Kadare ose për një mandat të përhershëm të Lirisë

25 Maj 2011, 12:59Politika TEMA

Nga Preç Zogaj

Ismail Kadare mund të ketë pasur shpresë, por shumica e ithtarëve të tij në ketë vend nuk kishim iluzione se ftesa e tij drejtuar Lulëzim Bashës për t’u tërhequr nga gara për bashkinë e Tiranës do të pranohej nga ky i fundit. Megjithatë, falë emrit të madh të shkrimtarit, apo duke pikasur në ftesën e tij një gjest gjithsesi zbërthyes për figurën tepër virtuale të Bashës, publiku ngriti veshët në pritje të përgjigjes.

Refuzimi i Bashës erdhi, si i thonë fjalës, pa u tharë boja në letrën marrëse. Befasuese nuk ishte “jo”-ja e tij në vetvete. Çdokush ka arsyet e veta për ta kundërshtuar apo lënë të pakënaqur një tjetër, qoftë ky edhe mbreti i letrave. Nuk është e thënë që autoriteti të diktojë. Befasuese në përgjigjen e Bashës ishte klasi i ulët i saj, mungesa e mirësjelljes për shkrimtarin më të madh të racës sonë, shoqëruar kjo me arrogancën dhe mendjemadhësinë e fshehur midis rreshtave, si sjellje tipike e zyrtarëve të pakulturuar.

Aq kërciste ajo përgjigje dhe aq i huaj dukej Basha në sallonin ku e përshiu letra e Kadaresë, sa një fans i tij tha në dëshpërim e sipër fjalët lapidare se ai as letër kishte marrë, as përgjigje kishte dërguar. Që do të thotë se edhe në këtë histori zoti Basha ishte një kukull, së cilës i mbajnë dorën. Ky shpjegim mund të jetë ngushëllues për fansat e tij. Në të vërtetë, thellë-thellë, ky shpjegim është më revoltues se sa të thuash të kundërtën, pra që Luli e ka konceptuar e shkruar vetë përgjigjen e letrës së hapur, çfarë unë besoj se ka ndodhur.

Nuk kam dyshimin më të vogël, se duke abstraguar nga hollësitë, detajet, hallkat dhe kleçkat e natyrës procedurale e ligjore të procesit, që e bezdisin kureshtjen e një shkrimtari, Ismail kadare ka pasur parasysh jo garën me G të madhe kur i është drejtuar Bashës të tërhiqej, por degradimin e garës në KQZ dhe ciklonin që po mblidhet mbi qiellin e Shqipërisë për shkak të asaj që po ndodhte e ndodhi atje. Radari i shkrimtarit ka dalluar në këtë zhvillim dramatik shenjat e kolapsit të ri të demokracisë në vendin e tij.

Ai ka parë në qendër të këtij kundërzhvillimi kandidatin e koalicionit qeveritar Lulëzim Basha, duke qenë se formalisht ishte ky që kishte vënë në veprim rregulla loje pas mbarimit të lojës, duke shfrytëzuar shumicën puthadore të qeverisë në KQZ. Këndej edhe ftesa për tërheqje.

Po të mos ishte duke ndodhur farsa “Ristani”, pra po të ndiqte Basha dhe partia e tij rrugën ligjore të ankimimeve, Ismail Kadare, jam i sigurt, jo që nuk do të denjonte, por as që do të kujtohej të merrte penën për ketë punë. Ai ka treguar se është neutral, për të mos thënë indiferent në lidhje me faktin se cila parti fiton e cila nuk fiton në zgjedhje.
Kadare mund t’ia kishte adresuar Ristanit alarmin e tij intelektual dhe atdhetar. Ia drejtoi Bashës për ta ndarë nga Ristani.

Më tej, mund t’ia kishte drejtuar kryeministrit Berisha, që vendos për gjithçka në qeveri dhe në PD. Ia ka drejtuar Bashës për ta nderuar, duke e vënë ndërkaq, pa qëllim, në provën e vështirë të meritimit ose jo të nderit që i jep penda e artë një emri të rastit. Që të mos mendojë kush se po e fyej zotin Bashën, po nxitoj të shënoj se asnjë ngjarje në jetën e tij të derisotme nuk do ta hedhë emrin e tij aq larg në ardhmëri se sa një letër e hapur nga Kadare.

Mjerisht, përgjigja e Lulëzim Bashës ishte ku e ku nën nivelin e lartësisë së letrës që mori dhe autorit që ia shkroi. Ishte një zhgënjim. E përsëris: jo ngaqë refuzoi tërheqjen. Refuzimi i tërheqjes është gjëja më e parëndësishme në përgjigjen e tij. Zhgënjimi qëndron në faktin se Basha nuk e kupton apo bën sikur nuk e kupton shqetësimin e Kadaresë në lidhje me rrezikun e një izolimi të ri të vendit për shkak të dhunimit flagrant të Kodit Zgjedhor dhe zgjedhjeve nga KQZ.

Në disa paragrafë të përgjigjes së tij, ky politikan i ri, anonim për sa i përket afishimit të botëkuptimit politik dhe formimit kulturor, i drejtohet shkrimtarit me sentenca dhe citate libreske elementare, a thua se lajmëtari i hershëm i erës së lirisë dhe demokracisë në Shqipëri dhe një personalitet shumë i informuar dhe i frekuentuar nga miqtë perëndimorë të Shqipërisë, siç është Kadare, duhet ta mësojë nga ky kandidat se si lexohet vullneti i zgjedhësve në votime! Por nuk mbaron këtu.

Pas leksionit të tipit partiak, vjen edhe një replikë patetike me nuanca fyese: “Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegie dhe kryengritje apo pushteti i rrugës nuk janë më të papranueshme se votimi i lirë”. Nënteksti është i qartë: Ti që kërkon tërheqjen time që po luftoj për “votën e lirë”, pse nuk i kërkon të njëjtën gjë opozitës që, sipas Bashës, po kërcënon me djegie dhe kryengritje?

Duke dashur të fyejë Kadarenë, në të vërtetë Lulëzim Basha fyen veten e tij. Kryengritja dhe vota e lirë nuk mund të vihen kurrë në një kandar apo në një stetm vlerësimi, që njëra të jetë më e papranueshme se tjetra dhe anasjelltas. Në një vend ku respektohet ligji dhe vota e lirë, kryengritja është plotësisht e papranueshme dhe e dënueshme.

Por problemi që ka lindur në Tiranë dhe që ka alarmuar ndërkombëtarët dhe intelektualët më të shquar është se për të nxjerrë Bashën fitues u bë vetëgjyqësi me votën nga ata që kanë pushtetin, u shpikën rregulla pas mbarimit të lojës, u futën duart në kutitë e përzgjedhura, me fjalë të tjera Basha u fabrikua si fitues në këtë fazë të garës nëpërmjet dhunës shtetërore. Protestat e opozitës para KQZ-së dhe paralajmërimet e saj për përshkallëzimin e revoltës janë pasoja e dhunës shtetërore mbi zgjedhjet.

Po të ishte ndjekur rruga ligjore e ankimimeve, opozita nuk do të organizonte protesta. Por nuk ka opozitë normale dhe serioze në botë që toleron maratonën e shfaqjes së antishtetit dhe antiligjit në zgjatimin e qeverisë së Sali Berishës në KQZ. Ca më pak opozita e Shqipërisë, që ka marrë nga ky kryeministër vetëm poshtërim, plumba dhe sërish poshtërim. Përpara dhe paralelisht me letrën e hapur të Kadaresë, thirrjet për të ndaluar farsën, domethënë farën e konfliktit politik në KQZ, kanë ardhur nga ambasadorët e vendeve dhe institucioneve perëndimore.

Mjafton ky fakt për të pohuar se Basha është plotësisht spekulativ kur mëton ta hedhë Kadarenë në anën e ” kërcënimeve me djegie”, ndërsa vetë qenka në anën e votës së lirë.

Në KQZ-në e Arben Ristanit u dhunua në mënyrë flagrante Kodi Zgjedhor pikërisht për të deformuar e dhunuar votën e lirë. Kjo damkë turpi për zgjedhjet vendore të datës 8 maj e mbyll edhe më tej perspektivën e integrimit të Shqipërisë në Europë. Përgjegjësia nuk është e atyre që po ngrihen e do të ngrihen kundër maskaradës, por e atyre që e bënë maskaradën. Shqipëria do të dalë nga kolapsi dhe izolimi duke luftuar për lirinë e votës dhe jo duke u pajtuar me manipulimin e saj.

Partia socialiste dhe gjithë opozita politike kanë detyrimin të çojnë deri në fund betejën ligjore për të vërtetën e zgjedhjeve në Tiranë. Kjo betejë fillon nesër në Kolegjin Zgjedhor, ku do të gjykohen me radhë paditë e opozitës për dhunimin e Kodit, për të vijuar me paditë për manipulimin e kutive dhe për një mori shkeljes, kontradiktash e mospërputhjesh të tjera që tregojnë hapur se operacioni “Ristani” për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë ishte dhe do të mbetet në anale si një vepër kaçakësh.

S’kanë pasur pikë droje të shkatërrojnë kodin, por nuk u dalin numrat dhe këtu ka lenë kokën gjithë retorika e tyre demagogjike sikur gjoja kishin merakun e votës së çdo qytetari. Nga ana tjetër, pavarësisht se si do të shkojnë punët në institucionet e ankimimit, opozita është thirrur në apel të çlirojë zgjedhjet nga poshtërimi dhe pengmarrja që pamë këto ditë në KQZ.

Përballë paradës së arbitraritetit, arrogancës, paligjshmërisë dhe irracionalizmit që shpërtheu në apogje kësaj radhe mu në zemër të shtetit, duke fyer non stop si asnjëherë tjetër zakonet e të menduarit e të gjykuarit normal në këtë vend, beteja e re e opozitës dhe e publikut perëndimor të Shqipërisë nuk është më thjesht për mandatin e katërt të Edi Ramës në bashkinë e Tiranës. Edi Rama, siç e kam shkruar më parë, kaloi fitimtar në zgjedhjet për Tiranën si midis Shillës dhe Kariddit në mitin e vjetër homerik.

Natyrisht, me përmbysjen që i bëri Arben Ristani dhe gjithë makineria qeveritare fitores së tij, ka plot militantë dhe anëtarë të opozitës që janë të fokusuar me përparësi te rimarrja e fitores së rrëmbyer me makinacione. Por qindra mijëra intelektualë dhe qytetarë dëgjojnë sot një thirrje të detyrës që i kërkon dhe i çon përtej mandatit numër katër të Edi Ramës. Me letrën e tij të hapur Ismail Kadare ishte dhe mbetet zëri pararojë i këtij komuniteti të madh elitar dhe popullor.

Fjala, pra, është për një mandat shumë më të rëndësishëm: për mandatin e përhershëm të lirisë dhe demokracisë në ketë vend. Çështja shtrohet: do të jetë apo nuk do të jetë më shtet ligjor shteti shqiptar? Do të jetë apo nuk do të jetë demokraci normale Shqipëria? Do të shkojmë apo nuk do të shkojmë drejt Europës si popull dhe si vend? Do të kemi apo nuk do të kemi më zgjedhje të lira si gjithë Europa? Për këtë bëhet lufta.

 

 

22 komente në “Kadare ose për një mandat të përhershëm të Lirisë”

  1. Shqiptar Guximtari says:

    Bukur dhe me shume klas mjeshtri i letrave Kadare ju drejtua pleshtit Lul por po vrisja mendjen nese do te ishte Driteroi a do te perdorte te njejten gjuhe diplomatike apo do t’i thonte QEROHU O KAMELEON KORRUPSIONI ….

  2. arti NY says:

    Te lumte pena !!!!

  3. Frida says:

    Jam dakort zoti Prec me ju….eshte nje beteje shumeplaneshe per ta zberthyer kete mafie pushtetare,qe me ne fund Shqiperia te nise nje rruge normale demokratike e te nje ekonomie tregu me rregulla loje te barabarta per te gjithe….

  4. andi says:

    Zoti Zogaj,
    Rrofhs per analizen mes se^ns kulture te nalte. Por perballe nesh ndodhen Talibane (qysh nga Sali RRUMPALLA deri tek Bashovici). Kultura e tyre eshte dhuna, vjedhja, injorance. Keta jane te pafytyre sepse kane gjithçka nen kontroll.
    Une do i lutesha disa sheteve sidomos Hollandes, Zvicres, Italise et bllokojne kontot bankare te ketyre klysheve, sepse kane per te ikur dhe marre gjithçka si i madhi Zog* (kurve) ne para luftes.
    Ju e pate sot qe Gjykata e Tiranes si po vepron me ekzekutuesit e 21 janarit (gjykim dhe marrje ne pyetje ne liri, çka do te thote ikni sa me pare jashte Shqipnisen ne Turqi atje ku ndodhet vrasesi i Azem Hajdarin (ne vila disa milioneshe dhe me kurva gjithçka paguar nga rregjimi i Salistanit dhe Bashovicit).
    Ne çdo mesazhe qe do shkruaj (do ishte mire qe edhe gazetat ta publikojne), do boj nje kerkese per djalin e Azem Hajdarit, pse nuk bohet Avni Rustemi dhe ta degjenoroje dhe ti ç’jerri masken kriminelit Salistani qe i jep dhe doren ne çdo vit perkujtimi (perverse qe dhe vdekja i jep ereksion me sa duket ketij bushtre).
    Ndaj, ju lutem zoti Zogaj (qe kam nje respekt te madh per ju), boni thirrje popullit te çohet dhe te mblidhemi te gjithe ne Tirane per te shporre kuçedren dahsakeqese. Si mijt dhe leprat kane me vrapu e ik nga atdhe jone i dashur.
    Une personalisht, do mundohem te jap kontributin tim sepse me dhimbet ky vend (nuk e boj ket as per Edi Ramen as per ndonje politikan te preferuar por per atdheun). O sot o kurre.
    Te shporrim injorances qe po na vret mes veti qysh prej 20 vjetesh jemi bo si egersina edhe ne familje po imitojme Salistanin e Vucitolit. Poshte Kanunofilet e vendit te Nnone Terezes.!!!!

    1. toni.l. says:

      nje analize e qarte qu nje pjese e madhe popullit ka kete mendim.me respek.

  5. petrit says:

    Zogu,ti je mesuar te fluturosh dege me dege dhe me thene te verteten ke pasur suksese.
    Po tani te kane rene pendet dhe ke filluar te besh ciu-ciu.

  6. toni.l. says:

    nje nga figurat me te medhaja te popullit shqipetare,librat e tije lezohen ne te gjithe boten,njeri si ismail cadare ka nevoje populli shqipetare qe vidhet,vritet cdo dite.

  7. iva says:

    Ju zoti Prec, qe e mbani veten per nje politikan, poet apo se di per cfare, flisni per pergjigjen e Bashes si nje pergjigje “me klas te ulët , me mungese mirësjelljeje për shkrimtarin më të madh të racës sonë, shoqëruar kjo me arrogancën dhe mendjemadhësinë e fshehur midis rreshtave, si sjellje tipike e zyrtarëve të pakulturuar”, nderkohe qe morali juaj prej “intelektuali” le per te deshiruar!
    Si mund te thoni per Lulzim Bashen qe eshte nje politikan i pakulturuar nderkohe qe jemi te gjithe deshmitare se fushata tij dallohej pikerisht per QYTETARINE, KLASIN, KULTUREN dhe RESPEKTIN per kundershtarin..
    Si mund te thoni ju qe Lulzim Basha eshte politikan i pakulturuar nderkohe qe gjate fushates u perball me gjithe intelektualet duke i dhene perparesi dhe mundesine te shprehin ide e mendime. Ka respektuar cdo opinion te tyre duke i dhene pergjigje nga me te kulturuarat, ndersa lideri juaj zoti Prec nuk denjoi te vinte, se nje gje te tille nuk ka aftesi ta perballoje, se i mungon kultura e duhur.
    Lideri juaj zoti Prec di vetem te rri mbi kulla e te vezhgoje dhe ne te njejten kohe te ndjeje kenaqesi kur shikon vendin e vet tek digjet dhe vritet.
    Beni mire te vazhdoni te shkruani poezite e juaja zoti Prec se kane me dinjitet se keto llafe te thena sa per te bere detyren e rradhes!

  8. Mentor Lame says:

    Z.P.Zogaj analiza letres se Kadares eshte e perkryer,vetem se ka nje detaj qe Ju nuk e keni kapur apo anash kaluar.Per te fituar a po marre mandatin e kryebashkjakut PD ka shpenzuar shume leke si te taksapaguesve dhe nga ato te vjedhuara qe Basha,Berisha dhe I.Meta i quajn shpenzime nga xhepi tyre,keto leke duhet te zvendesohen…….Ne qofte se z.Basha do te reagonte pas letres se Kadares do te ishte politikani me i pelqyer dhe i besuar.z.Basha beri te kunderten vetem per leket e shpenxuara nga “xhepi” tij(tyre).Munde te fitoi leket por humbi dinjitetin,reputacionin personal dhe politik.Populli mendoi se tani e ka kuptuar dhe me mire Bashen,Berishen dhe I.Meten dhe jam i sigurt se do ta ndeshkoi ne te arrthmen .

    1. edmond says:

      e ke shume gabim se edhe njeher tjeter Basha tregoi edukaten dhe kulturen e tij se u pergjgj me shume respekt nje shkrimtari si Kadare..

      1. Ann says:

        E ka mare kulturen nga mamaja

        1. juli says:

          nga mamaja a nga babai qendron fakti se ngelet nje nga politikanet me te pergatitur dhe kete e deshmoi me perballen e intelektualeve! jo te gjithe kane by*** per te qendruar aty perapara dhe sidomos jo te gjithe kane inteligjencen qe te japin pergjigje te tilla qe respektojne cdo mendim te kundert apo jo.. pse vendi Rames ishte bosh ne keto iniciativa??? apo Rama ka aq inteligjence sa te kuptoje qe nje gje te tille nuk e perballon dot!!!

  9. xhemil. says:

    Këtë kukull vitrine, kusar, vrasës, marjonet e Saloviqit, Nanoviqit, Metoviqit dhe gjith mafjes tradicionale sllavo-greke, vrejeni me kujde se mbas bukuris femnore prej gravure ndodhet “Lulja e Shpatës” si e Miledit tek filmi “Tre Moskiterët”. Po u la të rritet ky vrasës gjak ftohtë, do na duhet shum punë për ta ç,rrënjosur.
    Isha vet në demostratat e Dukatit më datën 11 nëndor 2011 për të drejtat tona pronësore që na i ka pushtuar monarkia e Berishoviqit dhe Nanoviqit. Ishim rreth 100 moshatar, dhe 15 djem. Mbi ne moshatarët u lëshua një polici e armatosur deri në dhëbë prej rreth 200 vetëshe, e cila na masakroi, duke arrestuar 17 vet, 3 në komë. Ky krye gangster në rolin e ministrit deklaron mbas një ore se: “I shpartalluam Talibanët” Sikurse do ti shpalltarojmë, gërthiste sozia e hitlerit. Pa mvarësisht se sikurse i pa gjith Shqipëria policët e tij i la pa brek Dukati në “Malet e Rimit”(Akrokeraune).
    Ju lumtë penave kombtare si Mero Baze, Preç Zogaj dhe dhjetra gazetarëve të djathtë, të cilët po denoncojnë diktaturën e zezë të këtyre diktatorëve bastardë. Pështymën e popullit dhe kombit puthadorëve dhe karakter zhbërësve, që janë shitur turpshëm, duke tradhtuar artin, kulturën për prs euro të vjedhura.

  10. tani usa says:

    Po kot grin ai popull kur mbarojne zgjedhjet , vete i jep jete salilovicit dhe pastaj bejne sikur se duan

  11. tomorri says:

    Thoni si te doni,shkruani çfar te doni,llomotisni sa te doni ,sote popullit shqiptar me pergjefjesi te larte dhe dinjitet njerzor,ashtu siç na ka hije te bashkohemi rreth Prijsit Edi Rama dhe te digjet me çdo menyre strofka e mafjes shqiptare me baze ne tirane serbi dhe greqi duke mos lene jashte edhe krye mafiozin Nano nga i cili kane rrjedhur gjith keto te keqija per popullin tone te shumevuajtur.
    POPULLI TE VENDOSE,POPULLI TU BEJE GJYQIN KREMINELEVE ME GJITHE FAMILJET E TYRE QE KANE 20VJETE QE USHQEHEN ME GJAK DHE DJERSE SHQIPTARI.
    POPULLI IM NUK DUHET TE VUAJ DHE TE RROJE NE SKAMJE;DUHET ME çdo kushte qe ato qe ka hequr populli ne kurrise tani duhet ti heqin kreminelet e tije qe kane lare duarte me gjak dhe kene lene me dhjetra jetime rrugeve.

  12. hasan says:

    Mandati i lirise.Vetem me kete fjali kaq te shkurter ka thene nje lende te tere per demokracine shqiptare.Eshte ky mandat qe duhet ti trembe intelektualet sot,sepse eshte duke shkuar dem ne favor te mandatit te uljes se kurrizit pra te skllaverise.

  13. SKENDERBEU says:

    PREC TE LUMTE PER FJALEN DHE LOGJIKEN E QENDISUR QE JEP E CILA FLUTURON E LIRE SI ZOG.MENDJET E HAPURA KUPTOJNE NGA FRYN ERA E LIRISE.

  14. DYPAREMENDNEKOKE says:

    LEXOJENI,JU LUTEM PERGJIGJEN E Z.APOLLON BACE GJOJA AKADEMIK .LEXOJENI AMAN QE TE KUPTONI GJOJA PERGJIGJEN E LULUSHIT.KANE TURP KETA NJEREZ APO PARAJA JU KA ZENE SYTE DHE MENDJEN.

  15. artur 68 says:

    Z.Prec. E rendesishme eshte qe Kadare u shpreh qarte dhe mjaftueshmerisht me diplomaci per mos te prekur ndergjegjen e semure te padronit te Lulit.
    Po nese Basha beson realisht ne cfare eshte pergjigjur ?
    ………………………………………………………………………………….
    Nice thote- Egziston nje nivel i falsitetit ekstrem qe quhet ndergjegje e paster.

  16. tironci says:

    KADARE JE I MADH .. mos u merzit me lilipute si lul basha ..akoma ka ne shqiperi tradhetare si esat pash toptani ..por populli do ti tregoje vendin ketij vrasesi ketij shitesi te kombit ketij dhjedhesi te kombit te vet …kjo eshte SHQIPERIA kjo eshte diktatura berishiane .
    …………………………………..
    zoti e bekofte SHQIPERINE ..
    pa lul bashe e pa saline …
    ……………………………

  17. Detar Sima says:

    Basha vertetoi qe eshte thjesht nje krijese artificiale ai nuk ka asnje faj pervec fajit qe eshte i etur per karriere, veshtire se e njeh modestine.

  18. shpetim says:

    zoti Preç Zogaj çka shkruani ne forme eshte e perkryer si permbajtje mund te lindin dhe pikpyetje a keni menduar pse shkrimtari i madh paqesor Ismail Kadare nuk iu drejtua dhe zotit Rama mos valle druhej duke njhur natyren e tij sanguine do te degjonte shterngate me qiell te paster

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje