Berisha, Meta dhe karta “Micotaqis”

31 Maj 2011, 11:49Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Kur Edi Rama propozoi sistemin zgjedhor aktual në vitin 2008, dukej qartë që besonte se koalicioni i udhëhequr prej tij do të fitonte të paktën 71 mandate parlamentare e, për rrjedhojë, nuk do të kishte nevojë të bënte aleancë me LSI-në për të krijuar qeverinë. Me fjalë të tjera, Rama besonte se, me një të rënë të sopatës, do ta rrëzonte në tokë lisin e asaj që ai e quante “politikë e vjetër” (nënkupto treshen Berisha-Meta-Nano). Por lisi i vjetër i politikës shqiptare doli më i fortë se sopata e “politikës së re” të Ramës. Dhe siç parashikohej, LSI-ja i bashkoi votat me PD-në, duke i siguruar kësaj të fundit mazhorancën qeverisëse.

Në zgjedhjet lokale të 8 majit, LSI-ja konfirmoi se, po mbeti në fuqi sistemi elektoral aktual, do të jetë përsëri partia vendimtare për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve të 2013-ës. Por ndryshe nga zgjedhjet e 2009-ës, ajo nuk do të futet në garë si një parti që sulmonte egër Berishën dhe që ishte e ndarë nga koalicioni i udhëhequr prej Ramës. Tani ajo do të jetë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Berisha dhe do të ketë komisionerët e vet në çdo qendër votimi e numërimi. Në këto kushte, sikur të përsërisë të paktën rezultatin e 2009-ës (për të mos thënë këtë të 8 majit), LSI-ja do të fitonte 7-8 mandate, e jo 4, siç mori në vitin 2009. Dhe pikërisht kjo fuqi e shtuar mandatesh parlamentare do të ishte edhe fara e paqëndrueshmërisë së aleancës Berisha-Meta. Tingëllon si paradoks, por nuk është i tillë.

Dalja në skenë e LSI-së nuk erdhi si pasojë e ndonjë kauze që nuk po adresohej dot nga sistemi i atëhershëm politik. Ajo erdhi thjesht si rezultat i përplasjes së dy ambicieve të mëdha për postin e kryeministrit; të Nanos dhe Metës. Ky i fundit, ishte cilësuar nga shumë zëra brenda e jashtë Shqipërisë si kryeministri më i fuqishëm shqiptar pas vitit 1990, ndërkohë që kishte arritur të siguronte përkrahjen e 70% të KPD-së socialiste (me ndihmën edhe të të gjithëpushtetshmit Gramoz Ruçi). Dhe kur Nano, përkundër gjasave, arriti ta rrëzojë nga froni kryeministror, Meta krijoi LSI-në, me objektiv të qartë që t’i shkaktonte Nanos humbje në zgjedhjet e radhës. Kjo do t’i hapte rrugën Metës për një rikthim në krye të së majtës.

Por në këtë rrugë, atij i doli një pengesë e madhe. Pas humbjes së zgjedhjeve të 2005-ës nga Nano, Gramoz Ruçi dhe politikanët më me peshë të PS-së vendosën të mbështesin kandidaturën e Edi Ramës për kreun e opozitës. Në këto kushte, Metës i mbetej të rrrinte si violinë e dytë në kampin e majtë. Ai e pranoi përkohësisht atë rol dhe LSI-ja u bë një faktor i rëndësishëm për fitoren e kandidatëve dhe këshilltarëve të majtë në shumicën dërrmuese të qendrave të mëdha urbane në zgjedhjet e 2007-ës. Por ambicia kryeministrore e Metës nuk kishte vdekur – ajo thjesht ishte përgjumur për pak kohë. Nga ana tjetër, ambicia kryeministrore e Ramës ishte edhe më e madhe. Dhe ishte pikërisht kjo arsyeja që Rama propozoi sistemin zgjedhor aktual në vitin 2008. Sipas llogarive të tij, ky sistem do të bënte që PS-ja të mos kushtëzohej nga ambicia e Metës në krijimin e qeverisë së re.

Por a e ka harruar Meta ëndërrën e tij të kahershme kryeministrore? Për shumëkënd, ajo duket e vdekur, por shkruesi i këtyre rreshtave mendon ndryshe. Në qoftë se sistemi eleltoral nuk ndryshon, LSI-ja i ka të gjitha gjasat të fitojë 7-8 mandate në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për të mos thënë se mund të marrë edhe më tepër. Në këto kushte, Meta mund të fillojë të luaj poker politik. Deri më sot, ai ka demonstruar se e luan fort këtë poker edhe kur letrat në dorën e tij janë të dobta, e jo më kur janë të forta. Gjithashtu ai ka demonstruar se mund të bëhet mik edhe me armikun më të egër të dikurshëm, në qoftë se llogaritë politike ia kërkojnë këtë gjë (Kujtoni se ai ishte kryeministri që e çoi mikun aktual Berisha në rajonin e policisë si një kriminel ordiner në vitin 2001, apo që e anatemonte mikun e tij aktual Nano si “padrinon e mafias shqiptare” në vitet 2003-05).

Konkretisht, Meta mund t’u bëjë socialistëve të etur për riardhje në pushtet një ofertë, të cilën ata ndoshta mund të mos e kundërshojnë dot: Më votoni mua për kryeministër, me kusht që të hiqni humbësin Rama nga kreu i PS-së (një zëvendës i këtij të fundit në krye të PS-së mund të ishte, p.sh., Pandeli Majko). Dhe Gramoz Ruçit e politikanëve të tjerë me peshë në PS do t’u duhet të bëjnë zgjedhjen e n-të, për të ndërruar kuajt në krye të karrocës së tyre të majtë (Kujtoni ndërrimet Nano-Majko, Majko-Meta, Meta-Majko, Majko-Nano, Nano-Rama, të cilat kanë patur gjithnjë bekimin e Gramoz Ruçit dhe politikanëve të tjerë me peshë në PS).

Por a do të bëjë sehir Berisha, ndërkohë që Meta luan pokerin e tij politik? Sigurisht që jo. Së pari, Berisha i ka Metës një kartë të fortë në dorë: Video-skandalin me Priftin. Por kjo kartë është një thikë e rrezikshme me dy presa. Në qoftë se Berisha e luan fort atë para zgjedhjeve të 2013-ës, Meta mund të dalë në opozitë para tyre. Ndërsa në qoftë se e ruan për pas 2013-ës, mund të jetë shumë vonë. Në qoftë se Meta arrin të bëhet kryeministër, karta e video-skandalit do të dobësohej shumë (Kujtoni skandalet e pandëshkuara të Nanos kur ishte kryeministër…).

Një kartë tjetër që mund të përdorë Berisha është dobësimi i nëndheshëm i LSI-së dhe fuqizimi i PDIU-së, partisë së tretë të mazhorancës. Por një problem me këtë kartë është se PDIU-ja nuk ka prirje të forta politike drejt njërit apo tjetrit krah. Ajo ka si kauzë çështjen kombëtare e, në veçanti, atë çame. Si rrjedhojë, PDIU-ja mund të ndërrojë krahun politik në varësi të konjukturave që mund të krijohen. Thënë shqip, ajo mund ti’bashkohet me lehtësi një qeverie të majtë të drejtuar nga Meta, në qoftë se ky i fundit premton përkrahjen e kauzës së PDIU-së.

Karta më ekstreme që mund të luajë Berisha në pokerin politik me Metën është karta “Micotaqis”. Siç mund t’i kujtohet lexuesit, pasi Micotaqisit, kryetarit të partisë së djathtë “Demokracia e Re”, iu desh ta krijonte qeverinë me ndihmën e Partinë Komuniste në Greqi, ai propozoi një sistem të ri zgjedhor. Sistemi propozuar nga Micotaqisi, i cili, me pak ndryshime, është edhe sot në fuqi, nuk krijon kushte për martesa të çuditshme të partive të djathta me parti të ekstremit të majtë, apo anasjelltas. Ai është një sistem proporcional kombëtar me prag 3% dhe me prim për partinë e parë në garë (kësaj të fundit i jepet një numër mandatesh shtesë në qoftë se merr të paktën 41.5% të votave). Në këtë mënyrë, partisë së parë, vetëm në raste ekstreme, mund t’i lindë nevoja të bëjë aleanca të paqëndrueshme me parti të vogla të krahut tjetër politik.

Që Berisha ta luajë kartën “Micotaqis”, duhet të ketë besimin se mund ta nxjerrë PD-në partinë e parë në garën e ardhshme elektorale. Ndërkohë, që Rama ta pranojë variantin “Micotaqis”, duhet t’i jepet sa më shpejt në dorë mandati i shumëdiskutuar i kryebashkiakut…

41 komente në “Berisha, Meta dhe karta “Micotaqis””

  1. Altin Ketro says:

    Eshte me mire te rrish ne opozite e te presesh kur te vije rradha per te qeverisur, sesa te jesh ne pushtet per shkak te koalicionit me Ilir Meten. Keto lloj koalicionesh jane fatale per kombin dhe shoqerine, sepse me persona te tille do jesh i detyruar te qeverisesh nen shantazh dhe asnjehere nuk do mendohet per mireqenien e popullit, por per te mbuluar skandalin e rradhes qe do shoqeroje qeverine.
    Ilir Meta eshte pjese e Boshtit te se Keqes ku bejne pjese, Berisha dhe Nano. Si i tille, ky Bosht duhet mundur dhe asesi nuk duhet lidhur koalicion. Kush ben koalicion me ata, atehere automatikisht behet pjese e ketij Boshti. Askush nuk mund te amnistohet se kete e ben per te mundur Berishen, sepse e keqja mbetet e keqe, çfaredo fytyre qe te kete.

  2. Ariani says:

    Ky shkrim qe i paraqet politikanet njeres te zgjuar qe e luajne pokerit shkelqyeshem. Per mendimin tim Meta eshte nje njeri medioker qe per interesa te tij eshte gati te beje gjithcka. Pra nuk ka asnje merite, perkundrazi sic u pa ne vidio eshte nje hajdut ordiner dhe sa me pare te largohet nga politika aq me mire do te jete per Shqiperine.

    1. Kris says:

      Ju keni te drejte ata nuk jane te zgjuar por jane “Dinake””Djaj me brire”

    2. Jam dakort says:

      Meta eshte sh me koketrashe se sa zgjidhja inteligjente qe paraqet ky shkrim. Eshte tipiku batakci

    3. anticensurë says:

      nuk e di në ke të drejtë apo jo,por atsa janë tu tall bythën me ne të “zgjuarit”!kurse ai “injoranti”,siç e quajm ne pas vdekjes,talli bythën për 50 vjet!
      tashti më thuaj ti kush është i zgjuar!????

  3. ina says:

    z.zaloshnja si skrapalli qe je nuk mund te flisje dot ndryshe per patriotin tend na e ngrite ne qiell si shpetimtarin e te gjitheve, na i analizove e supozove per gjithcka. nuk e di c’fare analistesh jeni ju por turp tju vije.si mund ta tregoni njeri te zgjuar ilir meten qe popullit i vjen neveri kur e sheh.

    1. pjeter mustakuqi says:

      nuk kam gje per te thene,sakte e shkurt

      1. ilir111 says:

        Po ky analist i formuar ne kioskat e Lanes jeton ne nje bote paralele i duket kokelopa si “CHURCHILL”

  4. Fred.Dibrani.Hamburg says:

    Zoti Zaloshnja,pas artikullit tuaj shum te dobet te para 2 diteve,me titullin:”Tri Tiranat dhe Tirana e katert”,i cili nga gati 90 % e komentuesve morri noten 4,keni shkruar perseri nje artikull qe nuk ndryshon shum nga i pari.Ju sot duhet ne rradhe te pare duhet te korigjonit mangesite e medha te tezes suaj mbi Tiranen,dhe artikulli juaj i sotem per mendimin tim eshte jo aktual,dhe ne nje fare menyre teper amatoresk.Ju diskutoni per vitin 2013,kur sot po diskutohet per zgjedhjet e 8 Mait te sivjetem,ku votat u vodhen para syve te shqiptareve nga Berisha,ju diskutoni per Ilir Meten kur ai eshte i akuzuar per vjedhje,dhe drejtesia akoma nuk ka dhene vendimin,ju diskutoni per Edi Ramen i cili me vetem 10 vota diference mundi Lulzim Bashen ne postin per kryetar Bashkie te Tiranes,ju parashikoni kualicionet per vitin 2013 kur Kolegji Zgjedhor akoma nuk ka dhene vendimin i cili vendos per fatet e demokracise.Ju Zoti Zaloshnja ose nuk jetoni realitetin,ose shkruani artikuj thjesht per te fituar ndonje leke,por qe momentalisht nuk i hyjne ne pune askerkujt.Me parashikimet tuaja ju legalizoni vjedhjen e votes se lire qe Berisha dhe Ristani,bene ne keto zgjedhje lokale.me parashikimn tuaj ju anashkaloni Drejtesine qe duhet te denoje HAJDUTIN Ilir Meta,me parashikimin tuaj ju nuk merrni parasysh se Edi Rama ne rradhe te pare duhet te japi llogari para socilaistave shqiptar,per kete rezultat te ngushte votash dhe duhet te marri pergjegjesine per percarjen e PS.Ju parashikoni koalicione si nje Fallxhore qe shikon filxhanet e kafese,dhe harroni se Shqiperia momentalisht ndodhet ne buze te humneres,per te mos thene ne prag te nje REVOLUCIONI.Momentalisht ne kete situate qe te gjithe e kane mendjen tek numrimi i votave,Qeveria e Sali Berishes po PRIVATIZON DHE SHET PASURINE e shqiptareve,djersen e baballarve tane,po vjedhin te ardhmen e femijeve tane.Por ne vend qe te shkruani per gjera te rendesishme ju i bini daulleve per nje dasem qe nuk dihet a do te behet.Juve ju pershtatet shprehja popullore:Fshati digjet dhe kurva krihet.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      Zoti Zaloshnja po parashikon fate si nje fallxhore kur sot Shqiperia ndodhet ne ne prag te Revolucioni,kur demokracia rrezikon te degjeneroje ne Diktature,kur Berisha po privatizon pasurite kombetare,nderkohe qe SOCIALISTAT jane larguar nga kuvendi,duke i lane fatet e kombit ne duar te batakxhinjeve,kriminelave dhe vrasese.Pasi ndertoi RRUGEN e KOMBIT mbi shinat e trenit qe lidhnin Milotit me Rreshenin,me nje kosto shum te larte,kur bota moderne e shikon te ardhmen e transportit dhe komunikacionit nepermjet linjave hekurudhore,pasi vodhen miliona,tani po e privatizojne,qe ti rrjepin shqiptaret.EDI RAMA nuk e degjoi te madhin DRITERO AGOLLI kur i tha ose te drejtoje OPOZITEN ose te drejtoje TIranen.Tani qe Berisha e ka fut ne kurth,ai eshte i zane qe te zgjidhi numrimin e votave dhe shushunjat kane dore te lire te vjedhin pasurine kombetare.Hej moj Shqipni ne dore te kujt ke rrane!!!!!!!!Ky Eduart Dallgauku me mbiemrin e nje krahine te nderuar qe nuk e meriton,na ofron teza qe te neverisen,qe vjedhesit dhe vrasesit i le akoma ne pushtet

      1. ilir111 says:

        Bravo shoku teper i sakte shkurt dhe preciz.
        P.S po TEMA online ca publikoni delire te tilla te Zaloshnjes

  5. çami says:

    Zotit Zaloshnja -Shqiperia ka nevoje per djem e vajza te ndershem atdhetare qe ta drejtojne mire ashtu siç duhet dhe jo me kartat e qelbura te bixhozçinjve te politikes ne keto 20 vjet qe po zhdukin edhe ato pak te mira qe kishim ndertuar me shume mundime shume breza edhe perpara nesh.Shqiperia atdheu yne ka rene ne duart me te poshtra te komunisteve eshte ne duart e anarshisteve vandaleve dhe agjenturave me antishqiptare. Me respekt nga nacional socialisti ish komunisti idealist. PARIS

  6. petrit tepelena says:

    merre me mend ku ka rene shqiperia. zoteria ketu lart diskuton dicka shume te tmerrshme. ky beson , bile edhe argumenton para gjithe shqipetareve, se nje hajdut i madh, sic eshte ilir meta, mund te behet kryeminister ne te ardhmen. a ka gje me te tmerrshme per shqipetaret. si more z. zaloshnja shkruan keshtu, dmth edhe ju jeni dakort, pra jeni bere mbeshtetje per qe hajdutet te marrin pushtet e te bejne shtet hajdutesh sic e kemi sot. pse nuk e demaskon hajdutin e madh kryemadh po e ndihmon hajdutin qe te anderroje edhe per kryminister. po investon qe meta neser te te beje ndonje ndere. sic duket ti e ke kuptuar se po vrave, po vodhe, po shpife e po qe spiun i grekeve, serbve etj. karieren politike e ke te sigurte ne shqiperi. ti ke nje fare te drejte , se meta kur shikon vrases-hajdut-spiunin basha synon kariere te larte, aehere meta dei tani dijme qe eshte hajdut e spiun i sebveka te drejte me shume se basha me synue me lart. na rrofsh analist zaloshnja.

  7. weee says:

    Perfundimisht Berisha, Meta, Nano dhe nje vit mbrapa Rama duhen denuar me burgim te perjetshem per 3 arsye:
    1- Vjedhje ne flagrance te votes se lire, pasurise se qytetareve, pasurise kombetare.
    2- Tradheti kombetare .
    3- Perdhunim te kushtetutes.
    ….Dhe konfiskim i pasurise deri ne brez te trete…
    Po te duan te kater te vazhdojne pokerin brenda ne burg…

    1. dita says:

      jam shume dakort me shkrimin e mesiperm. te ekzekutohen te gjithe keto lidera te partive PS e PD me ne krye sali berishen qe po e bejne popullin me fol me vehte,po e shkaterrojne totalisht kete vend qe per keto 20 vjet ne vend qe te ishim nje popull me vlera, i kemi humbur dhe ato pak qe kishim nga keto faqezinj qe nuk jane ne gjendje qe te gjejne nje gjuhe te perbashket qe ta nxjerrin ate popull te mjere nga bataku, nga ajo gjendje qe eshte. Varferi,papunesi e mjerim.

  8. jimmy says:

    ore me keto plere qe drejtojne shume shpejt ne do te perfundojme me keq se GREQIJA

  9. nicolla disha says:

    Rama, eshte i politikes se re. Por qe poltika e vjeter eshte me eksperience, prandaje ja futen Rames, mare e mbrapshte.

  10. Mentari says:

    ne fakt zaloshnja ja fut kot.na pret nje 97 e re ne vazhdim

  11. Claus says:

    Jam me mendimin e Arianit. Ata ku tregojne jane te zgjuar ose bejne politike te holle. Ata tregojne mungese morali, nxjerrin nga brenda shpirtin fshatar te tyre sipas motos ra “u be deti kos”. Berisha ka ne dore faktin e videos se Metes? C`jane keto naivitete! Ate pune e dine te gjithe, e ka Berisha po e ka edhe Edi Rama, fati i Metes eshte se ka te beje me nje prokurori te degjeneruar se diku tjeter do te kishte perfunduar me kohe ne burg.
    Artikuj te dobet dhe naive, Zaloshnja kujton me keto se ben analize te holle. Te lexosh te tilla eshte humbje kohe. Edi Rama ka rrugen me te drejte te nxjerre nga politika njehere e mire funderrinat e Ramiz Alise dhe te Fatos Nanos. Kete nuk duan ta pranojne ato funderrina, prandaj bejne krushqi edhe me djallin per te qendruar ne karrike. Fundja-fundit Berisha do ose nuk do e ka fundin e shpejte edhe per shkak te moshes, po Ilir Meta ku mund te punoje po doli ne pension politik? Ai s`ka patur njehere nje libreze pune.

    1. Claus says:

      Jam me mendimin e Arianit. Ata nuk tregojne se jane te zgjuar ose bejne politike te holle. Ata tregojne mungese morali, nxjerrin nga brenda shpirtin fshatar te tyre sipas motos ra “u be deti kos”. Berisha ka ne dore faktin e videos se Metes? C`jane keto naivitete! Ate pune e dine te gjithe, e ka Berisha po e ka edhe Edi Rama, fati i Metes eshte se ka te beje me nje prokurori te degjeneruar se diku tjeter do te kishte perfunduar me kohe ne burg.
      Artikuj te dobet dhe naive, Zaloshnja kujton me keto se ben analize te holle. Te lexosh te tilla eshte humbje kohe. Edi Rama ka rrugen me te drejte te nxjerre nga politika njehere e mire funderrinat e Ramiz Alise dhe te Fatos Nanos. Kete nuk duan ta pranojne ato funderrina, prandaj bejne krushqi edhe me djallin per te qendruar ne karrike. Fundja-fundit Berisha do ose nuk do e ka fundin e shpejte edhe per shkak te moshes, po Ilir Meta ku mund te punoje po doli ne pension politik? Ai s`ka patur njehere nje libreze pune.

  12. Enerti Begaj says:

    O z.Zaloshnja,vendi Ilir Metes duhet te jete tek 313 e jo kryeminister,ai ka vdekur tashme politikisht.

  13. marko says:

    qe politika eshte poker e kuptoj,por qe te veshe topin e dhjamit ne qender te politikes nuk e mendoja.kam respekt per ty Zaloshnja por me kete shkrim me fal per shprehjen por e ke dhjere fare.krye plehrat qe japin dhe b..en per kariere e para nuk mund ti veme ne piedestal. IDEJA ESHTE IDE DHE JO MIDE.Lilka e ka kthyer ne mide

  14. Rajmonda says:

    Nga nje ane Zaloshnja e ka mire .Sepse te gjitha keto qe ai ka shkruajtur kane ndodhur ne Shqiperi.Dhe nuk eshte cudi qe neser Meta mund te behet kryeminister gje qe te cilen une nuk e deshiroj.Megjithe keto koalicione te cuditshme si kjo e fundit(Milloshi-Berisha) gjithcka mund te ndodh(jetojme ne Tiron).Por sic shkruante dhe komentuesi i pare,qe me mire ne opozite se ne pushtet dhe koalicion me Meten.Kush eshte Meta ne te vertete?-Sala-Nano.

  15. aida says:

    nderkohe qe prisja te na thoshte analisti se vendi i metes dhe i bashkepunetoreve te tij eshte ne burg , cuditerisht na e ngriti ne nivele qe dhe ai vete nuk i sheh me as ne enderr , kush e mban veten per analist politik te pakten t’ia beje kaq sherbim shoqerise , duke i analizuar me neveri keta hajdute dhe vrases qe si DEMOKRACI nenkuptojne vetem PARANE …. mallkuar qofte iliri , saliu e langaraqet e tjere , qe e telendisen ket popull te shumevuajtur ….

  16. Rani says:

    O Zaloshnja ti qenke nje kokerr legeni qe duhet rrahur ne shpulla pisanjos i piste kur eshte bere bytha jote analist mos ngelte njeri pa u bere.

  17. Gent Tironsi says:

    Paske rrjedh Zaloshjna, prandaj s’te dalin sondazhet se ke harru edhe tabelen e shumezimit!

  18. ISMAIL usa says:

    Kam dajat nga ckrapari dhe nje plak i vjeter nga vitet 70′ tha
    qe ckraparlliu eshte fisnik ne fshat .Po doli ne qytet
    vaj medet..behet pis milet..

  19. leone-53 says:

    Jane “pazare” qe mund te behen lehte ne Shqiperi po te kemi parasysh se ke te besh me nje popull “te dobet” qe te “lejon” te luash poker edhe kur luhet me fatet e tij! Sa popull i dobet!….

  20. Val Sema says:

    Me duket se Zaloshnjen e ka shtyre njeri te shkruaj keto rreshta per nje qellim qe vetem ai mund ta di !!!!!!….se nuk ka aq TRU sa te beje FALLXHORIN. E mbaj mend shume mire kur i “hapte” deren e zyres Ed Selamit tek PD-ja se gje tjeter nuk besoj se bente ne ate zyre si medioker qe ishte ( dhe ky nuk eshte vetem mendimi im ) . Ah me falni se harrova !!! Arriti ti gjej pune motres se tij si llogaritare apo ekonomiste sic kishte qejf ajo ta quante vehten…. po tek PD-ja. Gjithsesi te dashur miq nje medioker me shume ne ekranet e TV apo ne gazetat e perditshme nuk besoj se ka ndonje peshe te madhe apo jo ??? Jemi mesuar tashme te shohim me shumice.

  21. Mentor Lame says:

    Te luash poker politik,do te thote te luash me fatet e kombit dhe popullit.Politikani se pari duhet te doje vendin dhe popullin e tij,ne qofte se nuk respekton kombin dhe popullin atehere politikan te till duhen zhdukur me renje.Sali Berisha ,Ilir Meta dhe Fatmir Mediu e kan treguar me vepra qe jane bandit dhe hora qe luajn me fatin e jeten e popullit.Vete populli duhet ti largoi ata.

  22. Revoltuesi says:

    Kjo eshte nje loje pokeri qe ka ne themel vetem nje gje :
    vjedhjen dhe trafikimin e votes.

  23. p.i.a.usa.arlgiton. says:

    ilir.meta.zoti.mero.mos.prano.te.tille.njers.te.shkruajne.ne.gazeten.tuj.mbasi.jane.te.shitur.tek.u.d.b.ja

  24. 1444 says:

    ja dhe shtrengimi i duarve qe SHKERDHEU perfundimisht SHQIPERINE !

    Koha eshte e maskarenjve ,por atdheu i SHQIPTARVE!!!!!

    FORCA EDIIIIIIII

  25. Ndoc Sukaj says:

    Z.Zaloshnja.Ne dhogarite tuaja juve keni te drejte pasi dhe ne praktike logjika e numrave ka punuar keshtu sic shkruani ne ket shkrim.Por duhet ta dini dhe besoj se e dini mire se ,,nusja e Sale Berishes,pra Ilir Meta,, e donte pushtetin ta komandonte vete per te realizuar sic duket ato ,,punet e bukura me duar te pastra,, sic u shikuan mjaft qarte per sy qe shohin dhe u degjuan mire per veshe qe degjojne ne vidion amatoriale te ,,Operatorit,, Dritan Prifti.Pra njerez me kete model morali si te z.Meta eshte veshtire te arrish ne marrveshje serioze per te miren e vendit.Te gjithe e dime e partite politike ne shqiperi po funksionojne gati si shoqeri aksioniere qe sipas investimit qe ben secili per marrjen e pushtetit,pas fitores do te ndahen postet dhe perfitimet .

  26. Luan Rukaj says:

    24 KARATSHI I TRADHËTARËVE SHQIPTAR.
    RAMIZ ALIA,SALI BEISHA, FATOS NANO, ALEKSANDËR MEKSI, SABRI GODO,ALFRED SEREQI, BAMIR TOPI,JOZEFINA TOPALLI ,PASKAL MILO,PETRIT BECI, FATMIR MEDIU, ARBEN SEFGJINI, FERIT HOXHA ,KRISTAQ GËRVENI,ILIR META ,PANDELI MAJKO, EDI RAMA, LULËZIM BASHA ,GENC POLLO,EDMOND HAXHINASTO, THIMJO KONDI,THODHORI SOLLAKU,SHPRESA BEÇAJ,INA RAMA .
    KËTA JANË SHKAKTAR I TRAGJEDIVE TË POPULLIT SHQIPTAR KONTRIBUTI I TYRE KA QËNË ANTISHQIPTAR.NË EMËR TË POPULLIT I BËJNË VARRIN POPULLIT.Në emër të reformave bërën antireforma.Në emër të integrimit bërën shkombëtarizimin .Të djathtë dhe të majtë TRADHËTARË,KRIMINELAT, GJAKPIRËSA E POPULLIT SHQIPTAR janë të zhytur gjer në fyt në krim dhe tradhëti ndaj popullitn Shqiptar. Ata janë të lidhur me lobin antishqiptar sërbë dhe grekë për të ndarë Shqipërinë në dy pjesë dhe kanë cënuar me qëllim interesat e kombit Shqiptar për të shkatruar dhe shkombëtarizuar kombin Shqiptar .Nuk lane më qarqe shoviniste sërbe dhe greke pa instaluar në Shqipëri. Bërën shesh dhe përshesh gjithë Shqipërinë dhe nuk u hyri një gjëmbë në këmbë KRIMINELAVE. Krimet ndaj popullit shqiptar janë bërë kolektive edhe mbrojtja është bërë kolektive.Ata në shërbim të lobit antishqiptar kanë shfuqizuar ligjet pro shqiptare dhe kanë miratuar ligjet antikombëtare.
    Agjentët të mafies ndërkombëtare në bashkëpunim me qeveritarët e majtë dhe të djathtë e të lidhur me lobet antishqiptare e kanë kthyer territorin e këtij vendi në terrene private të veprimtarisë së errët e kriminale, jashtëzakonisht të rrezikshme për popullsinë shqiptare që vazhdojnë të kryejnë veprimtari të dukshme kriminale kundër popullsisë e integritetit kombëtar të këtij vendi . Përfshirja e politikanëve të partive kryesore në veprimtarinë e kësaj mafie ndërkombëtare ka planifikuar vazhdimisht zgjatjen e krizës e moslejimin e zhvillimit të ekonomisë vendase me qëllim që operatorët e kësaj mafie të marrin sa më lirë tokën dhe burimet e pasurive. Partitë kryesore vazhdojnë ta manipulojnë opinionin publik dhe mbulojnë gjendjen katastrofike të vendit me demagogji, duke e mbajtur popullin të varfër e të lidhur me propagandën mediatike për të marrë sipas radhës qeverisjen e vendit.Partia Demokratike & Partia Socialiste kanë ndarë parat midis tyre dhe rugët i dinë mire si janë pasuruar është një KOMPROMIS I HESHTUR midis tyre.
    Hapni kartat të bëhen publike MARVESHJET E FSHEHTA ANTISHQIPTARE dalin në dritë në seri…. TRADHËTITË NDAJ POPULLIT SHQIPTAR.

    LITARI ËSHTË SHUMË PAK PËR TRADHËTARËT E KOMBIT SHQIPTAR.

  27. Lota Gjermani says:

    Para pak kohe ne gjermani ne disa Repuplika u zhvilluan zgjedhjet lokale,ne nje qetsi te plote.Ne darke u dhane rezultatet,Partia e z Merkel doli keq, z Merkel me kandidatet e saj shikuan gabimet,perse nuk fituan.E kunderta ndodh ne shqiperi.PERSE? Sepse politikanet tone ,nuk cajne koke per popullin,atyre ju duket sikur e kane Shqiperine pronen qe ju ka lene babaj.Korupsioni,vjedhjet ,jane bere te zakonshme,Meta ben vjedhje me bllok ne dore,me ze e figur ,(meta sa nje Ari)thote ma kane sajuar.Nuk kam qene une.( fshiet fucia prapa gishtit).Pa pike turpi del ben fushate,me ca Manjane te shitur te saliu.Mendimi im eshte ,si SalushLuli,edhe meta i kane vjedhur votat ashtu sic vjedhin tokat e shqipetareve,leket, burerine,nderin,respektin,etj.Te gjitha keto i ben fukaralleku.Me keta maskarenj,manjake per para e pushtet,ne shqiptaret ku do qe te jemi koken ulur do ta kemi.Po ju drejtohem shqiptareve te veriut,ku besa eshte me e forte,hapini mire syte,kthjellohuni,Saliu nuk luton ose mendon per ju ,ai bashke me servilat e tij mendojne ,per karike dhe para.Fakti i fundit tele novela ne KQZ,me nje kryetar,vegel te saliüt ,ne darke dilte ne televizor Sala,thoshte te numurohen votat e vjedhura ,te nesermen shtoheshin votat,dilte Sala pa pik turpi,I drejtohej popullit( sikur perpara tij ka nje turme injorantash pa sy e pa veshe) e shikoni ne duam te bejme trasparente votat e vjedhura,me ndimes hadutin ristanin e kompani.Ne qe i shoim gjerat nga larg gjaku na vlon nga pa drejtesia,Po lodhemi,ropitemi dhe nuk po veme pasuri.Mendimi im dhe shume shqipetareve qe jetojme ne kete qytet eshte qe e ardhmja demokratike e shqiperise,eshte z Edi Rama me Partine socialiste te pastruar nga Nanistat , Metistat dhe berisha me kompani.
    ,

  28. nik says:

    ky eshte shkrim i porositur nga Rama…eduardi duke qene mik i tij i ben favorin dhe i ve ne perdorim emrin…kerkesa e Rames ne thelb..”me falni bashkine e tiranes”

  29. detar sima says:

    Artikulli pasqyron qarte gjendjen reale dhe perspektiven ne politiken shqiptare ku disa individe synojne asgje me teper se pushtet dhe e keqja eshte qe shkalla e emancipimit tone eshte ende e tille qe do ti lejoje keta protagoniste te spekullojne ende per shume kohe.

  30. ceri says:

    nik PO TE JAP NJE PERGJIGJE RAMA E KA PATUR TIRANEN 3 HERE MOS TE DUKET TY SE PO KERKON TI FALIN TIRANEN . KUR TE FALIN NJE GJE UNE EDI QE VETEM NJE HERE TE FALIN DHE JO 4 HER ME RALL.

  31. anticensurë says:

    artikull i shkëlqyeshëm!tregon përse politikanëve tanë nuk iu intereson ndërgjegjësimi i popullit!tregon përse opozita asnjëherë nuk është rreshtuar në anën e puntorëve të pushuar nga puna,nuk ka ngritur njerëzit për rritjen e çmimeve,nuk ka protestuar për katastrofat natyrale dhe njerzore,shkodër gërdec,nuk ka folur asnjë fjalë për vetdeklarimin e kombësisë,nuk përfundoi trasparencën,hyri në zgjedhjet lokale me vjedhje të paralajmëruar,nuk po bën asgjë për pes të vrarët e 21 janarit!mund të përmëndë njeriu shumë e shumë rraste,por nuk ja vlen!
    me këtë shkrim njeriu i thjeshtë kupton se të gjithë politikanët nuk janë tjetër vetëm se fatos nano bixhozi dhe ilir met grabitja!
    tashti na mbetet vetëm të shohim kush do tu shkojë pas këtyre mostrave të të ashtuquajtur politikë shqiptare!kastriot islami dhe ai debili tjetër dolën hapur!
    pjesa e shëndoshë,me thënë se për të shëndoshë nuk duket askush,vazhdon gjithnjë të bëjë llogaritë me deputetë!me legena të blerë dhe të jashtëqitur,njëlloj si berish!ata harrojnë se kanë popullin pas!por e keqja është se nuk e llogarisin!nuk i hynë në punë!populli duhet vetëm për ta VJEDHUR!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje