Misteri i privatizimit të hidrocentraleve me fitim. Berisha pati deklaruar të kundërtën

1 Qershor 2011, 15:47Politika TEMA

Ligji për privatizimin e hidrocentraleve ka ndare e maxhorancen duke shkaktuar si asnjëherë më parë jo vetem debate të ashpra mes deputetevë të saj në Komisionin e Ekonomisë, por edhe dyshime të ndërsjellta.

Ne Komisionin e Ekonomise deputetët paten dyshime edhe për procedurat që po ndjek Ministria e Ekonomisë për privatizimin.

Pas debateve, Komisioni e miratoi ligjin që i hap rrugë procesit të privatizimit, i cili parashikon shitjen jo vetëm të hidrocentraleve si biznese, por edhe baseneve të tyre, dhe madje gjasat janë që edhe digat të kalojnë tek privati.

 

 

Ndryshimi kaq i befte i qendrimit te qeverise per  te shitur jo vetem hidrocentralet si biznese por dhe digat apo basen është fare i papritur kur vetë kryeministri Berisha eshte shprehur per te kunderten e atyre qe propozoi sot Ministria  e Ekonomise.

”Shqipëria do të ketë pronë publike digat e mëdha, shkollat, spitalet, parqet kombëtare, tokat pa pronarë”, pati deklaruar disa ditë më parë Berisha.

E dyshimte eshte edhe arsyeja pse keto kater hidrocentrale, dhe me gjase edhe shume te tjere pas tyre, po privatizohen ne kete menyre.Të dhënat zyrtare të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se katër hidrocentralet që qeveria po nxjerr në shitje janë ata me normat më të larta të fitimit.

Sipas të dhënave që janë paraqitur në relacionin shoqërues të ligjit këta katër hidrocentrale së bashku me HEC-in e Lanabregasit, i cili do të vazhdojë të mbetet shtetëror japin rreth 6 për qind të të ardhurave totale te KESH, por ndërkohë zënë vetëm 2.9 për qind të shpenzimeve të saj. Ky tregues dëshmon se normat e fitimit tek këto hidrocentrale janë të paktën dy herë më të larta nga mesatarja e KESH, duke konfirmuar leverdishmërinë e tyre të lartë.

Së dyti të paktën Shkopeti dhe Bistrica janë HEC-e që vitet e fundit kanë marrë investime nga fondet e buxhetit dhe ndihmave nga qeveria gjermane. Kjo do të thotë se privatët që do i blejnë ato nuk kanë nevojë të shpenzojnë para për investime, por do të kenë një fitim të garantuar.

Së treti biznesi i hidrocentraleve në vetevete është specifik pasi menaxhimi i tyre është thellësisht teknik, ndaj dhe kalimi i tyre tek privatët nuk sjell përmirësime ne menaxhim, eficence apo ulje korrupsioni, sic mund të ishte në një ndërmarrje tjetër publike.

Të tre këto argumenta ngrenë pikëpyetje nëse është privatizimi i këtyre hidrocentraleve një hap në drejtimin e duhur, apo thjesht po diktohet nga nevojat e buxhetit dhe qeverisë për para. Nëse do të jete e vertete arsyeja e dyte, atehere shitja e  te ardhmes se shqiptareve po behet vetem per nje vit mandat qeverie.

16 komente në “Misteri i privatizimit të hidrocentraleve me fitim. Berisha pati deklaruar të kundërtën”

  1. illi says:

    Privatizimi i veprave te tilla mund dhe duhet te realizohet vetem me referendum popullor! nuk duhet lejuar Saliu te sillet me pasurine e perbashket sic ja ka qefi. Te iniciohet nje referendum popullor. Mjaft me me komisionet e papergjegjshme te Kuvendit.

  2. kombinati says:

    Duhen hetuar rrenjet, ne cfare tavoline lindi ideja e privatizimit te Heceve? ne nje tavoline ku disutoheshin perfitimet ekonomike te vendit apo ne ndonje kafene mes Ilir Metes dhe ndonje sekseri nderkombetar me puro ne dore. Ne keto raste sekseret nderkombetar e sjellin te gatshem dhe projektligjin, keta tanet vetem e perkthejne dhe me pas miratojne. Esht e tmerrshme ta mendosh por projektligjet ne shqiperi po i sjellin sekseret me purro dhe me memory stick. Ato vijne si pakete e gatshme, ai qe e sjell ligjin ka gati marrveshjen per blerjen ne menyre qe shoqerite konkurente te gjenden ne befasi per dokumentacionin e blerjes. Kur vetem lumenjt pa hece, vetem me projekte leter, e me njemije problematika per ndertim arriten shifra maramendese ne treg te bardh e te zi, cfar cmimi mund te kene hidrocentrali i gatshem i ndertuar nga baballaret tane, ne europen e etur per energji sidomos green te cilen e subvencionon BE-ja. Nje vlere e pacmueshme, nuk ka para qe e vlereson, eshte si koloseu per romen si kulla eifel per parisin. Te shesesh hidrocentralet tani esht si te shisje shtepine ne 96 e ti fusje me perqindje leket ke sudja, tmerr. Kjo tyregon fundin e ekonomise tone prej vitesh qeveria ka patur oferta dhe presione nga peshkaqen nderkombetar per shitjen e ketyr eperlave te vogla por nuk i shiti se e dinte qe ky do ishte fundi, ishte teper e rende. Por tani thika ka arritur ne kocke dhe cdo gje behet. Shpresoj te mos shiten HEC-et.

  3. andi ll says:

    PRIVATIZIMI I HIDROCENTRALEVE NUK ESHTE FILLIMI PO FUNDI I EKONOMIS SHQIPTARE
    ne vendet e varfera energjitika nuk privatizohet po mbahet si rregullues per tregun dhe ekomomin.
    energjitika sot ne shqiperi eshte fitim prurese jo vetem se eshte monopol per dhe kostoja per kw ore
    jo rastesisht pati permbytje
    shqiperia ka marr nje paket ndihme per hidrocentralet????.
    ZOTI JU SHPETOFTE

  4. rezi says:

    Ky maskara po ben gjithcka per ta shkaterruar kete vend, duhet ndaluar menjehere sepse cdo sekonde jete ne qeveri e ketij plehres, eshte vite vuajtie e popullit te shkrete, cohuni njerez se ky eshte me i keq nga enveri……

  5. karaduzi says:

    Eshte e qarte se nuk ka arsye per te privatizuar keta HEC-eKur themi arsye kemi parasysh ate objektive
    por ka sigurisht arsye te forta per qeverine; mbrapa bleresve te huaj do te jene njerezit e familjes Opozita
    ne kete ceshtje nuk duhet te bej asje leshim

  6. tironci says:

    si mund te tallet ky tribal i vicidolit me pasurite kombetare te vendit .. ajo eshte djerse e hedhur nga nje popull i tere .. ku e gjen te drejten ky moster te shesi dhe te shkaterroje ne total SHQIPERINE .. ngrihuni popull nje ore e me pare .. sa me shpejt te shkulet kjo kaste e urryer aq me te vogla do te jene dhimbjet ne te ardhmen ..

  7. Endri says:

    Ku jane inxhinieret dhe specialistet te cilet kane derdhur djerse dhe mundim neper veprat e medha ne kete vend? A kane te drejte keto te pyeten dhe te jene pjese nje diskutimi te madh nese duhen shitur apo jo keto HEC-e?. Une mendoj se keto heronj te veprave te vendit tone duhet te jene ne krye te mendimdhenies se ideve dhe duhet te degjohet zeri i tyre.

  8. Albana L. says:

    Opozita duhet te deklaroje hapur ne menyre qe kushqo qe i afrohet nje tenderi te mundshem, qofte subjekt shqiptar, qofte i huaj, ta dije se: PASURIA SHTETERORE STRATEGJIKE NUK SHITET DHE NESE DO TE BEHET NGA BANDA KRIMINALE BERISHA, NUK DO TE NJIHET DHE DO T’I HIQET NGA DUART KUJTDO QE E BLEN NE AFERAT E NDYRA BERISHIANE!
    KJO DUHET TE DEKLAROHET ME FORCE JO VETEM NE MJETET E KOMUNIKIMIT SHQIPTARE, POR EDHE ATO TE HUAJA. KUSH BLEN DUKE INJORUAR THIRRJET, MA QAFE PASTE VETEN!
    T’I PRITET KOKA GJARPERIR SERB BERISHOVIC!

  9. Rani says:

    Rama te bertase me te madhe qe ta degjojne ata dallaveraxhinj te huaj qe mund te vijne per ti blere se nqs i blejne neser shteti qe do te vije do t’ja u marre me çdo kusht dhe nuk do te perfillet asnje gjykate nderkombetare. Bobo çfare po behet dhe njerezit vazhdojne te flejne gjume pthuu pthuuu………ngrihu o Rama se ti i fitove zgjedhjet mos ke frike………kujt ti flasesh.

  10. pelivan says:

    Cifutit,i paskej pelqyer nje shtepi e bukur vile! Edhe vendosi ta blej ate,por me pare dergoj atje kallausin per te bere pazarin aq per kaq….Ndersa kallauzi u nis per te shkuar,cifuti e ndali dhe i tha:”Pyet me pare pronarin,Vet e ka bere kete vile apo i’a ka lenur i Ati?!” iku kallauzi dhe kur u kethye i tha te zot: “Jo zotri,i’a ka lene i Ati…. “Bravo,dhe na parat e shko blije,mos ben pazar,mere aq sa te thote ai,qe i qofshim fale xha saliut se ka djerdhur djers ky dhe Genc Ruli e te tjere, e te tjere….

  11. qerosi says:

    KETO JANE DJERSA DHE PUNA E GJITHE E GJITHE POPULLIT SHQIPETAR :NDALE DOREN SHKATERRUSE TE SHTETIT QEVERRI !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  12. une them says:

    motra ja ka ndertuar? apo gruaja? po te ishte greku apo serbi, edhe mund ti kuptonim. por legen shqiperie! aman ju lutem, bejeni vorio epiriot edhe kete,jo per gje, por te pakten mund ta kuptojme.

  13. fred says:

    une mendoj se ata jane prone e popullit dhe jo sali berires te vendosi per to apo partise hajnise demokratike dhe paret qe fitohen nga keto hidrocentrale duhet te perdoren per mirembajten e rrugeve te shkollave ku meson brezi iri shqiptar etj prandaj o popull mos leni kende te ju a vjedhi

  14. ceni says:

    e shesin se jan liberal…..ne shqiperi nuk ka korrupsion,as vrasje,as probleme…ne jemi europian…fajin na e ka europa qe s na pranon…

  15. sociologu says:

    o Zot! Nuk di se nga c’ane ta kapesh! Mban ere m**t cdo gje! O SHQIPTARE! kjo Duhet ndalur nje ore e me pare!

  16. Luan Rukaj says:

    Në vitin 1970 shteti Shqiptar përfitonte nga eksporti i energjisë elektrike 40 traktora në 24orë pra si vlerë fitimi. Është për të theksuar se kjo vlerë fitimi ishte për 12 muaj viti.. Më vonë me vënjen në punë të dy gjigantëve të prodhimit të energjisë elektrike Hidrocentralit të Fierzës më 1978 me kapacitet prodhimi 500.000kw/h dhe Hidrocentralit të Komanit me kapacitet prodhimi 800.000 kw/h Shqipëria u bë një superfuqi në prodhimin e energjisë elektrike .PRA SHTETIN SHQIPTAR PËR 46 VJET NË MONIZËM E KA MBAJTUR NË KËMBË EKSPORTI I ENERGJISË ELEKTRIKE.Mos të harojmë se punonin industria fabrika dhe uzina tre fazori 380volt ndërsa popullsia me monofazë me 220voltdhe me çmim 0.2lekë kw/h. .. ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE NË MONIZËM MË I ULËT NË EUROPË. Me ardhjen e demokracisë industria fabrika dhe uzina tre fazori 380volt u mbyllën ndërsa popullsia me monofazë me 220volt me ndërprerje energjinë elektrikedhe çmimi e kanë çuar në stratosferë . ÇMIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE SOT NË DEMOKRACI MË I LARTI NË EUROPË . Që të dyja partitë PD& PS NË KOMPROMIS ME NJËRA TJETRËN për dy dekada e kanë shitur energjinë elektrike për xhepin e tyre . Mos të harojmë se kostua për prodhimin e energjisë elektrike ëshë FALAS. Për prodhimin e energjisë elektrike nuk konsumojmë as një kg qymir dhe as një litër naftë. PRA PRODHIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE ËSHTË MË I MADH NGA HARXHIMI PËR 12 MUAJ VITI .
    QEVERITARËT TANË SI TË MAJTË DHE TË DJATHTË KANË BËRË PAZARE NË KURIZ TTË POPULLIT SHQIPTAR DUKE MASHTRUAR DUKE E LËNË POPULLIN PA ENERGJ IELEKTRIKE DHE E SHESIN PËR HESAP TË XHEPIT TË TYRE .NUK MJAFTON VETËM KJO POR KRYESORJA ËSHTË QË QEVERIA I KRIJON VETË KËTO SITUATA TË RËNDOMTAME QËLLIM PËR TË KRIJUAR TEK SHQIPTARËT TË KENË UREJTJE PËR SHTETIN E TYRE QË KËTU NUK KA DRITA KËTU NUK KA UJË POR NUK I BESON NJERI KËTO.SHTETIN NË KËMBË PËR 46VJET NË MONIZËM E KA MBAJTUR EKSPORTI I ENERGJISË ELEKTRIKE Me ardhjen e demokracisë më 1990 të dy PARTITË PD &PS FITIMET E EKSPORTIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE KANË QËNË KOLOSALE .KONKRETISHT SHTETI SHQIPTAR PËRFITON NË 24 ORË NGA EKSPORTI I ENERGJISË ELEKTRIKE MBI 4 KATËR MILION EURO . DY DEKADA KU PËRFUNDUAN TË ARDHURAT E SHITJES SË ENERGJISË ELEKRTIKE NË ARKËN E SHTETIT APO NË BANKAT E HUAJA TË QEVERITARËVE TË MAJTË DHE TË DJATHTË? LITARI ËSHTË SHUMË PAK PËR TRADHËTARËT E KOMBIT QEVERITARËVE TË MAJTË DHE TË DJATHTË.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje