Deputeti gjerman: Qytetarëve iu tha se vota në kutitë e gabuara është e pavlefshme

30 Maj 2011, 17:26Politika TEMA

Nënkryetari i fraksionit socialdemokrat gjerman në Bundestag e president i Shoqatës së Evropës Juglindore në Gjermani, Gernot Erler flet mbi situatën politike në Shqipëri. “Duhet së paku një besim e konsensus minimal”, shprehet ai.

DW: Hendeku politik mes dy partive kryesore në Shqipëri pasi KQZ shpalli fitues Bashën me numërimin e votave të hedhura gabim është më i thellë se kurrë. Situata politike veçse nuk ka qenë më e mirë që pas 2009-s. Mos kanë krijuar politikanët shqiptarë ishullin e vet të sherrit, dhe nuk i kuptojnë më sinjalet nga Evropa?

Erler: Para se të filloj të fajësoj dikë, jam shumë i trishtuar. Këto zgjedhje duhej të ishin një pikë kthese, e të çonin drejt stabilizimit, pas një krize të vazhdueshme pas zgjedhjeve të vitit 2009. Po rezultati doli shumë i ngushtë, vërtet shumë i ngushtë. Kjo çoi në një grackë të re, ku këshilla e mirë është flori dhe askush nuk e di vërtet se si të dilet nga kjo situatë. Bëhet fjalë për shumë pak vota. Por e dyshimtë është se si u gjetën votat në kutitë e gabuara. Nga ana tjetër gjendja ligjore këtu është e paqartë. Qytetarëve fillimisht iu tha se votat që janë në kutitë e gabuara janë të pavlefshme, tani ato u numëruan dhe kjo duhet sqaruar nga pikëpamja ligjore. Shpresoj që vendimi i Kolegjit Zgjedhor të sjellë më në fund qartësi për këtë çështje.

DW: Kolegji Zgjedhor do të japë verdiktin e tij pas pak ditësh, po a besoni se palët do ta pranojnë atë? Siç dihet nga përvoja në Shqipëri nuk ekziston ndonjë besim i madh në institucionet e drejtësisë.

Erler: Unë fola për një situatë gracke. Është e qartë që nuk ka asnjë mundësi tjetër përveç sqarimit ligjor të çështjes. Më pas mund të ketë përpjekje për të bërë edhe qartësimin politik të saj. Sido që të jetë vendimi, ai do të jetë i pakënaqshëm, pavarësisht nëse njëra palë do të jetë fituese apo humbëse. Sepse edhe po qe se Kolegji Zgjedhor do ta rrëzonte rezultatin duke e lënë të vlefshëm atë të mëparshmin, që do të thoshte që Rama do të ishte fitues, edhe kjo do të ishte e pakënaqshme, kur e di që po të merreshin në konsideratë votat e hedhura gabim, do të dilte një rezultat tjetër.

Në thelb pastaj duhej të niste një proces dialogu mes partive, i cili do të çonte në zgjedhje të reja. Por këtë mund ta zgjidhësh politikisht, një gjykatë nuk mund ta zgjidhë këtë.

DW: Duket se votuesit shqiptarë i kanë parakaluar politikanët. Më 8 Maj ata votuan me pjesëmarrje të lartë e të qetë. Rezultati gati i barabartë për të dyja palët, në thelb është sinjal i votuesve për dialog. Pse nuk duan ta marrin në konsideratë politikanët shqiptarë këtë sinjal? Kokëfortësi apo papjekuri politike?

Erler: Në një pikë do t’iu jepja të drejtë. Problemi që kemi është mungesa e një gjuhe komunikuese mes aktorëve të ndryshëm politikë dhe partive të ndryshme, si edhe mungesa e një konsesusi bazë. Në thelb partitë politike në Shqipëri e vlerësojnë njëra-tjetrën me kategoritë e vlerësimit të armikut, dhe e paraqesin gjithmonë si një katastrofë të pariparueshme për vendin po qe se fiton pala tjetër ose po qe se ndodhesh në opozitë. Po qe se vazhdon një gjendje e tillë kjo është një gur i rëndë në kurriz të popullit shqiptar, një peshë e rëndë për të. Sepse është e nevojshme të kihet një konsensus minmal, një besim minimal mes palëve, si nga qeveria ashtu edhe nga opozita, ndryshe nje vend nuk mund të prosperojë. Kjo situatë është vërtet shumë e ngurtësuar në Shqipëri, unë vetë shpresoja që këto zgjedhje do të na çonin një hap përpara, ka pasur një mbështetje të gjerë ndërkombëtare për këto zgjedhje. Prandaj është tragjike që rasti i Tiranës sërish hedh hije mbi politikën shqiptare.

DW: Po partnerët ndërkombëtarë kanë kohë që e përsërisin kërkesën për dialog, ajo është kthyer në refren, por rezultati nuk ka qenë shumë shpresëdhënës, siç duket edhe pas këtyre zgjedhjeve. Duhet ndonjë mesazh edhe më i qartë?

Erler: Mesazhi ka qenë shumë i qartë, fakti që mbi 500 vëzhgues ndërkombëtarë morën pjesë aty, tregon që partnerët ndërkombëtarë duan të ndihmojnë, nuk e di sa miliona janë derdhur nga burimet ndërkombëtare për këto zgjedhje. Pra nuk ka munguar angazhimi që këto zgjedhje vërtet të ktheheshin në një pikë kthese për politikën shqiptare.

Përpjekjet duhet të vazhdojnë, fillimisht duhet zgjidhur rasti i Tiranës në mënyrë paqësore, të civilizuar, dhe mbi baza ligjore. Vendimi i Kolegjit Zgjedhor këtu është shumë i rëndësishëm. Por i rëndësishëm është edhe disiplinimi i aktorëve politikë. Duhet të marrin fund fyerjet e dyanshme nga krerët e të dyja kampeve, por edhe kërcënimet e zemëruara për revolta popullore. Të dyja këto mënrya nuk e projektojnë rrugën e së ardhmes për Shqipërinë.

6 komente në “Deputeti gjerman: Qytetarëve iu tha se vota në kutitë e gabuara është e pavlefshme”

  1. goni says:

    Por mire mor nderkombetare te nderuar si zgjidhet kjo pune se spo ju kuptojme fare? Se kjo duhet zgjidhur me konsensus politik por si ne kete situate, sepse dhe ju vete thioni konsensus por nuk na jepni verdiktin qe ne ta ndjekim, qe te themi qe ky eshte fituesi institucionet qeveritare e njohin filanin ose filanin si fitues dhe ne te rime urte dhe ti japim doren fituesit dhe ta cojme vendin drejte demokracise.

  2. raimondi says:

    Gjithe gjermanet qenkan me PS-ne –Po ben pune ish – dashnorja gjermane e Edi Rames looooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooooool hahahahahahahahahahaha

    1. LexuesiTemes says:

      Sa llogjike ‘e forte’.. njesoj si çuni im ne grupin e 4-vjeçareve ne kopesht!!
      Bravo raimondi, ke ecuri te mire ‘psikomotorike’ per moshen.
      Tani per tani rri ne kete mendim, ndersa kur te rritesh me shume, do te shpjegojne se ç’fare eshte kapitalizmi, si organizohet jeta ne baze te rregullave ne komunitet, çfare eshte e drejta per votim, si duhen te zbatohen rregullat..
      Apo do mesosh pse ne futboll, apo basketboll, tenis, formula uno, dhe ne trafik ka rregulla dhe arbitri apo polici te denon po i thyeve rregullat.. dhe nuk te jep mundesi ti diskutosh ato..

  3. Pucisti says:

    Ore ndërkombëtarë të dashur! Këtu nuk bëhet fjalë nëse fiton Rama apo Basha! Fundja ata le te hedhin kokë a pil, kujt t’i bjerë të fitojë.
    Problemet janë:
    – Saliu vjedh gjithmonë zgjedhjet.
    – Vritet deputeti i opozitës e vrasësit ikin “në drejtim të paditur”
    – Vidhen paratë e rrugës së “kombit”. Hajduti shpëton me procedurë (hop, këtu procedura u zbatua!) dhe fiton Bashkinë me moral, duke anashkaluar procedurën.
    – Vriten demonstruesit si te Ben Aliu i Tunizisë e s’e vë njeri ujin në zjarr, as ju ndërkombëtarët!
    – Shpërthen Gerdeci ku vriten edhe fëmijë dhe vrasësit janë të lirë. Gërdecarët votojnë vrasësin dhe nga ana tjetër kërkojnë ta fusin në burg atë.
    – Përzihet nafta me ziftin pa teklif.
    – Falet pjesë e detit e tradhtari gradohet!
    – Përmbytet Shkodra dhe rezultatet në votime bien paksa, nga 100% për përmbysësin në 75%.
    – Vjedh me bllok zv. Kryeministri e Qeverinë nuk e luan as topi (e kisha fjalën për President mavrinë).
    – Shan me libër shtëpie Kryeministri!
    – … u lodha, doni më për Belulin?
    Tani më thoni o ndërkombëtarë, nga ta fillojmë dialogun me bashibozukët e Salës? Ju vetë, në shtetin tuaj ç’do të bënit?

    1. stalinsali says:

      Korrekt !

  4. aida says:

    apo s’ pjerdhin per dashnorin ato ….. po kjo eshte e keqja tek ne , se kush eshte kunder ”vellait” te hysni milloshit , komunistit te paepur , qe i eshte betuar enverit se do mbetet komunist deri ne vdekje , mender me than ”sali protopapa” ….. klasifikohet ”isocialist”…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje