Pango merr 1 euro në Francë për vajzën e “mbërtheckave”

21 Gusht 2011, 13:43Politika TEMA

Thonë se çudia më e madhe tri ditë zgjat. Ylli Pangos iu deshën tre vjet. Pas një procesi të gjatë gjyqësor në Tiranë, ish-ministrit të Kulturës iu desh të niste luftën kundër një rrjeti televiziv francez që kishte publikuar video-skandalin e tij. Këtë vit, Gjykata Franceze i dha të drejtë Pangos. Vendimi i gjykatës

Shtohet me 1 euro pasuria e Ylli Pangos. Një pagesë që do t’i bëhet nga televizioni FRANCE 24, për shkak se ka publikuar në vitin 2009 atë që tashmë njihet si video-skandali “Pango”. E njëjta video për të cilën televizioni shqiptar “Top Channel” u dënua me 400 mijë euro. Dy dënime të ndryshme nga dy gjykata të ndryshme, në shtete të ndryshme. Dhe diferenca e këtyre ndryshimeve është plot 399 mijë euro… Një shumë e konsiderueshme, që burimin e kanë nga ajo, që në fillim u prezantua si vajza X, ose “Vajza e mbërtheckave”, deri në zbulimin e identitetit të vërtetë, gazetarja Alkida Budini. Me kamera të fshehta në trup, e infiltruar qëllimisht, ajo kërkonte punë në shtëpinë e Ylli Pangos, ministër Kulture në atë kohë. Videoja u shfaq për herë të parë në televizionin “Top Channel” dhe më pas u hodh nëpër sajte interneti, që siç duket kanë depërtuar deri në televizionet e huaja.
Padia në Francë
Pas një beteje ligjore 3-vjeçare, gjykata franceze ka vendosur të dëmshpërblejë ish-ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, që mbajti këtë post nga viti 2007-2009. Ashtu si edhe në Gjykatën e Tiranës me rastin e “Top Channel”, prof.dr Pango ka kërkuar gjobitjen e televizionit francez FRANCE 24. Me të njëjtat argumentime si në Tiranë, Pango ka theksuar në gjykatën franceze se publikimi i kësaj videoje ishte dhe është i paligjshëm, për shkak të imazheve private në zyrën dhe shtëpinë e tij. Pasi bën një pasqyrim të gjithë ngjarjes në fjalë, ndër të tjera ish-ministri thotë se “kjo video e dëmtoi psikologjikisht, i shkatërroi karrierën dhe e largoi nga miqtë në atë kohë”. Me këto fakte dhe të tjera, ish-ministri i kërkoi gjykatës franceze të shkallës së parë qysh në tetor të vitit 2009, që televizioni FRANCE 24 të hiqte këto imazhe nga sajti i tij, si dhe të mos e shfaqte më asnjëherë në televizion. Gjykata franceze i dha të drejtë Pangos, por TV FRANCE 24 e ankimoi në Gjykatën e Lartë një vit pas fillimit të procesit të parë. Televizioni francez u mbrojt duke argumentuar se “nuk ka pasur shkelje të privatësisë”. Si politikan, z.Pango përbën kuriozitet për publikun dhe faktet e paraqitura në televizion janë të lidhura me funksionin e tij si titullar. Videoja ofron ndihmë dhe pasqyron gjendjen reale të grave në Shqipëri, në kërkim të një pune…”. Gjyqi mes palëve vijoi dhe për një vit, derisa në shkurt Gjykata e Lartë i dha të drejtë ish-ministrit Pango, duke i vënë disa gjoba televizionit francez. Po ashtu, ngarkoi edhe shoqërinë anonime FRANCE 24 që të dëmshpërblejë atë me shumën e kërkuar nga vetë ai, vetëm 1 euro. Më poshtë, po botojmë vendimin e kësaj gjykate që në total është disa fletë, në dy pjesët më të rëndësishme të saj: argumentimet pse u mor vendimi në favor të Pangos dhe vendimi final.
Argumentimi mbi paragjykimet


Gjykata argumenton: “I vetmi konstatim që kishte të bënte me respektimin e jetës private dhe të imazhit nëpërmjet shtypit i jep të drejtën që të kërkojë dëmshpërblim, ndërsa shuma është e përcaktuar nga gjykatësi në lidhje me përmbajtjen e publikimit, përhapjes së tij të Francë dhe nëse paraqitet nevoja e elementëve që u diskutuan nga palët. Është e udhës që të saktësohet se ky juridiksion nuk është kompetent nga ana territoriale për të dëmshpërblyer lidhur me paragjykimet morale që ka pësuar ankuesi, i cili jeton jashtë Francës. Meqë bëhet fjalë për dëmtim të imazhit dhe të jetës private, nuk është me vend që të merren në konsideratë përhapja e videos që ka të bëjë me nderin dhe reputacionin e ankuesit. Ky i fundit mund të dëmshpërblehet vetëm për shqetësimin që i ka shkaktuar videoja në misionet e tij në Francë apo në takimet me francezët. Kjo video kishte të bënte me thënie apo propozim seksual. Imazhet e shtëpisë janë të shkurtra, tregohen vetëm dera dhe muret. Veshja se si ai shfaqet është jokorrekte për një njeri politik. Për Ylli Pangon përhapja e numrit të tij të telefonit nuk është një problem. Ai justifikohet duke thënë se ka një paragjykim principesh që mund të dëmshpërblehen nga shoqëria France 24, që t’i paguajë atij 1 euro, por dhe ky televizion nuk duhet të përdorë më këtë video. Kërkesa për tërheqjen e videos nga faqja e internetit të kësaj shoqërie është e pabazuar, pasi nuk është hedhur poshtë fakti se kjo shoqëri ka bërë heqjen e videos, fill pasi ka marrë kërkesën për heqjen. Nuk është me vend kërkesa për të hequr dhe komentet që shoqërojnë këtë video. Këto komente kanë shërbyer si shembull për dorëheqjen e ankimuesit, e cila u bë publikisht, për të trajtuar rolin e gruas në Shqipëri, një temë aktuale e mbrojtur nga liria e shtypit”.
Vendimi i Gjykatës


Gjykata ka vendosur të mos marrë parasysh kërkesën për prishjen e vendimit të kërkuar nga shoqëria anonime FRANCE 24 dhe dënon këtë shoqëri t’i paguajë 1 euro Ylli Pangos për dëmtim të imazhit moral.
E pengon shoqërinë anonime France 24 të publikojë videon në çdo lloj mënyre. Dhe të paguajë 1000 euro gjobë për shkelje të ligjit, kur në video shfaqet Ylli Pango duke folur me Alkida Budinin, gazetare e televizionit shqiptar në zyrën e tij dhe në shtëpinë e tij. Kjo shoqëri është e detyruar ta paguajë këtë gjobë. Sipas vendimit dënohet shoqëria anonime të paguajë shpenzimet e gjyqit, po kështu kjo shoqëri do t’i paguajë 2000 euro Ylli Pangos në bazë të nenit 700 të Kodit të Procedurës Civile. Ky vendim të ekzekutohet menjëherë./panorama/

31 komente në “Pango merr 1 euro në Francë për vajzën e “mbërtheckave””

  1. Kurveleshi says:

    Parat;..po…se mbase i mori nga qeveria shqiptare…se ju dëmtua imazhi u përlye keq..nga që filmimi u dha i plotë…!si nuk i vjen turp…po del përsëri..në publik!?-Ik ore mbytu gjëkundi,Kurvërimi dënohet..me ligj…!

    1. CFURKU says:

      Po Saliun qe e shkarkoi per tre minuta, a nuk duhet ta gjobise Ylli Pango? Hajde llogjike hajde.

      1. ZARBUA says:

        Saliu beri detyren, nuk duron kryeministri te tilla perversitete. Ai eshte burre zamani dhe me kulture lindore, njesoj si turqit e qemotshem. Prandaj respekte dhe zoti ja befte tespiet me te bukura se xhevahiret e Lirise, dhente zoti Amennnnnnn.

        1. Thana says:

          Saliu e ndreqi gabimin e shkarkimit. E emeroi fet e fet si drejtor ne nje sektor speciali, per te vazhduar aktivitetin e me pareshem.
          Aio ka nevoje per te tille Pango dhe kengetare menderesh.

      2. Ton says:

        Saliu e akuzoi per tentativen e q…. Ky po i hedh ne gjyq se kane nxjerre pamje nga kolltuket e shtepise se tij. Dhe kolltuket e Yllit jane shume te ndershem.

    2. Fatos Nano says:

      shikojeni qene fytyre sa i peshtire qe eshte.. ja keta jane mutrat qe u merr erre sala dhe me keta rrtehohet ai supermut i shqiperise, ekstramut

  2. vlora-skele says:

    Ka fillu me be lek ne France Ylli? Mortja qe s’te ha o Ylli Pango…ty dhe Ilir Meten qe jeni bere per te qare hall….

    1. AK says:

      Me ilirin avash se e kane kercenuar. Turpi me i madh tani qe eshte gjyqi po fantazohen kercenime kunder Ilir Metes hahahahhahaha

  3. J.Korcari says:

    Ne Tirane o Shqiperi drejtesia ndodhet nen dhe.

  4. Ku je Apokalips shpero Atdhun tim 1 ore me pare says:

    A nuk kushtonj Shqiperia vetm 1 Euro ? A nuk ishte kjo Motua orfuar Botes se Kurves Mafioze nga kurva e vicidolit ,Shqiperia 1 Euro ?

  5. baro çorrogjafi says:

    KESAJ I THONE : “EDHE I MENDEROSUR ,EDHE KRENAR “NJERIUT KUR I PELCET CIPA E BALLIT,NUK KA ME TURP.EDHE KY PANGOJA YNE. NE VEND QE TE LERE KOHE TE HARROHEN “MBERTHECKAT E PANGOS “, KY VETE KERKON DEMSHPERBLIM PER IMAZHIN E TIJ EDHE NE FRANCE, DHE I HEQ KOREN m…. TE VIJE ERE ME SHUME.DHE MBAN TITULLIN PROF. DR. (!!! )

  6. Xhozi says:

    Figurat me te peshtira per publikun,Ylli Bythspango,Njazi Kosovrasti,Fahari Balliu Ilir MetaSkender Gjinushi

    1. fule says:

      Gjinushi eshte njesh. Ke qef ta degjosh kur flet.

    2. landi says:

      ti xhozi nxirre koken nga b.. e saliut kur flet per gjinushin

    3. SALA says:

      Me siguri duhet te jesh ndonje me plehre se xhozi.Vetem nje tru thare si ty mund te krahasoj gjinushin me ata te tjeret qe jane zagare te sales si puna jote.

    4. jimy says:

      KOKA E KETYRE ESHTE E MIRE PER PACE

  7. bbb says:

    Ne Shqiperi mori qindra euro…

  8. Petrit Ferhati says:

    S’ka bere gjy ky i shkreti. Sinqerisht une do e coja vet motren time per ta punsuar tek ministria qe ky drejtonte. E them me krenari ketu, qe jemi familje demokratesh.

    1. Salushja says:

      Nuk eshte veshtire qe te pedoresh emrat e te tjereve, aq me keq kur ske turp, qe do te thote te ka pjell babai im… te gjithe shkrujm anonime ndonjehere, nuk eshte turp.. normale. por te arrishe te inetifikohesh me emer e mbiemer te tjetrit kjo ska fund, dhe sikure te kete rrahur ai tjetri.. dhe sikure te kete ulur nderin e Edvinit apo Saliut… prap eshte larg te qenurit njeri. Dhe po qe se kerkon te me takosh jam gati ne çdo kohe dhe ku te duash, te shikosh mire se e meritoj ate emer qe kam apo jo… Nuk te mburrem po te them se te gjeje per nje kohe qe se mendon fare, nuk te genjeje qe vertete kam shume pune dhe mendoj qe sja vlene te denacoj, por mundesite jane te gjitha..kloni im..

  9. myzeqari says:

    yllii i pangopuri me seks nuk ka turp qe del ne telivizor dhe ben si ndershmi me i mathi bots veten e ka treguar kudo si qeflli

  10. Lir Koka says:

    1 euro eshte vlera e vertete e sharlatanit dhe bastardit Pango- mberthecka
    .Ky duheshe fut ne burg per abuzim me detyren.

  11. kurbetxhiu says:

    o petrit ,[me fal… ] nuke di ti mund te coshe edhe motren dhe nenen ,tek keta ministra te degjeneruar , por ca plera nuk e len shoqerin shqiptare te eci per para

  12. shqiptar says:

    po vari leshin keto gjera ndodhin ne gjithe boten ku kerkojne favore.nu eshte edhe ndonje teme shume e nxehte.kur dihet ka ndodhur ne angli usa e kudo.normal nje burre beqar kur shikon nje vajze te re qe i kruhet do ta ngacomje.ajo e dinte shume mire pse e theriti ai te shpia.pse shkoi ajo???aq naive ishte.dukej hapur pse ai e ftoi po prape ajo shkoi.kush eshte ai nga ju beqar qe u vjen nje vajze ne shtepi edhe nuk e provon jam i sigurt 80 perqind i fusin duart.sikur beri ndonje vrasje.pune by… ishte ajo shkoi me deshire ky se detyroi.

    1. mira delia says:

      shqiptar je me i ndyre se ylli me kete koment.

  13. PanPor says:

    Prof. Dr. Pango mund te luaje ne filma porno te ketegorise-B… nese mbetet keq fare.

    1. mira delia says:

      Po te ishte ndonje per te qene po, por eshte i neveritshem ne pamje, as prostituta me e madhe e botes nuk do te shkoj pa neveri me te.

  14. mira delia says:

    Kjo te ben te mendosh thelle sa poshte eshte zhytur shtresa politike shqiptare. Ka nje zot lart, Sale kurvari, Ylli kurvari dhe Ilir kurvari do te japin llogari. Iliri le te mbrohet sa te doje, FBI do t’ja nxjerri petat lakrorit, la ta mbroje Sala Ilirin bashke me te do te shkoje me gjithe shpellaret e tij. Iku koha jote o Sali ndryresira, populli te urren, fatin e Kadafit do te kesh. Rrofte Edi Rama. Mira Delia

  15. peci luku says:

    ylli pango ylli leshi parazit doli tek sheshi pirdhu o plak matuf derr te ttttttt…..m

  16. raimondi says:

    Ah Pango kurvari na more ne qafe reformen e pjerdhur loooooooooool u dhivaaaaaa

  17. anticensurë says:

    “Top Channel” u dënua me 400 mijë euro. Dy dënime të ndryshme nga dy gjykata të ndryshme, në shtete të ndryshme. Dhe diferenca e këtyre ndryshimeve është plot 399 mijë euro…”

    një gabim fare i vogël në këtë krahasim!
    400 000 – 1 =399 999

  18. agron says:

    e di partia ate pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje