Frika e turistëve për të vizituar Shqipërinë

24 Maj 2011, 11:29Politika TEMA

Ndërsa shqiptarët kanë frikë se do t’iu kthehen ambasadave, po ndodh që të huajt, që priren të vizitojnë vendin tonë, për punë, turizëm, biznes etj. Ata po anulojnë udhëtimet e tyre, të rezervuara qysh disa muaj përpara, pikërisht sepse situata në Shqipëri nuk paraqitet e qetë, që nga ngjarjet e 21 janarit

 

Nga Gladiola Bendaj

 

“Albania on the brink”. Kështu thoshte titulli i një artikulli të botuar të enjten që kaloi në të mirënjohurën britanike “The Economist”. Arsyet dihen. Kjo është një histori që tanimë nuk duket sikur ka nisur një apo dy javë më parë…, por ka kohë që mban pezull, madje që përpara 21 janarit të shkuar. “Shqipëria në buzë të greminës”. Kështu ishte shprehur një nga agjencitë të njohura të lajmeve në botën perëndimore lidhur me situatën më të fundit në vendin tonë. Në fakt, thelbi i trajtesës kishte të bënte me atë se sa po e dëmton kjo situatë e krijuar aspiratën e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian, në një kohë kur burime nga Brukseli shprehen se, edhe 20 vjet pas komunizmit, shqiptarët duken të paaftë të plotësojnë kriteret më minimale europiane. E hidhur apo e thartë, efektet reale të këtyre deklaratave, titujve e konkluzioneve të ardhura prej perëndimit që s’ka as një vit që na hapi dyert, përveç rrezikimit të mosanëtarësimit në BE, shtrihen edhe në shumë aspekte të tjera (jo më pak të rëndësishme) të realitetit shoqëror dhe atij ekonomik shqiptar.

 

Vizat. Po sikur të kthehen…? !

Prej disa ditësh, gjithmonë e më shumë dëgjon zëra të panikosur, se mos ndoshta kjo situatë e krijuar, jo vetëm që nuk do të na shpjerë drejt Europës së Bashkuar, por do të na mbylli edhe ato shtigje të kushtëzuara që kishim deri tani, duke sjellë sërish në fuqi regjimin e vizave përkundrejt vendeve të Shengenit. Për shumë nga ata që e kanë provuar, është ngjethëse të kujtojnë radhët e gjata në dyert e ambasadave… Por kjo është vetëm një gjë.

 

Turistët e huaj anulojnë rezervimet në folenë e shqiponjave

Ndërsa shqiptarët kanë frikë se do t’iu kthehen ambasadave, po ndodh që të huajt, që priren të vizitojnë vendin tonë, për punë, turizëm, biznes etj., të anulojnë udhëtimet e tyre, të rezervuara qysh disa muaj përpara, pikërisht sepse situata në Shqipëri nuk paraqitet e qetë, që nga ngjarjet e 21 janarit. Sado “e fryrë” të duket kjo, nuk duhet harruar se sa efekt bën mbi këtë grup vizituesish panorama që mediat e huaja japin për situatën në Shqipëri. “Albania on the brink”, nuk është sigurisht një reklamë e mirë, edhe pse flet specifikisht për situatën politike këto ditët e fundit dhe nuk bën aspak një thirrje të hapur për të mos iu afruar “vendit që po gremiset”.

E ndërsa ndodh e gjithë kjo, dhe efekti që mund të ketë mbi të huajt këtu dhe atyre që kanë ndërmend të vijnë nuk është nja nga ato detaje që shpëtojnë, mediat vendase fusin “amortizatorët” e panikut, duke dalë, jo më larg se një javë më parë me tituj që konfirmojnë të kundërtën. Po. Se të huajt po e vizitojnë normalisht Shqipërinë këtë vit, para dhe pas zgjedhjeve. Dhe jo vetëm kaq, por sipas të dhënave të tyre nga burime të tyre, numri i të huajve që kanë vizituar për turizëm, kryesisht kulturor, vendin tonë gjatë 2011 është 25 për qind më i lartë se prurjet e vjetshme. Por, operatorët turistik në Shqipëri, të cilët merren ekskluzivisht me veprimtarinë incoming (reklamimet, kontaktimet, rezervimet, akomodimet, guidat dhe të gjitha detajet e tjera për turizmin e vizitorëve të huaj) nuk e konfirmojnë këtë, përkundrazi, shprehen për të kundërtën. Sipas tyre, ndihet një farë stepje në këtë lloj interesimi, sidomos pas ngjarjeve të 21 janarit. Për të mos thënë që shpesh bëhet një paralelizëm skepticizmi me efektin, tashmë të provuar, që ka pasur në turizmin e vendeve të Lindjes së Mesme, si Egjipti për shembull, deri dje lider në platformat turistike. Kësisoj, efektet mbi turizmin e të huajve në vendin tonë nuk janë dhe aq ireale. Jo vetëm që nuk vihet re një rritje e interesimit, por duhet thënë se një pjesë e mirë e kontratave dhe prenotimeve të bëra përpara krijimit të këtyre situatave janë anuluar.

 

Turizmi “incoming” anulon pranverën dhe vjeshtën në Shqipëri

“E mira dhe e keqja njëkohësisht e klientëve të huaj është prenotimi në avancë. Kemi pasur shumë të tilla për pranverë dhe vjeshtë 2011, sepse të huajt vijnë në Shqipëri kryesisht për të vizituar monumentet e kulturës, kalatë dhe qytetet muze, si dhe zonat malore të veriut dhe verilindjes, dhe këto janë hapësira që kohën më të mirë për t’i vizituar kanë pikërisht pranverën dhe vjeshtën. Por pas trazirave të 21 janarit, shumë rezervime u anuluan”, tregon për “MAPO” Elona Gjondedaj, presidente e “Key Tours”. E bashkë me rezervimin, ata anulojnë edhe prirjet për kredibilitet, prandaj pak gjasa ka të flitet për një rikonfirmim të udhëtimit në një “moment më të mirë”, që gjithsesi iu duket shumë i largët. “Sado të përmirësohet situata, efekti kohë dhe mentaliteti i rezervimit të udhëtimeve që të huajt kanë, nuk i rikthen ata. Natyrisht kjo na ka dëmtuar dhe cenuar ekonomikisht, për këta turistë të humbur, por edhe për shumë të tjerë që iu përcillet informacioni dhe panorama e përditshme se situata nuk është e qëndrueshme në Shqipëri dhe siguria nuk është në nivelin e duhur. Kjo është një fatkeqësi tjetër që na bashkëngjitet në punën tonë.”, shprehet Gjondedaj.

 

Çmimet dhe shërbimi nuk janë konkurruese për tregun

“Key Tours”, e themeluar në Angli, prej disa kohësh ka ngritur edhe filialin në Tiranë. Anëtare e IATA, në objektin e veprimtarisë së saj, pjesën më të rëndësishme e zë shërbimi incoming. Në një konkluzion të përgjithshëm arritur nga puna e deritanishme në drejtim të turizmit të të huajve që vizitojnë Shqipërinë, të dhënat e kësaj agjencie tregojnë se infrastruktura e gjymtuar e Shqipërisë nuk lë vend për të bërë turizëm incoming masiv, megjithëse kjo nuk do të thotë që nuk ka një turizëm të tillë, edhe pse i pakët. “Kryesisht programet e preferuara per Incoming janë ato kulturore, të bazuara në vizitat e qyteteve me muze, kala dhe histori. Turizmi rekreativ shqiptar (plazhet) nuk ka arritur ende ne nivelet për t’u marrë në konsideratë. Të tillë mund të ketë, sigurisht, dhe ka, por janë kryesisht pushues individualë, jo të organizuar përmes tour-eve turistikë, ndërkohë që turizmi kulturor është i organizuar në grupe.”, tregojnë nga “Key Tours”. Një tjetër pikë jo e favorshme janë edhe çmimet, qoftë ato të udhëtimit, qoftë ato të akomodimit e shërbimeve. Krahasuar me produktin dhe vende të tjera të rajonit çmimet që iu ofrohen të huajve duket se nuk janë aspak konkurruese. Dhe kjo, ironikisht, është e dukshme gjithandej ku ne dyzojnë ofertat në “për vendasit” dhe “për të huajt”, që nga shërbimi hotelier, e deri tek biletat që këta duhet të presin për të parë kalatë e muzetë nëpër Shqipëri. “Për sa i takon çmimit, për të qenë realist, nuk jemi aspak kompetitivë me rajonin. Çmimet janë shumë të larta dhe shërbimi lë për të dëshiruar në një pjesë të mirë të strukturave. Sigurisht ne si treg jemi në fazë “adoleshence”, do ta quaja në këtë proces zhvillimi të kësaj industrie, jemi disi dhe të disfavorizuar edhe nga fakti që jemi treg sezonal (3 mujor) dhe kjo bën që niveli i çmimeve gjatë këtyre tre muajve të jetë i lartë.”. sqaron Gjondedaj. Sipas saj, ata që interesohen më shumë për tregun shqiptar, të paktën deri tani, kanë qenë kryesisht gjermanët, austriakët, holandezët, por nuk kanë munguar dhe kërkesat nga Rumania, Greqia apo dhe Italia.

 

Welcome to Tirana, keni dhe pamje nga KQZ-ja

Ngado qofshin, mossiguria qëndron pezull, bashkë me frikën e të gjithëve ne se ndoshta nuk do ta kemi më komoditetin e të udhëtuarit pa viza drejt atdheut të këtyre turistëve të pakët. Komoditet ky që jo të gjithë patën kohën e mjaftueshme për ta shijuar. Bashkë me shumë qytetarë dhe pritshmëritë e tyre për të qenë më në fund turistë të lirë të Europës Perëndimore, të frikësuar janë njëkohësisht edhe bizneset e agjencive të udhëtimeve dhe atyre turistike. Duke mos e mohuar se heqja e regjimit të vizave solli një rritje të dukshme dhe të kënaqshme të xhiros së punës së tyre, rivendosja e këtij sistemi nga Bashkimi Europian do t’iu rikthente edhe njëherë angarinë e përgatitjes së paketave turistike drejt vendeve të perëndimit dhe, pashmangshmërisht, radhë pritjesh në ambasadat. Në këtë pikë, për operatorët, për ata që e pranojnë se e gjithë kjo që po ndodh është një antireklamë e pastër e punës së tyre të ditë pas ditshme dhe se turistët e huaj nuk janë aspak duke u shtuar këtë vit, s’mbetet veç të psherëtihet një panik zhgënjimi: “Situata aktuale, për hir të së vërtetës, është skandaloze! Jo vetëm për të huajt që pritet të vijnë, por dhe për shqiptarët që bëjnë outgoing. Dhe ne vetë na ka kapur paniku se mos do të kemi rikthim në realitetin e shëmtuar të radhëve nëpër ambasada, në kufizime destiancionesh, në handikap të përpilimit të ofertave për të huajt etj. Ç’t’u japim dhe ç’t’u ofrojmë: “Hajde shikoni se si bëjnë kapërcime pengesash mbi policët deputetët në mes të Tiranës…! Apo hajde flini në “Sheraton Tirana” e në “Rogner Tirana” dhe shikoni pamjen e mrekullueshme me forca speciale të veshura në antiplumb…!” Skandal…!”.

8 komente në “Frika e turistëve për të vizituar Shqipërinë”

  1. Rani says:

    Lerini keto perralla turistesh po perqendrohuni mbi ate çfare po ndodh atje se turiste s’ka pasur ndonjehere dhe s’do te kete edhe te pakten 10 vjet derisa te jete ne pushtet Sali Berisha. Do te vijne turistet ne Durres jeni budallenj ju apo çfare, atje s’ka shtet, s’ka uje, vjen era shurre ne plazhin e Durresit, ecni ne vete mos ja beni vetes qejfin kot se gjoja ka turiste. Neve jemi thjesht nje shtet pa asnje studim turistik dhe kjo do te vazhdoje per aq kohe sa ai popull idiot do te votoje kafshe si puna e Sali Berishes.

  2. beso says:

    edhe dallendyshet e zogjte nuk po vijne ne Shqiperi,se jane shkulur nga rrenjet plepat,jane thare gjolet dhe jane lene djerre fushat.Sikur te mos mjaftojne keto duhej dhe piskama e salinjve.

  3. Kallarati says:

    Kane frike te vijne emigrantet qe jane shqiptar dhe jo me te huajt… e cfare do gjejne interesante ne vendin tone ? si te ndalon policia e te kerkon para pa piken e turpit, pastertine e rrugeve? apo si i hedhin plerat nga dritaret e pallateve, apo te shikojne lumenjte plot me bidona plastik e pislleqe te tjera., pluhuri qe te mbulon kudo, Ujrat e zeza qe derdhen rrugeve te cdo cepi te Shqiperise! Ahhhh harrrova do vijne te hujat se duan te shikojne ne te gjitha Tv e vendit tone se si pellet Saliu duke bere demogogjin e tij te rradhes… Ejjjj, kerkoni te jetoni me realitetin dhe mos na beni prapagande si ne kohen realizmit socialist.

  4. Ann says:

    Kur pritej vendimi per kryetarin e bashkise , na doli ne shesh te burrave/grave i ashtequajtur kryeminister te fliste per turismin shqipetar qe do behet 1. Kam pershtypjen se kish te drejte mjafton
    te shikosh kete kronike nga Reuters:

    http://www.reuters.com/video/2010/04/28/no-day-at-the-beach-in-albania?videoId=78860145

  5. eleni bozaxhiu-canada says:

    turistet e huaj e pane dhe po e shohin nepermjet tv dhe rrugeve te tjera te informimit cdo dite vendin e “(sh)qi…peve” se ku eshte katandisur perseri nen nje diktature te re. keshtu shqiperia; qe sic nuk eshte vend per asgje per njerzit-popullin e vet (pervecse nje laborator eksperimentesh kriminale te rregjimit bolshevike te enverit e ramizit…ne nje laborator eksperimentesh kriminale te rregjimit pseudo-demokratik mafioz te berishes-nanos dhe metes), keshtuqe nuk eshte vend edhe per turistet e huaj.
    mallkim nder breza familje e fis ketyre tre bishave dhe disave qe u shkojne pas; qe qe nga 1990-91 na mashtrojne+vjedhin+dhunojne+vrasin. mallkimi i shumices se popullit do realizohet shume shpejt dhe perseri do kemi nje 1997, ndoshta edhe me te pergjakshme, por shumica(qytetari) do fitoje dhe pakica(provinciali-maloku) do rikthehet nga ka ardhur si pushtues.

  6. FINANCA says:

    THIRRJE DREJTUAR SHQIPTAREVE TE SHQIPERISE QE KANE LLOGARI RRJEDHESE, DEPOZITA OSE INVESTIME TE TJERA FINANCIARE NEPER BANKAT SHQIPTARE: [b]TERHIQNI GJITHÇKA KENI PA U MENDUAR GJATE SEPSE SHQIPERIA EDHE NJEHERE PO SHKON DREJT IMPLOZIONIT DHE SHPERBERJES FINANCIARE! NE QOFTE SE U DHIMBSET DJERSA DHE MUNDI JUAJ, QE SALI BABA ME DYZETE HAJDUTE PO PROGRAMON EDHE NJEHERE T’I PERPIJE PA LENE GJURME, SI NE 1997, THAJINI LLOGARITE SA NUK ESHTE TEPER VONE![/b]
    KJO THIRRJE DO T’U DREJTOHET TE GJITHA FAQEVE ONLINE NE GJUHEN SHQIPE.
    ASKUSH TE MOS ANKOHET NESER QE NUK U LAJMERUA NE KOHE, BOMBA ME SAHAT E KURDISUR NGA DIKTATORI BERISHA PO TROKET FINISHIN!

  7. vl says:

    Cdo popull meriton qeverine qe ka. Jemi ne hajdute qe shkojme e zgjedhim nje qeveri hajdute. Ju qe ankoheni per pastertine, jemi ne vete si popull te piset qe i hedhim llozhrat nga dritarja.

    Jemi ne si popull injorant qe i leme politikanet te bejne si te duan e te na shkaterrojne, megjithate ne vazhdojme te votojme per ta vetem sepse jane me PD apo PS. Nuk perdorim armen me te forte qe kemi, voten, por duam ti zgjidhim punet me dhune.

    E pra, gjysma e tiranes votoi per Bashen, kjo tregon se gjysma e njerezve e duan saliun. Po te kishin votuar shumica per Ramen, nuk do merreshim me protesta per 10 vota te qelbura. Saliu e perdor popullin per qellimet e tija. Tani, Edi po ashtu. Parlamentaret e PS kane 2 vjet qe e marrin rrogen qyl. I kalojne ditet ne kafene, gjasme per protesta. Kur ne si popull votojme per ty, ne duam te shkosh ne parlament dhe te flasesh per ne atje, jo rrugeve e kafeneve. Por prape, dhe ata e bejne kete sepse ne si popull i lejojme gjera te tilla e nuk u kerkojme llogari.

    Fajin e kemi vete sepse nuk kemi kulture politike apo sociale qe te marrim nje hap mbrapa e te mendohemi para se te flasim. Po si shqiptare qe jemi, ne duam o burra te shkaterrojme dicka. E pame se kush u demtua me shume nga ato qe ndodhen ne 97n. Saliu she Nanua na e futen bukur se prape poste moren kurse shqiptari i thjeshte rrinte fshehur ne shtepine e tij se mos e zinin plumbat. Mos na e beni prape ate budallallek.

  8. Search38 says:

    O njerez ku ka turizem Shqiperia, vetem ne mendjen e semure dhe imagjinare te Sali Kriminelit, mos u lodhni kot. fund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. 最新 の ラブドール

    ラブドール 最も重要な変更を行うのは小さな変更です。共有してくれてありがとう!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje