Ristani, evakuim nga zyrat e KQZ me helikopter

24 Maj 2011, 10:29Politika TEMA

Policia e Shtetit ka pasur një plan sekret për evakuimin e kryetarit të KQZ-së dhe personelit mbështetës, nga godina e Pallatit të Kongreseve, ku janë të vendosura zyrat dhe administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. “Shekulli” ka dokumentin që provon se një plan i tillë është përgatitur nga Policia e Shtetit dhe ishte parashikuar të realizohet nga forcat e repartit elitë të forcave speciale të Policisë së Shtetit, RENEA.

Planëzimi dhe kryerja e tij është urdhëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, me 20 maj. Urdhri mban numrin 492, dhe është protokolluar pikërisht në këtë datë në disa nga drejtoritë në varësi të Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si Drejtoria e Forcave të Lëvizjes Operacionale dhe Operacioneve Speciale, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Policisë së Qarkut të Tiranës, Drejtoria e Policisë së Rendit dhe Sigurisë.

Urdhri i Burgajt, mban titullin “Përgatitja e planit të operacionit për evakuimin e personelit të KQZ-së”.
“Urdhëroj: Drejtuesit e drejtorisë së forcave lëvizëse operacionale dhe të repartit special RENEA, të marrin të gjitha masat për kryerjen e studimit të plotë të ambienteve të jashtme dhe të brendshme ku është vendosur KQZ dhe mbi bazën e këtij studimi të përgatitet plani i operacionit “Për evakuimin e personelit të KQZ-së”, – thotë në urdhrin e tij të datës 20 maj, kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Në urdhër kërkohej që më së pari “të njihet kryetari i KQZ-së me planin operacional të evakuimit” dhe më tej sqarohet se duhet të përcaktohen edhe mjetet e transportit që duhet të përdoren. Në këtë pikë thuhet: “në rrugë tokësore dhe ajrore”, – duke përcaktuar kështu edhe përdorimin e helikopterëve. Në shumë raste, RENEA përdor evakuimet me litar e madje këto të fundit janë më se të zakonshme për njësinë elitë.

20 komente në “Ristani, evakuim nga zyrat e KQZ me helikopter”

  1. PERMETARI says:

    euuuu . nuk e gjen gje ristanin perderisa berisha eshte akoma kryeminister. kur te futet ne burg ky bish atehere do ma shikosh dhe ristanin bashke me ristanrat e tjere

    1. tarasi says:

      o permetar jam tarasi.kur te vej ne burg ristani do kapi sapunin e zan caushit.si fillim nuk do ti pelqej pastaj do ta meso dhe do ta kerkoj perdite me orar

      1. PERMETARI says:

        HAHAHAHA. ASHTU KA PER TE QENE

  2. melisa says:

    e ja iku njer po sesh pun kjo,pse ka frik ristani???apo e ti qe esht i menderosur,plera ka 2 vjet e me shum po e mban vendin ne kriz,her e par ne 09 dhe tani era e tret do jet besoj fundi i ristanit,TURP per faqezinjte qe e mbajn vendin ne krize,mbeturinat e vendit po e shkateroni shqiperin,me sdin as ligje as rregulla as gje,merni shembull spanja i filloj dhe i mbaroi zgjedjjet brenda 24 orve a me pare u dha perfundimi,qe me saktesi se sdi sa esht populsia por besoj afro 40 e ca miljon banor,dhe turp per keta qe ju desh nj muaj te nxirnin nje perfundim qe sa jemi ne esht nje lagje e madritit,turp,,,te numeruara i ke ditet o ristan,nuk shtyet jeta me mashtrime vjedhje e duke u fshehur pas ferrave,do vije dhe dita juaj e gjykimit,,,,,,,

  3. Gushekuqi says:

    Ftoj gazetaret e z.Filip Cakuli,qe me aftesite e tyre,te perpiqen te rregjistrojne kete operacion,te ngjashem me ate Osama Bin Laden.Permes emisionit te tij”Fiks Fare,z.Cakuli nuk besoj se do t`u heqe kenaqesine brezave te ardhshem,te njihen me bemat demokratike te parardhesve te tyre.Neqoftese do te realizohej,do t`i shtohej edhe nje relike tjeter,pavionit te diktatures,ne Muzeun Historik Kombetar,sepse Piramida do te shembet.

  4. anafida says:

    Permetaret jane me bindje te majte ,por nuk jane vulgare si ty

  5. Patrioti says:

    A i degjuat Rucin, Ramen, Bracen dhe te tjeret apo e keni harruar???
    Une e falenderoj policine e shtetit per kete veprim-urdher qe ka marre, ne mbrojtje te KQZ. Na pelqejne s’na pelqejne vendimet e KQZ pak rendesi ka, por e rendesishme eshte qe KQZ eshte Intitucion dhe duhet mbrojtur me cdo kusht.

    1. kta njers qe jan ne politik jan si puna e qenve qe haen per kockat kemi nje injoranc njerzish ne krye qe nuk e mban as qelli as toka. says:

      Kta njers qe jan ne politik jan si puna e qenve qe haen per kockat kemi nje injoranc njerzish ne krye qe nuk e mban as qelli as toka.

      1. tarasi says:

        o patriot po qenke edhe ti si kosovari.qenke shum trap .kqz eshte shtepia e e ristanit me qira e ka.poshte KQZ

        1. Patrioti says:

          I pa edukate!!!

    2. bbb says:

      Pse kemi njerez injorante si ju, Basha merr 49% te votave…

  6. ferizaji-kosova says:

    rrnoft basha urime urime se fitoj ma i miri pa bash nuk ka tiran

    1. tarasi says:

      O FERIZAJ PO KU JE KOKPALARE KOSOVE

    2. bbb says:

      Po ku i di ti o gomar, kush eshte me i miri ne Tirane? Nga katundi jot e njeh Tiranen ti?

  7. Rani says:

    Ka marre fund ai vend perfundimisht kur eshte bere edhe b… e Ristanit i rendesishem qe te evakuohet me helikopter tmerr, bobo ça po i bejne atij vendi ket

  8. nicolla disha says:

    Pa ferizaji nuk ka kosove. Oh my god…..

    1. tarasi says:

      pa pyete ferizajn e ka lare koken apo ti dergojme pak uje tepelene

  9. england says:

    Endrrat qe shihte Enveri rreth viteve 70-80 po i sheh Saliu ne 2011!
    frika nga nje agresion i jashtem e shtyu ne ate kohe Enverin te ngrinte ne kembe
    te gjithe ministrine e mbrojtjes,kur pushonte ne drilon duke sjelle(ne kufijte atehere
    me jugosllavine sot maqedonine)te gjithe artilerine e rende
    Sot Saliu po ruan te tijet nga kush?
    pse kur kryeministri del perpara popullit te tij”qe aq shume e do”me nje dyzine me badygarde
    pse shtepia e tij i ngjan nje ishulli ku smund ta vizitoj askush
    po benzin mercedez qe bleu pse duhet te ishte i blinduar
    nga kush ka frike ky njeri?
    ne shkollat ku edukohen shumica e femijeve te shqipetareve nuk jane te instaluara kamera
    sikur ndodh ne ato ku shkojne femijet e Argites!
    mos valle te gjitha keto qe sapo thashe te jene te rastesishme?

  10. bbb says:

    Ristani ka bere grusht shteti, bashke me 3 anetaret e tjere te Saliut.

  11. ballkanasi says:

    puna eshte o vellezer e motra se ne i lejojme vete keto te keqia te na ndodhin, ne flasim shume e bejme pak ose aspak, prandaj cdo pushtues e cdo diktator ka hikur kur ka dashur ose kur eshte lodhur por jo nga revolta jone, pervec nje here te vetme, ne 97, por pastaj c’ndodhi?!
    ne perseri e pranuam te keqen te na gerryej jeten tone, (na o bo ves s’ke ci bo), si eshte e mundur u dogj vendi e uvrane njerez, u mbyten njerez neper dete e u vrane ne kufij e askush jo vetem nuk u ndeshkua por populli yne heroik u a njohu meritat duke i pranuar te na drejtojne e kete here edhe me keq e me rrezikshem mbasi funderinat e cdo krahu e te cdo ngjyre jane bashkuar rreth ustait te vjedhjes, mashtrimit e dhunimit te cdo te drejte civile e politike.
    prandaj nuk shoh drite ne tunelin qe ka hyre treni shqiptar, ky tynel po zgjatet e zgjatet pa fund, e mbase na pelqenka me mire erresira e tij se sa drita e diellit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje