Kosova: Nuk do falim faturat e energjisë si Shqipëria. Berisha: Sivjet i shes të gjitha

25 Maj 2011, 14:59Politika TEMA

Një këshilltar i ministrisë së Ekonomisë në Kosovë ka thënë sot se qeveria nuk ka ndërmend të falë faturat e papaguara të energjisë siç bëri Shqipëria përpara zgjedheve. Mbi 350 milion euro është fatura e energjisë së papaguar në Kosovë. Ndërkohë zyrtari tha se po shqyrtohet se si do zgjidhet çështja e borxheve të Korporatës Energjetike të Kosovës përpara se të dalë në shitje. Kurse në Shqipëri, qeveria fali borxhet që kapnin një vlerë mbi 400 milion dollarë. Falja ishte e paqartë për shkak se borxhet ishin detyrim i kompanisë që ka marrë përsipër shpërndarjen e energjisë. Po ashtu, qeveria miratoi një amnisti fiskale të debatueshme, e cila falte shumë detyrime e taksa. Të gjitha këto ishin hapa të ndërmarrë në kuadër të fushatës. Tani kur fushata ka mbaruar dhe fatura mbi shpinën e qeverisë është tepër e rëndë, Berisha ka deklaruar në mbledhje të qeverisë se sivjet do shesë gjithçka. “Faktikisht çfarë është e madhe nuk mbetet asgjë pa privatizuar, por janë pastaj dhe 1280 objekte të tjera, të cilat janë në proces e sipër. Të gjitha këto objekte në rastet kur ato kanë pronar, pronarit do ti respektohet tërësisht e drejta e parablerjes. Është e domosdoshme që ato të kenë përparësi. Të tjerat do të privatizohen në përputhje me rregullat dhe transparencën  e plotë. Shqipëria do të ketë si pronë publike, digat  e mëdha, shkollat , spitalet, parqet kombëtare, tokat pa pronar, të cilat janë publike, të tjerat do të jenë tërësisht në zotërimin, administrimin, menaxhimin e sektorit privat,” tha Berisha.

Ndërkohë, janë me dhjetëra kompani private, të cilave shteti u ka borxhe të mëdha për shkak të punimeve që kanë bërë për fushatë, por edhe më përpara, pa marrë pagesat.

 

15 komente në “Kosova: Nuk do falim faturat e energjisë si Shqipëria. Berisha: Sivjet i shes të gjitha”

  1. loni says:

    do ti shes te gjitha thote SALI BERISHA,,po argiten do ta shesesh??

  2. lola says:

    shiti shiti te gjitha se ti ka lene yt tate nga Vilidoli,apo do vije nje dite mos u bej merak kur te shitesh edhe ti me te mbjelle dhe me te pjelle.

  3. enofieraku. says:

    Te pakten kosova te nxjerri mesime , nga gabimet tona , kjo do ishte gjeja me e mire per ta, se ky djalli jone e kanibalizoi kete vend , gllaberim pa fund dhe pa karar, do te vij ora do te vij, ato qe ke vjedhur ti ,banda jote dhe familja jote , te jesh i sigurt se nuk i gezon dot , te popullit jane dhe ai do ti gezoj , heret apo vone , kjo eshte e sigurt !!!

  4. bazarhesap says:

    ja cfar ndodh kur shteti privatizon cdo gje shifeni dokumentari deri ne fund http://www.youtube.com/watch?v=8HU_bkZyW8w&feature=related

  5. ilir111 says:

    Normal qe do i fali shqiptaret paguajne fatura energjie njelloj si vendet e BE ne krahasim me pagat e turpshme qe kane.
    Ato leke qe fal ai i ka vjedhur 1000 here.

  6. vinny says:

    “Shqipëria do të ketë si pronë publike, digat e mëdha, shkollat , spitalet, parqet kombëtare, tokat pa pronar, të cilat janë publike, të tjerat do të jenë tërësisht në zotërimin, administrimin, menaxhimin e sektorit privat,”

    Kur e ardhmja e femijeve tane, i lihet ne dore nje njeriu pa asnje lloj vizioni mbi ekonomine, zhvillimin e nje shoqerie, atehere horizonti behet i shume i turbullt, i frikshem.
    Nese shteti shqiptar nuk zoteron me asnje pasuri, gjendet me nje borxh rreth 70% e PNB-se, me nje balance tregtare ku importet jane ça 2/3 e eksporteve, ku perspektiva qe truri, pra nje pjese e madhe e materies gri ka emigruar (qindra miliona dollare qe shteti shqiptar investoi qe te pergatiste kuadtrot, inxhinjeret, doktoret, ushtaraket…e se ardhmes) ne ç’fare menyre do te arrije te investoje, pra ku do ti marri parate!?
    Cila banke mund te bleje bono thesari ne nje shtet pa prona!!
    Shteti eshte si individi, pra nese keni borxhe sa 70% te te ardhurave, dhe jeni pa prona, bankieri ste hap as deren, e jo me te studjoje dosjen per huadhenie.
    Shihni ç’fare po ndodh me nje shtet si Greqia, qe askush nuk po do me e ndihmu (mos harrojme se Greqia ka me qindra ishuj e shume me teper porna se Shqiperia e varfer).

    1. vinny says:

      Ps. 400 milion euro ka falur Berisha…heu…atyre qe kan vjedh energji, qe nuk kan paguar taska, atyre qe jane mare me trafiqe..dhe me pas, keto 400 milion euro, Berisha do tu drejtohet i paguajne perseri asaj pjese se popullsise qe jane te ndershme, qe punon dhe qe deri tani ka mbajtur Berishen me trojken e paraziteve qe ka pereth rroge si dhe paguan birxhet e shtetit shqiptar.

  7. Donika says:

    Per Enofierakun, Ju te Shqiperise mesoni nga gabimet e Kosoves, Thaqi po i shet te gjitha pronat, e vetmja shprese tani per tani ne Kosove eshte Albin Kurti…Mjere populli c po heq nga lideret e vet…

  8. Ndoc sukaj says:

    Sali Berisha pasi e shkaterroj ekonomine dhe shtetin Shqiptare ne vitin 1997 po vazhdon gjithe kohes me te njejten menyre duke menduar per ,,klanin,, e vet dhe sherbetoret e tije te droguar nga fitimet marramendese qe te jep pushteti Berishist po i sherbeve ne kundershtim me interesat kombetare e qytetare.Investimet madheshtore qe beri qeveria e Berishes jane me te vertete si ne enderr pasi shqiperia nuk ka pare investime te ketij niveli.Nuk mjafton te ndalemi ketu pasi deshira per te investuar duke rritur vleren e aksioneve te pushtetit ne syte e publikut dhe borxhin publik deri ne zhbilancimin e te gjitha parametrave financiar me pasoja te renda per prespektiven e vendit.Sot Berisha pas shpenzimeve kolosale te dukshme dhe te pa dukshme elektorale nxjerr ne shitje gjithcka qe ka vlere monetare pasi ,,uria,, per para eshte ne maksimumin e mundeshem.Nuk mendon ky kryetar shtepie se shtepise se tije i ka hyre disa here uji dhe flaka,dhe larg qofte mund te ndodhe edhe ndonje e pa pritur tjeter,dhe me cfare mund te perballohet kur nuk po mbetet pasuri pa u shitur.

  9. tironci says:

    shiti sali berisha shiti .se djerse e popullit eshte .. edhe sa te paskan ngelur pa shitur edhe 1280 objekte ..maskara ska per te pas varr me te mbajt ty brenda nje dite ..ti do hedhur ne det si bin ladeni ..shkaterrove SHQIPERINE deri ne sfilitje .. mallkimi i popullit ka per te ndejkur nga pas ty dhe femijet e tu .. dhe horrave qe te vijne ty nga pas ..kjo eshte diktatura berisha ku shet e fal gjithcka deri ne shkaterrimi total te SHQIPERISE se mjere …

  10. eni says:

    ku jane ata patriota qe nuk po komentojne per deklaraten e sali bishes, une nje kohe te gjate po shkruaj se ai eshte me origjine serbe, dhe deshmi me te forte mos kerkoni, se ai ju tregon vete, shet detin grekut, shet fazlicit tash thote do te shes gjithqka, dhe sic po shifet ka ne rruge te gadafit, ai do i shes edhe breget gruas se vet e ne fund edhe gruan, sa interesant eshte se vetem shkodren e ka fituar, ”’ po ”’ si”’ po miqasohet me serb, dhe tash kur po flitet per ndarje , mos u cuditni se do ja jap sllavit, dhe se nuk po beje shaka te ky i cmendur cdo gje mund te ndodh, DHE NJE POROSI PER GAZETZN TEMA, PSE NUK PO E INTERVISTONI GODON NJE HERE.

    1. bubi kacurel says:

      Eni ti shese te gjithe dhe ti gezoje ai dhe Fazllicet pronat e Shqiperise se me kete popull qe jemi katandisur ne eshte pak ,mbaje mend po nuk filluan me ju marre edhe shtepine rrobve se nuk ka se kush i ndalon me ,popull pa shtylle kurrizore qe e ka mendjen vetem te shkoje nga blloku dhe ne pabe ,studente qe rrine gjithe diten kafeneve dhe moteleve ,jemi me te vertete si gabele .Une per vete e kam ndare mendjen per te ikur jashte ( kam qendruar edhe ne 1997 ,po kesaj rradhe eshte me keq ,besomeni ) dhe kam fat qe femijet i kam shume te vegjel dhe do ta harojne shpesh Shqiperine ,turp turp turp ku jemi katandisur,si nuk ka njeri te dale te na udheheqe per ti vene zjarrin nje here e mire asaj haleje qe i thone kryeministri dhe atij legeni qe mbahet si kryeminister .

      1. Rani says:

        I ka dehur Saliu e ka bombarduar rinine tone me big brother e pederastlliqe te tjera per ti fjetur mendjen, dhe njerezit aq kane ne koke kujtojne se jeta jashte eshte si neper telenovela. Une nuk pres asgje nga ata se sa here qe kam ardhur ne Tirane kam konstatuar fenomene anormale per vendin qe jemi, jane bere njerezit aq moderne ne pamje te pare thua ti se ketu çdo gje shkon me se miri dhe keta njerez kane lindur ne Las Vegas dhe jo ne Shqiperine e botes se trete. Dhe keta jane pikerisht fenomene qe bien ne sy tek popuj te prapambetur si i yni, shkoni edhe shihni njehere ne Kroaci, atje nuk festoi askush kur vendi u pranua ne NATO se nuk jane lope si ne ça te thuash me teper………..Si u degraduam deri ne kete pike????

  11. PERMETARI says:

    ore keto prona do ja shes argites dhe shkelzenit ky. dhe pastaj le te behet kryeminister edi rama saliu prap do ngelet mbreti i shqiperise sepse ka privatizuar shqiperine. AH MORE NJERI I LIGE, PO SI NUK E LE NJEHER REHAT ATE POPULL TE SHKRETE, AQ I LIG JE MOR SALI BERISHE SAQE E KE BERE ATE POPULL TE KUJTOJ ME MALL ENVERIN. PO KUSH E PASKA MALLKUAR KAQ KEQ ATE SHQIPERI QE PO VUAN KAQ SHUM ?

  12. Ramizi says:

    Pas kesaj do paguhen dhe rruget ne shqiperi. Eshte pak ndryshe nga shtetet e tjera europiane se laj thaj nje rruge ke. Ose ate me pagese ose me gomar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje