KE: Shqetësuese mënyra si veproi KQZ. Zgjedhjet nuk kanë mbaruar

24 Maj 2011, 14:13Politika TEMA

Natasha Butler: Ne vërejtëm gjithashtu çështjen e llogjikës ligjore të vendimeve të KQZ-së, për të numëruar të ashtuquajturat vota të hedhura gabimisht, dhe kjo  eshte nje ceshtje shqetesuese

 

Zëdhënësja e Komisionerit të BE-së, Natasha Butler deklaroi se procesi elektoral në Shqipëri nuk ka përfunduar ende dhe se Kolegji Zgjedhor që do të shqyrtojë ankimimet duhet të funksionojë në mënyrë të pavarur.

Në një konferencë për mediat, Butler u shpreh se procesi i ankimimit duhet të zhvillohet në mënyrë të drejte dhe transparente dhe Kolegji Zgjedhor të funksionojë në kuadrin ligjor të Shqipërisë.

“Pikë së pari, në lidhje me pyetjen se a do ta njohë Komisioni Europian rezultatin e këtyre zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Sigurisht që në fillim ne mbajtëm shënim publikimin, dje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rezultatit për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës. Por në vërejtëm gjithashtu çështjen e logjikës ligjore të vendimeve të KQZ-së, për të numëruar të ashtuquajturat vota të hedhura gabimisht, eshte nje ceshtje shqetesuese. Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende”, tha Natasha Butler, zedhenese e KE-se per zgjerimin.

Procesi zgjedhor konsiderohet i paperfunduar, sepse sic sqaroi Butler, per komisionin eshte e rendesishme edhe menyra sesi do te trajtohen ankesat.

“Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër plotësimin e procedurave të apelit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare, megjithë vlerësimin e misionit të vëzhguesve të OSBE-së.Sigurisht që ne presim që procesi i apelit të zhvillohet në një mënyrë krejtësisht të ndershme, transparente si dhe të procesohet me pavarësi. Këtë thirrje ja kishim bërë edhe KQZ-së, e cila duhej të sillej si një institucion kyç dhe i pavarur. Presim gjithashtu që ky proces i apelit të përputhet plotësisht me kuadrin ligjor në Shqipëri. Është gjithashtu e rëndësishme që zgjidhje konsensuale dhe solide të gjenden për ato çështje të cilat nuk mbulohen në veçanti nga kuadri ligjor dhe qe lene hapesire për interpretime. Pra nga kjo pikëpamje ne i bëjmë thirrje liderëve politikë të gjejnë një zgjidhje për këto çështje. Interesi i vendit dhe vazhdimi i integrimit europian duhet te mbizoteroje perpara interesave partiake”, tha Butler.

A i plotesoi Shqiperia standartet nderkombetare me keto zgjedhje? Komisioni Europian me cfare ka verejtur deri me sot, thote ‘jo’.

“Në lidhje me pyetjen se a konsiderojmë ne që këto zgjedhje plotësuan standartet europiane, kjo është një pyetje shumë e rëndësishme, pasi siç e dini, kjo ishte dhe një nga 12 kriteret e Opinionit të vitit të kaluar. Pikë së pari duhet të them se nuk ka ende një vlerësim përfundimtar për zgjedhjet, pra ne po presim raportin përfundimtar të OSBE-së.Por sigurisht që të bazuar në raportin paraprak dhe në atë të ndërmjetmin, nga njëra anë pamë elemente pozitive, pasi dita e zgjedhjeve ishte disi e qetë dhe votimi shkoi në përgjithësi pa pengesa, përveç disa incidenteve të cilat ne i mbajtëm shënim.Gjithsesi, ngjarjet që ndodhën para ditës së zgjedhjeve dhe në veçanti ato në përiudhën post-zgjedhore, në veçanti ato që ndodhën këto ditët e fundit nuk përputhen me standartet e njohura ndërkombëtarisht për zgjedhje demokratike. Kjo është me të vërtetë për të ardhur keq,  pasi siç jua përmenda standartet për zgjedhjet janë një prioritet kyç për vendin dhe një element thelbësor për përparimin e Shqipërisë në rrugën europiane”, tha Butler.

13 komente në “KE: Shqetësuese mënyra si veproi KQZ. Zgjedhjet nuk kanë mbaruar”

  1. Lenci says:

    Po mi Tasha, llaf e ke ti kte?

    1. hasan says:

      Moj e dashura Natasha.Po pse votojne njerezit sipas zonjes moj?Pse te shkojme ne votime ne shqiptaret ,te lodhemi me mbledhje mitingje militante etj,etj?Pse te kemi komision zgjedhor me shtate anetare?Mjafton vetem nje Ristani te dale e te na thote se çka vendosur Adhamudhi.Do te jetojme vertet te kenaqur se e dime qe Adhamudhi do te na mbushe me arra e lajthi ullinj e plot e plot te tjera.Futnani ne Europe keshtu siç jemi ne jemi te mire si bageti dmth si dele,ju pse na trajtoni si te eger?Sikur edhe egersira te ishim nuk kemi çi bejme nje komuniteti prej qindra milionesh me njerez.Mos ndofta nuk na pranoni per shkaqe xhelozie se ne jemi te paret(nga fundi)ne Bote ne shume tregues ekonomike politike e sociale?Mos u beni xheloze por mesoni nga lidershipi yne qe te nxirni dhe veten nga kriza ekonomike qe ju ka mberthyer per fyti e nuk po ju leshon.Ju uroj shendet zonj(usha )Tasha,sigurisht dhe eproreve tuej.

  2. agushi says:

    Po moj xhane , po moj teze tasha e ka merak vet xhaxhi sala te jen te varur e te pavarur , te tredhur e te patredhur , trasparent e qese najloni fare , prandaj boni gjumin te qet ju , mos e rruni fare .

  3. tarasi says:

    a te lumte o agush

  4. fule says:

    Pavarsine e Kolegjit nuk e kercenon Opozita, kjo eshte e sigurte. Te pakten keshtu tingellon. Vetem te thoshte hapur pastaj Qeveria mos nderhyje ne vendimarrjen e Kolgjit.

    Mos harrojme se ne Egjipt Tunizi e gjetke, nuk e nisen te huajt; e nisen vete njerzit aty; Nje pjese e ketyre te KE mund te jene dhe merzitur me ato ndryshime qe ndodhen por e kane pranuar si fakt te kryer pastaj.

    1. Lenci says:

      o fule, ti duhet t’a dish me sakte se kjo Tasha duhet te jete zedhenesja jote sipas titrave.

      1. pjeter mustakuqi says:

        shko mor pirdhu

    2. tg usa says:

      “fule”o flori shqiperia nuk eshte vend afrikan apo arab packa se se gjysma apo me shume jane mysiman te kthyer me zor nga turku bashk me mua qe e kam ndrruar ate fe te poshter arabe se nuk jam arab por jam europian, por shqiperia eshte mu ne zemer te europes dhe eshte antare e natos qe ju shoke komunista fanatik te etur per gjak kurre nuk do ta beni shqiperine sic e bete ne 97-n dhe si libia dhe tunizia o te pa udhe.

      tg usa

  5. dymi says:

    Vini re theksin e forte kritik te Batlerit: duke folur per procesin e apelit,” kemi kerkuar qe te jete i ndershem e i drejte dhe te procesoje ne paveresi”. ” Kete kishim kerkuar edhe per KQZ e cila duhej te sillej si nje institucion kyc e i pavarur.” Pra sipas Batlerit duhej te sillej por nuk u soll si nje institucion kyc e i pavarur.Po kujt ja thote, si Sal-iu ashtu edhe disa komentues qe mezi ja kuptojme se cfare gjuhe shkruajne e per pasoje se c’duan te thone, si ky Lenci dhe nje fare ferizaj qe duhet te jete me origjine nga Beogradi andej nga eshte edhe shefi i tij S B.

  6. lena says:

    dhe vrasesi do i mari ne konsiderat fjalet tuaja zonj e nderuar juristet do i lej te vendosin ashtu sic e parashikon ligji te lir e te drejt me nje pistolet mbas koke. zoti past meshir per ket popull e ne pacim meshir per veten tone ,te mos rrim me ne gjum por te zgjohemi para se te na marre lumi (NE FAKT NE NA KA MARRE ME KOH KY LUM I GJAKOSUR POR SKEMI SY TE SHOFIM )…..

  7. Frederik says:

    Perse duhet te vendosim dike nga jashte si te zotin e shtepise , kur syte e gjithe shqiptareve pane se ç’ndodhi. Duhet te keni nje gje parasysh se keto misione qe vine kane vetem masken per kontrollin teknik ligjor , por jane marre me pare vendimet politike se çfare do te behet me Shqiperine. Mos harroni dhe denoncimin qe beri dhe nje nga vezhguesit per terheqjen e vemendjes nga ana e ambasadoreve ndaj vezhguesve se raporti duhej te ishte i zbutur. Pra , Berisha paguan me parate e taksapaguesve dhe ata llapin ne kurriz te shqiptareve . Mos u dorezoni dhe ndjeni inferiore ndaj te tilleve qe tallin b.then me shqiptaret. Tani pas pilafit ata shprehen qe mund te ndihmojne. Jashte te tillet, s’eshte e nevojshme Europa per shqiptaret qe te shkojne te skllaveruar shpirterisht. Mos harroni vende te ndryshme europiane qe kane ngritur ne majat me te larta standartet demokratike ne vendet e tyre dhe i thone jo Europes. Lufta eshte rruga me e shkurter per te arritur rezultatin e duhur. Varet se çfare lloj lufte do te beje opozita. Mos u dorezoni ose ndryshe PS dhe gjithe opozita ka marre fund dhe si Parti te nenshkruajne falimentimin para shqiptareve.

  8. xhemil. says:

    Krahun Dogmatiko-Stalinian në Shqipëri po e mbështetin të ashtuquajturit “Partnerë ndërkombtarë” Mos u tallni më me Shqipërinë. Shumica progresive e Shqipëris ju ka zbuluar, veçse i ka zënë rrota bishtin.

  9. Alban Dega says:

    SALI BERISHA VENDOS NEN SHTERRETHIM KOLEGJIN ZGJEDHOR

    – Jo me boll me… Zollumqari me i madh shqiptar e ka tepruar me
    provokimet ndaj popullit te vet…

    – Do ti duket Vicidoli…. Dolivic. vrima nga del vici apo …. Vrima e
    e miut peseqint grosh, sic thote sovrani

    – Nje kujtese jo e larget nga vendlindja e Berishes, Malesia e Gjakoves
    ose “kembet e lehta faqja e bardhe” !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Kryeministri Sali Berisha dhe strukturat e tij paralele ilegale, te ngjashme me ato serbe ne Kosove vendosen ne shterrethim te plote Gjykaten e Apelit te Tiranes, domethene Kolegjin Zgjedhor. Dhjetra police me uniforme apo civile, pjestare te njesive speciale dhe te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte tashme kontrollojne edhe mizat qe i afrohen ketij institucioni.
    Berisha ve nen shterrethim te plote organin qe do te marre vendimin ligjor per aktin antiligjor te vjedhjes se votave prej kusareve e tij. Nje akt i mirefillte terrori psikologjik dhe presioni i qeverise se kusareve pa asnje aresye as logjike ligjore. Askush nuk e kercenon, askush pervec Sali Berishes nuk e ka rrethuar, askush nuk ka protestuar per ndonje vendim te ketij organi te nderuar te drejtesise shqiptare.
    Eshte nje akt tjeter i kunderligjshem i kryeministrit shqiptar. Eshte nje provokim tjeter i tij ndaj opozites dhe se pari ndaj popullit shqiptar. Ai ngjason me veprimet e cmendura te toreadoreve te keqinj qe tundin shamine e kuqe para demit per ta terbuar me qellim qe ti ngulin thikat vrastare, sic veproi Berisha me 21 janar 2011 ne qender te Tiranes ndaj sovranit qe po e terbon perdite e me shume me mbrapshtite dhe zollumet e tij pa fund.
    Zollumqari me i madh stalinist jo vetem i Shqiperise por edhe Evropes, Sali Berisha me provokimet e tij, me zollumet e tij, me kusarine e tij , me ekzekutimet e tij… po e ben te derdhet gota e durimit te popullit. Po e con deri ne tejskuqje kazanin e vetpermbajtjes dhe vetkontrollit te demosit.
    Sali Berisha po luan me zjarrin e revoltes popullore qe po zien si nje vullkan qe mund te shpertheje ne cdo cast. E ndersa populli shqiptar nuk ka asgje tjeter c’te humbase pervec prangave dhe zollumeve te Berishes dhe klanit te tij, keta te fundit mund te humbasin shume me teper se cfare nuk duan ta kuptojne!
    Ua kane zene syte zollumet. Ua kane dyllosur veshet gjemimet e Gerdecit dhe klithmat e viktimave te Otrantos, mallkimet e e zemrave te shamizezave dhe jetimeve te viktimave te 97-es, te Gerdecit, te Bulevardit “Deshmoret e Kombit”… Ua ka kapluar mendjen kusaria e hajnia, djersa e gjaku i grabitur e shqiptareve.
    I ndjek si fantazmat mallkimet i qindra mijera te papuneve, listave te bukes, mjerimi i demosit shqiptar Paraja e djersa, mundi e pasuria e tij e grabitur do ti ndjeke edhe ne sketerre. Harami eshte haram e nuk ben hajer!
    Ne vend te pranoje veridiktin e popullit e pergezoje fituesin real e pa hile te 8 majit 2011, ne vend te kerkoje falje e meshire me perunjesi, zollumqari Sali berisha po hedh me shume benzine ne zjarrin e vullkanit popullor. Zollumet e vjetra i trashe me zollume e hile, me provokime e cinizma edhe me te medha.
    Kush luan me zjarrin digjet, keshillon sovrani…. Enough it’s enough… Nuk behet fjale me per boll me. Eshte bere shume me teper… Eshte bere teper teper.
    Sali Berishen as banden e tij te gangsterve e kusareve nuk mund ta mbroje e aq me pak shpetojne as forcat speciale e as nderhyrja e shpejte, as garda pretoriane e as komandot e “Kolonelit te Asfalise greke Arben Imami” e as strukrurat paralele e paranmilitaret serbe.
    Ishin shume me te fuqishme e me te pasura ato te Ben Aliut, Hosni Mubarakut, Muamar Kadafit por dihet rezultati… Tani ato kane ose po arrestojne zullumqaret qe deri dje i komandonin e shperdoronin tamam sic ben sot Berisha ne Tirane!
    Vullkani eshte vullkan. E Bota nuk njeh me te fuqishem se vullkani i revoltes popullore. Tahriri, Tunisi, Bengazi, Sana, Damasku… jane shume te fresket per tu harruar.
    Thirrjet per t’i ulur shpatat, kushtrimin e trurit te kombit per terheqje nga nje fitore me hile, kerkesat per marrveshje e mirekuptim, kompromisin zollumqari Berisha i konsideron si dobesi. Nje gafe e madhe ne malin e gafave pafund te tij.
    Mos luaj me zjarrin Sali Berisha! Hidh uje e akull mbi te e jo benzine para se te jete teper vone. Stop provokimeve ndaj popullit tend. Perndryshe… perdnryshe do te duket Vicidoli Dolivic, domethene vrima nga del vici…. Vrima e miut peseqint grosh, thote sovrani…
    Calm down Mr. Premier! Qetesohu ! :

    … Se mileti po gatitet,
    Se tirani lebetitet,
    Se pëlcet, kërcet furtuna,
    Fryhet Vjosa, derdhet Buna…

    Neser eshte e do te jete teper vone. Neser eshte e do te jete kurre jo vetem per ty e klanin tend. Neser nuk do te kete neser as per zollumqaret e as per harambashet, as per kusaret e as per vrastaret. A nuk e ka thene vete Berisha se “Lufta per voten eshte lufta per koken!”
    Edhe nje kujtese nga vendlindja jone e perbashket , Tropoja. Eshte shume shpejt per te harruar Z. Berisha janarin 1991 ne Bajram Curri ! Si ti, si Arben Imami, si … heroi Azem Hajdari ia mbathet me te katra perballe vullkanit te revoltes se popullit tropojan ndaj provokacioneve tuaja.
    Akoma jane te fresketa ne syte e bashkevendasve tuaj fektimat e pardesyve tuaja te bardha kur ia mbathet si lepujt qimebardhe perballe atij uragani. Kembet e lehta faqja e bardhe, themi ne tropojanet . Prandaj mos na u hiq me trim i cartun se c’te njohim mire sidomos ne tropojanet.
    Per mujshan, per zullumqar, per hileqar, per pabesie tradheti nuk ta merr askush… As per te ecur mbrapsht. Nuk thote kot Malesia e Gjakoves: Berishasit edhe kur mbytet ne lume kerkojani kufomen perpjeti jo teposhti. Edhe per se vdekuri ata ecin mbrapsht. A ka prove e deshmi me te forte per kete se politika jote !? Sigurisht dhe absolutisht qe jo !
    Sot eshte mjaft heret per ti thirrur forces se aresyes e jo per te perdorur aresyen e forces, e jo fuqine ilegale te kartonit te kusarise se votes se vjedhur.
    Asnjehere nuk eshte vone per pune te mira per tu kthyer ne rrugen e Zotit. Rruga e Zotit eshte e do te jete rruga e popullit. E di pse !? Sspse Vox Populi Vox Deus! Pra: zeri i popullit eshte zeri i Zotit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje