Kolegji Zgjedhor pritet që të marrë ndoshta vendimin më të rëndësishëm që prej krijimit të tij. Bëhet fjalë për shpalljen e rezultatit se kush e fitoi garën në zgjedhjet e 8 majit për bashkinë e Tiranës. Kjo, pas vendimit shumë të dyshimtë dhe të diskutueshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që shpalli në tavolinë fitues Lulzim Bashën, edhe pse Edi Rama, në përfundim të procesit të rregullt të zgjedhjeve, doli fitues me 10 vota më shumë. Por, kush janë 8 anëtarët e Kolegjit Zgjedhor, të cilët kanë në dorë më shumë se sa shpalljen e fituesit të Tiranës?
Sashenka Jonuzi
Është shpallur dy herë anëtar e Kolegjit zgjedhor dhe është anëtarja më e vjetër në moshë në këtë institucion. Falë punës dhe integritetit të saj gëzon një emër të mirë në radhët e juristëve, por edhe mes partive politike, aq sa është miratuar dy herë për të qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor. Prej vitit 1987 ushtron funksionin e gjyqtares pranë Gjykatës së rrethit Vlorë. Në vitin 1998 është emëruar gjykatëse në shkallën e dytë të gjyqësorit në Vlorë.
Astrit Kalaja
Një tjetër anëtar i zgjedhur për të dytën herë në Kolegjin Zgjedhor është Astrit Kalaja. Ka lindur në qytetin e Shkodrës dhe u diplomua në vitin 1993 në fakultetin e Drejtësisë. Sapo mbaron studimet me titullin “Jurist”, emërohet në detyrën e gjykatësit në rrethin e Shkodrës. Shtatë vitet e fundit ushtron detyrën e anëtarit të gjykatës së Apelit, çka e dërgon në 18 numrin e viteve që e lidhin me sistemin e drejtësisë.
Tom Ndreca
Tom Ndreca, i lindur në Mirditë ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Tom Ndreca është diplomuar në fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, në vitin 1979. Stazhin e ka kryer në hetuesinë e Bajram Currit. Më pas, për dhjetë vite me radhë ka ushtruar detyrën e juristit në ish-Komitetin Ekzekutiv të Kukësit. Rikthehet në Mirditë për të punuar në ish-Komitetin Ekzekutiv për një vit sërish si jurist. Më pas, po në vendin e lindjes punoi për tri vite fillimisht si prokuror i sektorit gjyqësor dhe më pas prokuror rrethi. Në vitin 1994 emërohet gjyqtar i gjykatës së Apelit në Tiranë, detyrë të cilën e ushtron prej 16 vitesh.
Petraq Koço
Në vitin 1995 diplomohet si jurist në fakultetin e Drejtësisë. Një vit më pas emërohet gjykatës në Sarandë, detyrë të cilën e ushtron deri në 2002-in. Për një vit (2002-2003) ushtroi detyrën e gjykatësit të Apelit në Gjirokastër. Aktualisht ushtron detyrën e gjykatësit në Apelin e Durrësit.
Entela Prifti
Entela Prifti u diplomua si juriste në vitin 1992, në Universitetin e Tiranës. Pjesën më të madhe të karrierës së saj e ka zhvilluar në qytetin e lindjes, Korçë, ku fill pas mbarimit të shkollës u emëruar si gjykatëse në gjykatën e rrethit. Prej 2001-it është anëtare e gjykatës së Apelit në Korçë. Ka qenë anëtare e Kolegjit Zgjedhor edhe më parë.
Meriban Mullaj
Në vitin 1976, Meriban Mullaj diplomohet si juriste në Universitetin e Tiranës, fakulteti i Drejtësisë. Në vitin 1987 emërohet gjyqtare në gjykatën e rrethit Korçë, detyrë të cilën e ushtron deri në 1994-ën. Për pesë vite me radhë ushtroi profesionin e lirë të avokates, për t’u rikthyer në vitin 1999 në gjykatën e Apelit.
Dhurata Haveri
Është diplomuar si juriste në fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në 1992. Fill pas mbarimit të studimeve, emërohet gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ndërkaq, përgjatë viteve 1992-1996 dhe 2000-2001 ka qenë pedagoge e jashtme pranë universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Për katër vite (2000-2004) ka ushtruar detyrën e gjyqtares në gjykatën e Apelit në Shkodër. Prej vitit 2004 ushtron detyrën e gjyqtares së Apelit për Krime të Rënda. Në dhjetor 2007 u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Marie Qirjazi
Aktualisht, mban postin e drejtueses së gjykatës së Apelit në Gjirokastër. Ajo ka punuar si gjykatëse në gjykatën e rrethit të Sarandës. Në të kaluarën, ka qenë anëtare e gjykatës së Gjirokastrës.
I urojme pune te mbare ketij ekipi te mrekullueshem ekspertesh.
4 me 4 eshte ndare po kush do jete tek ai grupi i pese gjyqtareve qe do marri vendimin me te madh ndonjehere ne histori te demokracise. sido qe te jete vendimi opozita duhet te kerkoje doreheqjen e regjizorit te vjedhjes agjentit serb 007 (targa e makines)
un per vete nuk kam shpres fare tek keta. keta nuk jan as me shum e as me pak se kqz e ristanit. kolegji zgjedhor nuk eshte i pavarur , ai eshte i varur nga sali bej bisha. un jam shum pensimist per vete. edhe sikur te jen keta te pavarur saliu do ju kercenoj femijet dhe cdo gje te shtrenjte qe kane ne familje. edhe keta te shkretet do thone me mir tja japim saliut sesa te na vrasin femijet.
mirdita o permetar.nuk ma ha mendja se sala eshte kaq i eger tani
Une besoj se tani është me i egër…
Permetari, Saliu mund te kercenoje çte doje, po eshte si ujku pa dhembe lol
Priftin e kercenuan me jeten kur nxorri nje nga skandalet me te medha me videon qe kishte rregjistruar Meten e sagje si ben, aq me teper qe dosjet i ka plot per vete per vjedhje.
Populli shqiptar, fatkeqesisht eshte popull frikacak, ne behemi trima vetem per gjera ordinere, asnjehere per ideale, e kete gje e ka kuptuar mire Sala, ndaj dhe vazhdon te beje pershesh.
Mendoj se kolegji zgjedhor fëmijët e tij, i ka të siguruar kur e ka mirë me popullin se sa Sali tiranin.
Ashtu është xha Xhemil…
Ky ekip me duket mua si pro PS-se –Sala duhet te marre masa se ka per ta ngrene sa krahu nga ky ekip hahahahaahahahahhaahahahahahahahahahaha
Sashenken e kam pasur komshije ne Vlore –Eshte njeri i mire dhe e drejte –Nuk diskutohet qe do votoje pro Edit –Zere se jam une atje
–Por edhe ata te tjeret me duken Premtues —-hahahahahaahahah
o vellezer mbaroj sala .ytja more burra ytja
Me preukupon shume mosha e ketyre, jane shume te rrinje per te marre vendime te tilla
Gjykatat jane me te kurruptuara se qeveria fashiste e PD
Drejtë…
Pse nuk ishte po ky kolegj qe morri vendimin per 2009 dhe ja pame hajrin ne 2011. Po te kishte marre vendimin e duhur Kolegji Zgjedhor ne 2009 nuk do te kishim kete situate sot.Une nuk kam fare besim se, se ne rast se nuk i kercenon Sala ata kane ngrene te gjithe nga nje luge corbe te prishur dhe do ta vjedhin ate per tere jeten.Mos ja qani hallin atyre se i kane ngrene corben me kohe dhe do te japin vendimin me te mire per Saliun,keshtu qe populli po ne rruge.
ja dhe nje mundesi tjeter per futjen sa me te shpejt ne evrop..po gabuan haroeni evropen per nja 7 vjet se saliu mesa shikoji nuk do antarsimin ne evrop e ka mendjen ke froni e ke leket..
nuk eshte as frike e as turp te mbroni te verteten e ketij populli, zoti ju dhente force dhe vullnet te thoni fjalen dhe vendimin e drejte.
Po Po kolegji zgjedhor ka per ta zgjidhur kete problem me siguri? Mos u beni merak do ta zgjidhin ata sic ka ndodhur ne te kaluaren, ja shikoni Gerdeci, 21 Janari, e Qindra e Qindra te tjera jane zgjidhur dhe te gjithe fajtoret kane vajtur brenda hallall hallall, urime urime te metejshme ne RRUGEN DREJT VUCIDOLIT DHE SHPELLAVE TE ERRETA, ZOTI E BEKOFTE KETE POPULL DHE SUKSESE TE METEJSHME.
as mos e mbani mendjen fare se ky kolegj do marre vendimin e duhur.ky eshte i njejti kolegj i 2009.sali barbari ua ka lyer rroten dhe ketyre se ndryshe nuk e merte mundimin ta ndryshonte rezultatin ne tavoline fare.drejtesine ne shqiperi e ka mare lume me kohe.zgjidhja e vetme dhe e shpejte eshte permbysja e ketij sistemi qeverisje e drejtesie.eshte me kosto te larte po sa me shpejte aq me mire.duhe pa tjeter qe ne shqiperi te vendoset nje qeveri e perkohshme me pjesemarje nga te gjitha partite ne vend ku te vihen rregulla te reja dhe te drejta per te gjitha palet pra duhe te fillohet nga aja.partia demokratike duhet te riformohet me elemente te rinj dhe te ndershem
I uroj pune te mbare ketij ekipi. Eshte ne dinjitetin e institucionit qe ata perfaqesojne, ne dinjitetin e tyre qytetar e profesional, t’i tregojne opinionit shqiptar e atij nderkombetar se ky vend nuk ka vdekur, por do te dije te eci me vendet e tjera te Evropes.
po gjyna nuk eshte per ne si popull po na ka denuar zoti.50 vjet enveri car i deshi qejfi beri.20 vjet saliu dhe ku eka fundin.se i kene thene asaj fjales maloku mos hipte ne kale se nuk zbret me……… te me falin malesoret e ndereshem.ai kolegji zgjedhor mua sma mbush mendien hic fare.se dhe ato jane kukullat e saliut.
Nuk besoj se ata mund te lajne mekatet neser, se ata kane aq shume ne kurriz sa dhe drini qe hapi Sala dhe Meta nuk i lan dot ato mekate; lerini ne rrugen e tyre te mbrapshte me Saliun ne krye se populli do ta gjej rrugen vete, paksa e ndryshme nga 1997, por me force. Nuk mban me, vuajtjet kane shkuar ne palce!
E perse po vuan ti, mor Ermal?! Kush po te prek ne palce? Apo je nga ata qe e mbajne kallashin ne dollap dhe masken e zeze ne dyshek dhe me zi po pret ti nxjerresh nje dite? Je nga ata “trimat” e Komiteteve te shpetimit qe pret te behesh shef komisariati? Kush je ti qe permend forcen dhe dhunen ne vitin 2011, kur shqiptaret aspirojne te hyjne ne Evrope? Te lumte o trim i malit se do tja shohesh hajrin asaj “force”.
Gjithe keto pyetje retorike mor kaktus.
Do te pergjijgen une se besoj se do jete e njejte jo vetem si e Ermalit po edhe 3.000.000 Shqipetareve te tjere.
NE po vuajme nga post komunismi sindrome. Kemi 20 vjet ne te ashtequajturen ‘demokraci’ ku perfiton matrapazi, rrugaci, te cmendurit (ska lidhje me te semuret mendore) vrasesit, hajdutet etj.
NA kane shkuar vuajtjet gjeri ne palce se skemi pune, siguri, drejtesi, e per me teper na ka ikur edhe ajo cik shprese qe kish mbetur kur shikon ‘nje bukuri’ qe besohet se do udheheqe ate Tirane .Bukuria e rralle qe thua ti, supozohet te jete shume ne kontroll te asaj cfare flet, vepron e gjykon per shembull po te jap nje rast ishte minister i mbrojtjes dhe vrau 4 vete( urdheroi ), ose vjedhjet e papara te taksapaguesve e legjenda te tera qe vete kosovaret e dine se cka bere ne kohen kur ka pas punuar me majmunin ergite.
Ai eshte ‘trimi’ shqipetar kaktus ku me mbeshtjetjen e bac sales futi percarje mes popullates qe ti edhe une te vrasim njeri-tjetrin qe ai te perfitoj. Ai ‘trim’ nen fuqine madheshtore qe i ka dhene sala perdhunos drejtesine, perdor dhune ndaj popullit, dhe perdhunos realitetin.
Ne nuk kemi nevoje per te hyre ne evrope, leri pallavrat e berishes ketu ,ne duhet te aspirojme vlerat me te medha te njeriut per te jetuar, per te qene i lire, i pavarur, human me njeri-tjetrin.
Kaktus me bej nje nder ashtu si edhe disa miqte e mi ne qoftese do te mbash vendin e punes rri e hesht se te kuptojme.Nuk po presim revolucion nga ty apo miqte e mi, por vetem heshtni dhe ju kuptojme.
Faleminderit.Te pershendes.
Hej,po ju te gjith paskeni qene kopila o serbi o greku.
Po ca tkeqe u boni sala me juve,pa viza ne europe,tunela na,nato na,ca k..doni me.
RRoft sala
A e terhoqe porten tu dal prej shpellet mor shpellar,,,,,,mos me dal dhe shpellaret e tjere,si puna jote,se na mjafton vetem ti!!!!!
yshttttttt!!!!! kopil i turqise!!
fkyou!
eh, Saliu i ka te gjithe ne xhep sepse menyra si sundon ai nuk lejon te kete institucione, ne kemi vetem diktator —- as mos prisni gje nga kete mos u tallni kot
Per derisa ka vakum ligjor ne kodin zgjedhor zgjidhja eshte perseritja e zgjedhjeve per kryetarin e bashkise vetem me nje kuti qe nuk do kete me shanse per gabime ne votim.Kjo do ishte edhe vendimi me i sakte i kolegjit zgjedhor.Fajin e kane juristet e dy partive te medha qe nuk e kane qartesuar mire te shkruar te zezen mbi te bardhe.
Kush ma jep nje pergjigje: Pse jane marre nen ruajtje dhe vezhgim keto anetaret e Kolegjit Zgjedhor? Prej cilit duhen ruajtur keto? Mos valle kemi te bejme me nje presion te kamufluar ne emer te sigurise se tyre?
Astrit Kalane te pakten e paska kunder Sala, ai komunist eshte.
une se pari i uroje pune te mbar kolegjit zgjedhor dhe si shqiptar qe dua shqiperine i bej thirrje ketij organi te lart drejtesie qe te rregulloj imazhin e demtuar te shqiperise[pas 8 majit]dhe ti kthej qetesine ketij vendi, qe aq shume e ka nevoje…
Nuk kam besim ne ket lloj gjykate hic , vetem i ven nji kapak te zi ksaj shamate elektorale qe vec ngatrron se nuk zgjill kurrgja.kush i ka emru kta gjykates salihi , tosi, metja, edvini. te tane jane servila te friksuem partish , nuk kan emen me ba pune t’ vyeshme, vetem presin telefonate si me ba. ke do shpallin nuk asht ma kryetar bashkie i zgjedhun por i caktuem si puna e presidentave.
Miqte e mi keta gjykates jane pa integritet sepse njera fut hajdutin ne shtepi dhe thote 5 X5 bejne 55, nja dy te tjera jane nga veni i sales dhe na merr lumi! Lumi me i madh na merr me nje KLD dhe nje president lolo qe i ka zgjedhur keta………….
More miq, keta 8anetare te kolegjit zgjedhor kur votojne, votojne ne menyre te fshehte ne nje kuti te caktuar apo votojne me ngritje dore? Ne se votojne me ngritje dore ( pra vote jo e fshehte ) atehere mbaroi kjo pune. Basha behet kryetar bashkie, ne se votojne ne menyre te fshente nuk e di se si do veje kjo pune. E keni pare, Sala i ka marre masat, nen pretekstin e ruajtjes se jetes se 8 anetareve ai ju ka vene nga mbrapa agjente civile te policise. Kjo per mua eshte presion qe ai ben. Me vjen keq se, Sala deri tani ka bere gjithmone nje hap perpara Edit dhe nderkombetareve. Ai i ka vene ata para faktit te kryer. Eshte mjeshter ne fushen e vet te mashtrimit, vemja.
Ky kolegj fund e krye esht i manipuluar nenshtruar vegel dhe inganazg i Kryeministrit
Them i gjith kame parasyshe qe gjitha vendimet merren me shumice votash.
Te jeni te sigurt sikur te shtrohet ne kete kolegj Problemi i mosqenjes se shqiperise ose ndarjes se saj ky kolegje voton pro asgjesimin shtetit shqiptar ose coptimin ne 3-4 shtete te tjera, tje,
Pra kopetencat jane te pa drejta duhet ishte mbi 80% e votimit ose me mire me drete vetoje.
AQh more profesor te universiteti nuk ju keni mesuar dhe edukuar te dreten njerzore,nuk jane human por vetem materalista ne kuptimin me zhvate te korruptuaJa keta jane studentet e Universiteti te tiranes .Ata kane mesuar vetem si te behen Partiak
.Me vjen pak keq per Mrs.Mullaj e Prifti.Ndreca si mirditor esht perpunuar dhe nuk i ve faj.
Keta kane hyre ne historin e ZEZE te Kombit Shqiptar
E pate kjo pune telat.
Kushtetute ska se e shkelin juriste,ligjent nuk i mbrojn juristet.
Fati e ndihmofte shqiperin.