Do të donim ta zvogëlonim në maksimum rëndësinë e vendimit që do të japë Kolegji Zgjedhor për paligjshmërinë apo ligjshmërinë e “fitores” së Lulëzim Bashës me votat e shumicës politike qeveritare në KQZ. Është e rëndë që humori i mbarë vendit të varet nga tetë gjyqtarët e Kolegjit.
Besoj është e rëndë edhe për vetë këta tetë gjyqtarë.
Por s’kemi çfarë të bëjmë! Nuk mund të hiqemi sikur jemi para një gjykimi të zakonshëm. Nuk mund të bëjmë sikur e nesërmja do të jetë njëlloj, pavarësisht nga vendimi që do të jepet. Nuk mund ta zvogëlojmë me dashje rëndësinë e këtij vendimi. Më mirë t’i themi gjërat siç janë, t’i pranojmë siç janë dhe të përballemi me to hapur. Mendoj se kjo ka vlerë edhe për trupin gjykues të Kolegjit Zgjedhor. Kam bindjen se edhe ata nuk e durojnë dot që dikush t’u qajë hallin për barrën që u ra mbi supe.
Në këtë sprovë ata nuk i ka thirrur rasti, por detyra, ligji, shërbimi, përgjegjësia profesionale, intelektuale dhe atdhetare njëherësh. Ka gjithnjë momente kur thirrja e detyrës dhe ligjit bashkohet me thirrjen e atdheut. Ka gjithnjë një ditë për ushtarët e lirisë dhe drejtësisë, cilët do qofshin ata. Gjithkujt i vjen radha. Kësaj radhe shorti u ka rënë tetë gjyqtarëve. Është në dorën e tyre të ngrihen në lartësinë e drejtësisë që është edhe lartësia e pritjes së publikut.
Cilat janë gjërat që duket t’i themi edhe njëherë siç janë, meqenëse Kolegji na ka dhënë kohë për t’i ripërmbledhur. Nuk e kemi fjalën për interpretimin e neneve dhe procedurave të Kodit Zgjedhor apo për debatet, gjoja, teknike në KQZ, që u vulosën nga fillimi në fund me shumicë votash, pra asnjëherë me konsensus, a thua se nuk po zbatohej një Kod unik për të shtatë anëtarët e KQZ-së, por po bëhej një Ligj i ri ku shumica përdorte kartonët kundër pakicës.
Kolegji Zgjedhor ka tagrin të shprehet për nenet e shkelura dhe procedurat e dhunuara përgjatë seancave maratonë të operacionit “Ristani” për të ndryshuar rezultatin në Tiranë. Më tej do t’i vijë radha Prokurorisë të kalojë në skanerin e Ligjit veprimet dhe mosveprimet e Arben Ristanit në këtë operacion pa precedent në historinë e zgjedhjeve shqiptare. Le të bëjnë institucionet e ligjit punën e tyre. Ne do të flasim për konstatime dhe argumente të natyrës politike dhe publicistike, që kanë një rëndësi të shtuar në gjithë kontekstin e betejës për bashkinë e Tiranës, si fytyra emblematike e zgjedhjeve vendore të 8 majit.
DY ARBITRA
Konstatimi i parë është se kësaj radhe më shumë se herë të tjera kemi dy “arbitra”, domethënë dy instanca gjykimi. Për çështje të veçanta dhe për zgjedhjet në tërësi. “Arbitri” i parë është faktori ndërkombëtar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Europian, misioni i vëzhguesve të ODHIR-it, si pjesë e OSBE-së. Ky është arbitri që ka hyrë dorëzanë dhe ka bërë të mundur pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet vendore, në kushtet e krizës së pazgjidhur për zgjedhjet politike të vitit 2009. “Arbitri” tjetër është dhe duhet të jetë binomi KQZ-Kolegj Zgjedhor.
Opozita shqiptare e ka ditur me kohë se kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, jo arbitër i paanshëm nuk ka qenë e nuk është, por ai ia kalon një militanti partiak për sa i takon pasionit, verbërisë dhe amatorizmit, më të cilin kryen apo shpik veprime antiligjore që dëmtojnë opozitën.
Opozita e ka bërë të qartë herët përgjegjësinë ligjore të këtij personi për futjen në ngërç të transparencës së zgjedhjeve të vitit 2009 nëpërmjet moszbatimit arbitrar të neneve 136 dhe 138 të Kodit Zgjedhor. Ndërkaq, zoti Ristani e ka afishuar dhe vazhdon ta afishojë publikisht, me krenari, urrejtjen e tij për opozitën, duke filluar me ata që ka çdo ditë përballë në tryezën e KQZ-së.
Zgjedhjet vendore të këtij viti startuan me një hije të fortë komprometimi qëkurse qeveria, me gjithë kërkesat e forta të opozitës, nuk hodhi asnjë hap për të zëvendësuar Arben Ristanin në krye të KQZ-së. Me fjalë të tjera, vendi u fut në zgjedhje në kushtet kur njëra gjymtyrë e arbitrit vendas , domethënë KQZ, ishte bërë palë me qeverinë.
Nën trysninë e dyfishtë të rrethanave dhe të faktorit ndërkombëtar, opozita pranoi të hynte në zgjedhjet vendore me një KQZ të tillë të kompromentuar dhe armiqësore, duke besuar se veprimet e njëanshme dhe antiligjore të veglave të Berishës atje do të amortizoheshin, ndaloheshin dhe nulifikohesin nga arbitri ndërkombëtar.
Në të vërtetë, opozita veproi drejt dhe sot nuk ka arsye të ndihet e penduar apo e zhgënjyer me zgjedhjen e saj. Përkundrazi. Arbitri ndërkombëtar ka folur qartë dhe me një zë në lidhje me procesin “Ristani” të përmbysjes së rezultatit për Tiranën. Arbitri ndërkombëtar ka nënvizuar deri tani katër pika kyçe:
E para, KQZ duhej të kishte shpallur rezultatin paraprak zyrtar me të përfunduar numërimi në KZAZ-në numër 49 që nxori fitues me dhjete vota Edi Ramën. (Vonesat e kërkuara në këtë pikë kishin për qëllim t’i jepnin kohë paligjshmërisë dhe manipulimit- shënimi im).
E dyta, numëruesit dhe komisionerët ishin trajnuar t’i konsideronin të pavlefshme votat e hedhura jo në kutinë përkatëse.
E treta, nuk mund të ndryshohen rregullat e lojës kur loja ka mbaruar.
E katërta, baza ligjore e asaj që bëri KQZ në lidhje me vlerësimin e votave të gabuara është shqetësuese. Arbitri ndërkombëtar s’ka reshtur së përsërituri këto katër pika, edhe kur ka folur me gojën e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian, edhe kur ka folur me gojën e zyrtarëve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe kur ka folur me gojën e kreut të misionit të ODHIR-it, Jonathan Stronestreet.
Komisionerja e Punëve të Jashtme të BE-se, baronesha Ashton, dhe komisioneri për zgjerimin, zoti Fule, kanë shkuar më larg. Dhe më larg do të shkojnë edhe të tjerët në ditët në vijim, kur përveçse për pikat e mësipërme që në lidhjen e tyre demaskojnë farsën “Ristani”, do të duhet të shprehen për fakte dhe dukuri të tjera shokuese, që kanë shoqëruar operacionin e përmbysjes së rezultatit në favor të Bashës.
Por nuk besoj se do të çuditen shumë, kur të binden edhe ata, në dritën e fakteve të pakundërshtueshme, se në kutitë e shqyrtuara nga Ristani me shokë janë futur duart. Rrugët e paqarta ndiqen vetëm për të vjedhur. Rregullat e lojës ndërrohen pas mbarimit të lojës vetëm për të vjedhur.
Zoti Ristani ka treguar tashmë qartë edhe për partnerët ndërkombëtarë se zoti, ligji apo arbitri i madh për të është vetëm një njeri: kryeministri Sali Berisha. Ka harruar Ristani se nuk e gjykon ai ODHIR-in, por e gjykon ODHIR-i KQZ-në. Nuk e gjykon Berisha Perëndimin, por Perëndimi Berishën. Kjo është marrëdhënia e Shqipërisë me Perëndimin e standardeve demokratike. Në hierarkinë e arbitrave, arbitri ndërkombëtar është superior.
Pavarësisht se nuk jep mandate konkrete. Por jep një “mandat” shumë më të vyer, “mandatin” e demokracisë së vendit.
Duke i rënë ndesh arbitrit ndërkombëtar, Ristani me treshen e tij politike bënë hara-kiri, zhdukën një institucion, u sakrifikuan për një fitore në tavolinë që nuk mund të lëshojë rrënjë, zbuluan edhe për ata që nuk e besonin se KQZ në shumicë qeveritare nuk ishte asgjë tjetër veçse një instrument dhe aneks politik i Sali Berishës. Po çdo të ndodhte, nëse një qëndrim të tillë do të adaptonte edhe pjesa tjetër e arbitrit vendas, domethënë Kolegji Zgjedhor?
KUNDËRTHËNIE TË TJERA
“Për çështjen e fletëve të hedhura në kutinë e gabuar ligji nuk shprehet qartë. Ka vakuum ligjor, prandaj KQZ mund të ndërhyjë”- ja një prej argumenteve që kanë përdorur mbështetësit e operacionit “Ristani”.
Logjika dhe zakonet nuk e pranojnë këtë farë argumenti. Ku ka boshllëk ligjor, ligji është precedenti, mënyra si është trajtuar çështja përkatëse në të kaluarën. Deri në momentin kur ligjvënësi mbush boshllëkun. Kjo është tradita, ky është rregulli i pashkruar i jurisprudencës së shëndoshë dhe serioze.
Precedenti ynë për fletët e hedhura jo në kutinë përkatëse është i tillë që ato janë shpallur gjithnjë të pavlefshme. Edhe pse me keqardhje. Edhe pse dikujt mund t’i ketë kushtuar kjo gjë. Por nuk mund të ndodhë ndryshe. Gabimi njerëzor paguhet. Edhe vënia e shenjës së votimit ndanë emrit te kandidatit dhe jo në kuadratin përkatës është gabim njerëzor. Por vota shpallet e pavlefshme, gjithsesi. Nuk ka dy masa vlerësimi për gabime njerëzore, që për më tepër nuk kapen në vend, po pas pilafit, shumë ditë me vonë.
Është më mirë të dënosh gabimet dhe të kultivosh disiplinën, se sa të kultivosh gabimet duke shkatërruar disiplinën. Mandej kush mund ta gjejë kufirin që ndan hedhjen e gabuar nga hedhja e qëllimshme për ta çuar fletën dëm. Pavlefshmëria është gjithashtu formë e shprehjes së vullnetit të zgjedhësit. Dhe ka gjithnjë zgjedhës që e ngatërrojnë me vetëdije kutinë për të bërë votën e tyre të pavlefshme.
“KQZ është detyruar të ndërhyjë dhe të marrë disa herë në të kaluarën kompetencat e një KZAZ-je”- ja një argument tjetër i mbështetësve të operacionit “Ristani”. Për ilustrim, sillet shembulli i Fierit apo Fushë-Kuqes në zgjedhjet e kaluara apo shembuj të tjerë nga zgjedhjet e mëparshme kur KQZ ka numëruar vota të panumëruara. Shembujt që sillen, në vend që ta justifikojnë, e rëndojnë edhe me shumë rastin e fundit me Tiranën.
Duhet saktësuar: KQZ ka ndërhyrë kur është bllokuar puna apo numërimi në komisionet e nivelit të dytë, kur vetë këto komisione janë gjendur në kushtet e mospërmbushjes së detyrës ose kanë kërkuar ndihmë. Në Tiranë kësaj radhe kemi rastin e parë kur KQZ nuk ndërhyn për të zhbllokuar një situatë të bllokuar, por ndërhyn për të bllokuar dhe kthyer mbrapsht një proces të përfunduar numërimi.
Debatet më të shumta janë bërë e bëhen në lidhje me vendimin e KQZ për t’u sjellë sipas leverdisë dhe interesit të çastit, hëm si KZAZ, hëm si KQZ, duke krijuar një precedent qesharak në fushën e së drejtës. Ligji nuk mund të jetë kurrë kaq vulnerabël sa të lejojë një travestizëm si ky që pamë në operacionin “Ristani”. Dhe, në fakt, Kodi është shprehur qartë se në lidhje me votimet për bashkinë e Tiranës, KQZ nuk bën gjë tjetër veçse bën shumatoren e votave të njëmbëdhjetë KZAZ-ve dhe shpall rezultatin.
Dikush në “Facebook” kishte kapur një kontradiktë të thjeshtë, por kuptimplotë në lidhje me këtë pikë: Ku e gjen të drejtën KZAZ-ja e Tiranës (alias KQZ-ja e Ristanit) të jetë gjatë gjithë kohës shumicë qeveritare, sa kohë që kompozimi i KZAZ-vë behet me short sipas ndarjes 50 për qind opozita dhe 50 për qind shumica?!!
Sa me thellë të futesh në operacionin “Ristani” të përmbysjes së rezultatit në Tiranë aq me shumë kundërthënie dhe kontradikta gjen. Ja dhe një, sa për ta thënë, që nuk është e fundit: Çfarë statusi do të kenë në zgjedhjet e ardhshme KZAZ-të e Tiranës, nëse merr fuqi ligjore operacioni “Ristani”? A mund të nxjerrin ato më rezultate pas kësaj që po ndodh tani?
FUTJA E DUARVE
Por ajo çfarë mund ta komprometojë përfundimisht operacionin “Ristani” jo më si vepër të pasionit të verbër politik, por si vepër kriminale të mirëfilltë janë provat e futjes së duarve në kuti, hedhja e votave që dalin tepër, heqja e votave që dalin mangët, dëmtimi i kodeve dhe trafikimi i fletëve në magazinat ku kutitë i kanë në ruajtje njerëzit e Sali Berishës, Lulëzim Bashës dhe Arben Ristanit.
Çështja e votave të shtuara apo të hequra nuk është një çështje e afateve të ankimimit, siç u përpoq ta trajtonte dje Berisha. Është çështje e legjitimitetit ose jo të procesit dhe zgjedhjeve. Kur hidhen vota e gjithë historia katandiset në një vepër kaçakësh.
PËRSËRI ARBITRI NDËRKOMBËTAR
Të premten mblidhet Kolegji Zgjedhor. Nuk e teprojmë kur themi se vendimi i këtij kolegji është i një rëndësie të veçantë për fatin dhe ecurinë e vendit. Gjyqtarët e Kolegjit, megjithëse do të duhej të referonin vetëm Kodin Zgjedhor në punën e tyre, nuk janë të imunizuar nga mjedisi politik kombëtar e ndërkombëtar që është sfondi i vendimit të tyre.
Në një pamje të thjeshtë, Kolegji Zgjedhor ndodhet midis vendimit politik të katërshes politike të qeverisë “Berisha” në KQZ, që ka shpallur fitues Lulëzim Bashën dhe Arbitrit Ndërkombëtar, që ka bërë deri tani katër objeksione të forta për veprimet e kësaj katërshe dhe pushtetit politik që qëndron pas tyre.
Një vendim eventual i Kolegjit në favor të vendimit politik të katërshes politike të KQZ-së do të hapte në shkallë të gjerë divergjencën midis sistemit vendas dhe atij ndërkombëtar të gjykimit. Njëherësh, do të shtonte pikëpyetje shumë serioze për situatën e krizës dhe të ardhmen e zgjedhjeve në vend. Prandaj, një vendim i tillë, që nuk do ta uroja, do të duhej të ishte më e pakta i super-argumentuar, pa shenjën më të vogël të lajthitjes.
Duke pasur parasysh çfarë ka thënë deri tani Arbitri Ndërkombëtar, besoj se Kolegji Zgjedhor nuk mund të provojë dhe argumentojë ligjshmërinë e operacionit “Ristani”. Prandaj jam një prej opinionistëve politikë që pres me besim vendimin e Kolegjit, si vendim drejtësie dhe paqeje.
Cfare do te vendose Berisha do e interpretoje nga ana e tij sic ben keta 20 vitet e fundit ai eshte tamam kancer (kanceri eshte nje grup qelizash qe punojne ne menyre kaotike) nuk mund te parashikosh levizjet.
Edhe ai qe mohon cdo gje ne kete bote dhe tregon perralla me mbret edhe kete here do e shpjere ujin ne mullirine tij, kurre nuk ka per tu larguar me vote.
sakte….sa e vertet aq dhe mjerisht tronditese – me vend: e verteta eshte e hidhur(ne te dy senset) dhe eshte e qelluar… sic e the: ai nuk iken me vote, sepse manipulon me rutine, por a ka force populli ta largoje? kjo eshte pyetja, ….
z.ZOGAJ, si ish-gjyqtar i Apelit dhe njohes i mire (ma merr me modesti kete, por jam me master e doktorature Britanike dhe prej vitesh punoj me shume jashte-shtetit (ne UK. tani) se sa ne atdhe, por njohjet dhe lidhjet me mjafte kolege te hereshem i mbaj akoma…) i procedurave te Apelit, me vjen keq por Opozita shqiptare si eshte katandisur, kapur (kriminalizuar) e korruptuar gjyqesori shqipetare si cdo hallke e qelize e shtetit keto (te pakten) vitet e fundit, nuk duhet te shpresoni se trupa e Kolegjit-Zgjedhor te zbatoje procedurat ligjore me perpikmeri dhe ne menyre te pavarur nga pushteti aktual mese kriminal e diktatorial. Kete shans kjo trupe e ka te kompromentuar qe me zgjedhjet politike te qershorit 2009, e s’ka si te dale mbi kete njolle profesionale te piste ne te gjitha drejtimet, sepse pushteti (njerzit me shumice te Berishes-Nanos-Metes dhe pseudo-koalicionit qeverises per integrim-mjafte bajate dhe e kunderta eshte realiteti i ketij pushteti vote-vjedhur per te dhunuar e vjedhur gjithcka e deri ne vrasje tip: Afrike-Qendrore etj), i ka kapur me kohe pothuaj te gjithe (te 8-te antaret e Kolegjit-Zgjedhor). Nga brenda kolegeve e shoqerise se tyre ka kohe qe perflitet dhe vazhdon edhe kete periudhe krize se :”c’fare na duhet te perplasemi me pushtetin aktual, sepse ai dihet kush eshte dhe na dergon ne te mamas po u zbatua ligji”, dhe me tej: “qe KQZ ka shkelur haptazi ligjin dhe cdo kompetence ligjore te tij, kete e kane te qarte te gjithe, por kur nuk ka Opozite te forte ne kete vend (ne i thencin vend a shtet) si mund te sakrifikojne veten keta gjyqtare…etj, etj”. Besoj z.ZOGAJ, gjithcka eshte mese e qarte; pa u pastruar ky vend me cdo cmim nga rregjimi diktatorial Berisha-Nano-Meta e bandat e tyre neper institucione-administrate dhe kudo, s’ka per te pasur drejtesi dhe prosperitet, e le pastaj integrim ne familjen Europiane (enderr ne sirtare). Pra: ju z.ZOGAJ, duke qene publicist e shkrimtare tashme me vlera dhe i njohur edhe pertej publikut shqiptar, por edhe si nje nga Lideret e Opozites se Bashkuar Shqiptare, duhet te flisni direkt me z.RAMA dhe te iniconi qe keto dite nje takim te Lidershipit te Opozites (duket qe tavolina e lidershipit opozitar ka ngelur ne “klase” prej kohesh) me interesim sa me te madh mediatik, ku media nderkombetare te jete sa me shume prezente. Nuk marr persiper te bej politikanin apo recete dhenesin, por Opozita Shqiptare te pakten duhet te degjoje njeriun e madh akademik R.Qosja, i cili ne shume qarqe ketu ne Britani po lexohet e studiohet per ate qe shkruan e ben thirrje mos-bindje totale qytetare ndaj rregjimit me kriminale e mafioz sot ne Ballkan e nder 5-rregjimet me te rrezikshme ne Europe aktualisht. Nuk e njoh personalisht Prof.R.Qosja, por mjafte te njohur te fushes time drejtesise (ata kane lidhje e miqesi me Politiken Britanike e dicka dine me shume se une, kur me lavderojne prof.R.Qosja) ketu ku jam e kane tashme pike referimi dhe argumenti per ngjarjet qe do mund te pasojne ne Shqiperi (dhe i japin ne cdo rast te drejte deri dhe absolute, e kjo edhe me cudit deri diku, por perseri ai ka mendje te holle e te paster, qe perkthehen KA TE DREJTE). Ne esence per te mos u zgjatur me: “Pa sakrifica nuk arrihet Demokracia” shkruan Politologu i madh Skocez Dr.William T. McMillson (1903-1995), i cili kete shprehje brilante e ka perpunuar e zgjeruar ne 4-libra universitar e publik ane,mbane botes. Ne fjalen SAKRIFICA (libri i dyte merret gjeresisht e imtesisht) Dr.W.T. McMillson, shkon ne finalen revolte totale (besoj se fjalen totale e dini fort mire c’fare perfshin) pa kompromis deri ne fitore ndaj rregjimit diktatorial (pa marre parasyshe c’fare ngjyre pretendon ky rregjim kriminal), “per te rikthyer lirine, pronen, drejtesine, ekonomine dhe demokracine ne rrugen e duhur, ku paresore eshte vota e lire” (fraze e shkeputur ne librin e 4-ert). Ju faleminderit qe mund te me lexoni e te me kuptoni deri ne fund.
Me respekt: Goshi-tiranes se re. (z.Mero Baze te Lutem prano Respektin tim dhe nese nuk e boton kete koment timin ne Online tend TEMA, mundesisht dergojani z:Zogaj e z.Rama nje kohesisht)…
Shkrimi eshte i rregullt po me vjen keq te te them se paske ca probleme drejtshkrimore ne gjuhen shqipe.
Mos shpresoni shume tek Kolegji Zgjedhor anetaret e te cilit jane pula nen urdherat e diktatures!
Per te patur ndonje shans te vogel per vendim korrekt, do te duhej t’u jepej e drejta e strehimit politik nga nje vend perendimor, te mbrojtur me truproja per disa vjet. Ndryshe e bejne ne breke dhe votojne per diktaturen fashiste te Berishoviçit.
Rama,
zgjidhjen e ke tek populli, jo tek te huajt qe te genjyen e zhgenjyen per te sajten here! Kujdes se treni popull nuk ndalon shume per te pritur ty, po e humbe nuk kthehet me!
Bota demokratike e pa KQV-ne se c’fare qorbe gatovi dhe maskaraden e votave qe jane te pavlefshme dhe po i quen te vlefshme.Une s’po kuptoj kush eshte kryetar i KQV-se ? RISTANI apo BERISHA ??!!
Se ne konferenca shtypi dhe ne mbledhjen e grupit parlamentar e te Qeverise Berisha flet i vendosur dhe TRIUMFUES per cdo aspekt te veprimtarise te KQV-se.
Analiza e Prec Zogajt eshte me e mire bere deri me sot pas zgjedhjeve, Nuk ka rendesi se kush do te shpallet fitues ne Tirane, rendesi ka se cfare note do te marre qeveria nga instituciont nderkombetare pas vendimit. Ne se vleresimi do te jete pozitiv ka fituar Shqiperia e njejta do te jete per te kunderten ka humbur Shqiperia. Por sa u dhimbeset Shqiperia lidereve politike do te shohim se cdo te ndodhe ne muajt e ardheshem? Vetem shpresojme qe politikaneve tu dhimbeset me shume Shqiperia se sa interesat e tyre personale.
E fundit, populli do te qartesohet se sa do ti besoje ne te arthmen politikaneve.
U.S.A.
MOS PRISNI DREJTESI NGA KOLEGJI ZGJEDHOR SEPSE KOMANDOHET NGA SALI BERISHA .
Zoti zogaj komplimente per shkrimin,kisha nje pytje per ju intelektualt qe nuk i perkisni ksaj diktature, deri kur do tpresim qe t’gjitha punet te na i zgjidhin te huajt, shkojm deri aty sa kerkojm arbiter edhe per nje ndeshje futbolli. Edhe sa vite duhet te presim qe t’formohet popudhi shqiptar, te ket kultur dhe karakter tjeter, jo kulturen e rruges dhe karakterin e mercenarit si zoti berisha,ristani,çupi etjer si puna e tyne
Dite te zymta e presin kombin tone.Perderisa nje njeri si Berisha ka lajthitur nga pushteti ai perben rrezik kombetar dhe kushtetuta e vendit tone duhet ta kishte marre parasysh proceduren kur lajthit lideri i plotfuqishem.
O andi cila kushtetute aman or burre te kishte pase kushtetute s’do te kishim arritur deri ketu. Une çuditem se si ai popull e duron ate pseudoshtet qe mbahet me 100 police dhe se si nuk revoltohen te gjitha administratat, Sala nuk ka fuqi me t’ju beje presion nuk ka leke ti pagoje, sikur ti paralizohet shteti dorezohet vete pastaj, po kujt ti thuash te vdekurve, shqiptaret jane mesuar te shkelen me kembe, me duket se e paskemi pasur ne gjak peruljen.
vendimi i kolegjit do te jete dicka me e malle se sa mendohet,,,nuk do te vendose vetem se kush do te drejtoje tiranen per 4 vitet e ardhshme,,,,,por do te vendose per te ardhmen e shqiperise europjane,,,,te shpresojme per nje vendim te drejte te ketyre gjygjtarve,,,,mos te marrin ngjyrat e partise e as te qeverise,,,por te shikojne vetem ligjin edhe te drehten qe kane ta vendosin ata,,,,,,nje gje duhet te dine ata gjygjetaret e edhe gjith shqipetaret ne raste se ata behen pale me qeverine sic u be ristani,,,,,,,,harrojeni europen
Z.Zogaj.Ne nje shtet normal ku institucionet e pa varura funksionojne si duhet ka shum mundesi qe pala humbese nuk do te kishte patur nevoje te ankohej pasi u transmetua drejtperdrejt para shqiptareve nga me shum se nje TV.Por shqiptaret e shumte qe te ulur kembekryq perpara TV mbanin shenime per numrin e votave qe gati deri ne fund nxirrnin fitues z.Basha dhe humbes z.Rama nuk e paskeshin ditur se Sali Saluku numerimin,,transparent,, e kishte patur te vlefshem vetem nese ,,investimet qeveritare,, ne Tirane jepnin rezultat te menjehershem,,Laiv,,Ne rastin e deshtimit te ketij plani A pasi u mendua pak ,,Baca,, i Maleve shpalli publikisht planin B,pra dhogaritjen matematikore te Juristit Ristani me shprese se do te kishte ndonje ngaterrese.Kjo nuk zgjati shume pasi nga pala tjeter erdhi konfirmimi se kjo nuk do te kishte rezultat.Atehere ,,Baca,, sforcoi pak trurin dhe vuri ne veprim planin B duke udhezuar ,,aksioneret,, e pushtetit te kerkonin vota ku te mundnin dhe te fitonin me cdo menyre pasi ,,Investimet,, per Tiranen do te shkonin dem dhe pas humbjes mund te acaroheshin ,,Aksioneret,,dhe mund te krijoheshin telashe te reja.E keshtu me radhe vazhdojne planet famekeqe per fatin tone te keq qe drejtesia nuk eshte lene te punoje dhe prandaj po lulezojne ,,shoqerite aksionere Elektorale e Pushtetare,,qe po e vjellin,vjelin dhe shesin Shqiperine.
Jetojme ne vendin e paradokseve me te cuditshme ne gjith boten ! dhe aty ku nuk ka ne jemi ne gjendje ta shpikim !
Ndaj dhe me keqardhje nuk mbaj asnje shprese se keta 8 gjyqtare qe sjane me te mire apo te keqij sa te tjeret te marrin ne dore situaten e te japin nje vendim ligjor e te merituar per ti dhene vlerat dhe rendesine e duhur vullnetit te qytetareve te Tiranes.
Mos harroni edhe faktin tjeter: Votat e gjetura ne kuti te gabuar, pervec atyre qe jane futur pas votimeve, pjesa me e madhe e tyre jane hedhur gabimisht nga qindra kosovaret e sjelle nga Berisha,por te pamesuar te votojne me kater kuti. (fakti eshte zbardhur nga vete eksponente te PD)
Votimin e fitoi Lulzim Basha. Edi Rama eshte i tmerruar sepse, pa ofiq zyrtar, do te jete i zbuluar ndaj hetimeve antikorrupsion dhe per rolin ne pucin e armatosur. Lakenjte e tij ne PS jane terbuar, sepse po u iken nga duart lopa e arte, Bashkia e Tiranes.
?a ???? ?a, ? ????? ??! Ke te drejte, siç thuhet ne serbisht se nje elemente “inteligjent” si ti qe na komenton me emer sllav, veç shqiptar nuk eshte! Pastaj se kush eshte langua, se nje serb shqipfoles si ti se ne shqiptaret e vertete, kete ia leme ne gjykim lexuesve. Ti na thuaj te pakten vetem kete: sa te paguajne per te mbrojtur dikaturen e kraljit serb Berishoviç? Vetem per kuriozitet, jo per gje tjeter.
???????? ????a!
Dihet se sfare mendimi do te jape kolegji zgjedhor. Ne gjithe kanalet televizive, analistet opinionist tip salist, çirren duke thene se Rama nuk do ta pranoje vendimin e kolegjit zgjedhor. Pra e dine se cili do jete vendimi
Bashkohem me komentin e goshit te tiranes se re. Jemi disa komentues qe nepermjet ketij forumi kete kerojme prej kohesh nga kjo opozite, çfare presin ???