Ambasadorja britanike në Tiranë, Fiona Mcilwham, ka kërkuar nga ana e Kolegjit Zgjedhor që të zbatojë me rigorozitet ligjin për vendimin që do të japë në lidhje me zgjedhjet në Tiranë.
Ajo ka kërkuar më shumë besim nga palët politike mbi transparencën dhe vendimin e Kolegjit Zgjedhor, ndërsa ka kërkuar që ky vendim të respektohet pasi të merret.
Ambasadorja tha Se Londra është e shqetësuar për situtën.
“Duhet të besojmë në punën e institucioneve të vendit, në transparencën e procesit zgjedhor dhe në punën e institucioneve” theksoi Mcilwham
“Për Londrën dhe komunitetin e gjerë ndërkombëtar, ajo që ka rëndësi është një proces i besueshëm i cili ka besimin e publikut shqiptar. Do të ishte një zhgënjim i madh në qoftë se çështjet rreth numërimit dhe ankesave do të lejohen të hedhin hije mbi pjesën e mirë të këtij procesi zgjedhor. Veprimi tani qëndron me Kolegjin Zgjedhor dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Unë shpresoj se atyre do t’i jepet hapësirë për të shqyrtuar çështjet pa ndërhyrje politike apo presion”, tha ambasadorja britanike.
Zonja Msllwham tha gjithashtu se baronesha Ashton si edhe të tjerët e bëri të qartë javën e kaluar, se procedura e ankesave duhet të jetë e drejtë, transparente, e pavarur, dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues.
“Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme të sigurojë mbështetje shtesë nëse kërkohet. Përfundimi i procesit të ankesave duhet të pranohet nga të gjitha palët, në mënyrë që të hiqet një vijë nën këto zgjedhje, të nxirren mësimet e duhura, dhe të miratohen dhe zbatohen reformat”, tha ajo.
Po mi motra, se edhe ti kishe ngel pa fol per ket pune> Bjeri edhe ti gajdes me keto te trojkes qe ngelen tu bo xhiro zyrave!
Nuk ka istucione te pa varura ne SHQIPERI te gjitha kontrollohen nga qeverria si ne kohe e komunizmit ska ndryshuar shume situata.PO te kishte instucione te pa varura sote ILIRI do ishte brenda me gjithe ate vidi korrupsion te gjalle
Londra e shikon ne menyre shume te kthjellet zgjedhjet ne Shqiperi.
Ik moj cupulinke shiko hallet e tua se nuk merr vesh nga keto pune ti.
gjithe jane te shqetesuar ..por ne SHQIPERI nuk ka demokraci por ka vetem DIKTATURE te vendosur nga klani berisha
Mire moj zonja Ambasadore qe une e nenkuptoje konteksin e fjalise sende dhe e di se si perkthehet, por ne Shqiperi ka 20 vite qe Sala keqinterpreton cdo fjali tuajen dhe te tjereve si ty komplet ndryshe. Mund te flisni me 1) Kryefjale, 2) Kallezues, 3) kundrinor apo mbiemer apo c’te duash, qe te mos ta interpretojne sic duan as keta te PD-se e as keta te PS-se.
pse te huajt bejne nje vesh shurdh e nje sy qorr? per mua nje gje eshte e qarte. b.e. ka shumice te djadhte dhe nuk duan te humbasin imazhin e tyre neper vendet e tyre. dhe cfare bejne?bejne sikur na ndihmojne duke qene as mish e as peshk.
ne jemi te shqetesuar per shqiperine , ajo po shitet e tera,po behemni shtet afrikan ne mes te europes SKLLEVER TE EUROPES.