Mëshirë për një monstër: Mlladiç sheh varrin e të bijës para ekstradimit. Si u vra Ana me pistoletën e preferuar të babait (FOTO)

31 Maj 2011, 19:26Politika TEMA
Mëshirë për një monstër: Mlladiç sheh varrin e

Ratko Mlladiç vizitoi varrin e të bijës përpara se të nisej për në Hagë. Gjykata vendosi që ai të ekstradohej dhe mendohet se brenda pak orësh ai do jetë në avion.

Ana Mlladiç kreu vetëvrasje me pistoletën e preferuar të babait të saj gjatë luftës në Bosnje kur ishte vetëm 23 vjeç.

Kjo ngjarje është e mbuluar me mister. Mlladiç pretendon se ajo u vra nga armiqtë e tij, ndërsa shumë të tjerë thonë se ajo vrau vetën kur lexoi për dëshmitë e krimeve të babait të saj në gazetë.

Një tjetër shpjegim është se me të është abuzuar për shkak se ishte bija e Mlladiç gjatë një konference në Rusi, që e la atë të traumatizuar emocionalisht.

Shumë njerëz që e njihnin Mlladiçin në atë kohë thonë se vdekja e saj e transformoi atë në një maniak gjakpirës.

Një nga komandantët e Mlladiç i tha revistës “Newsweek”: “Disa njerëz mendojnë se ai u çmend. Jeta e Mlladiç kishte dy faza- përpara dhe pas vdekjes së Anës. Ai nuk e mori kurrë veten. U shkatërrua”.

Vizita e tij tek varri nuk u njoftua për shkaqe sigurie. Ai ndezi një qiri tek varri i saj dhe la sipër një buqetë me lule me një trëndafil të kuq në mes.

Mlladiç me gruan dhe të bijën

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Varri i Anës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

26 komente në “Mëshirë për një monstër: Mlladiç sheh varrin e të bijës para ekstradimit. Si u vra Ana me pistoletën e preferuar të babait (FOTO)”

  1. tekniku says:

    Nuk me duket teper njerezore qe femije te paimplikuar ne krimet e prinderve te paguajne per ta .Por kjo ndodh dhe do te ndodhe per shume arsye .Nuk jam aspak cinik por nuk e di ai vret sado pak ndergjegja femijet e udheqesit tone qe jane te implikuar direkt ne vrasje masive si ajo e Gerdecit.Nuk do ta ndjeja vehten keq ne se ndonje nga te dy do te kishte terheque kembezen ne temthat e tij .Mbase do te kene rast ta bejne kete harakiri kur te bjere nga kali babai i tyre biologjik dhe ideologjik.

  2. Zigur Qarri says:

    Anes ju prefte shpirti ne qetesi.
    Kurse monstra do te gerryhet ngadal nga e keqja qe ka mbrenda.
    Nuk e di ne eshte i drejte mallkimi per njerzit e keqinj:te rafte aty ku te dhemb me shume.

  3. Epirioti says:

    Mos u merzisni se edhe Shkelzeni e ka cunin me autizem. Kush nuk beson te urimi i popullit, pas qafe e ka gjithmone.

    1. PERMETARI says:

      o mjeshter shkelzeni ka marre per grua kusheriren. ka mar per grua vjezen e djalit te xhaxhait te saliut. domethen kusheri te dyte. shkelzeni si ka femijet e tij ata , ata jan femijet e burrit te pare te sadijes(nusja/kusherira e shkelzenit. domethene shkurt e qarte saliu po rrit dobicat e sadijes. me e bukra eshte kur flet saliu per familjet e te tjerve nderkoh qe familjen berisha ske ku e kap se te ngelet ne dore

      1. plaku says:

        PERMETARI,
        Ti thua : “dobicat e sadijes.
        Me vjen keq, por po i lejoj vehtes te mos jem dakord me ty, kur ti perdor fjalen dobicat. Mendoj se keta jane femije dhe nuk eshte faji i tyre ne se prinderit e tyre jane ndare. Nje femije eshte nje gje shume e bukur, do te thoja nje nga gjerat me te bukura ne bote. Pershendetje

  4. Cakalli7 says:

    Duhet thene edhe pak e verteta gazetare: ne edhe pjese tjeter e botes e quajme kete kriminel po populli i vet e quan hero.

    1. plaku says:

      Cakalli7,
      Mendoj se jo i gjithe populli serb. Kam pare ne Tv zvicerjan se shume te rinj serbe thoshin se Mlladic eshte nje kriminel dhe se eshte e drejte qe ai dergohet ne Hage.
      Mendoj se Mlladici eshte nje shembull i mire per te pare se, sa te rezikeshme jane patriotizmi ekstremist, me kalimin e kohes zhndrohet ne urrejtje per njerezit qe nuk kane mendimin tend, pastaj ne racizem dhe ne fund te fundit ne vrases. Kam mendimin se edhe ketu ne forum ( po i lejoj vehtes te them ) kemi njerez si eddy i cili ka nje urrejtje te madhe per kosovaret ( qe me te vertete nuk arrij ta kuptoj ) ose turkofagos ka nje urrejtje te madhe kunder turqeve ( m.gj.se ai mban familjen e tij me tregetine qe ben me turqit ). Per mua kosovaret, greket, turqit, italjanet jane njerez dhe basta. Mendoj se vetem dashuria per te tjeret do ta beje kete bote me te mire. Eshte e kjarte qe, kjo nuk do te ndodhe se shpejti. Mendoj se eshte problem arsimimi, vleresimi i vlerave njerezore, ndergjegja njerezore ( sic ka thene Marksi kapitalizmi eshte nje vrases i vlerave njerezore ). Me kuptoni drejt ju lutem, kur them Marksi nuk e kam fjalen per Stalinin, Enverin Mao Ce Dunin etje. Nuk e kam fjalen per socializmin real, i cili persa i perket te drejtave te njeriut ne praktike ishte nje skandal i vertete.
      Me falni per kohen tuaj se, po i hy nje diskutimi teper teorik dhe mua me mungojne njohurite per te diskutuar per kete teme. I shkruajta keto gjera se nuk me zinte gjumi. Keshtu qe ju kerkoj ndjese per kohen qe humbet per te lexuar mendimet e mija pa koke ( nuk e di, ne se eshte e drejte te shkruhet ne shqip mendime pa koke, nuk e kam degjuar ndonje here ). Duke ju kerkuar ndjese ju uroj nje dite te mire. Pershendetje

      1. Cakalli7 says:

        Teorikish ajo qe thua eshte e vertete, por si komb serbet ne keto 20 vjet kane kultivuar ndjenjen e persekutimit nga e gjithe bota, pak a shume si ajo qe kishim ne 20 vjet me pare. Po ti referohesh wikiperias qe i referohet nje testi te radios b52 e cila supozohet te jete opozitare jonacionaliste kur e ka bere del qe pak a shume gjysma e quan hero. Me kalimin e kohes te keqijat harrohen edhe mbahen mend vetem “nacinalizmat”. Serbet do hyjne ne evrope por edhe kete nuk do e harrojne.
        Mund te me shtosh edhe mua ne listen e antiturqve, personalisht cdo simpatizant te tyre pavareisht gjuhes une e quaj thjesht me ermin e tij turk.

  5. AQO says:

    Po,po hero,tamam sic e quanim neve Enverin hero,por kur t’i dalin lakrat ne shesh do ta shikosh se sa do e quajne hero.Nuk behet fjale per ca extremist,se te tille ka kudo.Pse nuk do t’a quajne hero kete zagarin tone qe po e shet Shqiperine se po e shikon fundin,disa extremiste,zagaret e tij?Ka ndonje edhe ketu ne komentet tona.

  6. ermiri says:

    C’fotografi ! E brishta dhe bisha.

  7. Bajram Doka says:

    Serbia i ka shitur shume shtrejte kriminelet e saj gjakpires.Shteti Serb qe publikisht i i vuri ne jete taktikat e strategjise cfarosese te ketyre krimineleve nuk meriton gje tjeter vetem te c’montohet si shtet dhe te ndahet pjese pjese nder fqinjet e tij,nder ato fqinje qe i gjakosi pa mbarim nder shekuj dhe akoma vazhdon tju vere kushte e pengesa ne rrugen drejt integrimit Europian. Nuk besoj te kete popull te civilizuar ne bote qe te marre ne mbrojtje kriminele te tille, ashtu sic merren ne Serbi!!.

  8. Nabukodonosor says:

    Ne kete bote nuk ngelet gje pa u lare.Zoti ne fund te jep ate qe meriton.

  9. andi says:

    Ky kriminel Sebe, megaloman dhe terrorist eshte teksto si Salistani yne me kollare. Dhe prandaj ka mashtru perendimin Salistani ne saje te revilizmit te tij dhe me kollaren ne qaf. Une nq.s. do te zgjidhja mes Mladic, Ben Laden apo Salistanit shqipetar: te parin dio kisha urdheru per vrasje Salistanin sepse eshte ma irrezokshme se dy te tjeret (ne 97 urdheroi te bombardohet Vlra, ne 98 mori arkivolin e Azem Hajdarit ne kurriz per te djeg venin atehere qe e kish vra Azemin nje dite me pare ai vete me bodygardin e tij, ne Janar vrau njerez me çadra-pistolete***!!!) nuk ma merr mendja qe qenie me shtazore se ky i jone. Kerrcenimet e perdithsme per ekzistencen e shtetit dhe mbrojtjen e kushtetutes te Salistanit, nuk na trembin me. Te gjithe ne beteje per te shporre kete bande islamo-komuniste (semundja ma e poshter qe mund ti infektohet nje shoqerie qe kerkon te jetoje ne qetesi).
    Salistaneve qe po mundohen te privatizojne gjithçka dhe qe shqipetaret dhe femijet tane te paguajne edhe nje shekull dinastine e Salistanit me Fazllica., ju ka rdhur fundi.
    I bejme thirrje publike zotit Rama qe te na organizoje qe te shpetojme vendin nga te ashtuquajturat privatizime (RRuge, hidrocentrale etj etj) se kjo eshte ma e rande se posti i Kryetarit te bashkise Tirone apo dhe shume zullume te tjera te Salistanit.
    Privatizimet* qe do tethote falje e rruges se kombit Shkelzenit apo Fazllicit i kushton me shume se gjithçka tjeter kombit tone.
    Te ndalim kete kasaphane te atdheut tone. O sot o kurre. Kjo eshte urgjenca ma e madhe aktualisht dhe jo pallavrat me komisione zgjedhore. Te largojme Salistanin sa me pare per arsyet qe gjithe shqiperia i di ( vrasje, shitje detim, shitje toke dhe privatizime te pasurive kombetare pseudo biznesmen te tipit Fazllic apo ndonje dallkauku perendimor).
    Femijet tane nuk do te nafalin neser n.q.s duhet me i pagu 50 euro Fazllico-Shkelzenit per me shku nga Sauiku ne Durres.!
    Te ndalojme kasaphanet se po na bon hypnoze me privatizimet…Asnje biznesmen i huaj serioz nuk vjen as me bo shurren ne vendin tone qe eshte mbush me mutin e Salistanit.
    Le te çohemi vellezer dhe te mos presim me.

  10. andi says:

    Nji sqarim: Bababi im ka bo 14 vjet burg ne rregjimin e Hoxhes. Kur e pyeta jabven qe shkoi se si po i duken keto 20 vjet me Salistanin mu pergjigj: Dhe Enver Hoxha do e ikishte zili kete monster, qe pasurit e Enverit jo vetem qe nuk na i ktheu por i sekuestroi te gjitha per Fazllicin.
    Kur nje njeri i moçem si babai im 87 vjeç e ish i ndjekur politik, thote qe eshte periudha ma e veshtire qe Shqiperia po kalon keo 20 vjet, une nuk munde te besoj as Salistanin e as banden sahanlepires rreth tij.
    A nuk eshte fakt qe me vrasjet e Janarit ne mes te dites nga banda e Salistanit duhet te pakten te kish dale nje minister apo pushtetar qe te mos ishte OK me hlucinacionet e Salistanit per thika me helm apo çadra psitolete e te thoshte jo mor burre mos ti trogojme popullitmrroçkulla por te pranojme pakenaqesine popullore !!!! Jo asnje nuk del edhe sot e kesaj dite..e ti themi kesaj demokraci???
    Fakti qe nga klani i Edi Rames debutet inteligjent* ikin dhe flasin rrugeve kundra shefit te tyre Rama, ma merr mendja qe eshte nji fije demokraci dhe jo Salistanizem i poshter.

    1. Nabukodonosor says:

      Andi ke 100% te drejte kam patur gjyshin ne burg,por te tille monster nuk kemi pare.Eshte e keqja e popullit shqiptar te udhehiqet nga kelyshet e Enver Hoxhes.

  11. Donika says:

    Nje sqarim te vogel per ”Plakun”, ju po pretendoni qe ju nga Shqiperia jeni popull qiellor, zbrit ne toke e mos i krahaso kosovaret me turqit, italianet e grekerit e qelbosur…jan shqiptar kosovaret si ti, gjithnje nese e konsideron veten shqiptar ti…

  12. plaku says:

    Donika,
    Ti thua :
    “zbrit ne toke e mos i krahaso kosovaret me turqit, italianet e grekerit e qelbosur…”
    Kam mendimin ta lexosh edhe nje here shkrimin tim, sepse nuk e ke kuptuar mire. Une them :
    “Per mua kosovaret, greket, turqit, italjanet jane njerez dhe basta. Mendoj se vetem dashuria per te tjeret do ta beje kete bote me te mire.”
    Mendoj se ti ke probleme me urrejtjen per te tjeret. Une theksoj se edhe shqiptarete e shqiperise, kosovaret, greket, turqit dhe italjanet jane NJERZEZ. Ka gje me te bukur se te jesh NJERI.
    Mos valle duhet te them se kosovaret jane MBINJEREZ ? Ne se do thosha keshtu nuk do isha shume larg Mlladicit dhe Hitlerit.Kush te jep te drejte ty, te shash nje popull te tere, kur thua grekerit e qelbur. Nacionalistet greke te Zerves ( nuk thashe greket, thashe nacionalistet greke ) me kane vrare dy dajat dhe gjyshin, m.gj.ate them se greket jane NJEREZ si une e ti. Kujdes nga patriotizmi ekstremist, ai kthehet me kohe ne urrejtje dhe me vone te kantandis si Mlladic i cili la me mijra femije myslimane pa baba, xhaxha dhe gjysh. Donika, te lutem kuj kujdes, ji njeri, ki dashuri dhe jo urretjte per gjithshka qe nuk eshte shqiptare. Urrejtja do gjak, do lufte, kete na e mesoi lufta e dyte ^boterore dhe Srebrenica. Dashuria don jeten, do paqen. Pershendejte

    1. beso says:

      plaku,kam munguar ca dite se kisha ca pune,dhe lexova replikat me patriotin.Me ke mbrojtur,por une nuk kam bere lapsus ne kronologji.Nejse,fillova te shkruaj,sepse ne’91 une isha 18 vjeç,ne shkollen e bashkuar.Isha ne vit te pare,dhe me pare isha beks.Nuk pretendoj te di ndonje gje te madhe por mund te pyes:Cila qe arsyeja qe u sulmua shkolla e bashkuar?Duke qene se ate mbremje personalisht nuk kam qene ne shkolle,mjaft gjera i di nga tregimet e te tjereve.Nese ti thua qe Ramiz Alia(i cili u akuzua per tradheti nga enveriste dhe bllokmene dhe iu desh te mbrohej per vete)drejtonte shume “fije spangoje”pse ai nuk beri te pamundurren te ndalonte gjakderdhjen ne sheshin perpara mureve te akademise,ku kujtoj se ne variantin zyrtar pati kater viktima dhe mjaft te plagosur?Sa per zoterine qe ka hedhur litarin,dhe qe nuk mu pergjgigj pse faktet jane kokeforta dhe masakra e 2 prillit nuk eshte e njesojte me ate te 21 janarit,kujtoj qe une litare nuk do i hedh kurrre nje busti,qofte i Enverit,saliut apo dhe Hitlerit;se bustet hiqen po te bien dakord mendjet e fresketa.Irakenet qene me te sinqerte kur ia kerkuan kete nder tankut amerikan qe kish pushtuar sheshin. Por kohet ishin te tilla dhe pergjithsisht rrezimin e bustit e pranoj si heroizem,pasi shume nga njerezit atje ne shesh nuk ishin duke bere lojerat e Ramiz Alise,dhe vertet ishin shume te sinqerte.Pershendetje!

      1. plaku says:

        beso,
        Kisha keto gjera :
        – Beso, une jam nje nxenes para teje. Shprehjet e tua te bukuraa une i save gjithmone ne kompjuter, se me pelqejne shume. Une nuk e bera repliken me patriotin per te te mbrojtur ty( ti nuk ke nevoje qe te mbroje njeri ), por mua nuk me pelqeu mendjemadhesia e tij dhe sidomos pretendimi i tij se kishte luftuar komunizmin.
        – Une ketu ne forum dua te jem gjithmone i sinqerte. Pesa i perket ngjarjes se shkolles se bashkur edhe une e kam me te degjuar, sepse ne ate dite kam qene me sherbim ne Budapest Hungari.
        – Ne lidhje me kete kam nje histori ( pleqeria ). Une me nje shok te industrialimpeksit ( nuk njifeshim, se ishim ndermarje te ndryshme ) ishim ne dhomen e hotelit. Kolegu e kishte zakon qe, para se te flinte pinte raki me djathe te bardhe. Dhoma ishte katerkendeshe ( jo katrore ), krevatet i kishim balle per balle. Vume radio ameriken dhe degjojme se fliste Sala, duke thene se Kico Mustaqi ( ministri i mbrojtjes nga jugu i Shqiperise ) po tenton te beje grusht shteti komunist dhe te eleminoje Ramizin. Beso, me beso te lutem. Te thashe se me kolegun nuk njifesha mire. Ai kishte pire tashme mire raki, dhe papritmas ai ngrihet ne kembe dhe bertet : ” I kam q…..nenen dy femijeve, ne se Mustaqi ben grusht shteti, une nuk kthehem me ne Shqiperi”. Ne kete moment edhe une ngrihem dhe i them se edhe une i kam q…..nenen dy femijeve se edhe une nuk kthehem. Papritmas e pashe veten midis kraheve te tij dhe te dy qanim si femije te vegjel.
        Duke filluar nga ky moment, u hapem me njeri tjeterin, sepse pame qe kishim te njejtat mendime.
        – Sic kam shpjeguar ne debatin me patriotin mendoj se litari dhe kavoja ndihmuan. Patrioti ka te drejte kur thote se kavoja terhiqej nga nje kamjon IFA. Kryesorja per mua ishte fakti qe, disa te rinj qe ishin tek bazamenti i bustit me komande ho…hop…..ho…hop e shtynin bustin dhe ai u fut ne rezonance ( ti e di si begs, qe kur ushteret kalojne ne nje ure ata nuk duhet te hecin me te njetin hap se ura hyn ne rezonance dhe bie ) dhe ra.
        – Mos harro se komunizmi po kalonte momente si ajo kafsha e plagosur dhe ju erdhi papritur hedhja e bustit. Sigurimi egzistonte akoma, ata mendonin se cdo behet me ta dhe familjet e tyre dhe sic duket Ramizi me ate politikne e tij zig zage nuk arriti te frenoje nje pjese te tyre. Edhe nje here une nuk kam qene atje.
        – Ti thua :
        “Por kohet ishin te tilla dhe pergjithsisht rrezimin e bustit e pranoj si heroizem,pasi shume nga njerezit atje ne shesh nuk ishin duke bere lojerat e Ramiz Alise,dhe vertet ishin shume te sinqerte.”
        Beso, ke te drejte. Me kujtohet nje thenie e Cesarit te madh : ” O njerez, kokra rere ne dore te fatit”
        Populli donte ne fillim BLLOKUN, Ramizi me urdherat qe dha ( vendosja e policeve dhe ushtareve dhe tankeve te gardes ne rruget e Tiranes etj. ) e çoi si te thuash turmen me qellim ne Sheshin Skenderbej dhe i tha asaj indirekt, Bllokun jo, Bustin po.
        Gjate gjithe kohes nga qyteti Studenti, studentet benin greven e urise, godina e TV shqiptar, sheshi Skenderbej, godina e Banges se Shtetit, renja e bustit, ardhja e Sales me nje veture, terheqja e bustit me kavo nga nje kamjon, vajtja perseri ne qytetin Sudenti dhe ngritja e kokes se bustit ne katin e pare ku ishin studentet qe benin greven e urise kam qene aty. Pastaj, qyteti studenti dhe gjithe Tirana nuk kishte asnje polic. Keto jane fakte qe i kam pare me syte e mij.
        Nuk dua te harxhoj kohe se i kam perseritur disa here ne debatin me patriotin.
        Kuptohet qe, njerezit e revoltuar nuk e dinin se indirekt po benin edhe lojen e Ramizit. Por ne fund te fundit populli hodhi ate qe kerkoi te hidhte, dhe Ramizi shpetoi si te thuash ate dite BLLOKUN. Keshtu si te thuash te dy palet moren dicka ( rezultati 1 me 1 ). Une dhe shoket e mij. qe diskutonim me vone dolem ne kete konkluzion. Une personalisht kam qene atje dhe nuk kam marre pjese direkte ne hedhjen e bustit. Bustin per mua e hodhi rinia. Populli reth e rrotull i jepte si te thuash ndihme morale. Ushtaret e gardes i kishin pushket pa fisheke, i pashe vete.
        Pershendetje

        1. beso says:

          plaku,ngjarja e shkolles se bashkuar eshte e nje dite me pas,dhe ne fakt une nuk isha ne shkolle ate mbremje pasi ishim ne turn mbrojtjeje perpara Presidences,ku brenda ishte Ramiz Alia.Llafet i kam degjuar atje,ku gjendja ishte e ndere dhe pritej qe do ndodhte diçka,e per çudi ndodhi.Une isha adoleshent,dhe si te thuash,sherbimi yne ne bulevard ishte garanci dhe per kalimtaret e bulevardit qe ishin shume ato kohe,pasi shetitja e mbremjes ishte e vetmja gje evropiane e Tiranes se dikurshme.Ne ishim te armatosur dhe natyrisht kishim prane eproret qe na keshillonin te ruanim qetesine.Kujtoj se dy klasa te zbulimit ne dhjetor ishin perjashtuar nga shkolla sepse nuk pranuan te shkojne e te kacafyten me studentet;eshte ngjarje e njohur.Absolutisht studentet ushtarake nuk ishin kunder popullates,megjithe indoktrinimin sistematik.Ish profesori im me thoshte gjithmone qe une duhet te fiksoja mire ngjarjet,pasi ishte i sigurte qe nje dite duhet ti shkruaja;kam qene i fiksuar ne lendet shoqerore.Prandaj te pyeta,sepse mesoj nga debatet,dhe eksperienca e ndokujt me sherben.Une mendoj qe ndokujt i sherbente hapja e nje lufte civile mes shqiptaresh,dhe sulmi ndaj shkolles se bashkuar ishte nje hap fatal ne kete drejtim.Them qe fati e ndihmoi Shqiperine tone dhe ne shqiptaret,por ndokush duhet te vere gishtin mbi fajtoret,sepse skenari duket shume ambicioz.Natyrisht,mendja ta do qe Ramiz Alia po drejtonte nje anije te mbytur,dhe ndonje situate do ti shpetonte nga dora patjeter,ndaj mendoj qe tek ngjarja e shkolles se bashkuar(qe padrejtesisht u quajt puç ushtarak,sipas meje)nuk eshte thene e tera,ajo qe une supozoj.Qe atje pati shtyse nje dore e huaj antishqiptare,per te krijuar premisat e nje lufte te vertete civile.Te uroj gjithe te mirat,plaku!

    2. bubi kacurel says:

      Plaku ,nje njeri i madh ka thene qe nacionalizmi eshte virtyt i njerezve perverse ,jam dakort me shkrimin tuaj ,njeriu duhet te jete patriot deri ne nje fare pike .Mos ja var shume kesaj fqinjes tone verilindore Donikes se nuk e di se cfare thote .

  13. LUAN KOSOVA says:

    Ai e ka vrarë edhe të bijën e vetë! Kriminel! Duhet të hetohet edhe kjo nga Haga!

  14. Donika says:

    Plaku ok,megjithse nuk do ishte keq t jet nje doze e vogel patriotizem te ne shqipet se do asimilohemi krejt, per ty bubi kacurrel akoma je bub nuk je rrit te folesh dic,rritu njeher se do kesh mjaft kohe te japesh dhe ti opinionet tua, hajt shendet ne koke gjithe shqipeve, me te mira.

    1. bubi kacurel says:

      Thashe nje te vertete o Donika ,nqs je nga Kosova per mua je vetem nje qytetare e nderuar e nje vendi fqinj me Shqiperine,po te kesh ardhur me 8 maj 2011 nga Kosova per te vjedhur te ardhmen e popullit shqiptar duke votuar ilegalisht pro Lulzim Bashes dhe Fazllicit si disa bashkeatdhetaret e tu atehere e kupton vete se me cfare epiteti mund te quhesh .Mos u genje nga nickname im per moshen ,jam nje person me moshe dhe i shkolluar .

  15. Donika says:

    Bubi t kerkoj falje sinqerisht, se pari per veten time pastaj per te gjithe ata kosovar qe kan votu per idiotin S.B. une jam kosovare, une e dua Shqiperine me shume se Kosoven, prandaj me ngelet hatri nese nuk na duani edhe ju neve po aq sa ju duam ne juve, edhe nje here, te lutem me fal per tonin e keq qe fola…t uroj gjithe te mirat nga une motra yte kosovare.

  16. Dino says:

    Dashuria qe kane patur shqiptaret per kosovaret ka qene ne lartesi qiellore Z. Donika,por ta marrish vesh ti dhe gjithe kosovaret,eshte thyer pak: A e mendon pse?Sali Berishen te jesh e sigurte nuk e duan ne Shqiperi mbi 80% e popullsise!!(Mos shiko mitingjet dhe “fitoret”ne zgjedhje te Saliut)dhe shqiptaret nuk mund ta gelltisin pritjet qe kosova i ben Saliut,sikur te ishte Skenderbeu!E thashe me lart Saliun e urrejne mbi 80% e shqiptareve dhe nuk mund te kuptojne se si ju mund te prisni Saliun si hero, kur ai ka bere 500 poshtersira ne kurriz te Kosoves!Po te futesh ne brendesi te mermerimave te shpirtit te shqiptareve do degjosh edhe ate mllefin”Si keshtu xhanem,kaq pa shtylle kurrizore jane keta Kosovaret??”Ka peshperima ketu ne Shqiperi se Berisha ka mobilizuar kosovaret per votat,per Bashen,per ti perdorur ca “trima”kosovare per dhune ndaj opozites,etj.etj.etj. te tilla…..Ne se Kosovaret vertete jane mish per top per karriken e Sales populli shqiptar ju “Uron””E pacit Berishen”por kosova po humb popullin…..! Sa mire do ishte te reflektonit sa nuk eshte vone,te mos futet ajo fryma e urrejtjes:Veri-Juge apo Kosove_Shqiperi!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje