Ngjela: Opozita të ndalë Berishën që të caktojë Presidentin e ri

7 Gusht 2011, 14:56Politika TEMA

Aksioni opozitar që pritet të fitojë një ritëm tjetër në shtator po hedh sytë nga klima e përgjithshme, “fryma e popullore”, siç e quan kreu i Partisë “Ligj dhe Drejtësi”, Spartak Ngjela, në intervistën e tij për “Shqip”, për të aktualizuar me një forcë tjetër të gjithë problematikën social-ekonomike dhe politike që përjeton sot vendi. Regjistrimi i popullsisë, ndryshimet kushtetuese dhe çështja e Presidentit të Republikës, janë sipas Ngjelës, tema qendrore për opozitën e cila nuk mund të lejojë që edhe këto detyrime dhe garanci të sistemit t’ia “falë” një shumice, e cila në gjykimin e tij po e çon Shqipërinë drejt mjerimit.

Z. Ngjela, këto kohë vere vihet re një heshtje e opozitës e cila vjen pas një procesi zgjedhor që e ka kundërshtuar dhe kur në vend ka zhvillime të shumta. Pse ky pezullim sipas jush?

Nuk ka heshtje, ka aksion politik dhe opozita nuk është në aksion politik, në një kohë që populli po tregon se është më përpara opozitës. Cilat janë aspektet? Aspekti i parë është çështja e regjistrimit, e cila kërkon një zgjidhje dhe një qëndrim të opozitës, sepse është ndërhyrje në punët e brendshme që bëjnë fqinjët gjithmonë në Shqipëri, pasi kanë nënshtruar qeveritë shqiptare. Shqipëria ka pasur përherë një sëmundje, që qeveritë e saj kanë menduar më shumë për fqinjët se për veten. Edhe kjo qeveri bastarde që është mendon më shumë për fqinjët se për veten. Shqiptarët nuk mund të lundrojnë në det me skafe, sepse mërziten fqinjët, d.m.th, paguhet qeveria. Shqiptarët duhet të deklarojnë kombësinë, në një kohë që dihet se shqiptarët këtu janë 90-95%; është vendi më i pastër etnikisht. Pse? Se kështu duan fqinjët, që të na përçajnë. Dhe natyrisht, ata paguajnë. Kë paguajnë? Natyrisht që qeverinë. Pra, të gjitha këto së bashku me mjaft çështje po kaq të ndjeshme duhet të jenë objekt i opozitës patjetër, megjithatë do të shohim, sepse jemi në një moment pushimi.

Mendoni se këto pikëpamje do të adoptohen nga ekipi opozitar?

Unë jam opozitar dhe unë dhashë mendimin tim. Dhe, mendimin tim do t’ua shtroj edhe atyre. Ai është vendimi i tyre, sesi do të reagohet. Unë të dhashë mendimin tim, që populli në këto aspekte është përpara opozitës. Unë mendoj dhe shpresoj se mendimi im do të pranohet.

Ju shqetëson fakti që populli shpeshherë e tejkalon politikën në reagimet e veta?

Më shqetëson, por në këtë rast populli, shoqëria shqiptare aktualisht gjendet përballë një defekti të madh: është shkëputur shumë politika nga shoqëria. Opozita duhet ta shfrytëzojë këtë patjetër, sepse ka një mospranim, indiferencë dhe urrejtje ndaj qeverisë aktuale. E gjitha kjo krijon ndarjen mes politikës dhe popullit. Prandaj natyrshëm lind pyetja se, ku do ta gjejë vendin këtu opozita? Unë mendoj se duhet dhe do ta gjejë në frymën opozitare të popullit opozitar, që rezulton të jetë 80% sot.

Z. Ngjela, duket se kemi hyrë tashmë në procesin e diskuitmit për zgjedhjen e Presidentit. A do ta ketë opozita pjesë të aksionit të saj temën në fjalë?

Aspekti i tretë i frymës opozitare në Shqipëri është që nuk duhet ta lejojë një kryeministër të paligjshëm, një bastard që vjedh dhe manipulon votat, që të shkojë deri te momenti i Presidentit. Nuk duhet ta lejojë me të gjitha mjetet, n.q.s nuk do shkëputet nga interesi i shoqërisë shqiptare. Interesi i shoqërisë shqiptare sot në mënyrë imediate i shtron opozitës ndalimin me çdo mjet dhe formë të këtij kryeministri ashqiptar, që të lejojë të marrë në dorë kreun e shtetit. Sepse, është pjesë e një parlamenti dhe mazhorance të paligjshme, e cila pse është e këtillë, na çon drejt një tiranie. Një tirani që do të na kushtojë shumë shtrenjtë. Opozita duhet ta ndalojë me çdo mjet, sepse kështu do fryma e popullit.

A do të vijojë aksioni i opozitës, qoftë edhe nën forma të tjera, për ndryshimin e Kushtetutës?

Nuk mund të them njëherë për njëherë, por që do ketë format e veta, patjetër brenda kontekstit që unë shpjegova.

A ka negocime nga ndërkombëtarët për krizën?

Opozita në shtator do nxjerrë programin e vet, që sipas zhvillimeve të deritanishme përfaqëson drejtimin ekonomik, politik, institucional, në mënyrë që të tregojë aspektet e reja të qeverisjes dhe ta nxjerrë vendin nga një krizë që po degradon dhe që po e çon Shqipërinë në mjerim. Shqipëria sot, si pasojë e një krize e cila vjen kryesisht nga mungesa e menaxhimit qeveritar, po kalon nga varfëria në mjerim. Shikoni gjendjen e turizmit, konsumit dhe kompanive, që janë të gjitha drejt falimentit. Shikoni edhe çështjet e tjera të karakterit ekonomik si borxhi, çështjet e bankave etj. Të gjitha këto konvergojnë në një pikë: drejt mjerimit. Opozita nuk ka pra, asnjë axhendë tjetër veç largimit sa më shpejt të jetë e mundur të kësaj qeverie për të gjitha arsyet që ju thashë.

 

50 komente në “Ngjela: Opozita të ndalë Berishën që të caktojë Presidentin e ri”

  1. ximi says:

    Doli prap ne skene DON KISHOTI,po ky nuk ka shku ne vakanca ,apo ska leke,se nuk ka mundesi te vjsdhi,ka vetem celsat e kashtes.

    1. Vlora says:

      ne kemb berishen e mban opozita,,, dhe jo PD.me kete opozite berisha vete 100 vjet

      1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

        Berisha ka ne dore dhe gurin dhe arren morre zoti Ngjela.ju mire e keni po Edi mavria nuk eshte per te bere opozit.Berisha miraton ligjin per regjistrimin e popullsise,dhe pastaj i thot Kréshnikut formo aleancen Kuqo e Zio..Edi nuk eshte prononcuaer per asnje nga problemet qe ka shoqeria shqiptare,pervecse me votat qe i vidhen.Na eshte MENDEROS kjo OPOZIT e QELBUR.Edi rama erdhi ne PS vetem qe te mbaje Berishen ne pushtet.Kaq te ngordhur jemi ne shqiptaret sa te leme ciftin Berisha-Rama te tallen me fatet e kombit.Turp per ne

        1. blero says:

          sa shqiptari nuk kupton ose kupton edhe ben gjasem se nuk po kupton,,,,me vjen keq shume per ty se gjasem rrinke ne gjermani i shkreti ai vend se paska nje injorant plus

          1. Drashovica says:

            O blero qe te blerofshin trute.Po mire e ka Fredi.opozita tone e ka zene dielli i Korrikut dhe vapa e gushtit.Esht futur posht ujit duke zene peshk Edushi jot,ose ka shku tu be plazh dikund ene ja kan vjedhur breckat.Pastaj cfar lidhje ka Gjermania ne kete mes???.Edi jot as Bashkine nuk e mbajti dot,as Piramiden nuk e mbrojti dot.Vetem nje gje ka bere 100%…Percarjen e PS e ka kryer me sukses.Kundershto me argumente more Blero

    2. raimondi says:

      Qepe ti ore ndyresire — Sa per vacanza ja kemi lene atyre spiuneve te grekut Edi Rames me shoke , se ata nuk e ruajne per popullin shqiptar

      ——Kush eshte opozitar i vertete qe jeton me hallet e opozites , nuk shkon ne vacanza por shkon ne protetsta sebashku me popullin opozitar qe nuk ka buke per te ngrene dhe jo te shkoje ne vacanza

      — -Bravo Ngjela !——-Tamam opozitar dhe patriot———–Rilindas i kesaj kohe te trazuar qe kalon Shqiperia jone

      —- ————–Ngjela po te jete ne krye te opozites brenda muajit e rrezon Berishen dhe e con ne burg per tradheti ndaj Shqiperise

      ————Duhet urgjentisht qe PS-ja te largoje skalionin e spiuneve greke ne radhet e saj qe jane EDI, Majko, Blushi, Gjiknuri, Angjeli, ———–bashke me deficentet Malaj, Islami , Dade,Meksi hajvania
      me shoke qe kane qene pergjegjesit kryesor te shkaterimit te ekonomise shqiptare nen udheheqjen e Nano krye-spiunit

      —————C’eshte kjo lloj opozite ku populli eshte perpara dhe udheheqja vihet nga pas !!!hahahahahahahaahahahaha
      — Populli perpara ,Janii pas looooooooooooooooooooooooooooooooooooooool

  2. toni says:

    du ti them ketij nqjeles
    nese esht e mundur a mund ti thot shqiptareve se si i vrau nena e tij fshataret e vet ne vitin 45 kur ajo ishte me njesitet guerile. me qellimin e vetem se ishin kundra pushtetit popullor dhe i ka egzekutuar ne mes te fshatit ne nje fashat te korces dhe nqjela kete kerrkon te bej por ky po kerrkon te vras qjith shqitaret me keto intervista qe ben

    1. korcari says:

      Duket qe nga e folura qe nuk je pe korce po nga vicidolli dhe per me teper hajdut i sales.
      saliu duhet te largohet se ka vrare e ka vjedhur njesoj si enveri.
      saliu ka vrare ne keto 20 vjet me shume se enveri ne 40 vjet.

    2. tonka says:

      Na ishte njhere….Balli Fariu

      (p.s. ashtu sic vrau gjyshi i Angela Merkel ca Vicidolista ketu, qe shume mire do bente, po te ishte e vertete)

    3. xhaferri durres says:

      Te lumte Avokati Demokracise cirrja masken halese .

      Shperthyen mutrat nga haleja e berishes …booo

      1. Litari says:

        Xhaferri ckemi mo, cfare do beshe me djellin mo….

    4. zjarri says:

      o toni Salen dhe halabaket e Sali serbit do ti varrem ketu ne kali Skenderbej, jo JO nga fyti por nga kembet, E di pese qe mizat te punojne 30 dite dhe koskat e qelbura do ti sperkasim me ACID.

  3. Fan Mirdite says:

    ky eshte njeriu me primitiv qe kem pa ndonjeher bashke me gjinushin e ate trapin tjeter ndoken aman o njere.

    1. komunistat_e_saliut says:

      Saliu e ka shume qef fjalen “primitiv”.
      Keta analfabete qe kopjojne shefin e vet dhe perdorin fjalen primitiv, te mesojne dhe fjalen zagar.
      Dhe per te mesuar emrin e se emes, te mesoj dhe si e quajne te emen e zagarit.
      U them gjith zagareve te saliut qe kane filluar te shkruajne me shpesh ne kete forum, qe ti beni nje permendore edi rames ne shenje nderimi, se po te kishte lider tjeter opozita, kryezagari juaj do ishte pas hekurave, e ju s’do kishit ku te degjonit perralla me komunista me.
      Partia demokratike eshte kthyer ne parti e llumit te shoqerise. Kane ne krye nji kryekomunist, dhe kane perfituar vetem duke vjedhur kete vend.

      1. bravo says:

        Sa bukur ke qelluar ne shenje ketu: Partia demokratike eshte kthyer ne parti e llumit te shoqerise

  4. SKENDERBEU says:

    PRIMITIVE JINI JU QE SHANI AVOKATIN ,AI ESHTE NJE MARAT I SHQIPERISE DHE AVOKAT I TE DREJTAVE TE POPULLIT.PER SA I TAKON SHPIFJEVE QE BEJNE DISA SPERMATOZOIDE FASHISTE Q E NE ATE KOHE KANE QENE NE KOQET BABALLARVE QENA QE KAFSHONIN SHQIPERINE, JU THEM U MESUMA ME SHPIFJET TUAJA SALISTA SHPELLARE.I BENI SEPSE SHIKONI FUNDIN TUAJ.

    1. repo_man says:

      Eshte po i njejti person, me ndonje kompleks inferioriteti nga prejardhja qe komenton ai qe komenton pro Salebanve, te jesh i sigurte.

  5. Mentari says:

    Te gjithe ju qe i mbani uturakun berr ishes dhe hiqeni patriote do ta shikoni rezultatin pas regjistrimit te popullsise kur 300 mije shqiptare qe marin pension nga greku do behen greke per te mbajtur pensionin,Edhe faljen e detit do ta hape perseri saliu ne shtator.Sa i takon zoteri Spartak Ngjeles ,ne kohen kur saliu ishte sekretar i partise komuniste ai vuante ne burgjet qe kishte diktatura ku bente pjese dhe plaku i rjedhur saliu

  6. lomi says:

    nuk u lodhe me endra o i zi

  7. andi says:

    Ximi-Toni-Fan-me Salistan shpellarin, nuk dune intelektual si Ngjela, Gjinushi apo brezin e ri te Edi Rames, por enderrojne per jetegjatesine e shpellarit Sali Shelqere-ROM RRUMPALLA i Vucitolit.
    Bohet fjale per lufte ndermjet dy civilizimesh : 1- Progresi me Edi Ramen, apo 2- Regresi ne Salistan te Vucitolit.
    Kjo eshte diferenca kryesore. Dhe sa kohe qe i populli injorant do mbeshtese Vucitolistet, aty do te ngelet jashte Evropes.
    Te dytet (Vucitolistet) thone se pse u fshehet ju ne 21 janar pas popullit, Pse iket ju nga zyra ne 98′ etj..etj.. Por pse ata (Vucitolistet) qelluan me arme nuk qenka e rendesishme. Kjo pra eshte perkthimi i injorances shqipetare qe mbeshtet nje Taliban te eger et Vucitolit !!!!! Mjere ne !!!

  8. antoni says:

    Budallaj nuk ka nevoj me fol shume se budallekun e vet e tregon me pak fjal si Xim,Ton-Fan e te gjith ata qe nuk shofin anti shqiptarizmin e Sales,Metes lulikriminelit,pollos e te tjer, me vjen keq per miopin qe i ka pllakosur.

    1. landi says:

      oer toni ,po fol o te keqen , na hape syte neve qorave , kush jane patriotet , cilet punojne per shqiptaret e jo per xhepat e tyre nga politikanet ?? kur ditke kaq shume na ndihmo edhe ne , qe te dime heren tjeter ke te zgjedhim ? ne qofte se keta qe jane ne qeveri dhe po vjedhkan me te dy duart, perse kryesojne listen e milionerve politikane ata te PS ? – me matematiken time te thate , kuptoj ate, qe kta jo vetem me dy duert e tyre , por kane mare peng edhe duart e mia te tuat e te shume te tjerve . Ps erdhi ne krye te vendit ashtu sic vine vetem komunistet ,( duke e shkateruar te gjith vendin ne luft civile) cfare beri ? ato leke qe i premtoi popullit per te cilat ai i hyri ksaj kasaphane duke u vrare nder vete , ku jane ? e shume argumente te tjera . une edhe ne rast se nuk kam rast tjeter nder dy , do te zgjedh ate qe ben me teper per popullin e vendin tim , e jo te ngrihem e te vras vellezerit e mi qe te hypi dikush tjeter ne qeveri . me respekt te pershendes !

  9. PETRUA says:

    ORE KETIJ NGJALES I KA NGELUR GOJA HAPUR DHE NUK I MBYLLET APO ME DUKET MUA.

  10. ilir says:

    po ik more ngjela se le nam edh ti po qe dy vite 100 her ke than qe keto jan ditet e fundit te saliut po nuk te beson njeri ty une nuk e kuptoj si dalin burrat te folin kur nuk i kan fitu as nji perqind te votave shko pusho e leri njerzit mos bani ngatrresa nder shqipetar

  11. bullshit says:

    o ngjela ngele pa u martuar mer po lere salen ti te punoje..

    1. antiSalibanizem says:

      Jo nuk duhet lene Saliu te vjedh e vras per qejft ose te punoje sic thua ti, se per faren e ndyre qe ju perfaqsoni kjo quhet pune, e dime

      Po as ne qe lustrojme komentet e llumit te shpellarve (si puna jote) nuk lodhemi ketu, jo.

      1. bullshit says:

        lodhu ti sa te duash, se ne ate qe duam po e marrim…

        1. antiSalibanizem says:

          Po mere o SS e Partise Salist-Shpellar. Na rate per hise ju race kolere, do durojme edhe ca

    2. hapkutite says:

      Qenkan mbledhur horrat e sales edhe tek Tema. Normal se gazetat e tjera u blene dhe nuk i lexon me njeri vetem tek Tema u eshte caktuar te cicerojne. Edhe ne nje gazete qe ka ngelur opozitare na bie te degjojme bullshitet e salisteve. Po behet edhe ky vend ashtu sic thote edhe shprehja “toke e xanun”. O bullshit sa e ke pagesen per koment se mund te te hapim nje fond ne komentuesit e tjere qe te mos na cash me trapin me bullshitet e tua.

  12. Alko usa says:

    Ngrehu o popull me pak fjale e me shume vepra

  13. Opozitari i vertet says:

    Po cfare opozite kemi aktuakishte,kemi nje opzite qe drejtohet,nga Mao Ce Duni,edhe Presidentin do ta zgjedhe Sala dhe nuk i thote njeri ndale, Edvini eshte i shitur,eshte pjesa e marveshjes ne korizin tone,opzita ka ngorllur qe kur e uzurpoi nje psiqik si kjo mostra Rama,ai eshte ortak i Sali Berishes,se nuk ka si te shpjegohet kjo gjendje,ndodhi Gerdeci,ai heshti,u vodhen votat prap heshti,dije o Edvin Rama,se po humbet elektoratin,na braktise na le ne mes te ruges,na vrave dhe nuk na perkrave,mos i hengsh ato leke qe ke mare,se nuk je i ndershem jo,e dijme se po lakmon kariken e kryeministrit,dhe kjo bene pjese ne lojen tende te ndyre me Saliun,ishalla thante zoti e nuk e gezon oj moster,kemi vite qe po te ndjekim me leke borxh nga pas,dimer e shi,dhe kur prisnim qe ti te reagohe te kerkohe drejtesi ti heshte me ato pallavrat e tu,ka ardhur koha qe ta leshe ate karike te kryetarit dhe te ikesh andej nga te mori ai qe mos i qofte emri Fatos pianeci,por me nje ndryshim se tashe po iken si nje sheik,qe mos i gezofshit,ju dhante zoti smundje qe te mos shihni drite te bardhe,se jane leket tone qe mos i hankshi.

  14. skenderbeu says:

    Me opozitare dordolec si RAMA, NGJELA,RUCI,GJINUSHI e tjere SALI BERISHA do te vdese kryeminister,keta jane opozitare jo me ide demokratike per zgjidhje problemesh por bejne vetem thirrje
    destuktive dhe anarkiste qe jane ne deme te nje shoqerie te civilizuar,ata jane karieriste despote dhe injorante ne shoqerine demokratike, pale se kane shkolla e titul te marre alla shqipetarece.
    Asnje nga keta nuk ka merre qendrim per veprime teper te rrezikshme ne qytetin e Durresit kunder artit dhe kultures Shqipetare nga obskurantistet muslimane por derrdellasin per karriket.

    Thank you

    1. landi says:

      skenderbeu , te pershendes , kritika juaj eshte plotesisht me vend , perse u dashka qe une te kontiboj me voten time ,duke i zgjedhur ,njerez qe nuk jane ne gjendje te me paraqesin mua si zgjedhes nje alternative , nje program ne te cilin une te shoh me shprese , nje zhvillim te shoqerise pjese e seciles une vete jam , pse u dashka qe une te te votoj per opositen qe seshte aspak me e mire se pozita ,shiko si shprehet Z. ngjela per kryeministrin e vendit tend dhe timin (e quan ate bastard ) pa asnje norme edukate , nuk kam degjuar qe ne angli , dikush ta quaj kryeministrin ( bastard ) ,prandaj ngjela dhe gjenerata e tij aktuale ne Opozit nuk eshte nje alternativ serioze per zhvillim , ndoshta vetem per interesat e tyre ,dhe jo per ato te miat apo te tuat.

      1. fule says:

        Epo vrases dhe hajduti, dmth Kreministri i races tende (jo vendit tim) do thirrur ne emer ndonjehere dmth bastard. Jo shumekush ja mban ta bej po ja qe ketij Ngjeles ja mban dhe ka dhene edhe prova te tjera.
        Qurravituni te ABC tani me Piramiden e Gizes

  15. I lodhuri says:

    Këto komente më bëjnë të ndihem i lumtur. Tani mund të flej gjumë i qetë.

  16. Fan Mirdite says:

    une jame nga fani i MIRDITES nuk jam as me salen as me at tjetrin jame me skenderbeun qe e dinte qfar do te thot me ken shqiptar se partit politike nuk mbrojne qeshtjet komtare pse seshte kunde aj tjetri per regjistrimin e popullsis me shpjegoni pak .ju jeni furbi jo intiligjent ,NATE DITE PASTAJ BABI I SKENDERBEUT E KISHTE EMRIN GJON SHPELLAR KY NDJENJA KOMTARE DO TE THOT TE SHIKOSH PERTEJ POLITIKES TE KESHE GJAKE SKENDERBEU QE JU NUK E KENI

    1. ilir111 says:

      Fan-i dakort me ato qe thua po korigjoje pak shkrimin se mirditoret nuk e perdorin “me kene” perdorin (q)

      1. bullshit says:

        mbete duke korrigju boten e vete je ne m… je ne bullshit desha te them, pranoji njerezit sic jan qofte edhe dialektin e tyre.
        shih mesazhin qe percjellin njerezit e jo “q-n” apo “k-n”

        ka pa “r” je ti

    2. funny mirdite says:

      Care ceshtje kombtare mbron ti ? Detin kush e shiti? politika apo saliu?
      Regjistrimin e popullsis kush po e ben kunder dhe normave europiane? politika apo saliu?
      Nuk mund ta fusesh gjith politiken ne nji thes. Fajtori ka vetem nji emer. Dhe ceshtja kombtare qe thua qe e ke per zemer, e ka armik saliun, kshuqe ndaje mendjen me ke je e mos ia fut kot.

  17. gjermani says:

    ik o ngjela o sharlatan i politikes shqiptare,ke bo gjith ate burg nga komunistetat dhe tani na rrjeshtohesh ne rrjesht me xhelatet qe tekan marr shpirtin ne burg,,po nejse se dhe ti nga ajo rrac e felliqur e pabes e komunisteve je.edhe ti brek kuq je si ata te ps

    1. bbb says:

      E ke gabim. Kesaj rradhe eshte kundra komunistave si Sali Berisha e Genc Ruli

  18. Fan Mirdite says:

    ESHTE E VERTET E KAME PERVETESUAR O ILIR A E DIN QFAR ISHTE 111 NE KOHE TE ENVERIT .

  19. Aliko says:

    Problemi i pare i opozites eshte koka e saj udheheqese qe ska bythe te drejtoje edhe kur vrasin njerezit e thjeshte ne mes te rruges ne mes te dites. Ne 21 janar Berisha si kriminel duhejj te ishte djegur i gjalle.
    Rama ne vend te mbledhe opoziten shkon e konsultohet me Erjon Veliajn. Rama u provua tashme. Nuk spekulohet keshtu me dhimbjen popullore. Vjedhje votash, tradhti kombetare, falje territoresh kombetare, krime monstruoze e vrasje te njerezve te ndershem, kontrabande, korrupsion, vjedhje e fondeve publike, persekucion masiv. Eshte shume,shume krime te renda.
    Eshte e drejta e popullit tja ngreje trekembeshin ketij monstre ne mes te Tiranes dhe eshte pak. Sic e beri Rumania dhe ishte e drejte. Mos eshte ky ndryshimi qe ne kemi me kombet e tjere? A eshte e vertete qe jemi popull i paemancipuar dhe jemi popull spurdhjak?
    Po te jete keshtu le te vazhdoje te pasurohet familja e perbindeshit dhe le te vdesin perdite njerez te depresuar dhe te degraduar nga varferia.

  20. Aliko says:

    Eshte Rama qe duhet te zhduket dhe shpejt bile se ka sabotuar opoziten dhe levizjen per shpetimin e kombit nga perbindeshi SAli. Vini re ska thene asnje fjale per regjistrimin r popullsise te pregatitur me kujdes nga ana e qeverise greke dhe Sali berisha.
    Ik Edi rama se nuk je per kete pune. Sa me shpejt te ikesh aq me shume do ti sherbesh ceshtjes per shpetimin e kombit shqiptar.
    Problemi i sotem eshte heqja e Edi Rames si spiun Grek dhe demaskimi i lojes se ndyre Berisha Rama.

  21. cendurimmadhi says:

    O Taku.Si popull,si shoqeri jemi handikap,po po i pa shembull bile.Po mundohem ta mbroj idene.
    Ju qe kemi vuajtur burgjet e diktatures,normalisht per politike,nga nje pjese e mire e komentuesve ne
    kete faqe quheni sharlatan,i pa bese etj kurse ai ylli ,shpetimi i kombit,ne kohen qe ju vuanit denimin
    servilosej e lepihej pas djemve te Enverit ,burrit te Nexhmijes qe i madhi(pisllek)Balliu i ka kushtuar nje
    liber.Tjeter.Populli pushime,qeveria po pushime, opozita domosdo,pushime………tesh po vlojne protestat mbas pushimeve,se e keni marre vedin mire………hordhek.Tung

  22. Lir Koka says:

    O Ngjela s’don me dit Sala per president etj.ceshtje.Mos u naterroni kot.Sala duhet te largohet nga zyra e qeverise se pari dhe masanaj mund te filloni proceset normale te ndryshimeve qe duhen.Lerini kotesirat.Ja ta them une, kushdo me qene president Sala nuk e rrun sa te jete kryeminister, edhe ti me qen s’ke ci ben.A e mendon dot qe duke qene kryeminister Prok. ti kerkoje ndjekje penale, pordhe, edhe ti me qene prok. sepse ai si kryeminister nuk e rrun, eshte malok primitiv dhe komunist.Hiqini karrigen dhe pastaj flisni.E gjithe PD, qeveria, parlamenti eshte Saliu.Vetem ate hiqni.Po s’jeni te zote rrujini trapin.

  23. Afërdita Kusi says:

    Lexojeni këtë link se duhet lexuar patjetër, ky të çonë si dhe kush e cokton presidentin.

    http://www.proletari.com/agim-hamiti-leter-e-hapur-drejtuar-klases-politike-te-tiranes-e-te-prishtines-dhe-ambasadorit-amerikan/html

  24. korcari1 says:

    E verteta eshte se Sale fashisti nuk rrezohet me vota,ose me mire Rama i le gjerat pergjysem.A di gje Sala,qe mund ti beje shantash Edit,se di,po di qe sa here fillon ti kundervihet Sales gjen nje preteks per ta lene ne mes.Ka frike,mbase jo,mbase ka shume te humbase mbase po.
    Nuk kemi kohe te presim eksperimentet e Edit ,po te gjejme nje te na bashkoje te rrezojme Salen me force ,ate dhe kelushet e tij ,familisht,tu sekuestrojme gjithe sa kane dhe te vendosim brenda nates denimin me vdekje,qe dhe fare mos u mbetet.Vetem keshtu ecet perpara.

  25. Law and Order says:

    I madh je o Avokat. Figure e Opozites je

  26. gaforja says:

    Ngjela eshte nje trim dhe opozitar i vertete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje