Të lodhur nga heshtja e qeverisë, minatorët ndërpresin protestën

22 Korrik 2011, 15:52Politika TEMA

Minatorët duket se janë lodhur nga heshtja e qeverisë, e cila nuk ka denjuar që të plotësojë asnjë prej kërkesave të tyre.

Për këtë arsye, ata kanë vendosur që të ndërpresin protestën e tyre në Tiranë, e cila zgjat prej disa ditësh.

Megjithatë, minatorët janë shprehur se pas dy ditësh do t’u rikthehen protestave, këtë radhë në Bulqizë, për të kërkuar me forcë plotësimin e kërkesave të tyre.

Por, pavarësisht kësaj, gjasat që të plotësohen kërkesat e tyre për rritje page, kryerjen e investimeve, kushte më të mira pune, si dhe largimin e subjekteve te palicensuara, miratimin e statusit te minatorit dhe uljen e moshës së daljes në pension, vështirë se do të pranohen.

 

12 komente në “Të lodhur nga heshtja e qeverisë, minatorët ndërpresin protestën”

  1. tourkofagos says:

    hahahaha,,,,,po pse u lodhet,more te lodhur,po kur do te shplodheni mor te pashplodhur,,,,,,,,fatale,ky eshte fundi i shqptareve!!!!!

    1. leonardi says:

      ne shkrimet e tua futet veten inkurajimi dhe pesimizmi sic duket per ty dielli gjithmone vetem perendon dhe ska lindje ,kjo ndoshta dhe ne ngjarjet e jetes tende personale pra e shikon jeten minus dhe se kjo te ben dhe ty personalisht dem

      1. tourkofagos says:

        efxariminderit file,per interesin,por mos u harxho,,,,,se eshte kohe krize,,,,,
        shpesh dielli duket qe ne mengjes

        1. peditina says:

          Jepi trkfgs..
          Nuk eshte faji jot.Moderatoret nuk duhet
          te lene njerez te tallen dhe te gezohen
          me hallet e te tjereve..

          1. tourkofagos says:

            ku shikon ti ndonje tallje!!! apo ta mer me miza???
            neve na vjene per te qare,kur shikojme te rinje qe hane buke me liste,,,,,,,u lodhen dhe iken,ne nje kohe qe jetojme ne 2011 dhe duhet te luftojne edhe me gjak,per te rrezuar diktatori berisha!nqs nuk kupton,mos komento,,,,,!

        2. peditina says:

          Ore bolefagos duket qe nuk je djale i keq
          por ke pak problem me trurin e vogel
          Dikur kam pare nje film qe bente fjale per nje ushtar
          japonez qe kishte ngelur vetem ne nje ishull
          te shkrete te paqsorit .Dhe pas tre kater vjetesh
          qe kish mbaru lufta ai luftonte akoma se kish humbur
          cdo lidhje me boten dhe sulmonte cdo njeri qe “shiqonte” ne ishull
          keshtu si puna jote..dhe shkruaj mire shqip qe te mos mendojme gjera te tjera.

  2. iliri_leeds says:

    hera e pare qe degjoj qe te lodhesh duke protestuar per te drejten tende dhe te terhiqesh. mire se vini ne salistan fatkeqesi per te gjithe

    1. mao ce dun says:

      Ata kane lexuar veprat e Partise ,se po te kishin lexuar ” Edhe yjet rrine e veshtrojne ” dhe ” Zherminal ” nuk do laviznin nga fshati ” .

  3. fieriboy says:

    Keta jane militant te salehut. Turp i thone ps mos u perzie ne ceshtjet e tyre. Kjo tregon se duan te vjelin taksapaguesin bashke me firmat austriake.

  4. Klodi says:

    Për sa kohë do mbeten të lidhur pas qerres së mashtruesve të gjoja konfederatës së sindikatave, që kanë dhënë me qindra prova se i vetmi problem që kërkojnë të zgjidhin është interesi i vet dhe kurrsesi problemi i minatoreve, sigurisht që nuk egziston asnjë mundësi reale të realizojnë kërkesat e tyre. Kur minatorët përlesheshin me policinë para kryeministrisë, këta të Bulqizës bënin sehir dhe nuk vinin të bashkoheshin.
    Kurse edhe tani, me mëndjemadhësinë e budallait, deshën të fitonin vetëm, me ca kërkesa që më tepër ishin interesa të konkurencës mafioze dhe luftës brënda llojit të korrupsionit, sesa interesat e përditshme të minatorëve.
    Kur saliu nuk pyeti për minatorët trima që përleshen me policinë, e pse do pyesë për këta spurdhjakë, që vijnë në Tiranë për piknik dhe që kanë frikë të thërrasin për të luftuar bashkarisht sindikatat luftarake dhe minatorët e tjerë, që janë më trima sesa ata dhe që kanë kërkesa më të avancuara sesa kërkesat e tyre mjerane.
    Kur nuk keni mendere për të luftuar si burrat, përse e filloni luftën më kot ? Vetëm e vetëm që populli të tulatet më keq ?
    Kur del për të luftuar, ose fiton ose nuk ikën nga fusha e betejës me këmbët e tua, por me këmbët e policisë ose …
    Shkoni kthejuni punës dhe lërjani luftën atyre që duan të luftojnë, jo të jargaviten …nëse ka akoma nga ata …

  5. Gazmend Nushi USA says:

    Mero deshtove dhe njehere.Nuk rrexohet Berisha me rjepacake.

  6. rezi says:

    Mire e ke o Klodi,por une s’e kuptoj dhe titullin e gazetes, eshte cinik, apo nje naivitet! Te thuash dola ne proteste dhe u lodha, kjo eshte sa qesharake aq edhe poshteruese! Mendoj se ata qe i drejtojne, ose jane te trashe, ose i devijojne qellimisht, pasi tani nuk mund te ndizet nje proteste periferike ne mes te Tiranes, kur njerezit jane plazheve, qeveria dhe opozita jane duke u “clodhur” nga zgjedhjet, me nje pakt armpushimi!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje