjeve etj,që ka bërë!
    BAMIR TOPI pas tërë asaj inkompetence,mefshtësie,frike dhe farash që ka ngrënë!
    LULËZIM BASHA pas tërë atyre kafeve që ka servirur,mashtrimeve,spiunimeve,vjedhjeve,shitjeve dhe vrasjeve që ka bërë!
    ILIR META pas korrupsionit/shantazhit ekonomik,elektoral,pas sugjerimit për vrasjet e 21 janarit etj!
    e kështu me rradhë të gjithë politikanët tanë!
    JIPNI DORHEQJEN nga ai post që nuk jeni në gjëndje ta mbani!
    JIPNI DORHEQJEN për të gjitha dëmet që i keni sjellë OPOZITËS!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje