I thoni Lulzim Bashës JO!

24 Maj 2011, 10:46Politika TEMA

Nga Nimfa Hakani

Lulzim Basha është e ardhmja e PD. Ai është Ramiz Alia i Sali Berishës. Fytyrë e lëmuar që nuk plaket kurrë. Tipiku “intelektual” që s’ka bosht të kundërshtojë të zotin, dhe bën çfarë i zoti e urdhëron duke nxjerrë fytyrën fëminore qe s’ndryshon shprehje, pavarësisht se për çfarë problemi flet në televizion për të transmetuar vendimet e dhëna nga zotëria.

Pse Sali Berisha zgjodhi pikërisht Lul Bashën si kandidat për Tiranën?

Kishte plot të tjerë në PD që mund të paraqiteshin si kandidate për këtë post. Por zgjedhja e Lulzim Bashës u bë tejet e studiuar. Ai u zgjodh si kandidatura më e  përshtatshme pavarësisht nga antagonizmi që krijuan faktet që ai:

1. Ishte  ministri i Brendshëm dhe përgjegjës nga ana penale për vrasjet e 21 janarit.

2. Ka nënshkruar marrëveshjen për ujërat e Jonit, marrëveshje që nga ana penale përfaqëson TRADHËTI ndaj kombit.

3. Ka në rezymenë e tij shumë kontrata të dyshimta ku përfshihen miliona euro e janë kontrata ku korrupsioni është evident.

4. Është i implikuar në një rol të dyshimtë në hetimet e Martit kundër disa anëtarëve të UÇK.

5. Është i implikuar në një lidhje tepër të ndërlikuar dhe të fortë me Argita Berishën që në kohën që kanë punuar bashkë në Kosovë, që si duken bathët, është një lidhje që do të zgjasë dhe është më e fortë se një lidhja martesore, është një lidhje e përjetshme e mbështetur në bashkëpunime kontratash e të dyshimta.

Çfarë e bëri Lul Bashën kaq tërheqës për këtë kandidaturë me gjithë këtë bagazh kaq të rëndë dhe komprometues që ka?

Tre gjëra kryesore janë për tu theksuar:

1. Edukimi i tij jashtë shtetit sintetizohet me perëndimin (dhe ne shqiptarët kemi fetishizëm të fortë  me njerëzit të edukuar në perëndim); fytyra e lëmuar (tërheqëse tek gratë dhe për këdo), buzëqeshja fëminore që i ngjit shumëkujt (si mund një njeri me këtë buzëqeshje të akuzohet për gjithë këto poshtërsira), flet butë, nuk tregon agresivitet si politikan, me një fjalë figurë e këndshme dhe e pëlqyeshme (njerëzit që e pasojnë thonë me vete: ai nuk i dha urdhrat për 21 janarin, thjesht i pasoi nga halli; kontratat?-përsëri  i nënshkroi nga halli- çfarë mund të bënte me Berishën mbi kokë)- “Prisni kur të bëhet i pavarur nga Berisha! mund të mendojë shumëkush me një shpresë të vakët për kohëra më të mira.

2. Imazhi i jashtëm fizik: dihet shumë mirë që ne qeniet njerëzorë kemi kujtesë të shkurtër. Kur ballafaqohesh përditë me një fytyrë si e Lulit, që flet butë, që duket si engjëll, si një njëri që s’mund të vrasë as edhe një flutur, ti dalëngadalë harron gjithçka negative që ky njeri mund të përfaqësojë,  edhe kur ka disa ‘kritizerë” që mundohen të ta kujtojnë se kush është ai:

Ti thjesht i injoron këta zëra të bezdisshëm se imazhi që ti ke krijuar në mendje, i Lulit të pëlqyeshëm tashmë nuk mund të ç’bëhet.

3. Lidhja e thellë dhe e fortë që ka me klanin Berisha.

Ishin dy faktorët e  parë që e bënë Bashën kandidat perfekt për elektoratin e gjerë të PD, dhe për të ashtuquajturit asnjanës dhe shumë premtues për bashkinë e Tiranës, por më e rëndësishmja ishte faktori i tretë, lidhja e tij e çimentuar me KLANIN Berisha që tërhoqi bazën konservative te elektoratit dhe pati mbështetjen e gjithanshme financiare të Berishës për të fituar me çdo kusht.

Duke e parë në këtë këndvështrim, Lul Basha përfaqëson kandidaturën më të mirë dhe më të mrekullueshme për të përjetësuar mbijetesën e klanit Berisha. Kush e njeh mirë Berishën, nuk mund ta kuptonte si mundi Berisha të qëndronte larg nga Basha gjatë këtyre zgjedhjeve. S’ishte në natyrën e Berishës taktika që ndoqi. Por Berisha donte që Basha të fitonte me çdo kusht. Berisha që e dashuron aq shumë podiumin, e kontrolloi dëshirën patologjike për të bërtitur dhe për të ngritur dorën në mitingje se e dinte: po të dilte përkrah Lulit në fushatë do ta dëmtonte imazhin e tij në elektorat.

Berisha donte te krijonte imazhin e një Luli të pavarur. Berisha e ka të qartë tashmë që s’mund të vazhdojë të jetë për jetë të jetëve në krye të pushtetit në Shqipëri. Atij i duhej një figurë  politike në të cilën mund të investonte për të ardhmen personale si dhe të klanit të tij. Lul Basha është figura perfekte për ta realizuar ambicien e tij për tre arsyet e përmendura më sipër.

Lul Basha u bë në këtë mënyrë GARANCIA e Berishës për të TASHMEN dhe të ARDHMEN. Lul Basha është garancia e tij në PD, Lul Basha është tashmë mjeti për të pasur në dorë pushtetin në Shqipëri edhe kur Berisha të ketë dalë nga skena politike.

Lul Basha është garancia e Berishës për të mos u ndjekur penalisht kur të bjerë “nga fiku”, është garancia që të vazhdojë të vjedhë nëpërmjet Argitës edhe pasi të ketë lënë zyrën e  kryeministrit.

Lul Basha është legjitimiteti i Berishës, është djali i “adoptuar” që të është më mirënjohës se djali legjitim, është djali që ai ka krijuar, e ka brumosur, i ka dhënë formë, është njeriu që ai e ka futur në një vorbull nga ku nuk del dot e s’ka zgjidhje tjetër përveçse t’i shërbejë klanit Berisha me besnikëri të verbër deri në vdekje sepse megjithëse është i pjellë nga e ëma, është i KRIJIM i mirëfilltë i klanit Berisha. Berisha ka krijuar dhe të tjerë, por asnjë s’i plotëson te tre faktorët përmendur më sipër si Lul Basha që t’i përshtatet objeksioneve ambicioze te klanit Berisha per kete toke te vyer qe ne e quajmë Atdhe, ndersa klani Berisha e quan çiflig.

Me Lul Bashën, Berisha krijon legaci, krijon shtet monark, se pushteti shkon nga “baba” tek “i biri”. Me Lul Bashën, Berisha ëndërron të sundojë në Shqipëri deri sa të vdesë.

Berisha luftoi me dhëmbë e  me thonj që Lul Basha të shpallej Kryetar i Bashkisë të Tiranës. Tirana është BASTIONI i fundit i Shqipërisë për Berishën. Kush fiton Tiranën FITON pushtetin qendror në zgjedhjet e  ardhshme.

Janë pikërisht këto që e bëjnë më të rrezikshëm Lul Bashën se Berishën për momentin. Ai  do jetë një vegël qorre dhe tepër e rrezikshme në duart e Berishës edhe kur Berisha të mos jetë më në pushtet. Berisha do jetë gjithmonë nën lëkurën e Lulit të vocërr.

Lul Basha, po e theksoj përsëri, do jetë përjetësia e Berishës në pushtet. Po e them këtë për ata anëtarë apo simpatizantë të PD që ju ka mbetur pak bonsens në kocka për këtë komb por që ndoshta në mënyrë fëmijore ëndërrojnë se Lul Basha do të jetë e ardhmja e shndritshme e PD, do të jetë ripërtëritja, rigjenerimi i  PD-s. Mos e gënjeni veten. Mendoni pak Lulin në pushtet me Berishën në prapaskenë. Luli s’ka për të qenë kurrë i pavarur.

Lul Basha nuk është e ardhmja e Partisë Demokratike. Lul Basha është e ardhmja e klanit Berisha. Dhe mjerë Shqipëria n.q.s se Berisha e realizon ta bëjë Lul Bashën figurën qendrore të PD.

N.q.s Tirana i jepet Bashës, fatit të Shqipërisë i vihet një pikëpyetje shumë e madhe.

Lulzim Basha është një Rrezik Potencial për fatin e ardhshëm të Shqipërisë!

Shpëtoni Shqipërinë nga klani Berisha!

I thoni Lul Bashës JO!

39 komente në “I thoni Lulzim Bashës JO!”

  1. melisa says:

    esht mire qe kete mesash te mesiperm ta lexojn dhe ta lexojn e ta lexojn shum her dhe tu ngulitet ne tru trutharve qe ”votuan” kete semundje te vendit..dhe te kuptoj se ke kan votuar dhe se sa i ”mire” esht luli per shqiperin por sidomos per zemren e shqiperis,tiranen,…….

    1. arberia says:

      E dashur Melisa,percaktimi i bere per Lul Bashen nga zonja Ninfa Petrit Hakani eshte me se i sakte.Genet e saj jane nga nje familje e shquar Shqipetare,e lidhur me luften e qe ka dashuri te thelle per kete vend,qe po e masakrojne bandat e Lulit te Saliut e te Ilir Metes,i cili eshte i lidhur me njerez qe kerkohen nga interpoli ne zonat e Fierit per te vjedhur virgin naften..Ka ardhur koha te shporrim kete fare te keqe.

  2. F.Tasi says:

    Edher Orakulli i Delfit,s’mund te kish bere parashikim me te sakte.

  3. Turi says:

    Ky artikull eshte shume i frikshem, dhe per fat te keq eshte shume i vertete. Ky pushtet nuk rrezohet ndryshe pervec se me revolta. shpresoj shume qe partia socialiste te coj deri ne fund ate qe ka nisur deri ne anarki totale, pasi Saliu nuk iken ndryshe..!!

    1. Lenci says:

      Partia Socialiste ka Vdekur!

      1. fitim says:

        bravoooooo Lenci

  4. eli-Tiv says:

    …mbeshtes me te gjithe forcen time ..Jo Lulzim Xhelal Bashes….Duhet qe perhere t’i thone qe eshte djali i Xhelalit….1. Per te kuptuar qe nuk kalindur ne oborrin e kryeministrise
    2. emri i Xhelalit e zbeh lidhjen e tij me perendimin …ne fund te fundit eshte djali i Xhelalit
    3.familja e tij biologjike duhet ti ngjitet nga pas…Sali e beri Me Edin….ne dallim me Xhelalin (nga cili fshat e ka prejardhjen)…Kristaq Rama eshte unik ne qytetarine e tij…
    Ju lutem te dhena per Xhelalin ???

    1. Adi says:

      aaaaaaaaaaa te lutem shume…Lulushi ka grua hollandeze…hahahahahahahahah ose i kane thene qe i ngjas ca babait shpirteror te Sali Ram Berishes. neve si popull mire te na behet, se kesulen e veme sipas kokes

  5. Beni says:

    PO LULZIM BASHES

    1. melisa says:

      i thane qorrit meri syt e shiko,,,s’donte,,,,dhe puna juaj……

    2. fitim says:

      PO LULZIM BASHES

  6. Rani says:

    Nuk i thyhet jo Lulzim Bashes me fjale po me kallashe ne dore se ajo çfare po ndodh atje nuk ka fjale per ta pershkruar. Merrni armet mor buf

  7. Adi says:

    ky terheqes per grate??? ky nuk ka tru…e gjora ajo qe e mban ne shtrat…

  8. Kallarati says:

    Dikush ka thene: ”shprehja e nje fytyre te mire , nuk tregon pasqyren e nje shpirti te paster” Ky tradhetar i ndyre sado qe ta tregoj me embelsi hipokrizine qe e karakterizon , nje dite do japi llogari per te gjitha krimet, vjedhjet qe i ka bere kombit tone…mbrojtja nga PADRINO Berisha nuk do jete absolute…historia e hidhur e kombit tone e ka treguar se c’fare i pret tradhetaret, diktatoret dhe hajdutet e kombit! Shkrimi eshte per tu admiruar, pergezime Nimfa Hakani!

  9. genta says:

    Vetem nje gje nuk kuptoj, kush e quan kete njeri “te pamshem”. Ky fytyre eshte “just ordinary” dhe asgje me teper.
    Ate qe te gjithe dallojne ne fytyren e Bashes eshte nje shprehje katrani qe shume here formon fytyren e tij. Bazuar ne veprimtarine e tij antiligjore dhe kriminale, kjo shprehje katrani qe pasqyron shpirtin e tij nuk mund te fshihet pas buzeqeshjes se tij fallso dhe hipokrite.
    Ky karafil eshte vetem nje 37 vjecar sharlatan qe po shkon drejt fundit! Kandidimi i tij per kryetar bashkie nuk me duket ngjitje ne karriere!

    1. zana19 says:

      Genta, nqs se berisha me ate fytyre dhe me gjithe pislliqet qe ka bere e ben po e mban pushtetin e ka pasues, luli duket i lezecem ne krahasim me te dhe shume me shume karizmatik. Kjo eshte psikollogjia e njerezve. Ti sheh nje njeri te shemtuar ne lulin sepse sheh njeriun dhe mungesen e paburrerise ne te, por shume te tjere mund ta quajne te kendshem dhe nje te ri me te ardhme.Prandaj duhet ti cirrret maska per ate kategori qe e shikon ndryshe nga ti.

  10. liri says:

    Djalli fshihet ne detaje. Pas fytyres se bukur ka shtepine mashtrimi, pas dhembeve te bardhe eshte ckermitje, pas buzeqeshjes keni zgerdheshja, pas premtimeve e fjaleve te buta eshte KUku moj nana
    Me c degjuat nga gojae LULIT te lumte ju me cfare do te shihni te mjeret ju.

  11. fitim says:

    Urime Lulzim Basha Kryetar i Bashkis se Tirones,,je Njeri Serioz Kompetent dhe i dashur per Gjith Shqipateret Kudo qe Jane.

  12. Vladimiri. says:

    Nimfa Hakani dhe Halit Methasani jane dy anti demokratë dhe anti kombetarë.Idetë e tyre deshtake-socialiste ti perhapin ne Amerikë.Per ne që jetojme ne Shqiperi e qe banojme ne Tirane rrofte Demokracia, rrofte Europa e Bashkuar, rrofte Amerika ,poshte socializmi, poshte internacionalizmi proletar.

    1. Matrix says:

      O Vladimir na thuaj po pate kohë o i nderuar pse pikerisht thua që Hakani dhe Methasani janë anti kombetarë?

      Anti demokratë po ke te drejt nqs kuptimi i demokracise barazim me Berishën dhe klyshat e tij.

      Por nqe demokraci domethenë liria a individualit te ket te drejt te hapi gojen kur shef qe mëmëdheun po ja shkelin maskarenjte atehere ti o i nderuar Vladimir je pakez delusional.

  13. FINANCA says:

    THIRRJE DREJTUAR SHQIPTAREVE TE SHQIPERISE QE KANE LLOGARI RRJEDHESE, DEPOZITA OSE INVESTIME TE TJERA FINANCIARE NEPER BANKAT SHQIPTARE: [b]TERHIQNI GJITHÇKA KENI PA U MENDUAR GJATE SEPSE SHQIPERIA EDHE NJEHERE PO SHKON DREJT IMPLOZIONIT DHE SHPERBERJES FINANCIARE! NE QOFTE SE U DHIMBSET DJERSA DHE MUNDI JUAJ, QE SALI BABA ME DYZETE HAJDUTE PO PROGRAMON EDHE NJEHERE T’I PERPIJE PA LENE GJURME, SI NE 1997, THAJINI LLOGARITE SA NUK ESHTE TEPER VONE![/b]
    KJO THIRRJE DO T’U DREJTOHET TE GJITHA FAQEVE ONLINE NE GJUHEN SHQIPE.
    ASKUSH TE MOS ANKOHET NESER QE NUK U LAJMERUA NE KOHE, BOMBA ME SAHAT E KURDISUR NGA DIKTATORI BERISHA PO TROKET FINISHIN!

  14. sajmir says:

    E ardhmja e nje vendi varet shume nga shkollimi dhe intelekti i tij..cmund te presesh tjeter nga nje popull ku mjaft te jesh anetar i PD dhe me kristalin behesh elita e vendit dhe perfaqson juridikisht nje institucion kur nuk ke asnje ide mbi shtetin e se drejtes apo proceduren..si ka mundesi te votosh ende PD ne 2011 kur ska pasur qofte dhe nje peridhe 1 javore pa lufte institucionesh,kriza,armiq te brendeshem,ofendime rivalesh duke u futur dhe ne familjet e tyre,problemi nuk eshte Saliu por jemi vete ne qe kejojme Saliun si nje virus te na infektoje dhe indoktrinuar akome me shume cdo dite..turp

  15. skerdi says:

    NE respekte te gjitheve, politikanet tane kane marre funde NUKE respektojne asnje llogjike tjeter vetem kulturen e politikes dmth kulturen e sharjes te mashtrimit te ofenduarit te vrasjes per pushtet te eleminimite te personave qe nuke pranojne sic diktojne pushtetaret etj……..
    PO marrim si shembull BERISHEN
    ME te vertete kjo qe paraqete ai eshte kultura e ketij fshati dmth kjo eshte sjellja e banoreve te VICIDOLIT ,une themi se JO . UNE mendoj se banoret te VICIDOLIT nuke shajne , nuke vrasin ,te respektojne , nuke vjedhin ,jetojne me djersen e tyre ,presin dhe percillin pa i hyre ne hake njeriu.KJO shkone per te gjithe ,askush nuke ka lindur politikan ,vrases ,hajdute ,mashtrues . JU kujtoj qe te gjithe vini nga nje shtrese sado e varfer por me kulture .ATHERE PSE NE POLITIKE LINDE NJE KULTURE TJETER QE JU SHERBENE VETEM JUVE ?

  16. ISMAIL usa says:

    FALENDEROJ ZJ. HAKANI PER SHKRIMIN ATDHETAR QE ISHTE NJE RADIOSKOPI
    PERFEKTE PER SINDROMIN “BEJBI BASHA”
    UNE DO T’I SHTOJA DHE NJE ELEMENT TE RI KETIJ SHKRIMI:
    RASTESISHT NDOQA NJE EMISION NE TV KETU NE AMERIKE TEK
    KANALI BIO(biografi) dhe ndoqa per kuriozitet jeten e bosit te droges
    te kolumbise kriminelit PABLO ESKOBAR.
    AI KISHTE KETO CILESI TE NJEJTA ME LULIN TONE:
    1 -ishte i arsimuar
    2-vriste njerez me qetesi dhe me buze ne gaz
    3-kishte mbeshtetje te madhe ne njerez te pa arsimuar.
    DHE SOT NGA SONDAZHET 55% E BOGOTES
    JAPIN VLERSIM TE MIRE PER KETE KRIMINEL

  17. dorand says:

    shoke te nderuar komuniste kam kohe qe s kam shkruajtur po sic e dini kam qene i zene me fletat e votimit. Ca te juajat ca te miat bera si bera e e fitova tironen. Shukut rreshter fule i kam qef ti jap nje dopio johny walker, se megjithse eshte komunist une prape jam si krishti edhe fal. tani nuk po festoj publikisht se duhet me i dhone dreka e darka kolegjit zgjedhor keshtu qe jam edhe pak i zene per nja dy jave po rreshter kur te duash hajde ne tirone dhe e pime nje kafe bashke. po deshe edhe nei leje ndertimi shofim e bojme vetem hajde me leke me vete.

  18. skifteri says:

    Edhe Dulla i bukur ishte po na q.. n.. per 50 vjet…

  19. memphis says:

    nuk do mund te marri bashkine e Tiranes kjo fytyre imbecili asnjehere ,,populli kudo eshte gati,,shume me teper do vijne drejt shqiperise nga USA dhe europa vetem te mbrojne dinjitetin e tyre dhe te vendit,,Sali Berisha kjo kafshe e vjeter dhe e semure i ka ditet e numuruara dhe kete ai e di mire ..dhe eshte pregaditur per kete ,po kudo qe te futet nje dite do japi llogari ne shqiperi qyrraveci qe luan rolin e te Fortit..ai jeton akoma ne perallat me mic Sokolin dhe i duket vetja njeri i madh ..mund te cudisi vetem Tribute e tij te malsise jo shqiptaret

  20. Albana L. says:

    Per te gjithe ata shqipfoles qe kerkojne te perçajne shqiptaret ne Jug e Veri, duke i quajtur verioret e kosovaret militante injorante, le te lexojne faqet e nje te perditshmeje kosovare: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,18,54380
    Personalisht jam e mendimit se nje pjese e atyre shqipfolesve qe i thurrin himne dikatorit serb Berishoviç, jane serbe shqipfoles, por kurrsesi jo shqiptare. Pastaj ka edhe injorante – rrace ne prosperitet kjo sidomos ne pjesen derrmuese te Malesise se Gjakoves, ku njerezit jane aq te zgjuar saqe genjehen me dy kokrra miser e me dy sllogane. Por rendesi ka qe prishtinasit, prizrenasit, mitrovicaret, pejanet, podujevasit dhe gjithe qytetaret e kulturuar kosovare, nuk bejne tifo per kraljin serb, pasi e dine fare mire qe ai njeri qe ne momentin qe ka hyre ne skenen politike shqiptare, ka ndjelle perçarje, zi, shkaterrime e krim te papare si te punonte jo per shqiptaret por per armiqte me te betuar te shqiptareve, serbet e greket.
    Jo kriminelit Basha
    Jo babait te tij Berishoviç
    Jo perçarjes mes nesh
    Jo perkuljes
    PO KRYENGRITJES SE ARMATOSUR!

    1. Mentari says:

      ke shume te drejte

  21. Juafute says:

    Vallahi bre çuna,si ka lane gja manget Dulles,si me kene dora ved

  22. Cakalli7 says:

    E kujt o kjo kusia
    Kusia o e Zhelalit
    Quni e zhelalit sot o bo kraj i tirons
    ta mbani e ta gezoni pra tironca

  23. lira says:

    Mbeshtes Albana L. dhe memphis, shqiptaret e mencur dhe atdhetar nuk duhet te demoralozohen nga situata.Mostra e vucidolit, kjo kafshe e vjeter dhe e semure i ka vertet ditet e numuruara. Pas tij dhe kukulla prej lecke qe buzeqesh. Eshte vertet shume e veshtire kur ke nje pjese te popullit hajvan te arsimuar me diploma fallco, jurista 6-mujor, me nga 2-3 mastera te blera me parat e korupsionit te ketij pushteti, normale qe do mbeshtesin kete pushtet- pusht, ashtu si ky pushtet-pusht i mban ata. Poshte komunistet me ne krye sali shpellarin!

  24. bruna says:

    i duruari i fituari o njerez, mos u gezoni para kohe e verteta dali shume shpejt hallall voten o edi rama e meriton plotesisht ti e meriton dhe ti e ben kete tirane te begate!

  25. crazy......girl says:

    kjo Shqiperi e ka hak nje njeri kaq me bagazh dhe “kryenec” si vete z.Luli.
    Edi ,eshte nje zoteri i nderuar dhe eshte gjynah te nerperkembet me tej durimi i tij gia’ i shteruar…
    respekte shokeve te partise !!!

  26. crazy......girl says:

    pastaj laj thaj keto kemi ,,,,ndryshe si t’ia themi ?!

  27. Lulushi_buzeqesh says:

    Ore po nje gje se kuptoje, pse qesh si idjot ky edhe kur flet per gjera serioze?

  28. sako says:

    po per klanin pervers re Rames kur do shkruash hihihiih

    1. redalb77 says:

      hahahahaha, kane shkuar te gjith tek luli, i terheq me teper!!

  29. debatiku says:

    Redaksi ,me lejo te falenderoj shkruesen znj.Nimfa,per analizen taman radiografine,skenarin e sakte qe I ka bere si berishes dhe Lulit.Shkruesja eshte nje intelektuale ,atdhetare e denje,teper e nderuar,respektuar,teper e ndershme,korrekte,me intuite vecant.Rrjedh nga familje intelektuale ,me tradita larta patriotike,me kontribut maksimal per patriotizem……Ceshtja atdheut eka shqetesuar vazhdimisht,ka shkruar vazhdimisht-por ky artikull eshte orientues per gjithe ne, per PD ne vecanti dhe per .Lulin qe duhet
    ta lexoje…me lapes ne dore – se sheh vetvehten ne pasqyre,…….
    Popull nxirr TI,mesim…..Jo kurre Lulit saliut,sepse kerkohet ,TE iki perjetsisht berisha,luli etj,dhe te clirohet vendi…Te filloj pranvera E vertet….per gjithe popullin e shumevuajtur shqiptare.Saliu vodhi vota per Lulin,per pasur perjetsisht ,AI, vehten,pra ai te zaptoje vendin. ….Saliun e keni ndigju…si shprehet– jam ketu edhe 2039…..
    qe ka projekte perjetsie?smendon se vdes neser……Sot Lulit ti thoni…./.JO.JO,JO….VLERSOJENI SHUME- MENDIMET,ANALIZEN E ZNJ.NIMFA HAKANI,je mrekullueshme, na ke dhene ushqim drite dhenes,per popullin,partite e politikanet…….bravo….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje