Plot 134 oficerë të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë liruar në mënyrë të befasishme nga detyra dhe brenda një muaji do të dalin në rezervë. Me urdhrin nr.930, datë 27 maj 2011, të firmosur nga ministri, Arben Imami, Ministria e Mbrojtjes urdhëroi daljen në rezervë të oficerëve aktivë, duke nisur që nga fundi i qershorit 2011.
Por disa prej oficerëve të listës që posedon “Shekulli”, nuk janë pranuar të futen nëpër institucionet ku punojnë, kur janë kthyer për të nisur javën e punës të hënën, dy ditë më parë. “Urdhri është firmosur të shtunën në mbrëmje vonë, kur administrata është pushim dhe pa dijeninë e personave të futur në listë”,- tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes dhe disa prej oficerëve të larguar nga puna, janë vënë të hënën para faktit të kryer.
“Shekulli” tentoi të bisedojë me dy prej oficerëve që Ministria e Mbrojtjes urdhëroi t’i nxjerrë në lirim, kolonelin Kujtim Rustemaj dhe kolonele Suzana Jahollari, të cilët refuzuan të komentonin urdhrin e ministrit Imami.
Ministri i Mbrojtjes i ka dhënë të gjithë ushtarakëve të larguar lejen e zakonshme të detyrueshme për vitin 2011 nga data një qershor deri në fund të muajit. E më pas të drejtat financiare iu ndërpriten në 1 korrik 2011, për tu trajtuar më pas sipas ligjit “për sigurimin shëndetësor suplementar”.
Një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi për gazetën “Shekulli”, se gjithçka është bërë konform ligjit dhe sipas kritereve që duhet të plotësojë ushtria shqiptare pas anëtarësimit në NATO në prill 2009. Sipas tij, lirime të tilla kanë ndodhur edhe gjashtë muaj më parë dhe sërish do të vijojnë. Por ish-ushtarakë të kontaktuar nga gazeta thanë se spastrimet e fundit të ministrit Imami, janë në dëm të afrimit të ushtrisë shqiptare me standardet e ushtrive të tjera të vendeve anëtare të Aleancës.
Në listën e gjatë, shumica e oficerëve të liruar janë kolonelë, nënkolonelë dhe majorë dhe të larguar nga gati të gjitha armët e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.
Shkarkohet kolonel-ja që mbrojti paktin detar
Ndër zyrtarët e lartë të ushtrisë të shkarkuar nga ministri Imami ndodhet edhe një nga personat që ka marrë pjesë në paktin detar me Greqinë. Kolonelja quhet Suzana
Jahollari dhe emri i saj shfaqet në korespondencën mes kolonel Myslim Pashait dhe ministrisë. Jahollari, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, kundërshton kolonel Pashain.
Në përgjigjen që i është kthyer kolonelit në datën 31 gusht 2008, Ministria e Mbrojtjes,
përmes nënkoloneles Suzana Jahollari pretendon se, “nënshkrimi i projekt-marrëveshjes dypalëshe midis Republikës së Shqipëris dhe Republikës së Greqisë, lidhur me delimitimin e hapësirave detare mbi të cilat ushtrohet sovranitet në bazë të së drejtës ndërkombëtare, buron nga neni 83 i Konventës së Montego Bay-it të vitit 1982 (UNCLOS), në të cilën të dy shtetet janë palë. Në formulimin e kësaj marrëveshjeje janë zbatuar rigorozisht parimet themelore së kësaj Konvente”.
Sipas Jahollarit, “në këtë marrëveshje janë pasqyruar të drejta të tilla si ajo e sovranitetit shtetëror për qëllimet e shfrytëzimit të burimeve natyrore të shelfit kontinental, statusi i pasurive nënujore dhe hapësirës ajrore mbi të, gjendet i reflektuar dhe një parim tjetër shumë i rëndësishëm, që është e drejta e kalimit paqësor, artikulli 15 i UNCLOS, i cili përcakton mënyrën e delimitimit të detit territorial midis dy shteteve që janë ballë për ballë ose fqinjë, si dhe kapitulli VI i saj, ku trajtohet Shelfi Kontinental”.
Zyrtarja e lartë e Ministrisë së Mbrojtjes duke vënë në dukje se, “kjo projekt-marrëveshje është përgatitur nga një grup profesionistësh të fushës juridike, ushtarake dhe politike”, fton profesorin Pasha që të shkojë pranë këtij institucioni për t’u njohur me praktikën e ndjekur për nënshkrimin e këtij dokumenti me palën greke.
134, oficerët që lirohen nga detyra dhe dalin në rezervë:
1. Kolonel Kujtim Mal RUSTEMAJ, deri tani me detyrë Komandant i Regjimentit të Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm të FA.
2. Kolonel Baki Zeqo BALA, deri tani me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Modernizimit në DPBM të Ministrisë së Mbrojtjes.
3. Kolonel Rraqi Petro QARRI, deri tani me detyrë Zv/komandant i Forcës Ajrore.
4. Kolonel Thimi Miti HUDHRA, deri tani me detyrë Shef i Qendrës së Analizave të Mbrojtjes në KDS.
5. Kolonel Astrit Kareman ALIA, deri tani me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Protokollit në Ministrinë e Mbrojtjes.
6. Kapiten i Rangut të I-rë Harrilla Jorgji DAFA, deri tani me detyrë Drejtor i Kantierit të Ndërtimit të Anijeve në Forcën Detare.
7. Kapiten i Rangut të I-rë Roland Peçi NASTO, deri tani me detyrë Shef i Shtabit të Forcës Detare.
8. Kolonel Ruzhdi Petrit RUSTEMI, deri tani me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Programit të Mbrojtjes në SHPFA.
9. Kolonel Sina Musa BUNGURI, deri tani me detyrë Shef i QMS në KDS.
10. Kolonel Skënder Aqif KADIU, deri tani me detyrë Shef/drejtues i kurseve/KTHSH/ KKSHP në AM në KDS.
11. Kolonele Suzana Halit JAHOLLARI. deri tani me detyrë Komandant e ANO në KDS.
12. Kolonel Vait Bajram GOLIKJA, deri tani me detyrë Shef i Degës së Operacioneve në BrMR.
13. Kolonel Zaim Sami KUÇI, deri tani me detyrë këshilltar për NATO-n në Kabinetin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA.
14. Nënkolonel Zenun Islam FERRO, deri tani me detyrë Oficer Shtabi për Planifikim, Furnizim me A-M në Drejtorinë Logjistike në Shtabin e Përgjithshëm të FA.
15. N/kolonel Agim Vangjel PRIFTI, deri tani me detyrë Komandant i Rajonit të II-të të Batalionit të Armatim-Municion të Brigadës Logjistike.
16. N/kolonel Besnik Fahri KRAJA, deri tani me detyrë Inspektor /OFicer Shtabi në Drejtorinë e Inspektimit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes.
17. N/kolonel Gjok Ndue LLESHI, deri tani me detyrë Oficer Shtabi për Doktrinën e përbashkët/pedagog në Qendrën e Doktrinave e Manualeve në Akademinë e Mbrojtjes në KDS.
18. N/kolonel Isuf Rakip KARAJ, deri tani me detyrë Oficer Shtabi për Forcën Tokësore në Sektorin e Planifikimit të Forcës në Drejtorinë e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA.
19. N/kolonel Kastriot Ibrahim GOXHABELLI, deri tani me detyrë Shef i Zyrës së Komandantit të Forcës Detare.
20. N/kolonel Alfred Ramiz DISHA, deri tani me detyrë Shef i Degës së Arsimimit në AUS në KDS.
21. N/kolonel Bardhyl Shyqyri BUSHATI, deri tani me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Ndërveprimit dhe Transformimit në Drejtorinë e Planifikimit dhe Monitorimit të Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA.
22. N/kolonel Benart Hiqmet ZOTAJ, deri tani me detyrë Shef e pedagog në Seksionin e Teorisë e Luftës dhe Strategjisë në AM në KDS.
23. N/kolonel Haziz Sadik ALLGJATA, deri tani me detyrë Shef i Degës së Prokurimeve në Brigadën Logjistike.
24. N/kolonel Kujtim Zarif ZYFI, deri tani me detyrë Oficer Shtabi për Operacionet Luftarake dhe Gatishmërisë në Degën e Operacioneve në Shtabin e Forcës Tokësore.
25. N/kolonel Naim Fuat DANAJ, deri tani me detyrë Oficer Shtabi për Planizimin Logjistik në Shtabin e Forcës Ajrore.
26. N/kolonel Pëllumb Nevruz ASLLANAJ, deri tani me detyrë Ofìcer shtabi për doktrinat/standardet dhe programet në Drejtorinë e Operacioneve dhe Stërvitjes në SHPFA..
27. N/kolonel Pëllumb Et’hem SHEHU, deri tani me detyrë Shef i Degës së Personelit në KDS.
28. N/kolonel Roland Jorgji LLAZARI, deri tani me detyrë Shef i Zyrës të Inventarizimit të Pronave në Drejtorinë e Menaxhimit të Pronave e Materialeve në DPBM.
29. N/kolonel Spiro Kiço PANGO, deri tani me detyrë Specialist në Drejtorinë e Politikave Strategjike të Mbrojtjes dhe Sigurisë në DPPM në Ministrinë e Mbrojtjes.
30. N/kolonel Adriatik Vesel META, deri tani me detyrë specialist përgjegjës për operacionet detare në QNDOD në Ministrinë e Mbrojtjes, lirohet nga detyra dhe del në rezervë.
31. N/kolonel Agim Miftar LLESHI, deri tani me detyrë shef i Degës së Planifikimit të Stérvitjes në QMS në KDS lirohet nga detyra dhe del në rezervë.
32. N/kolonel Agustin Ded ÇOKU, deri tani me detyrë specialist studiues ligjor në QAM në KDS.
33. N/kolonel Avdyl Xhevit MEÇAJ, deri tani me detyrë Zv/komandant i Policisë Ushtarake e Shef i Departamentit të Zbatimit të Ligjit në PU.FA.
34. N/kolonel Bashkim Shefki BALLA, deri tani me detyrë Komandant i Qendrës së Mbështetjes në KDS.
35. N/kolonel Behar Halit SALILLARI, deri tani me detyrë Përgjegjës Sektori i Përkujdesjes Sociale në Drejtorinë e Përkujdesjes në DBNJ në Ministrinë e Mbrojtjes.
36. Kapiten i Rangut të II-të Bekim Izet GODAJ, deri tani me detyrë Shef i Departamentit Detare në SHT në KDS.
37. N/kolonel Engjëll Ramadan BEGAJ, deri tani me detyrë ofìcer shtabi STANAG/APFA dhe jonit në QMS në KDS.
38. Kapiten i Rangut të II-të Fatmir Ismail HOXHAJ, deri tani me detyrë Përgjegjës i Sektorit të Operacioneve Detare në QBO në SHPFA.
39. N/kolonel Fatos Kareman ALIAJ, deri tani me detyrë ofìcer shtabi për arsimimin në AM në KDS.
40. N/kolonel Flamur Halit HOXHA, deri tani me detyrë Zv/komandant i Bazës Kugovë në Forcën Ajrore.
41. N/kolonel Florenc Baze DYRMISHI, deri tani me detyrë shef i Sektorit të Mbështetjes në QRZ në SHIU.
42. N/kolonel Gëzim Shefqet MYRTAJ, deri tani me detyrë Shef i Sekretarisë dhe Shifrës në KDS.
43. N/koloneI Gëzim Adem BEQIRI, deri tani me detyrë specialist i sigurisë fizike/informacìonit në Degën e Operacioneve në Forcën Tokësore.
44. N/kolonel Gëzim Tajar BAZE, deri tani me detyrë Shef e specialist i parashikimit në Stacionin Metrologjik në Forcën Ajrore.
45. Kapiten i Rangut të II-të Gjergji Spiro KOÇO, deri tani me detyrë Zv/Drejtor i Kantierit të Ndërtimit të Anijeve në Forcën Detare.
46. N/kolonel Gjet Mark BUSHI, deri tani me detyrë Komundant i Rajonit Tiranë në Batalionin AM në Brigadën Logjistike.
47. N/kolonel Hamdi Ramadan CARA, deri tani me detyrë shef i degës se financës në Br MR.
48. N/kolonel Hekuran Ali RRAPI, deri tani me detyrë, përgjegjës i sektorit të transportit në J-4 në SHPFA.
49. N/kolonel Hysni Mehmet MIFTARI, deri tani me detyrë Shef i Degës së Poligoneve në QMS në KDS.
50. N/kolonel Ilir Thoma PRIFTI, deri tani me detyrë specialist në Sektorin e Koordinimit të ATASHEVE, në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë në DPPM në Ministrinë e Mbrojtjes Shef.
51. N/kolonel Ymer Zeqir GALLUSHI, deri tani me detyrë Shef i Degës së Arsimimit në SUT në KDS.
52. N/kolonel Kadri Ibrahim DAUTI, deri tani me detyrë ofîcer shtabi për artilerinë e mjeteve të blinduara në J-3 në SHPFA.
53. N/kolonel Kanan Bezat IMAJ, deri tani me detyrë ofîcer shtabi për komponentin tokësorë në J-5 në SHPFA.
54. N/kolonel Kujtim Ramiz LIKA, deri tani me detyrë Shef i Shtabit /administratës në SHT në KDS.
55. N/kolonel Mark Zef MARKU, deri tani me detyrë Shef i Degës së Logjistikës në Forcën Ajrore.
56. N/kolonel Mehmet Xheladin MARINI, deri tani me detyrë komandant i batalionit kërkim-shpëtimit në BrMR.
57. N/kolonel Mehmet Iljaz HAMDI, deri tani me detyrë oficer shtabi për doktrinën e FA/pedagog në AM në KDS.
58. N/kolonel Nezir Qazim MARKU, deri tani me detyrë Shef i Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes në Brigadën Logjistike.
59. N/kolonel Nevruz Servet HOXHA, deri tani me detyrë ofîcer shtabi analist në degën e studimeve strategjike në QAM në KDS.
60. N/kolonel Pëllumb Qemal BAJRAKTARI, deri tani me detyrë oficer për operacionet në QBO, në SHPFA.
61. N/kolonel Perlat Belul ARAPI, deri tani me detyrë Shef i Seksionit të Këmbësorisë të Modernizuar në SHT në KDS.
62. N/kolonel Përparim Bako AKULLI , deri tani me detyrë Shef i Seksionit të Stoqeve në Brigadën Logjistike.
63. N/kolonel Qemal Sulejman LLAPI, deri tani me detyrë oficer për përgatitjen e skenarëve në QMS në KDS.
64. N/kolonel Rakip Kadri SADIKAJ, deri tani me detyrë komandant i KMR Elbasan në Br. MR.
65. N/kolonel Sabri Can VUÇAJ, deri tani me detyrë përgjegjës sektori në QBO, në SHPFA.
66. N/kolonel Sami Hysen CENAJ, deri tani me detyrë shef/pedagog në Degën e Zhvillimit të Doktrinës në QD në AM në KDS.
67. N/kolonel Shaban Besim HYSA, deri tani me detyrë oficer shtabi për operacionet jo luftarake/Gatishmërinë.
68. N/kolonel Shahan Jashar HAXHIU, deri tani me detyrë shef i departamentit Tokësor në SHT në KDS.
69. N/kolonel Thanas Theodhor KULEÇI, deri tani me detyrë Shef i Degës së Operacionit dhe Stërvitjes në Shtabin e Forcës Ajrore.
70. N/kolonel Vlash Pjetër LEKA, deri tani me detyrë shef i Degës së Planëzim-Arsimimit në AM në KDS.
71. N/kolonel Xhelal Sherif LAÇI, deri tani me detyrë komandant i Orkestrës Frymore në RM, në SHPFA.
72. N/kolonel Xhelil Daut PËRZHILLA deri tani me detyrë komandant i Qendrës së Riparimeve në Bazën Ajrore Farkë në Forcën Ajrore.
73. N/kolonel Xhevdet Ferik BAÇE, deri tani me detyrë oficer shtabi për infrastrukturën/investimet në Degën Logjistike në Forcën Detare.
74. N/kolonel Zarif Hamit BIBA deri tani me detyrë përgjegjës i Sektorit të Operacioneve në QBO, në SHPFA.
75. Major Ahmet Beqir PALLUQI, deri tani me detyrë Komandant i Grup Depove Eksport -Import Durrës në Brigadën Logjistike.
76. Major Ardian Vizhdan VRESHTAZI, deri tani me detyrë K/inxhinier i Kantierit të Ndërtimit të anijeve në Forcën Detare.
77. Major Esat Ibrahim DOMI, deri tani me detyrë Zv/Komandant dhe Shef Shtabi i Repartit Ushtarak nr. 1501 të BrMR.
78. Major Ferdinand Uan ZIU, deri tani me detyrë Specialist për MADM në Degën Operacionale në Shtabin e Forcës Tokësore.
79. Major Leonard Llesh TROKTHI, deri tani me detyrë Specialist Armatim-Municioni në Repartin Ushtarak nr.4303 të Brigadës Logjistike.
80. Major Lulëzim Ramazan SEFAJ, deri tani me detyrë Shef Logjistike në Repartin Ushtarak nr. 1060 në Forcën Tokësore.
81. Major Petrit Beqir SINANI, deri tani me detyrë Shef i Seksionit të Mbështetjes në Repartin Ushtarak nr.4303 të Brigadës Logjistike.
82. Majore Shahe Isuf MUHAMETAJ, deri tani me detyrë Shefe Finance në AUS në KDS, lirohet nga detyra dhe del në rezervë.
83. Major Sokol Zef MALAJ, deri tani me detyrë Komandant i Klasit III-të, Klasa V-të në Repartin Ushtarak nr. 4301 në Brigadën Logjistike.
84. Major Zaim Mane ÇAUSHI, deri tani me detyrë shef i Administrimit të dhënave në QPR, në SHPFA.
85. Major Ahmet Qamil ROÇI, deri tani me detyrë Jurist për problemet juridike në Sektorin e Pronave në Repartin Ushtarak nr.4300 në Brigadën Logjistike.
86. Major Ahmet Sezai PROGRI, deri tani me detyrë Zv/Komandant i Batalionit të Mbështetjes dhe Ruajtjes në Regjimentin e Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm.
87. Major Albert Faik SHAMETI, deri tani me detyrë Specialist në Sektorin e Operacional për BrMR në Shërbimin e K/Zbulimit në SHIU.
88. Major Aleksandër Liu ÇALA, deri tani me detyrë Shef i Degës së BCU në Forcën Ajrore.
89. Major Bardhyl Kaso GOSNISHTI, deri tani me detyrë oficer në detyrë për Operacionet Detare në Sektorin e Operacioneve në QBO në Shtabin e Përgjithshëm të FA.
90. Major Arben Sami ZYFI, deri tani me detyrë Komandant i kompanisë së mirëmbajtjes në Repartin Ushtarak nr. 1060 të Forcës Tokësore.
91. Major Gëzim Xhabir SELIMI deri tani me detyrë Shef i Zyrës operacionale Mali i Zi, Serbi në SHIU në Ministrinë e Mbrojtjes.
92. Major Hasan Xheladin BASHA, deri tani me detyrë Shef i Zbulimit të Regjimentit të Mbështetjes të Shtabit të Përgjithshëm të FA.
93. Major Maliq Qemal KULLOLLI, deri tani me detyrë Komandant i Kompanisë së Mirëmbajtjes së Përgjithshme operacionale në Repartin Ushtarak nr. 4304 në Brigadën Logjistike.
94. Major Nexhat Fejzulla FETA, deri tani me detyrë Shef i Qendrës së Rekrutimit Burrel në QPR në Shtabin e Përgjithshëm.
95. Major Qemal NISLLAJ, deri tani me detyrë Specialist për transport mirëmbajtje të KMR Gjirokastër të BrMR.
96. Major Rasim Liman ELEZAJ, deri tani me detyrë Zv/Komandant i Repartit Ushtarak nr.4301 në Brigadën Logjistike.
97. Major Rasim Kadri SMAKAJ, deri tani me detyrë Komandant i Grup Depove të Rajonit të Veriut në Repartin Ushtarak nr. 4303 në Brigadën Logjistike.
98. Major Robert Malo LASKA, deri tani me detyrë Specialist për Operacionet Logjistike në Repartin Ushtarak nr. 4300 në Brigadën Logjistike.
99. Majore Valdete Ali PUNAVIA, deri tani me detyrë Specialist për personelin/arsimimin në Degën e Personelit në KDS Ministria e Mbrojtjes në Shtabin e Përgjithshëm të FA.
100. Major Vendiqar Xhevit HAZIZAJ, deri tani me detyrë Shef i seksionit të operacioneve Logjistike në kompaninë e shtabit në Repartin Ushtarak nr. 4300 në Brigadën Logjistike.
101. Major Xhevit Xhem BOKÇIU, deri tani me detyrë Shef i Personelit të Repartit Ushtarak nr. 4303 në Brigadën Logjistike.
102. Major Adriana Haxhi ÇELMETA, deri tani me detyrë Shefe e Seksionit të Logjistikës Ushtarake nr. 4301 në Brigadën Logjistike.
103. Major Adriatik Sejat CANI, deri tani me detyrë Oficer Drejtimi iQO, Durres në QVD të Flotës Detare.
104. Major Agim Qerim HARIZI, deri tani me detyrë Komandant i Baterisë së Mortajave në Repartin Ushtarak Nr. 1001 të FT.
105. Major Ahmet Ibrahim MURATI, deri tani me detyrë Specialist për Planifikimin në Shtabin e FD.
106. Kapitene e Rangut III Albina Tahir LAJLAJ, deri tani me detyrë Specialist shërbimi, kontrata e furnizimi në Degën Logjistike të FD.
107. Major Anastas Kaco KUTA, deri tani me detyrë Rekrutues oficer/Shërf i administrimit të dokumenteve QPR.
108. Major Astrit Hito BEGAJ, deri tani me detyrë Shef i Seksionit Operacional të repartit Ushtarak nr. 4301 të Brigadës Logjistike.
109. Major Bedri Tahir TAHIRAJ, deri tani me detyrë Shef i Seksionit të Personelit të Repartit Ushtarak Nr. 3200 të Forcës Ajrore.
110. Major Besnik Nuri GËRDECI, deri tani me detyrë Specialist për analizë/ programin në Shtabin e FD.
111. Major Bujar Rexhep AHMETI deri tani me detyrë Shef i Sektorit të Sigurisë së Brendëshme në SHIU.
112. Major Bujar Rrapush MURRIZI, deri tani me detyrë Komandant i Kompanisë së mbështetjes në Shtabin e FD.
113. Major Bujar Et’hem LAMÇAJ, deri tani me detyrë specialist për transportin në Degën e Logjistikës në FD.
114. Major Diana Gjelosh BREGU, deri tani me detyrë specialist për furnizimin dhe shërbimet në shtabin e FA.
115. Major Elma Bedri RAMA, deri tani me detyrë Shefe e Stacionit Dytësor të Rekrutimit Vlorë.
116.Major Enver Bektash RANE, deri tani me detyrë specialist për gadishmërinë në Degën Operacionale të FD.
117. Major Halit Dalip HYSNELI, deri lani me detyrë Oficer Shtabi për Planilikimin në Degën e Zbulimit të BrMR.
118. Major Haziz Ferik CELAMI, deri tani me detyrë Oficer Shtabi për Analizë Programim të FT.
119. Major Hekuran Mane IBRAHIMI, deri tani me detyrë Zv/komandant i rajonit Berat në Brigadën Logjistike.
120. Major Ibrahim Haxhi BERAJ, deri tani me detyrë Oficer koordinator në Sektorin e Koordinim Shpëtimit në QBO në SHPFA.
121. Major Ilmi Zylyf KULLAFI, deri tani me detyrë specialist për prokurimet në Zyrën e Komandantit të Forcës Ajrore.
122. Major Janaq Vangjel VELO, deri tani me detyrë Shef i seksioni të zbulimit në shtabin e Flotës Detare Jugore në FD.
123. Major Kadri Shaban METRA deri tani me detyrë komandant oficer drejtimi në QO Durrës të QVZH të FD.
124. Major Kujtim Ali DODA, deri tani me detyrë Shefi i Seksionit të Logjistikës ASNI, në SHPFA.
125. Major Luljeta Astrit ÇIPI, deri tani me detyrë specialiste për menaxhimin e projekteve/prokurimeve në Zyrën e Komandantit të KDS.
126. Major Mustafa Memo METAJ deri tani me detyrë oficer në detyrë për operacionet detare, në QBO, SHPFAF.
127. Major Nazmi Ali SHEHI, deri tani me detyrë oficer në detyrë për operacionet detare, në QBO, SHPFA.
128. Major Nikoll Gjon TUSHI, deri tani me detyrë specialist administrate personeli në IGJU, në RM në SHPFA.
129. Major Përparim Naim SHTËPANI, deri tani me detyrë oficer në detyrë për operacionet ajrore, në QBO, SHPFA.
130. Major Qerim Qazim HOSHI, deri tani me detyrë oficer koordinator në Sektorin e koordinimit në QBO, SHPFA.
131. Major Ramazan Berzat ALIDINI, deri tani me detyrë oficer shtabi për kërkim shpëtimin në degën e Operacioneve në BrMR.
132. Major Ramiz Nebi HAXHIU, deri tani me detyrë përgjegjës i Departamentit të Gjeomatikës në IGJU, në RM në SHPFA.
133. Major Shyqyri Hamza HALILI, deri tani me detyrë komandant i kompanisë së urave në batalionin e xhenios në Br.MR, lirohet nga detyra dhe del në rezervë.
134. Major Xhevit Murat MULLAJ deri tani me detyrë shef i operacioneve dhe stërvitjes në Repartin Ushtarak Nr. 1040 të Forcës Tokësore.
saliu po pergatit ushtrine me njerez kamikaz qe do ta ndihmojne me mbajte pushtetin pasi opozita te dali ne rruge per te kerkuar largimin e tij. do shpalli gjendjen e jashtezakonshme do nxjerri ushtrine ne rruge ne menyre te paligjshme duke anashkaluar presidentin dhe i duhen oficere kamikaze qe ta bejne kete.
E shikoni more djema se cfare tipi eshte Sala. Por kur gjen mire ben. Pse nuk e beri listen e lirimit te ketyre oficereve madhore para zgjedhjeve. Kuptohet tani zgjedhjet mbaruan ai nuk ka nevoje me per keta oficere. Mir ju a beri, se jam i sigurte se keta oficere kane votuar per Bashen. Me falni se ndoshte bej nje gabim ne kuptimin qe nuk e di ne se oficeret dhe ushtaret lejohen te votojne. Ne kohen e Enverit lejoheshin. Pershendetje.
Dhe te gjithe keta te nderuar do te zevendesohen nga çeta e Saliut nga Vicidoli.
Jane ushtarake qe nuk iu jane bindur kelyshit karrierist Arben Imami dhe Salistanit per te shtypur revolten popullore te mezit te Qrshorit 2011.
Kerrcenimet e perdithsme per ekzistencen e shtetit dhe mbrojtjen e kushtetutes te Salistanit, nuk na trembin me. Te gjithe ne beteje per te shporre kete bande islamo-komuniste (semundja ma e poshter qe mund ti infektohet nje shoqerie qe kerkon te jetoje ne qetesi).
Salistaneve qe po mundohen te privatizojne gjithçka dhe qe shqipetaret dhe femijet tane te paguajne edhe nje shekull dinastine e Salistanit me Fazllica., ju ka rdhur fundi.
I bejme thirrje publike zotit Rama qe te na organizoje qe te shpetojme vendin nga te ashtuquajturat privatizime (RRuge, hidrocentrale etj etj) se kjo eshte ma e rande se posti i Kryetarit te bashkise Tirone apo dhe shume zullume te tjera te Salistanit.
Privatizimet* qe do tethote falje e rruges se kombit Shkelzenit apo Fazllicit i kushton me shume se gjithçka tjeter kombit tone.
Te ndalim kete kasaphane te atdheut tone. O sot o kurre. Kjo eshte urgjenca ma e madhe aktualisht dhe jo pallavrat me komisione zgjedhore. Te largojme Salistanin sa me pare per arsyet qe gjithe shqiperia i di ( vrasje, shitje detim, shitje toke dhe privatizime te pasurive kombetare bjerezve pseudo biznesmen te tipit Fazllic apo ndonje dallkauku perendimor).
Femijet tane nuk do te nafalin neser n.q.s duhet me i pagu 50 euro Fazllico-Shkelzenit per me shku nga Sauiku ne Durres.!
Te ndalojme kasaphanet se po na bon hypnose me privatizimet…Asnje biznesmen i huaj serioz nuk vjen as me bo shurren ne vendin tone qe eshte mbush me mutin e Salistanit.
Le te çohemi vellezer dhe te mos presim me.
andi,ushataraket e pabindur i ka hequr qe ne’96 sala.Une i hodha nje sy emrave dhe disa i njoh;jane te bindurit e cdo kohe,sepse eshte puna dhe pergjegjesia e tille,por Nato na thote qe meqe jemi pa breke,sa vlen qe te tundim hallatet…Para’96 antishqiptari me i eger,sali mongoli u hoqi oficereve pistoleten e sherbimit dhe filloi te ruhej vetem nga civilet e cmendur si vetja e tij.Ushtrise i ka ikur burreria me kohe,as i quajturi President nuk ka te ndenjura te urdheroje as dhe kapterrin me te fundit e jo te bllokoje sali rremujen me tanke,sado qe kushtetuta e njeh si komandant te madh.Kur mbeti ushtria ne doren e ushtar Ben Imamit ne djall shkofte!
I uroj fat dhe nje jete pa stres ne jeten civile.
zbulohet nje grup i madh pucist ne ushtri.
Mire keta 154 qe jane pucista ne ushtri, po ata te shkrete ne QSUT cfare plani makaber kunder Berishes kishin pergatitur?
opa gjema e radhes. mos kan votuar gje per ps keta te shkretet? kush do e zere vendin e ktyre tani ? argita / shkelzeni apo aleanca e shpellarve me vellezrit koqevar? me kete perbindesh qe ka shqiperia gjemat jan ditore , ky shpellar muti kujton se shqiperine ja ka falur i jati. kesaj radhe ne litar plera dhe ska perendi qe do ta shpetoj
Stalini i shqiperise po pergatit terrenin per te vjedhur dhe zgjedhjet e ardhshme qendrore. E ndjen bisha qe po i vjen fundi dhe po merr masat per nje (7 te dyte, po kesaj rradhe me te organizuar. Me duket se nuk eshte dhe aq debil sa mendojme ne, ka analizuar se ca i ndodhi Gadafit dhe tani po pergatitet.
Parashikoj ngjarje jo te kendeshme per popullin ne per 2013 !
( ps. @ turkofagos : une them si kundermase te therrasim ushtrine greke te na mbroje, si mendon ? )
e provoi ne 97-ten ky pleu si “komandant i pergjithshem” me tanket dhe avionet qe nxorri per te goditur popullin dhe ja hodhi paq fal Fatos Qelbesires por tani duket se fundi i tij si tradhetar dhe agjent i zbulimeve te huaja do te jete i pashmangshem se Shqiperia fale bijeve te saj trima nuk ka humbur deri me sot!
Eshte bere gati skenari i rezistences se Saliut, besniket e Saliut do te zene keto vende per te mbrojtur Saliun kunder popullit. Mire ja ka bere edhe atyre pisave se deri dje kane qene kelysh te tij tani ta marrin vesh edhe ata se kush eshte kafsha. Duhet qe te binden ne fund se ky po kalon çdo lloj kufiri llogjik, ky ka hyre ne fazen e çmendurise dhe vetem plumbi ose litari e ndalin.
Dhe ne vend te tyre kursantet 6-mujoresh.
Hej hej ?
mos u nxitoni…
Personat me kryesore si Kujtim Mal RUSTEMAJ, dhe Raqi Qarri i njoh mir vete biles.
Ata duhej vite qe te ishin ne pension , mir ka bere Ministri Imami.
Kujtimi eshte tropojan, rraqi eshte nga vlora.
pra mos u hidhni si gjeli pa ditur asnje gje…
po te jete si thoni ju nuk do te kishte hequr Kujtimin se e ka patriot te vetin sala…
eshte mire qe te jau lene brezave te ri tashme komanden, brezat e ri din anglisht jan te shkolluar jasht dhe me standarte…
jo se kujtimi apo rraqi nuk ishin te mir por mjaft cdo gje ka limit…le te han edhe rinjt pas se keta pleqte u mbushen me ryshfeqe…
Po mire o i ndritur! Nuk do ishte ligjore ti lajmeronin me pare. Qysh u jep me zor lejen e zakonshme dhe pushimin nga puna ashtu kot per hobi. Pse, mo Tirana zyrtare do gdhihet cdo mengjes sipas humorit menstrual te Argites zotrote. Se shohin endrra te frikshme ata me puç shteti, nuk do te thote se jane Nostradamus dhe marrin masa paraprake me vendime monstruoze.
djali,
un jam ish ushtarak vet ?
keta personat qe jan larguar e kan ditur urdherin shum me heret…
Mos jau qaj hallin se kan vjedhur sa kan mundur ne pozicionet e tyre…
mund te ti them me emra se kush se ku dhe cfare ka vjedhur nga ushtria duke shfrytezuar postin…
por meqe kam respekt per uniformen ushtarake nuk po ndyej gojen dhe po e le me kaq si etike…
—
Nje gje pozitive po te them:
Rraqi Qarri ka qene pilot Mig21 dhe nje her e nje kohe te xhaxhit enver ne Gjader te Lezhes.
Kam respekt per te si pilot reaktiv qe ka qene.
Biles kam fluturuar me te vete personalisht ?
Ehhh more djal eh…
Sa vite kam mbi shpine un dhe sa pervoja kam, dhe ja u bete ju te na jepni mend neve.
Gezohem kur shoh te rinj qe jan te mencur, por brezi juaj ka shum shkall per te ngjitur qe ne fakt nuk keni per ti ngjitur kurre nese vazhdoni keshtu…
Sidoqofte te uroj te behesh i mir per veten tende por edhe per shoqerin ti robi
EPIRIOTI
sa pervojera qe paske,po ne hene a ke qene? ah ketu ta futa me duket…ha ha ha ha !
i ka shkuar afer kur ishte gjysemhene, prandaj dhe besimi i tepert per gjysemhenen!!!!!!!!!!
ky sali berisha eshte shkatari kryesor i shkaterrimit te ushtrise SHQIPTATE .. po si liron gjenerale e kolonele .mor horr dhe sjell tribale qe skane asgje te perbashket me ushtrine
E moj Jahollari, megjithese iu binde bosit prape ta futen, por te pakten emri yt do renditet te tradhetaret e kombit dhe emri familjes tende do mbaje damken e tradhetise qe i bere ti. Pse thone haram buken, me tere mend tu be haram. Nuk shitet vendi yt se ta kerkon nje spiun i udb. Mesim per te gjithe ata qe tradhetojne vendin e tyre.
O Vasfi Jahollari po ti e dije qe deti ju fal grekerve me firmen e Bashes dhe urdhrin e Berishes?
zoterinj mos merrni per te vertete gjithçka qe shkruajne gazetat
1. kol.jahollari ska qene pjese e atyre qe kane shkruar marreveshjen pasi ska patur detyre te tille, ky eshte dezinformim i gazetarit
2. pergjigja qe kol.jahollari i ka dhene kol.pashajt eshte pergjigje zyrtare dhe tregon qendrimin zyrtar te M.Mbrojtjes dhe jo qendrim personal, eshte sqaruar nga ministria ne takim me mediat
3. pergjigja eshte thjesht pergjigje ndaj kerkeses se nje individi dhe thote se me çfare baze ligjore eshte hartuar pakti dhe se ftohet kol.pashaj te shqyrtoje keto dokumenta
4. titulli qe e cileson kol.jahollarin si mbrojtese te paktit eshte spekullativ pasi nuk ka asnje prononcim personal lidhur me paktin
5. ushtaraket nuk kane te drejte te komunikojne me mediat pa marre leje zyrtare qofte per ceshtje te cilat nuk u perkasin (pakti detar) qofte per mbrojtje te figures personale kur ajo denigrohet
..i zevendeson me neanderthalet nga tribuja e tij ..Dragobia …..me nje kurs 3 mujor si ai qe quhej karantine ku mesojne vetem higjenen personale
Kjo mase eshte e njejte me spastrimin e Stalinit ne prag te Luftes se II Boterore. Ky eshte nje sinjal qe i dergohet z.Topi si Komandant i Pergjithshem, nuk e besoj se Berisha dhe gjenerali i Asfalise lllogarisin ushtrine si mjet ne perballjen me popullin, jo vetem popullin opozitar, ne rast te nje vendimi te imponuar te Kolegjit Zgjedhor. Ushtria shqiptare pavaresisht c’mund te urdherojne oficeret e gjeneralit te Asfalise nuk ka dyshim se nuk do te jete si ushtria siriane, ajo do ti bindet vetem betimit te dhene mbi flamur.
edhe nje tjeter grup armiqesor i shpartalluar nga komandant saliu, kermes i ka hyre tmerri dhe halucinacionet
Pse nxitohi,ooooo cuna ? C’na duhet more ushtria? Ne jemi ne NATO !
Metamorfoza,
Ke te drejte more mik. Bota do stabilitet dhe jo lufte. Sa kohe ke NATON dhe Ameriken per cfare e do ushtrine? Per cfare i vleu ushtria Enverit ? Ne nuk kemi breke ne b…… dhe duam ushtri. E dini se sa kushton ushtria? Ti po shet hidrocentrale, autostrade, etj. Arka e shtetit eshte bosh more miq. Edhe Greqia bleu me miljarda euro paisje ushterake nga Gjermania dhe Amerika se gjoja do luftoje Turqine. Turqia ( shiko harten dhe te dhenat ekonomike ) e ka Greqine si nje çape goje por nuk ka se cfare ti bej NATOS dhe Amerikes. Mendoj se neve ketu ne forum ( perfshi edhe veten time ) nuk marrim vesh shume nga gjeopolitika. Eh, mor miq, dardha e ka bishtin prapa. Pershendetje
Te gjithe personat kane dale ne rezerve konform ligjit ne fuqi, pasi kane tejkaluar cdo lloj limiti te qendrimit ne grade funksion. Shkrimi juaj eshte totalisht dizinformues dhe i shkruar keq dhe me pasaktesi te medha. Te gjithe personat e nxjerre ne rezerve e kane ditur kete fakt qe prej nje viti qe koha e tyre e qendrimit ne FA eshte e kufizuar ne baze te ligjit. Ata marrin per dy vjete 1/2 e pages pra mesatarisht nese dikush ishte kolonel do te marre nje rroge prej 40.000 leke te reja ne muaj dhe me pas do trajtohet nga pensioni i parakohshem.
Ju lutem me profesional ne faktet qe deklaroni. Duket qarte qe kemi te bejme me gazetare diletant.