Dëshira Subashi: Më vjen keq për Arben Ristanin

30 Maj 2011, 18:56Politika TEMA

Nënkryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve Dëshira Subashi flet për herë të parë, pas mbylljes së kapitullit të diskutueshëm të votave të hedhura gabim, që e nxorrën kandidatin e djathtë Lulzim Basha 81 vota para Edi Ramës. Zonja Subashi thotë se modeli politik i ndërtimit të KQZ-së tashmë ka dështuar

 

Nga: Skender Minxhozi

 

Zonja Subashi, u mbyll një raund delikat i punës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili e përmbysi numerikisht për Bashkinë e Tiranës. Si e komentoni ju atë që ndodhi këto ditë në KQZ?

 

Procesi i numërimit të votave ka qenë prej vitesh proces i vështirë, për shkak të faktorëve politikë të ndikimit, por edhe të elementëve teknikë, që kanë të bëjnë me pasqyrimin në dokumentacionin zgjedhor, të gjithçkaje ka ndodhur në ditën e votimit dhe të numërimit e nxjerrjes së rezultateve.

Numërimi i votave për Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndonëse pati problematikat e tij të vonesave, të ndërhyrjeve, në gjykimin tim, përfundoi duke pasqyruar rezultatet në tabelat përmbledhëse të rezultateve, siç parashikon Kodi Zgjedhor. E fundit ishte njësia zgjedhore numër 49, e cila i përket Njësisë Bashkiake Tiranë, që realisht, mori interesimin e gjithë faktorëve politikë, por edhe ndërkombëtarë, për shkak të rezultatit të ngushtë midis dy kandidateve. Për këtë njësi zgjedhore, ndonëse numërimi përfundoi, KZAZ, nuk mori vendim, për shkak se katër komisionerë të së djathtës në këtë komision nuk firmosën tabelën përmbledhëse të rezultatit dhe çështja erdhi për vendimmarrje në KQZ. Deri këtu edhe pse një parreagushmëri e KZAZ-së 49, për të përmbyllur procesin, nuk kishte shqetësim, sepse votat ishin numëruar, ishin të firmosura rregullisht procesverbalet e pasqyrimit të rezultatit dhe KQZ duhet të bënte këtë vendimmarrje, vetëm për shkak së vendimmarrja e KZAZ-së nuk kishte kuorumin e kërkuar nga Kodi.

Krejt papritur, në tavolinën tonë të punës vjen një projekt-akt nga Kryetari i KQZ-së, me objekt “vlerësimin e fletëve të votimit për kryetarin dhe Këshillin e Bashkisë Tiranë, të cilat gjenden në kutinë e gabuar”. Në arsyetimin e projekt-aktit thuhet se KQZ, në mbështetje të nenit 123 të Kodit Zgjedhor, për njësinë zgjedhore Bashkia Tiranë, ka kompetencën e KZAZ-së, për hartimin e tabelës përmbledhëse. Nisur nga fakti së KZAZ-të kanë kompetencën e vlerësimit të votave për QV-të nën juridiksionin e saj, këtë kompetencë, e ka edhe KQZ. Ky akt u miratua në parim, me katër vota dhe pa asnjë përcaktim të aktit u hapen në mënyrë në mënyrë selektive plot 117 kuti votimi të njësive zgjedhore të Tiranës, që solli edhe ndryshimin e rezultatit, padrejtësisht, në këtë fazë të procesit.

Ashtu siç e kam bërë me dije edhe në shqyrtimin e këtij akti në KQZ, kjo vendimmarrje e KQZ është hapur në kundërshtim me Kodin Zgjedhor; është vendimmarrje që ka prishur procesin e rezultatit, jo vetëm për Bashkinë dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës, por ka ndërhyrë dhe prishur të gjitha rezultatet në të gjitha njësitë e tjera zgjedhore të Tiranës edhe pse për këto të fundit nuk ka vëmendje mediatike. Pa diskutim i gjithë ky proces i ka dhënë KQZ notën e njëanshmërisë, për interesa politike. Pse është në vlerësimin tim, ky vendim i paligjshëm?

Së pari, sepse sipas nenit 27, pika 4 të Kodit Zgjedhor përcaktohet së për Bashkinë e Tiranës, secila nga njësitë bashkiake përbën Zonë Administrimi Zgjedhor më vete. Ky përcaktim jep qartë se njësitë bashkiake, administrojnë procesin zgjedhor të votimit dhe numërimit për Bashkinë Tiranë. Vendimi i KQZ-së, për kompetencën e numërimit të votave, është në kundërshtim me këtë dispozitë, por jo vetëm.

Së dyti, sepse neni 116, pika 1 e Kodit Zgjedhor, përcakton së për Bashkinë e Tiranës, KZAZ-ja e njësisë bashkiake fillon numërimin sipas këtij rendi: a) kutitë e votimit për Kryetar dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës; b) kutitë e votimit për Kryetarin dhe Këshillin e njësisë bashkiake. Vendimi i KQZ-së, për kompetencën e numërimit të votave për Bashkinë Tiranë, siç shihet, është në kundërshtim edhe me këtë dispozitë. Por jo vetëm.

Së treti, sepse KQZ, në zbatim të dispozitave të mësipërme, para ditës së zgjedhjeve, nxori vendimin nr. 541 date6. 4. 2011, ku përcakton së ZKAZ-ja e Njësisë Bashkiake fillon numërimin e votave me kutitë e votimit për Kryetarin e Bashkisë Tiranë. Pasi përfundon ky proces dhe KZAZ-ja plotëson tabelat përmbledhëse të rezultateve për Kryetarin dhe Këshillin Bashkiak të Tiranës, fillon numërimin e votave për njësitë bashkiake. Vendimi i KQZ-së edhe në këtë rast nuk zbaton vendimin e marrë vetë. Jo vetëm Kodi Zgjedhor, por është ky vendim i KQZ-së, i marrë në mënyrë të paanshme, para ditës së zgjedhjeve, që denoncon vendimin e KQZ-së për njëanshmëri, për favorizim të hapur të një force politike, duke përdorur numrat e tyre në KQZ.

Së katërti, sepse të 117 ndërhyrjet në rezultatin zgjedhor, prishen rezultatin e 234 qendrave të votimit, të tabuluara me vendim të KZAZ-ve, duke ndryshuar vendimet e tyre jashtë përcaktimeve të Kodit Zgjedhor.

Së pesti, sepse KQZ, sipas nenit 122, pika 6 dhe nenit 123 të Kodit Zgjedhor, KQZ kishte vetëm një detyre, që të nxirrte rezultatin zgjedhor, në bazë të tabelave të rezultateve të nxjerra nga KZAZ-të, duke miratuar tabelën përmbledhëse, brenda 48 orëve dhe këtë nuk e bëri, as sipas këtij përcaktimi dhe as në kohën e kërkuar nga Kodi.

Se gjashti, të gjitha votat e quajtura “të panumëruara”ishin të numëruara, në kutinë ku u gjetën dhe ishin të vlerësuara të pavlefshme, sepse nuk i përkisnin kutisë ku u gjeten. Rinumërimi i dhe rivlerësimi i votave, sipas Kodit Zgjedhor, bëhet vetëm në procesin ankimor. Ky është një deformim i strukturës së ligjit zgjedhor, me pasoja të rënda për rezultatin. Me një populizëm për të numëruar votat, në mashtrim të ligjit, qëllimi është tjetër, të mos shpallë fituesin sipas kërkesave të ligjit dhe ndjekjen e një procesi të rregullt ligjor.

Ky vendim i KQZ-së, në vlerësimin tim, tregoi se në zgjedhje mungon barazia; tregoi hapur se zgjedhjet mund t´i fitosh, pa qenë i fituar, mjafton të kesh një numër më shume në KQZ dhe kjo është e rrezikshme për demokracinë.

 

Jeni ndër anëtaret e vjetra të këtij institucioni. Sa përkon mënyra me të cilën u soll KQZ, me përvojën dhe konceptin që ju keni për menaxhimin e një institucioni të tillë të rëndësishëm?

 

Unë, por jo vetëm, jemi tre ndoshta dhe katër anëtarë, që ushtrojmë këtë detyrë për më shumë se pesë vjet. Asnjëherë nuk është ndërhyrë në rezultatin e nxjerrë, në këtë fazë të procesit. As në zgjedhjet vendore të mëparshme KZQV-ja e Bashkisë Tiranë, nuk e ka pasur këtë të drejtë, si strukturë e posaçme zgjedhore për Bashkinë e Tiranës, siç arsyetohet në këtë vendim të KQZ-së… Madje në vitin 2007, PS i ka kërkuar KQZ-së, para daljes së rezultatit, që të nxirrte akt për votat e gjetura në kutinë e gabuar. KQZ e rrëzoi këtë kërkesë. Çdokush mund të më thotë, ç’rëndësi ka nëse numërohen këto vota në fazën e rezultatit paraprak, apo në procesin ankimor? Ka një diference të rëndësishme, që e ka gjykuar vetë ligjvënësi. Në kontestin ligjor, Kushtetuta e Shqipërisë, kërkon një proces të rregullt ligjor, ndryshe akti është i pavlefshëm. Në kontekstin zgjedhor, këto vendime implikojnë politikisht institucionin më të lartë zgjedhor, duke cenuar rolin e arbitrit që Kodi i ka dhënë këtij institucioni. Në kontekstin politik, përbën një ndikim negativ, të situatës së gjithë vendit, situatë që Shqipëria e vuan që prej vitit 2009, me pasoja për jetën e çdo njeriu.

 

Është krijuar një reaksion jo i vogël në radhët e votuesve të opozitës, për sjelljen e kryetarit Arben Ristani. Ju si e komentoni qëndrimin e tij gjatë procesit të shqyrtimit të çështjes që lidhet me Bashkinë e Tiranës?

 

E thashë që akti është iniciuar nga z. Ristani, është drejtuar prej tij, i cili përveç populizmit dhe në arsyetimin e aktit, nuk ka gjetur asnjë bazë ligjore të saktë, por vetëm referenca të përgjithshme, që nuk përkojnë me atë që vendosi akti. Madje, i gjithë drejtimi i kësaj çështje, por edhe me gjerë është karakterizuar nga një sjellje me mungese etike të theksuar, me fyerje e kërcënime vetëm ndaj anëtarëve të KQZ-së të propozuar nga opozita dhe përfaqësuesve të opozitës në KQZ. Shpesh më vjen keq. E kuptoj tensionin e tij. Të shkelësh hapur ligjin nuk është e lehtë, edhe pse mund të jesh njeriu më i mbështetur për momentin.

 

Po flitet shume këto ditë për një reformë zgjedhore. Ju çfarë do të sugjeronit? Cilat janë aspektet që shkojnë keq me zgjedhjet në Shqipëri?

 

Është një temë që në gjykimin tim, pa diskutim kërkon vëmendje, por jo tani. Të mbyllet procesi zgjedhor dhe të mos tërhiqet vëmendja tek problematika e zgjedhjeve të ardhshme, sepse procesi zgjedhor nuk ka përfunduar. Pa diskutim, tema për një reformë zgjedhore denoncon se zgjedhjet kishin probleme. Tema për reformën zgjedhore do të thotë së s’kemi ç’ti bëjmë këtyre problemeve që patën këto zgjedhje. Unë gjykoj se reforma zgjedhore duhet të fillojë tek menaxhimi zgjedhjeve në institucionin qendror, i cili, prej kohësh, por çdo ditë e më shumë tregon së është i njëanshëm. Në pjesën teknike, Kodi është lehtësisht i korrigjueshëm, mjaftojnë rekomandimet e ODIHR-it dhe përshtatje të tjera. Çështja nuk është reforma në Kod. Çështja është zbatimi i Kodit që prodhon reforma.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregoi së vuan shumë politizimin e skajshëm të procesit dhe antagonizmin ekstrem mes dy partive të mëdha. Si duhet organizuar sipas jush, ky institucion?

 

Kjo që më pyesni, ka brenda edhe përgjigjen. Më mundon realisht ky përcaktim që bëhet nga shumë analistë, por edhe më gjerë. E vërteta e perceptimit është kjo. Por duhet ndarë besoj një parim. Jo të dyja palët janë në pozita të tilla; në një gjykim njëra palë ka të drejtë, palë e cila duhet të marrë edhe përgjegjësinë e politizimit. Kur ndodh një shkelje e ligjit, të cilin nuk e ke miratuar në proces, nuk mund të jesh në të njëjtën pozitë, të gjykuar politikisht. Gjithsesi, ndaj të njëjtin mendim. KQZ, nuk mund të jetë më institucion i përbërë vetëm politikisht. Ka modele të shumta. Modeli i KQZ-së së viteve 2000-2006, tregoi së funksiononte më mirë se sot, në gjykimin tim. Të propozuarit nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Parlamenti dhe Presidenti, përbënin një garanci më shumë. Ka dhe modele të tjera, që funksionojnë mirë në vende me një demokraci jo shumë të zhvilluar.

 

Njëri nga anëtarët e propozuar nga opozita, Artan Lazaj, deklaroi se do të japë dorëheqje pas mbarimit të procesit. Si e gjykoni vendimin e tij?

 

Të drejtë, në kuptimin që ne anëtarët e propozuar nga opozita, prej kohësh kemi denoncuar, se kontributi ynë për procesin është zero, se gjykimi ynë është i dhunuar, se minimalisht aktet më të rëndësishme zgjedhore që kërkojnë kuorumin e opozitës, janë kthyer në vendimmarrjen e katër votave. Profesionalisht të përçmuar. Përse duhet të qëndrosh?

 

Nëse do ju kërkonin një konsideratë për zgjedhjet e 8 majit, cili do të ishte mendimi juaj? Sa i përmbushën këto zgjedhje standardet demokratike?

 

Jam e prirur të gjykoj realisht. Procesi zgjedhor në gjykimin tim nuk është vetëm dita e votimit dhe numërimit të votave. Ne kaluam një proces parazgjedhor problematik, në kuptimin që vërtet maxhoranca ka përgjegjësinë e përgatitjes së zgjedhjeve, por nuk u krijua një standard, që pretendimeve të opozitës t´i jepej vendi i duhur.

Besoj që është mjaftueshëm për të gjykuar për standarde demokratike, vetëm problematika e tre raporteve paraprake të ODIHR, për të thënë se kemi bërë hapa prapa. Kemi një popull që respekton standardet demokratike; kemi një politikë që nuk i përgjigjet këtyre standardeve; kemi administratë që është e ndikuar dhe trysnuar politikisht dhe këto të fundit nuk përbëjnë standarde demokratike.

15 komente në “Dëshira Subashi: Më vjen keq për Arben Ristanin”

  1. zoi says:

    Eshte koha e maskarenjeve por nuk do zgjase

  2. brace1 says:

    Nuke ka vende dhogjika, ku munde te diskutohet per arritje sandartesh ne numrimine votave,deri sa kemi kryeminister,komunistin,diktatorin e vetem ne rajon.Pa arritur te largojme me votat tona komunistat e spiujte qe punojne kundra interesave te vendit e popullit,ska shanse ti afrohemi nji demokracie rreale.

  3. karaduzi says:

    Me Shqiperine te huajt po bejne eksperimente .Saliu Iliri Ristani e co jane thjeshte te kapur
    qe nuk kane rruge tjeter vec te zbatojne urdherat e padroneve.Populli duhet te marre ne dore
    fa
    tet e tij.Dikujt i intereson nje vater tensioni ne ballkan si gjithemone shqiptaret po perdoren

    .

  4. karaduzi says:

    Me Shqiperine te huajt po bejne eksperimente .Saliu Iliri Ristani e co jane thjeshte te kapur
    qe nuk kane rruge tjeter vec te zbatojne urdherat e padroneve.Populli duhet te marre ne dore
    fatet e tij.Dikujt i intereson qe ne Ballkan te jete nje vater tensioni keta politikane puthadoras
    po luajne me te ardhemen tone

    .

  5. tourkofagos says:

    rrealitet shqiptar!!!!!!!!

  6. Frederik says:

    Nqs do te ishte e vertete se historia perseritet , atehere duke e krahasuar regjimin e Berishes me ate te Zogut , vetem nje nderhyrje ushtarake e afert mund te beje qe Sali Berisha te roje tere pjesen tjeter te jetes ne ekzil .

  7. Erion Gjoni says:

    Ne nje nga komentet e meparshme e kam quajtur Deshira Subashin – Heroine. Emri i saj do te shkruhet me germa te arta ne Historine e Shqiperise, si nje patriote dhe demokrate trime, inteligjente dhe shume e pergatitur profesionalisht. Me kete rast dua te falenderoj njekohesisht edhe gazetarin dhe analistin e talentuar Skender MInxhozi per intervisten mjeshterore te realizuar.

  8. Lumi says:

    Zonja Subashi,
    Nuk Ju kuptoj pse t’ju vjen keq per Ristanin, a nuk te vjen keq per Presidentin e Shqiperise, i cili poashtu voten e rregullt e ka futur ne kuti te gabuar! Mos valle mendoni se edhe Kryetari i Shtetit nuk ka ditur te votoj, apo per Ju Rama eshte mbi cdo gje, pse jo edhe mbi shtetin! Prandaj, zonja Subashi, siduket, jeni Ju per keqardhje e jo z.Ristani!

  9. gogo says:

    O zoti Lumi,te paska marre lumi i vertete logjiken!Edhe sikur Presidenti te kete hedhur voten e vet ne kuti te gabuar,kjo nuk ndryshon asgje, se ne DEMOKRACI, vota e njeriut me te humbur, ka te njejten peshe me ate te Presidentit.Kaq duhet ta dish.Dhe tjeter,rregullat e lojes vendosen ne fillim dhe jo ne mes dhe,aq me keq,ne fund te ndeshjes!Por,me ke flas?Me sa duket,ju zorraxhinjte e Sali Shpellarit nuk degjoni nga asnje vesh,pervec se nga veshi qe ju fryn Sali Gerdalla!

  10. elti says:

    Me sa duket, s’paske kuptuar gje, o Lumi. Te paska marre lumi, ty dhe presidentin tend te nderuar, qe ngaterroi voten se po merrte poza seksi para kamerave.

  11. zaniri says:

    L umi ; Sheri Bler ,bashkeshortja e Kryeministrit britanik , kur u gjend nga konduktori ne trenin La Mansh – Britani pa bilete ,s’kishte pasur kohe te priste se u vonua ne parkim, pa bere me te voglin kundershti pagoi 3 fishin e biletes normale.Ju kujtohet si tha Amerikani nje vote ka Presidenti nje vota ka edhe qytetari me i rendomte .Ne se Presidenti do qe t’i degjohet fjala dhe veprimi te veproje sic duhet. RROFTE DEMOKRACIA .

  12. tama says:

    me sa di dhe lexova neper gazeta zoti president bamir topi ja dha voten zotit edi rama por e vendosi ne ne kutine e gabuar sepse nuk dont tja jepte partise qe ai perfaqeson PD se dhe ai e di se cfare kryetar ka ajo partia e tij qe nuk i del njeri perpara se po tentoi ndonje e paguan me jeten e vete edhe sikur djali i tij qofte ai do te zhdukin pa lene gjurme ai ta fusin te gjalle ne vare ja kush eshte kryeministri i shqiperise poshte ai kriminel qe e uren 79% e popullit shqiptar qe eshte vrases ajduti me i rezikshem ne shqiperi ne te gjitha kohrat.

    1. Mira says:

      se per z.presidentin mos flisni shume, se ai per post te shkel me kembe.Eshte njeri i paskrupulllt, qe rri i fshehur dhe i gjemon karriges, por nje njeri qe nuk shkon me vellezerit e tij, apo s’eshte korrekt me gruan e tij cmund te presesh ….dhe ai eshte presidenti i nje shteti?…..?

  13. SERENA bAJRAKTARI says:

    ZONJA Subashi jeni zonje e vertete,shume e afte,profesionale, e drejte,Te lumte.Ristani e tregoi veten LEGEN i ulet moralisht, pa shtylle korrizore,pa personalitet dhe Servil e ushtar i bindur i Berishes edhe ne shkelje te ligjit.

  14. Mira says:

    Zonja Subashi, s’me dukesh aq profesionale sa mundohesh te dukesh, por je nje ushtare e bindur e Partise se Punes, nga e cila rrjedh.
    Me mire te ishe marre me edukimin e vajzes tende qe njihet per mashtruese kalibri se sa ke hipur pa merite shkallet e karrierres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje