Kështu vdes Shqipëria

2 Qershor 2011, 10:26Politika TEMA

Nga Elvira Dones

E pafuqishme të gjej një nisje “të arsyeshme” për këta rreshta po i bie shkurt: refuzoj të pranoj këtë krim të fundit, më shumë së çdo krim të shkuar. Pasi ky nuk është thjesht një krim, kjo është vdekja përfundimtare e një vendi.

Në 21 janar u vranë katër burra në mes të një sheshi: aty filloi të vdiste Shqipëria në mënyrë plateale, të padiskutueshme – sepse në thelb Shqipëria vdes nga pak çdo herë që ndodh një mashtrim politik; një hajdutëri e vlerave; një kërkesë mitmarrjeje; një vjedhje e votave apo një shpikje daltonizmi e votuesve, pra nëpërkëmbja e dinjitetit të qytetarit e fshatarit të ndershëm kudoqoftë.

Por në 31 maj u rrëmbye një grua, Grizelda Roshi. Në datën 3 qershor asaj gruaje do t’i lindte një fëmijë. Sot nuk dihet më ku është fëmija (nëse është). Hyrje brutale në jetë pësoi ajo foshnje, për ta thënë me fjalë të moderuara.

Drejtësia në kuptimin ligjor do të bëjë punën e saj (nëse e bën?!) për të zbardhur faktet, ndaj nuk dëshiroj të shtyhem në hamendësira që mund të rezultojnë të gabuara. Madje as më intereson. Ajo që duhet të mos përqasim në mendësi është shtyrja e kufirit të krimit; ngritja e nivelit të dhunës, përdhunës; ofrimi i vdekjes si një fakt normal; banalizimi i jetës njërëzore dhe institucionalizimi i horrorit.

Sepse kjo ndodhi dje në Shqipëri me rrëmbimin e gruas së Kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Grizelda Roshi u rrëmbye, u dhunua, iu nxor fëmija nga barku, më pas nëna e re u hodh si një plaçkë e grisur në rrugë. Fëmija derimëtani nuk dihet ku është. Dhe ky akt tjetër gjë nuk është veçse ngritja e nivelit të krimit në horror.

Nëse Shqipëria këtë radhë nuk reagon kompakte, jashtë ngjyrave, interesave, dialekteve, pozitave zyrtare e kaheve politike, ja ku e kemi pranuar, “çdoganuar” e ngritur horrorin në një piedestal paprekshmërie.

Këtu vdes Shqipëria në mënyrë shumëfishe.

Vdes në radhë të parë ajo Shqipëri me të cilën fill pas “unit” vetjak, identifikohemi: mëmëdheu, historia, tradita, familja, gjaku, fëmijët, ngrohtësia jonë e gjitha shqiptare, bujaria jonë, emotiviteti ynë. Ne nuk dikërkemi të krijojmë një shtet, kemi ca taksirate të lëna nga e kaluara, por ama dimë të duam. Jemi krenuar ngapak të gjithë me këtë, nuk?

Por sot, nëse edhe ky horror lihet të kalohet si një krim i radhës e aq, Shqipëria e shqiptarëve të ndershëm ndalon së ekzistuari përfundimisht. Vendi i lihet në dorë bestialitetit, frikës së krimit që mund të godasë pas shpatullave në çdo çast, për arsye shpesh të qarta apo për arsye misterioze.

Ky është edhe qëllimi i dorasve të këtij krimi, cilëtdo qofshin ata: të zbrazin Shqipërinë edhe nga e fundmja rreze shprese dhe ta kthejnë atë në një terra franca të krimit, ku qytetarët e saj të mos dinë më nga t’ju vijë e nga ta presin, ndaj është e udhës të ulin kokën, të shohin pas shpatullave e të binden edhe për gjëra që nuk dinë se duhet të binden, por për të qënë brenda është më mirë as të mos u shkojë në mendje të kundërshtojnë, të ankohen, të bëjnë miqësira apo aleanca të “padëshiruara”. Të padëshiruara nga kush? Nga kush duhet të kenë frikë shqiptarët?!

Ngjarja e Kavajës është ende e freskët, mungojnë elementët e një investigimi të mirëfilltë, por me gjithë dëshirën absolute për objektivitet ka dy elementë që nuk mund të injorohen: Elvis Roshi, kryebashkiaku i sapozgjedhur i Kavajës, ati i foshnjës, është pjesë e opozitës. Roshi fitoi në një elektorat historikisht në duart e maxhorancës së sotme. Elementi i dytë: burime thonë se Roshi në ditët e fundit ishte kërcënuar me jetë.

Koincidenca ogurzeza këto? Krim thjesht ordiner? Mes dy të ligave duhet zgjedhur ajo më e vogla, ndaj duhet të besojmë e të shpresojmë se është fjala për një krim ordiner. Ndryshe skenari do të ishte shumë, shumë më i kobshëm. Pasi një e vërtetë nuk mund të vihet në dyshim: ndodhin vrasje të turbullta në Shqipëri e askush nuk ndëshkohet. Rrihen gazetarë, ndodhin aksidente rrugore, shkapërderdhen diga, pëlcasin fabrika armësh dhe krimi (i çfarëdo natyre) në vend të ndëshkohet, lulëzon, madje “përsoset” në horrorin e vet si në rastin e fundit, ku krimi bëhet një ndëshkim mafia-style i nivelit më barbar: nuk të shfaros më ty si kundërshtar, armik, por të godas edhe më zi, të vras në afektet, në familjen, i masakroj jetën foshnjes tënde sepse kështu të bëj të vuash edhe më shumë.

Ndaj lipset të bëhet dritë. Menjëherë. Me një shpenzim në terren të të gjitha forcave investiguese e atyre të drejtësisë. Shqipëria është një vend i vogël dhe hapësirat gjeografike nuk janë të tilla sa të lejojnë një fshehje të krimit, kriminelëve e gjurmëve të tyre në kushedi ç’qoshe të pakapshme. Nëse ky krim është vetëm pjellë e mendjes së disa sociopatëve banalë, kryeministri shqiptar e qeveria aktuale duhet të zbardhin gjithçka në mënyrë efikase, trasparente. Nëse kjo nuk ndodh, hijet mbi qeverinë në fjalë dhe mbi dorasit e këtij horrori do të jenë të tilla sa të errësojnë përfundimisht çdo shpresë shëndeti për jetën e sotme dhe të nesërme të vendit.

77 komente në “Kështu vdes Shqipëria”

  1. Kujtim muzikanti says:

    Popull shqiptar!

    Ka ardhur koha per te dale ne rruge! Per t’i dhene krimit, rrugacerise politike, pafytyresise shteterore dhe mungeses sociale ne komunitet ndeshkimin e duhur!

    Te gjithe sa jemi, te majte, te djathe, nga veriu e jugu, te rinj e te moshur, mos harroni se dite te zeza do vijne per te gjithe ne, nese do lejojme qe te na pritet jeta e femijeve tane ne mes te dites!!!!

    Dilni ne sheshe atje ku mundi, mos e lini kete politke ku….ve qe te shkeli mbi dinjitetin njerezor!

    Kucedra e Vicidolit sapo i nxorri dhembet! Te tjera gjera mund te ndodhin nese ajo mendon qe me popullin shqiptar mund te behet gjithcka!

    Sot me shume sesa kurre duhet qe te ngrejme zerin ndaj krimit, ndaj poshtersises dhe talljes se hapur qe qeveria shqiptare po ben me kombin shqiptar!

    Te dalim te gjithe dhe te tregojme se jemi nje komb i qyteteruar, i vogel ama me dinjitet te paprekshem!!!!!

    1. suzana says:

      “Po dil ne rruge more Kujtim, qka pret, askush nuk ta ndalon, po pastaj nuk ke kohe te na shkruash komente.
      Qfaredo qe te ndodhe ne ate vend, i turreni Qeverise, kam pershtypjen se ai popull e ka humb davane.
      Ne vend qe te punoni diqka, si punet ne oborrin tuaj, pastrim rrugesh, plazhesh, shetitje ne natyre, merreni te gjithe me politike. Akoma pa u zbardhe ngjarja ju e keni fajtorin, o sa te mjere, po tash qfare do thoni, kur po del se te gjitha jane te trilluara, nga kush valle???
      Me duket se Qeveria nuk ka aspak faj per ate qfare po ndodhe atje, fajet i ka populli vet,
      nje popull komplet merret me thashetheme, ushqehet nga politika e dites, ne vend qe te shikoj punet e shtepise se tij.

      1. Kujtim muzikanti says:

        Znj. Suzana,

        Ne vetvete ne pergjigjen tuaj shikohet kalbesia civile, qe e ka pllakosur komunitetin shqiptar!

        Duhet te keni nje gje parasysh, nje popull qe lejon qe qeveria e “zgjedhur”, kushdo qofte ajo e nga cfare krahu politik vjen, te tallet ne menyre te perseritur e flagrante, (mjaftojme qe te shikojme historine e 20 viteteve te fundit ne Shqiperi) sic duket me te vertete eshte duke vdekur!

        Sic duket ju te Kosoves akoma nuk e keni kuptuar se kush eshte problemi i vertete i kombit shqiptar!!!

        Punet e shtepise i ben gjithsecili ashtu sic i di vete, ama kur shteti nuk funksion dhe mbi te gjitha ndergjegja sociale e komunitetit eshte ne piken zero, edhe thirrja ime per nje ndergjegjesim social mund te duket sikur vjen nga galaksia!!!

        Une me duket se nuk vura ndonje fajtor perkates per ngjarjen e mesiperme, vetem permenda ne menyre figurative nje te KEQE te madhe te ketij kombi, nje mallkim te tij, qe sipas meje eshte dhe do te mbetet SALI BERISHA, alis Kucedra e Vicidolit!!!

        Nese nuk ju pelqen mendimi im, atehere mund te ankoheni ne organet e drejtesise te vendi nga vini!!!

        Tung

        1. Kujtim muzikanti says:

          Ja ku duket shteti dhe qeveria e sotme shqiptare:

          http://www.gazetatema.net/web/?p=24290

        2. suzana says:

          Te gjitha keto jane shpifje nga ju qe na shpiket TERMIN KANIBAL per shqiptaret, turpppppppp te keni

          1. Kujtim muzikanti says:

            Zonje e nderuar, (nese jeni me te vertete zonje)

            mos jeni me ethe gje sot?

            Sic duket nuk dini te lexoni shqip!!! Sa keq!!!

          2. +10 says:

            Dukesh qe je nje nga ata qe u importauat per te votuar Lulin e vocerr, je e deshperuaur per deshtimin e radhes, ngushellime o disleksike….

          3. Marku says:

            ZONJA E ZOTERINJ TE NDERUAR,
            MUA ME VJEN KEQ QE SHUME NGA JU , OSE BENI SI KUR NUK E KUPTONI , OSE JU PELQEN TE GRICENI ME “SUZANEN” , ME “SHPRESEN” , ME “ALTININ” , ME “TONIN” NJE HER NGA LONDRA NJE HER NGA GJAKOVA , POR THJESHT FAKTI QE KTO NIKE JAN VETEM NJE PERSON IMORAL DHE INHUMAN QE KAKARIS DHE TENTON TE DEGJENEROJ CDO DISKUTIM , I MASKUAR NJE HER SI ASNJANES , NJE HER SI I E DJATHT PERENDIMOR. POR AMA E TRADHETON INJORANCA DHE INKAPACITETI INTELEKTUAL E MORAL DHE SHKRIMET GJITHMONE TE NJEJTA DHE DENIGRUESE NDAJ POPULLIT QE SHKRUAN KTU E NE FORUME TE TJERA ME PASION DHE INDINJAT NDAJ NJE MONSTRE SHPELLARK TE STILIT MUGABO-GADAF , THJESHT TE PERCAJ ATO QE AKOMA OSE NGA FRIKA , OSE NGA MENEFREGIZMI DYSHOJNE AKOMA SE SHPELLARAKUT TE VICIDOLIT I KA NGEL NJE GRIM HUMANIZEM.
            PRANDAJ , JU LUTEM , PER HIR TE KONVERSACIONIT QYTETAR E TE KULTURUAR …., INJORONI SHKRIMET E KETIJ EKSKREMENTI FORUMESH …., SE PASTAJ LARGOHEN VET .
            FALEMINDERIT

      2. rinia says:

        ne plazhet i pastrojme, por na vijne ca nga malet qe nuk e dine cjane koshat e plehrave dhe banjot publike, dhe perdorin plazhin si kosh plehrash e detin si banjo!!!

      3. ilir111 says:

        Suzi perse pellet kot pjesa me e madhe e ne qe komentojme ketu jetojne jashte sikurse ju besoj, eshte kollaj te besh demagogji nga larg por vetem shqiptaret qe jane atje e dine se punojne si skllever e nuk sigurojne dot buken e gojes.
        Prandaj leri pallavrat se nuk e di ti si ndihen shqiptaret (dole ti “Freud” version femeror)

        1. suzana says:

          shqiptaret punojne si skllever, ha ha, burrat shqiptare lozin kumar, grate e shkreta bartin kashten ne kraherore,

      4. Saliu says:

        Do beni mire te shikoni dhe ju matane kufirit punet tuaja.Nuk dua tja di se cndodh te ju,prandaj mos futni hundet ne punet e nje shteti tjeter.

      5. gjuha shqipe says:

        ne mos qenke nje idiote ti Suzana,nuk e paske shoqen.Ik me meso shqipen ,pastaj ulu na bej moral.Ta ka bllokuar trurin Saliu.

        1. Epirioti says:

          Gjashte gabime ne dy rreshta! Pak si shume per gjuhen shqipe

      6. Fitil Fernella says:

        U vertetua qe nuk ka pasur as femije e as rrembim. Kshuqe duhewt Edi Rama i pari te dale e te kerkoje te falur per akuzat e pabaza qe ka bere dhe ju si gazeta Tema duhet t’i hiqni urgjentisht keto artikuj sepse nuk na bejne mire per imazhin tone si komb. Nuk arrij ta kuptoj se si imagjinata e nje njeriu mund te arrije te trilloje gjithe kete gjeme te madhe. Me duket e pabesueshme.

  2. jaho labi says:

    Do te ishte mire te mesonim te verteten per ate qe ka ndodhur dhe “jo ti shkrehnim pushkët ashtu te nxehur si jemi”. PO.., ne shqiperi gjerat jane shum keq, ne rend, ne shendetsi, ne arsim… Jane edhe me keq se ç’mund te shikoj edhe syri i nje analisti. Jane, si thot Kadare te tilla “qe munde te çojne Shqiperine drejt fundit te rrugtimit te saj ne Histori”, nga letra e janarit 2011.
    Por per kete rast, te pakten duhet te presim para se te shajme qeverrin, qe te mos na kthehet ne bumerang me vonë. Hienat mediatike te pushtet Pushtuesit kaq duan per deligjitimim.

    1. AdrianGJ says:

      Ke shume te drejte o Jaho – Po nuk eshte vetem populli (apo palitikane tane) qe kane faje – edhe media duhet te luaj rolin a saj dhe jo ti fryje zjarrit kot…..

    2. emigranti says:

      mire eke ti o jaho labi po ti po e ben si puna e asai perralles pa bjer e nji her pa te shofesh,nuk e di po ti nuke ke sy te shikosh apo nuk do vet se cffare behet nen drejtimin e shpellarit.gjynah te mbashe ti ate pseudonim ,jaho labi ka qen vertet burr laberije dhe jo nji sahan lepires si puna jote,nuk besoi se laberia ka burra te till keshtu si puna jote.

      1. jaho labi says:

        Feleminderit qe me ke kuptuar o zoti Emigrant!!!!
        Un jam Lab, edhe burr jam jo sahan lepires si me ofendon( I kujt se, i atij barbaro -shpellarit te Vuçit e ke llafin??).
        Lexoje dhe njehere shenimin tim mbase ndryshon mëndje, jo se ka rendesi. Apo je dhe ti..shpellar dhe se kuptova dot reagimin tend….? Me qe ra llafi.. nga cila shpell te kemi!!!!

  3. Dule Bisha says:

    Jam plotesisht dakort me Elviren, e vetmja gje qe na ngelet eshte o te pranojme qe jemi nje popull dele ose ti tregojme vendin te gjithe horrave qe po shkaterrojne kete vend.
    E them me bindje te plote dhe me vjen keq, sot e tutje do me vij keq qe jam Shqipetar… sepse shqipetaret jane nje popull dele i cili nuk ka fuqi te reagoj as kur i marrin femijen nga barku i nenes.

    Doja te beja dhe nje lidhje dhe besoj se dhe botuesit e kesaj gazete duhet ta shikojne me vemendje, mos ky krim ngjason pak me krimet e serbeve kunder grave kosovare???? Ky eshte nje krim barbar dhe te vetmit barbar ne Europe jane Serbet bashke me kushuririn e tyre SALI…

  4. endri says:

    me siguri eshte rrezuar apo dicka e tille ….,ka pasur frike ti tregoje familjes dhe ka shpikur kete histori….
    Isha i pari qe reagova pasi degjova lajmin,por tani pasi prokuroria ka rrezuar pisten e rrembimit,dhe duke pare qe deklaratat e saj jane kontradiktore….me ben te dyshoj…

  5. saviano says:

    Te gjithe ne nje forme apo tjeter flasin , denojne krimin, hamendesojne, ngushellojne familjen Roshi.
    Po nje njeri , nje qe duhet te kujdeset per te gjithe , Kryeministri i ketij vendi, ku te gjithe jane te shokuar prej krimit HESHT, hesht se po pret te sqaroje gjerat po them une. A eshte e vertete se ai nuk ka ne dore nje shtet te tere prej nga ku mund te marre gjithfare informacioni dhe ti jepe vetes lukrin te mbeje nje qendrim KRYEMINISTROR ndaj kesaj ngjarje , ku dhe njerzit e thjeshte te mos notojne ne hamendje e thashethemnaje. Sigurisht i ka. Po atehere cfare pret? A tthua mendon se ai nuk eshte KRYEMINISTRI i asaj foshnje qe priste te lindete ne drite. Le te mos thote asgje per qytetarin ROSHI se ai i ka marre nderin e PARTISE. Po per beben qe nuk pa driten me sy duhet te thote nje fjale me pare se te gjithe , se di e duhet te dije me shume se te gjithe.
    Po kur se ben kete a nuk me jep te drejten te mebdoj se dicka po kurdiset ne odat e krimit tamam si ne rastin e VLEFSHMESISE SE TE PA VLEFSHMES, dikush nuk duhet te goditet . dikush qe ka lyer duart ne kete horror allashqiptar, cfare pret qe nuk del te denoje kete akt jo njerzor pervec faktit qe ende nuk e ka kolauduar mashtrimin e radhes. Sido qe te jete ajo eshte nje ngjarje ne vendin ku ai qeveris e po sipas atij qeverish me nje vote plebishitare. E pse atehere nuk del, pse nuk denon aktin?
    Tani e me shume me vone kemi te drejt te dyshojme.

    1. suzana says:

      ne asnje vend te botes, kryeministri nuk merret me “krimet e dites” qofshin ato te trilluara apo jo, Ku ke degjuar se ndodhe nje gje e tille.

      1. Arberor says:

        Kjo znj. Suzana ndodh vetem ne Shqiperi, ku Kryeministri yne behet edhe shkrimtar, edhe kritik, edhe arkitekt, edhe gjykates! Si keshtu nuk e paske vene re me perpara!

      2. Kujtim muzikanti says:

        Znj. Suzana jetoka sic duket prane familjes kryeministrore!

        Ne nje vend si Shqiperia ku cdo dite te perendise shqiptaret duhet dhe shikojme ne ekranet televizive nje kryeminister te rrjedhur nga trute e kokes, qe peruron edhe nje shkolle te ndonje fshati me parate e taksapaguesve, nuk mund te mos kaloje pa u verejtur HESHTJA e ketij njeriu te mavijosur e me duar te lyera me gjak! Qofte edhe sa per sy e faqe, Kucedra e Vicidolit do te kishte deshire qe te dilte per ndonje barcolete te rastit, nga ato qe edhe Liria apo idiotet e tjere ne grupin parlamentar te PD nuk ia degjojne me, pa i thene vetes, “Ore, po ky paska rrjedhur” !!!!

        Nuk merzitesh tani qe ta shava pak kryeministrin e zemres, apo znj. Suzana?

        1. suzana says:

          aspak nuk merzitem per ate pune, e kam pa se eshte i krisur, por ajo gje mund te spjegohet se eshte nje plak 70 vjeq, po si mund te spjegohet
          idoli juaj Rama qe ben akoma me keq se ai me fjalor dhe me vepra..

          1. gjuha shqipe says:

            po meqe paske arritur deri aty qe qenka nje plak i rrjedhur,shko ia shpigo se mbase te ka te besuar e te degjon te zhduket bashke me ty e me ca si ti.Na i bej kete nder ,te lutem se do kemi mire jo vetem ne po edhe ti

      3. rinia says:

        kur te te mbusin ty dhe femijen, apo femijen e femijes do e shohesh nese do kerkosh nga kryeminstri te merret me “krimet e dites”….Me i keq se krimineli eshte vetem ai qe mbron krimininelin!!! Nuk jam aq shpirtkeq sa te te uroj te te ndodhe ajo qe i ndodhi familjes Roshi, por mblidh mendjen se edhe fjalet e keqija jane mekat!

        1. suzana says:

          o rinia, asaj familje si ndodhi asgje, ishte pune publiciteti, deshtoi,
          dhe urimet-mallkimet tuaja nuk e nxene as nje mace

          1. rinia says:

            Macja e zeze Zuzi, uríme per largpamesine!!! Sa mire e dinit qe ishte publicitet e gjitha dhe ishit “te kthjellet” gjithe kohen kur te tjeret “normalot e thjeshte” beheshim merak per nje nene e nje foshnje qe ndoshta kishin qene viktime e nje krimi… Por macet e zeza kane besim tek daci qe i udheheq, se edhe po qe i vertete krimi, daci do ia gjeje anen ta nxjerre te rreme, andaj jane macet e zeza aq te sigurta dhe largpamese… Megjithate keshilla “mblidh mendjen” qendron edhe me tej, se kush i shkon prapa dacit as me shtate jetet e maces nuk shpeton…

      4. gjuha shqipe says:

        nuk do te kerkoja gje tjeter vec qe te zhukeshe nga komentet ti Suziiiiiiiiiii e bajraktari yt qe te ka bllokuar trurin

        1. suzana says:

          Ua, ju qenkeni si grate e keqia qe meereni vetem me llafe, nuk kam pare kesi lloj “burrash”, po ua prishe nje qike, te mbeten ne qafe.
          Nuk jeni ne gjendje te respektoni asnjerin qe nuk mendon si ju,

          1. rinia says:

            Zuzi, kush mbron satrapin nuk mendon “ndryshe” por i ka thene pergjithmone lamtumire mendimit dhe trurin e ka ne koma pa shprese ringjalljeje….

  6. Elton says:

    Urime qe keni gjetur fotografine e Griseldes se isha kurioz te shikoja kush ishte kjo 27-vjecare kaq naive sa te ngreje ne kembe nje histori te tille mashtruese per abortin e saj.
    E keqja eshte qe kane pare shume telenovela braziliane keto grate tona.

    1. Lule says:

      Sa te veshtire e paskeni qe te besoni fatkeqesine e nje nene te re, e nje familjeje te nderuar, vetem e vetem qe te mos pranoni realitetin , ate realitet qe ngre perfundimisht gishtin tregues drejt te vetmes kuceder qe ka marr peng Shqiperine Sy keni e drite nuk ju bejne…

    2. Pimpinella says:

      Po si eshte kjo logjika juaj keshtu? Nese nje skandal rendon mbi PS, ata me siguri e kane organizuar vete. Nese skandali rendon mbi PD, me siguri PS-ja ia ka bere me puc.

      Shembuj:
      1. Shpretheu ne mes te dites, ne nje depo te paligjshme demonitimi. Pergjegjesia e askujt. Shpjegimi: Me siguri e ka plasur Ps dhe Edi Rama me dashje.

      2. Skandali “Meta”! Ai Prifti burre i poshter. Si ia nxorri shokut te gjitha? Po mire iu be se e hengri dhe vete!

      3. Janar, 21. Kater vete u vrane nga policet e gardes gjate nje proteste. U shti mbi turme, u qelluan njerez qe po protestonin. Shjegimi: Me siguri ata te PS e kane organizuar vete qe tia rrasin PD pastaj! Te poshtrit!

      4. Zgjedhjet lokale: Po kutite duhet rinumeria se eshte vullneti i popullit te fitoje Basha!

      5. Ndodhia makabre e Griseldes se gjore.
      Shpjegimi: Me siguri ajo “naivja” e ka bere kastile! Pale me ke e ka pasur femijen! “Budallaqe” qe u kujtua ne muajin e nente per te bere abortin!

  7. Rani says:

    O Elvira po prit pak duro dhe mos nxirr konkluzione me emocione se njehere ke thene nuk dua te bej hamendesira dhe me poshte ke thene “rrembimi i Griseldes” dmth e ke verifikuar ti se ka qene rrembim. Normal qe nuk e lexova deri ne fund shkrimin kur pashe kete se nuk ja vlen. Sapo degjova se afati i kryerjes se akt-ekspertizes zyrtare eshte rreth 15-16 dite dhe kjo me ben te mendoj se ndoshta eshte dora e Saliut qe ecen me moton “çudia me e madhe zgjat tre dite” kaloi tre diteshi i iken rendesia dhe deri atehere do te dale diçka e re per te mbytur kete. Ngjarjet mbulojne njera-tjetren ne Shqiperi ne menyre qe asnjera te ndiqet penalisht po te mbulojne njera-tjetren. Sidoqofte te presim organet hetimore humoristike.

  8. etleva says:

    Me dhimbje e them, por Shqiperia ka vdekur tashme. Ai pak guxim qe levronte ne shpirtrat e shqiptareve pas permbysjes se komunizmit dhe ai pak vullnet per te jetuar ne nje shtet normal u vra pak nga pak nga serumi me helm qe ju injektua gradualisht ne vena nga dora e “doktorit” te vdekjes. Shqiperia ka vdekur! Ka qene nje vdekje e ngadalte e konsumuar ne syte e asaj pjese qe per shkak te forces se mbetur per ti rrezistuar helmit po vdes e fundit. Te gjithe jane pjese e blogjeve, forumeve, lexojne e komentojne lajme, por pak, shume pak reagon aktivisht per ta frenuar te keqen, madje nje pjese as arrin ta perceptoje ate. ZOTI E NDJEFTE SHQIPERINE!

    1. gjuha shqipe says:

      te lumte Etleva,ndaj te njejtin mendim me ty……shq.e mori turku i vu zjarre……….po nuk ka shqiptare

  9. weee says:

    Qetesia e Kryeministrit dhe heshtja e tij e gjate, verteton qe krimi eshte kryer me urdherin e tij, ose krimi i kryer eshte dicka qe do ti qetesonte shpirtin e humbur.
    Ky krim monstruoz i ndodhur pikerisht ne 1 Qershor, qe ju be te gjitha familjeve Shqipetare eshte nje KERCENIM ne diten me diell jo me per qytetaret sepse ato jane te kercenuar, POR ky eshte nje kercenim per kolegjin zgjedhor, Intrigantet, Spiunet, te ndyret, anetaret e listes Intelektuale “Iniciativa per Tiranen, deputetet etj bythelepiresa qe kane ndare fitimet me kete diktator te cilet sot nuk kane shancin me te vogel te tradhetojne MONSTREN E BALLKANIT. Familjet Shqipetare humben nje foshnje, faji eshte i Shqipetareve e jo me i Diktatures…

  10. endri says:

    nxirri o moderator dhe ato komentet ku e shaj kete goce …na ngriu gjakun dje tani doli qe ishte loje kalamanjsh,njerez te papaergjeshem !!!

  11. Andrea Komoni says:

    Çfar njerz pa ndjenja, cfar qenje njerzore qe tendtojn dhe deshirojn edhe te verteten me te hidhur ta kthejn ne nje tragjedi te pa qen.
    Zonja e nderuar nuk eshte RREMBYER, ajo din arsyjet e saja pse po genjen.
    Ja e verteta:
    Taksisti
    Krahas gjetjes së klinikës ku është bërë heqja e foshnjës nga barku i nënës, policia mbrëmë shoqëroi fillimisht dy taksistë duke mbajtur më pas më gjatë në dhomat e hetimit njërin prej tyre. Ka qenë pikërisht taksisti që tregoi se e kishte transportuar Griselda Roshin nga zona ku ajo pretendoi se ishte rrëmbyer për në klinikën ku ka ndodhur aborti i fëmijës. Konfirmimi i këtij taksisti se i kishte shërbyer 27-vjeçares për ta dërguar tek klinika në fjalë, ka hedhur poshtë variantin e dhënë nga vetë protagonistja e ngjarjes dje gjatë ditës, kur theksoi se ishte marrë peng nga persona të armatosur me një makinë me xhama të zinj dhe ishte çuar në ambientin ku ndodhi aborti. Në dëshminë e saj të parë, gruaja e kryebashkiakut të Kavajës ka pretenduar se është rrëmbyer tek zona e Tiranës së Re, pikërisht në kohën kur po i afrohej vendqëndrimit të taksive për të shkuar më pas në banesën e prindërve të saj në Tiranë.
    Hetimi në dy pista
    Pak orë pas denoncimit të bërë dje në Prokurorinë e Kavajës e më pas në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga shtetasja Griselda Roshi, Prokuroria regjistroi procedim penal për rrëmbim personi me pasoja të rënda. Krahas kësaj vepre penale, së cilës i është referuar hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, burimet nga ky institucion kanë pohuar se nuk përjashtojnë edhe pistën e një ngjarje të simuluar në rrethanat e saj të panjohura më parë jo vetëm në Shqipëri, por edhe më gjerë. Menjëherë pas denoncimit të bërë dje për ngjarje, Prokuroria e Krimeve të Rënda dërgoi në banesën e kryebashkiakut Elvis Roshi në Kavajë, zv.drejtuesin e saj dhe një prokuror për kryerjen e veprimeve procedurale ndërkohë që në orët e mbrëmjes, në hetimin e kësaj çështje është angazhuar edhe një prokuror i tretë. Grupi hetimor pas fakteve të zbuluara dje në mbrëmje duket se ka anuar më shumë nga një ngjarje kontradiktore dhe me shumë gjasa e simuluar në shumë pjesë të saj.
    Mjekët: Lindja s’ndodh pa ndihmën e gruas
    TIRANE – Mjekët pohojnë se lindja e fëmijës në kushte normale në rrethanat që pretendohet se kanë ndodhur me bashkëshorten e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, është thuajse e pamundur. Sipas mjekëve, veçanërisht në rastet kur gruaja ka lindjen e parë, është tepër e vështirë dhe e rrezikshme që lindja të ndodhë në kushte rrethanore. Sipas mjekëve të fushës, kushtet ambulatore në fjalë edhe të shoqëruara me preparatet nxitës të lindjes, është e vështirë ta ndihmojnë realizimin e këtij procesi që mund të zgjasë me orë. Duke iu referuar pretendimeve për lindjen e foshnjës dhe rrëmbimin e saj në një ambient privat apo “të fshehtë”, mjekët thonë se është e pamundur që kjo të ndodhë. “Nëse gruaja është qëlluar e ka humbur ndjenjat, lindja e fëmijës pa ndihmën dhe bashkëpunimin e nënës është e pamundur dhe realizohet vetëm me vdekjen e foshnjes”, thane mjekët. Duke marrë në analizë gjendjen shëndetësore të 27-vjeçares ditën e djeshme, e cila me përjashtim të tronditjes nuk ka pasur probleme të tjera, sipas mjekëve është e pamundur që lindja të ketë qenë në kushte ambulatore dhe pa praninë e personelit mjekësor.

    1. APOKALYPSIS says:

      Po ore po … po harruat sa nga ju ne kohen e Dulles kane lindur neper zetore a traktore a ne mes te ares se kooperatives!?!?
      Lerini ore keto se nuk ka tru ta perballoje qe tjetra na paska dashur te deshtoje femijen 3 dite para lindjes dhe na paska trilluar dmth!!

      Eshte krim i paster, dhe dihej qe versione te tilla qe te te heqin trurin, jo po e ka bere vete jo po teri po veri jo po duhet mbyllur ne cmendim, keto dihet nga dalin !!

      Pa dale akoma keto shpifje te papara, kisha bindjen absolute qe dhe kjo do te gatuhet e behet corbe si te gjitha aksidentet e tjera, dhe shqiptaret do vazhdojne te kene material per thashetheme per te kaluar gjithe diten duke pire kafe e cigare, se gje tjeter as qe mund te bejne!

    2. APOKALYPSIS says:

      Just nje lapsus e kisha fjalen per “aksidentet” e tjera qe kemi pare e degjuar deri tani, dhe shpjegimet kane qene nga me fiction!!

      Shqiperia duhet te ftoje te gjithe regjisoret e Holywood se eshte vertete nje parajse e Fiction Horror!

    3. Pimpinella says:

      Ky shkrimi yt, duket qe eshte bere copy-paste nga ndonje gazete. E di perse? Sepse te vetmet dy fjali qe ke shkruar vete, jane plot me gabime ortografike e drejtshkrimore. Universitetin tek Vitrina e ke bere? Po masterin dhe doktoraturen?

      1. Rani says:

        Ke te drejte se une as qe e lexova fare shkrimin e ketij debilit qe nuk di te shkruaje shqip. Ky e ka bere univeristetin te plepat ne Durres kurset 6-mujoreshe te Saliut.

        1. Rani says:

          oups edhe une bera nje gabim te “univeristetin” hahahah po une nga shpejtesia jo nga kafsheria si ky me lart hahahah

      2. HAHAHAH says:

        MOS RRI PO DUKU !!!

  12. oni says:

    ………bashke me shqipetaret.

  13. Andrea Komoni says:

    Te qofte per nder Elvira Donesi, ama ke zbuluar ameriken me kete artikull tendin.
    Ja shikon se cfar bene propaganda gazetareske, ja shikon si si tentohet ne cdo menyre te tregohet si kriminele kjo mazhoranc e sotshme.
    Po ja qe sot Elvira Donesi deshtoi plotesisht, deshtoi aty ku me se paku pritet nga nje gazeta, aty ku tentohet te kriminalizohet dikush.
    Per mu ky artikull i zonjes Elvira Donesi eshte artikull kriminal, sepse ne vete permban te pa verteta, thenje te cilat vet prokuroria sot po i hedh posht.
    Zonjna e nderuar Donesi sot jeni katandisur keq, sot keni deshtuar ne profesionin tuaj, sepse nuk shkruani me etik gazetareske, por shkruani me bindje politike.

    1. Lule says:

      “gomari ferkon gomarin”- Gjergj Fishta

    2. Joni says:

      Po edhe ti deri tani nuk ke shkruar aspak me bindje politike, ndaj po u kepute qe te shfajsosh kaq shume kete qeveri, qe edhe sikur kete akt makaber mos te jete faji i tyre, kane mbi supet e tyre tragjedi te tjera pa fund mbi kete popull! Nuk ka pse te kerkoj falje aspak znj. Dones, mbasi ka bere nje analize dhe po te thote qe shteti dhe qeveria duhet te beje nje pune transparente, ndryshe i ngelet asaj si nje hije. Nqs nuk di shqip, na thuaj ta perkthejme!

      1. Andrea Komoni says:

        Ja sa kam shkruar une me bindje politike, ja e verteta:
        Griselda Roshi, bashkëshortja e kryetarit te Bashkise se Kavajes ka pranuar mashtrimin e bere me rrefimin per ngjarjen makabre te inskenuar nga vete ajo.
        Para prokuroreve te Krimeve te Renda, 28 vjecarja ka pranuar se denoncimi i bërë në polici për rrëmbim dhe marrjen e fëmijës ka qenë një mashtrim i saj.
        Ajo eshte marre ne pyethe ne kete prokurori per rreth 2 orë e gjysme, kohe gjate te ciles ka hedhur ka rrezuar deshmine e pare bere gjate denoncimit.
        Ajo ka pohuar se nuk e kanë rrëmbyer dhe se nuk ka qenë asnjëherë shtatëzanë, por se rrëmbimi i saj si dhe marrja e fëmijës së porsalindur e ka sajuar nga vete ajo.
        Ne kete deshmi Griselda Roshi ka qene e shoqeruar nga nje psikologe për shkak të gjendjes jo të mirë mendore.
        Prandaj KERKOJ FALJE PER DEZINFORMATEN CKA NA KA BERE SOT zonja Elvira Donesi.

  14. Beni says:

    Tani qe u zbulua qe nuk eshte rrembyer, Elvira Dones duhet tu kerkoje ndjese te gjithe shqiptareve///

    1. anti-talebani says:

      Ke te drejte Beni, te shikojme nese do e bej. Hahahaha.
      Nje gje kuptoj me kete ngjarje. Ky popull eshte shume i ngarkuar politikisht dhe ndodhi nje krim ne nje person publik dhe u be gjema. Kemi dy dite qe shikojme kete lajm dhe se kemi vrare mendjen per krime te njejta qe kane ndodhur ne njerez te thjeshte.

      Vaj medet mjer ne populli qe jemi bere te varur nga kjo politike e qelbur (e kam per te dyja palet).

  15. SERENA bAJRAKTARI says:

    Kjo eshte ngjarje e degjuar vetem ne Kosove ku kriminelet seb u kane hapur barkun grave dhe ua kane nxjerre femijen ,por se e ben shqiptari shqiptares kjo eshte shume e pa besueshme.

  16. denisi says:

    nese grat e socjalistve pjellin para kohe berisha ika fajet hahahahahahahahahahaah onjerz naiva o temarr

  17. Sinani says:

    Ngushellimet me te sinqerta per familjen Roshi!
    Une dhe familja ime ne kete momente te veshtira gjendemi prane tyre!
    Sa per disa prej komenteve qe kam lexuar me siper, me vjen shume turp qe autoret e tyre i perkasin races njerezore. Madje disa qe ironizojne per kete krim monstruoz ( eshte shume pak ta quash te tille) po ju kujtoj se shume shpejt do t’ju vije rradha, por atehere do te jete shume, shume vone.

  18. shezo says:

    Elvira Dones je nxituar shume, gje qe verteton se ja ke fut pordhes qe nga Zvicra dhe na ke qelb ambientin ketu ne Albani.

    1. anti-talebani says:

      shezo ke shume te drejte.

  19. anti-talebani says:

    Elvira Dones, per Ju nuk kam shume informacion. Di qe shkruan artikuj te ndryshem kritike ndaj qeverise aktuale dhe ne kete aspekt jam dakort, pasi nuk e duroj dot kete shtet makaber, te korruptuar, vrases etj., etj.
    Por kam nje kritike. Artikulli i mesiperm me duket shume pa vend. Ndodhi nje krim i cili vetem me politiken nuk duhet te perzihet. Ndodhi nje krim qe sipas fakteve qe po dalin, del se eshte kryer nje veprim individual nga vete vajza ne fjale por qe spo kuptojme se pse e ka bere nje veprim te till totalisht te papergjegjshem. Sa per kryetarin e ri qe e ka fituar si kandidat i Partise Socialiste, nuk me duket nje cudi e pamundur. Shqiperia ka hyre ne nje faze qe e ka provuar ketu e 3000 vjete perpara si forme. Perpara 3000 – 2000 vitesh perpara krishtit, Iliret krijuan nje mbreteri ku vetem parimet e mbretit nuk mbreteronin, por sejcili fis-tribal administronte vete territorin. Ne kete faze ka hyre dhe tani Shqiperia. Tribalizmi eshte bere menyre administrimi. Vendos gangsterat te administrojne ndarjen administrative lokale. Dhe me vjen keq ta them, por Partia Socialiste keshtu po i administron te tere pushtetin vendor. Gangsterret po administrojne qytete, komuna, bashki. Eshte e frikshme.
    Nje keshille per ju, perpara se te perdorni emrin e nje njeriu, kushdo qofte ai. Mundohu te marresh opinionin e popullit qe e rrethon kete njeri. Kryetari i Ri i Bashkise se Kavajes , thone, se ka shume gjynahe ne jeten e tij. Thone ka shume pare. Si i ka bere keto pare, cfare biznesesh ka, etj. et.
    Partia Sociliste duhet te kete kujdes ne kandidatet qe zgjedh, pasi ka shume funderrina rreth saj dhe qe kane dhe pergjegjesi direkte ne lidhje me shume situata fatkeqe (sic ishte 21 Janari). Do cuditesh pse nje i majte flet me kaq kritika per Partine Socialiste. Flas se kerkoj qe te behen gjera te drejta nga partia socialiste. Per mua nuk po e ben me kte gje.

    Faleminderit

  20. Emirjeta says:

    Cfare lidhje ka me politiken kjo ngjarje e hidhur une nuk arrij ta kuptoj… Nqs me te vertete e duam Shqiperine ndryshe le te leme drejtesine te veproje e mos te bejme aludime sipas bindjeve apo simpative tona politike.

  21. une says:

    si do qe te jet kjo pune nje gje ka rendesi qe te gjith shqiptaret kujtojn se shtepia e tyre eshte vetem apartamenti ne te cilin jetojn dhe harojn se shtepia jone eshte shqiperia. a nuk duhet te bejm dicka per shtepin tone te madhe? a nuk duhet te themi boll deri ktu? por ne rrime para nje kompjuteri dhe flasim me shkronja dhe jo me ze.ne duhet te bertasim te na degjohet zeri deri atje ku duhet te mos kemi frik nga asnjeri dhe nga asgje, te pastrojme shtepine tone te madhe ashtu sic pastrojme dhe ate te voglen ku fusim koken nga frika cdo dite. ku eshte ajo rini qe para 20 vjetesh ju degjua zeri ne gith boten? ajo me duket se ka vdekur ose eshte e friksuar si lepur dhe nuk mendon per te ardhmen e brezeve te tjera……

  22. Kavajsi says:

    Nuk kisha ndermend te komentoja nje horror te tille sepse kam bindjen e verber qe Sali GJAKSORI vrasesi i foshnjeve ne bark, dmth vrasesi i Shqiperise se palindur, do vetem veprim e jo fjale BOSHE, por jane ca entitete ketu, se njerez nuk jane, qe te bejne te shkruash ate qe ti as e ke menduar e jo me ta shkruash. O Denis… O cope mishi pa sy.

  23. oliger says:

    Po cprisni o te uruar nga ky popull shkrete,a nuk eshte ky popull qe duartrokiti enverin sa here nxirrte tradhetare shoket e tija.A nuk eshte ky milet qe krenohet me historine e tija te lashte te ndertuara mbi tradhetine. saliu si enveri ja njeh mire fuqine dhe karakterin ketij mileti dhe prandaja bene dhe do te bejne keshtu derisa ta vrasin dere per dere e familje per familje te gjithe kundershtaret e tija.Nje vit terror dhe 10 vite qetesi ka qene strategjia e hitlerit,kete po ben eedhe saliu.Prisni kur te gjithe do te jeni ne kto lajme te tmerrshme,me radhe eshte kjo pune,nje here tjeter do te jeshe ti,une apo ai.

  24. Val Sema says:

    Lexoj gjithe keto komente dhe mendoj : Sa lehte eshte te nxitohesh per te shkruar nje artikull edhe pse nuk ke as me te voglen ide dhe nuk ke bere as me te voglin hetim gazetaresk rreth ngjarjes ne fjale. Dhe shikoni me c’goxha titull ???!!! Kjo eshte bindja ime personale sidomos mbasi kam degjuar qendrimin e policise pak momente me pare. Dhe per me teper sa shpejt mund te manipulosh lexuesit te cilet me te drejte vershojne me komentet e tyre pamvaresisht se sa cilesore jane ato.

  25. juristi says:

    O elvira sa me vrap i keni shkruar gjithe keto horrore, a thua ti kishit gati ne e-mail, prisnit vetem nje send. E kuptove(uat) se ishim thjesht perpara nje rasti neurotik, te nje nuse te re, te semure menderisht apo te terrorizuar nga i shoqi a ndokush tjeter, qe e detyroi te shpikte nje histori horrori. prisni pak per te kuptuar se cka ndodhur perpara se te hidheni me koke ne sheshe gazetash apo mediash. Thjesht po shkaterroni Shqiperine Ju o vajtaret e shqiperise. Do ishte me e pakta qe neser, ne te njejtat rreshta dhe faqe, te shkruanit nje falje te madhe ndaj ketij vendi per emrin qe ia njollosni cdo dite. po kam frike se neser do merreni me sajesen e rradhes te budallackes te radhes qe ju jep shkak per vajtime. Ju ruajt zoti per marrezite qe thoni cdo dite.

  26. Andrea Komoni says:

    Aq shume e don zonja shqiprin tone, sa qe eshte ne gjendje edhe te beje genjeshtra megalomane dhe kriminale vetem e vetem te na shpjegoj ne pindjet e saj politike:
    Ja sa e don kjo zonje shqiprin:Griselda Roshi, bashkëshortja e kryetarit te Bashkise se Kavajes ka pranuar mashtrimin e bere me rrefimin per ngjarjen makabre te inskenuar nga vete ajo.
    Para prokuroreve te Krimeve te Renda, 28 vjecarja ka pranuar se denoncimi i bërë në polici për rrëmbim dhe marrjen e fëmijës ka qenë një mashtrim i saj.
    Ajo eshte marre ne pyethe ne kete prokurori per rreth 2 orë e gjysme, kohe gjate te ciles ka hedhur ka rrezuar deshmine e pare bere gjate denoncimit.
    Ajo ka pohuar se nuk e kanë rrëmbyer dhe se nuk ka qenë asnjëherë shtatëzanë, por se rrëmbimi i saj si dhe marrja e fëmijës së porsalindur e ka sajuar nga vete ajo.
    Ne kete deshmi Griselda Roshi ka qene e shoqeruar nga nje psikologe për shkak të gjendjes jo të mirë mendore.

  27. Andrea Komoni says:

    Pse mos te cilsohet edhe propaganda gazetareske shkelje e ligjit, cka ka zonja qe nuk pergjigjet qe sot ka bere nje krim dhe ka keqinformu gjithe lexuesit e gazetes TEMA.
    Po zonja nuk don t’ia di qe dikush eshte i inatosur ne keto momente, sepse nje gazetar narcizoide ka arritur qe te luaj me ndjenjat e tij.
    Ja ku po jetojm ne, ne nje vend ku gjithekush mund te shpreh mendimin e tij, gjithkush mund te shaj cdo gje, e te ngris ne qiell cdo gje tjeter.
    Ky te nderuar eshte vendi yne, vend ku nje gazetare mundet edhe te manipuloj, ndersa diten tjeter te del e te thote nuk ka liri shtypi.
    Kete liri shtypi te nderuar mund ta gjeni vetem ne SHBA, por me nje dallim, se ne SHBA ka gazetar, ndersa ne shqipri gazetar nuk ka fare po ka vetem MILITANT PARTIAK.

  28. riza says:

    Elvira Elvira mendjeleht (maive) po sa edhe vet gazeta Tema?????
    Elvira Elvira trilim i radhe se PS dhe vet Edi Rames i pa menduar mir.
    Sa keq per Elviren ede vet gazeten Tema….(naiva)

    1. Xhim Mirimonga says:

      ca thu me shoku ca thu,a ka perkthys knej rrotull…

  29. nastradini says:

    Keshtu menduan te gjithe o zonje e nderuar, por doli se nje tarallake na genjeu te gjitheve dhe u tall me gjithe shqiptaret. Si per te na bere turpin e Botes. Me duket se po perjetojme nje triller te vertete te Agata Kristit. Tre dite qe tronditen Boten. Tre dite qe budallepsen shqiptaret. Kujt mund t’i besoj sot njeriu ne Shqiperi? Ne fillim thane se e morren peng bandite me fuoristrade me xhama te zinj. E detyruar te lindte dhe i grabiten femijen. Nje HORROR i vertete. Duke na ngritur leshrat e kokes perpjete. Por duke pare sesi u vodhen votat ne Tirane dhe sjelljen e Ristanit ne KQZ te gjithe ishin te prirur te besonin per kete menxyre te stilit berishian. Dhe e lidhen kete HORROR me likuidimet e Remzi Hoxhes, Kosta Trebickes, GERDECIT, 21 janarit dhe se fundi me vjedhjet makaber te votave nga Saliu dhe banda e tij. Kujt t’i besojme tani? Kur del se zonja e Kryetarit te Kavajes nuk ka qene fare shtatzene? Lind pyetja: Pse e beri kete katrahure kjo zonje dhe cmendi shqiptaret me deklaratat e saj? Pse nuk del Kryetari i porsazgjedhur i Kavajes dhe te zbardhe kete tragjedi te tij familjare? Pse nuk del Edi Rama dhe te hedhe drite mbi kete ngjarje qe tronditi?Shqiperine dhe Boten? Sepse te pakten kete ja detyron atyre qe votuan per te. Per ndershmerine dhe jo per pabesine. Nuk eshte mire qe zbardhja te vije nga Prokuroria. Sepse politika ka moral dhe morali duhet treguar nga Partite. Pse u zgjodh nje moment i tille kaq i tensionuar nga kjo zonje? Kur pritet vendimi i Kolegjit Zgjedhor per nje ceshtje jetike per Shqiperine? Pavaresisht tragjedise ne familjen e Kryetarit te Kavajes Partia socialiste ka per detyre te dale ne publik dhe te sqaroje situaten. Jo te prese zbardhjen nga Prokuroria apo Policia. Sepse zonja e Kryetarit te Kavajes ne deklaraten e saj perdori motiv politik. Dhe per pak sa nuk e futi vendin ne lufte civile.

  30. CERI says:

    MOS E LIDHNI ME POLITIKEN KETE CESHTJE KAQ BANALE. KUSH E KA QIT DHE E KA FUT [SHEJTONIN NE SHISHE] .

  31. thethi says:

    Ose ma mire fali o sot te tane se spo kuotoj se kush asht demokrat ose socialist ma .

  32. Stefani Cole Vlore says:

    Zonja Elvira kete rrahde ke dalur komplet bllof.Te kishe pritur te pakten nje dite ne menyre qe te verifikoje lajmin.Por ju duruat edhe nje here per te trguar urrejtjen patologjike qe keni ndaj “shpellareve”.
    Vazhdo se e ke mire; “Fajin e ka Saliu”

  33. Lumi says:

    E tash!?
    Pse nuk e merrni guximin, te gjithe Ju qe nxoret aq mllef nga goja per nxire popullin shqiptar, bile perdoret terma qe nuk i kisha ndegjuar asnjeher me pare, TE KERKONI FALJE, si dhe te kerkoni nga Roshi te jep dorheqje! Mendoni Ju se Roshi 9-muaj ka qene i mashtruar nga shoqja per shtatzanine!?!?
    Te gjithe ju te kuqet, “roze” apo te zi ne shpirte, duhet ti kerkoni edhe Sales falje, dhe ti thoni se Kavaja voton mashtrues!

  34. sphnx says:

    he mer flisni sot bashke me kete shkruesen e ketij shkimi fantastiko shkencor. imagjinate e admirueshme. fatkeqesisht shkruesja qenka me e semure se vete griselda. une e di qe mbijetesa ne kapitalizem eshte e veshtire dhe ka aq shume angari sa nuk te le shume kohe per tu kualifikuar por shkrime te papergjeshme si keto minimalisht duhej kerkuar falje ose pergenjeshtruar. ky eshte shkrim sic e quan populli fluturo me pras ne bythe. pastaj gazetaria nuk eshte institucion meshire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje