Kadare: Serbia ka detyrim ta njoh Kosovën

2 Qershor 2011, 12:20Politika TEMA

Shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare, tha se mosnjohja e Kosovës nga Serbia do të thotë mospranim i lirisë së një populli tjetër. Në një intervistë për radion “Blue Sky”, Kadare tha se Serbia ka detyrim ta njoh Kosovën.

Në librin e tij “Mbi Krimin në Ballkan”, Kadare shkruan se heshtja botërore për krimet e kryera nga Serbia ndaj popujve tjerë në Ballkan, e ka bërë Serbinë të përfitojë nga kjo heshtje.

“Ka rreth njëzetë vite që po përsëritet ky mesazh. Një pjesë e letrave që publikohen në këtë libër janë shkruar përpara njëzetë vitesh. Kam kritikuar heshtjen botërore, në kohën që Kosovën nuk e zinte në gojë askush, dhe më pas heshtjen shqiptare për krimet. Që të mos ketë keqkuptime, duhet të them se natyrisht që është folur dhe shkruar për krimet”, tha Kadare, duke shtuar se në librin e tij janë përmendur shembuj të tillë. “Por”, sipas tij, “ato janë ende të pakta, në krahasim me tmerret që kanë ndodhur”.

“Në qoftë se bota do të merrte vesh të vërtetën e plotë, Serbia nuk do të guxonte të fryhej sot si gjel, por do të rrinte kokulur. Dhe kjo, përveçse do të hidhte dritë mbi të vërtetën e Kosovës, do të ishte në të mirën e gjithë rajonit, duke përfshirë këtu edhe të mirën e vetë Serbisë”, ka theksuar Kadare.

Duke komentuar letrën e Vuk Drashkoviqit, dërguar atij në vitin 1987, Kadare thotë se ajo letër, e publikuar një çerek shekulli më parë, është tepër kuptimplote për të kuptuar dramën e Kosovës. Sipas tij, ajo dëshmon se si është projektuar krimi, si do të kryhet ai krim, së fundi si do të përmbyset e vërteta, duke e hedhur fajin mbi shqiptarët.

“S’më ka habitur asnjëherë letra e Drashkoviqit. Ajo është në logjikën e projektit serb. Siç është shpjeguar në libër, ajo që më ka habitur kanë qenë sulmet nga krahu shqiptar. E sidomos nga disa shqiptarë të Kosovës”, ka theksuar shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare.

“Drama e Kosovës ka qenë një çështje e madhe për moralin evropian dhe atë botëror. Ish-kryeministri i Anglisë, Tony Blair, në kujtimet që sapo ka botuar, shkruan se nga Kosova ka njohur më mirë shumë gjëra, duke përfshirë dhe vetveten. Është e habitshme se vetëm Serbia, ajo që do të duhej të nxirrte mësimin kryesor, e refuzon një gjë të tillë. Do të doja që Evropa, gjithë bota, të thellohej më shumë se ç’do të thotë mosnjohje e Kosovës nga Serbia”, thekson Kadare, duke shtuar se “kjo mosnjohje nuk është një aksident diplomatik, mirëpo është shumë më keq”.

“Serbia jo vetëm ka detyrim ta njohë Kosovën, por duhej të ishte ndër shtetet e para që ta kryente këtë akt. Serbia ka bërë krime në Kosovë. Njohja e Kosovës do të ishte akti i parë i heqjes dorë nga doktrina që i polli këto krime. Mosnjohja e Kosovës do të thotë një shpallje publike se Serbia nuk heq dorë nga një e kaluar që s’e nderon. Në rastin e Kosovës është edhe më keq. Mosnjohja e Kosovës është mospranimi i lirisë së një populli tjetër, e kjo do të thotë mospranimi i ekzistencës së tij”, tha Kadare, duke shtuar se me këtë shpallje, me këtë përkëdhelje të krimit të vet, Serbia synon të hyjë në Evropë.

Kadare thekson në fund se me mosnjohjen e Kosovës nga ana e Serbisë, kjo e fundit e pengon Kosovën, por, sipas tij, “s’duhet harruar se më shumë se Kosovën ajo pengon vetveten”./zëri/

9 komente në “Kadare: Serbia ka detyrim ta njoh Kosovën”

  1. Kapterri says:

    I nderuar Kadare! Perkedhelja qe shume qarqe nderkombetare i kane bere dhe vazhdojne t´i bejne Serbise eshte e njohur dhe ka justifikiment gjeo-politike te veta. Kjo nuk ka pelqen neve dhe mund ta quajme krim. Ne versionin e zbutur te fjales krim qe ne perdorim per veprime te gabuara qe dikush ben. Por, perkedhelja qe i ka bere dhe i ben Berisha qe prej 20 vjetesh serbeve eshte nje krim i vertete. Eshte mese e qarte nga te gjithe qe kane sy dhe veshe, qe diplomacia shqiptare e drejtuar direkt nga Berisha dhe klanet e tij mafioze perfshi ato kosovare, eshte me shume pro serbeve sesa shqipetareve. Ndoshta eshte ne gjakun tone qe histori antikombetare perseriten cdo 50 vjet. Te dyja palet. Serbet dhe Berisha kane nje formule. Qente le te lehin, interesat tona personale ecin perpara.

  2. Cakalli7 says:

    Serbia e dorezoi mlladicin, me kosoven i ka nisur bisedimet cfryt o japin eshte muhabet tjeter. Serbija do hyje ne evrope para nesh, meqe ne evrope eshte edhe qiproja qe eshte shtet me 2 copa. Po ti mire bere qe fole te takon

  3. rraku says:

    PO E THE TI QE JE BASHKE ATDHETAR ME SERBET .SKA KUSH E DI ME MIRE

  4. tourkofagos says:

    ja foli ky gaxhgauni[me perkedheli] prape!!!!!!!!!!!!
    Ne vend qe te jap kontributin e tij,si atdhetar,e ti thoshte me force,Bashes; je vjedhes i votave,je vrases,,,ky i dergonte leter dashurie,madje duke i ledhatuar veshet!!!!!!!!!!!!!
    tani po na i dhenka mend serbeve,se me shqiptaret e ndriti!!!

  5. trendelina says:

    Aman o Kadare, leri kosovaret te jetojne me serbet, se qe kurse u kemi hapur kufijte e dyert e shtepive na i kane prishur zgjedhjet parlamentare e vendore!

  6. tourkofagos says:

    patrioti[se dhe une nga vlora jam,e kam shptepine ke sheshi i flamurit] nuk na prishni pune,se cilet jeni,sa tru keni,e sa qillo peshoni,por mos shani te tjeret[neve] se nuk jeni me te mire se ne!Se po mos te ishim ne ,ju sot do te flisnit turqisht e ketu ne site,ti do te shkruaje me germa arabe!!Ju file patrioti,ne vend qe te na e dini,per nder kete,merrni guxim e na ofendoni[sta’rqidhia mas,po s’na prishni dhe shume pune]!!!!Shikoni te ndiqni extremisti Sali,se u futi ne dhe,me keq se bastardi Laver,,,,,,jeni bere e po flisni me vete,,,jane mbushur fanaret,me mjerane per te pastruar ndonje xham makine,te shkretet per te nxjerre ndonje euro!!!ne nje kohe,kur extremisti i jihaadit Al Sali ben plan bashke me Ciljeten[se Liria i ka vene tape]se ne ke vend arab,do te kalojne pushimet!![them,vend arab,se andej behet plazh me pantallona,se Saliu,si kallep ses qe eshte,nuk futet ne uje me brek,,,]thx,,,,per pershendetjen,por jo shoku,po file!!

  7. Labi Vlore says:

    Une zoti tourkofagos nuk e dija qe ne paskemi shpetuar nga ju KAURET e Vlores.Une nuk jam nga Vlora(brenda nga qyteti).Jam nga nje fshat i Vlores.(Nga Laberia e Vlores).Por sidoqofte paskemi qene me fat qe paskemi shpetuar nga ju KAURET.Na rrofshi sa malet oj rraca jone fisnike.Sa per Sali Berishen,nuk ma ha mendja se e urren me shume se une.Keta ta garantoj me plot bindjen.Ngaqe eshte Sali Berish Krimineli,kasapi i Shqiperise dhe me kasap edhe se vete Milloshevici,kjo sdo te thote se te gjithe myslymanet jane si Saliu dhe te gjithe myslymanet e duan ate.Per me teper ne Shqipetaret jemi shume pak,per mos te thene aspak te lidhur me fene(do te thosha se jemi popull ateist me se shumti),edhe pse gjysherit i kemi myslyman te vertete.Qe nga brezi babait tim(55 vjec) e ketej deri tek me te rinjte mund te te them se sjemi fetar extremist si puna jote.Mqs me thua se banoke nga anet e mija,se ti vlonjat nuk je,dukesh qe sje vlonjat,se vlonjatet e vertete nuk e urrejne rracen Shqipetare si e urren ti,kam nje propozim.Une per momentin ndodhem me studime ne Itali.Por ne Shqiperi vij shume shpesh.Te pakten 4 apo 5 here ne vit.Po te duash takohemi dhe e bejme kete muhabet LABCE.Pershendetje ore extremist i fese se DERRIT.

    P.S.Per pak harrova.Ate fjalen sta’rqidhja mas mund ta sqarojme shtruar.Une jam Enerti Begaj nga fshati Lepenice i v
    Vlores.Me thuaj pak emrin qe te sqarohemi LABCE ore rrace e derrit.

  8. Labi Vlore says:

    Edhe nje fjale te fundit.Ska turp me te madhe per ne LABET qe na paske dhe shtepine ne shesh te flamurit ore rrace evgjiti.

    1. tourkofagos says:

      e shikon file dhe nje koment nuk je ne gjendje te besh,por shpesh thua se,per pak harrova[se mos ke tru te mbash mend,po te kishe tru nuk thoshe 8here8 =80 hahahaha],,,,,,kur une merrja diplomat[3] ti i bije maces me luge,,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje