Gruaja e Gadafit do blejë resort turistik në Kroaci

8 Shtator 2011, 18:21Lifestyle TEMA

Gruaja e liderit libian, Muamar Gadafi raportohet se po negocion për të blerë një resort turistik në Kroaci.

Një artikull i publikuar në të përditshmen kroate Makarska Chronicle, pretendon se gruaja e Gadafit, Safia, që është me origjinë boshnjako- kroate, po planifikon të blejë një resort në qytetin Igrani në jug të Kroacisë.

Ajo është gruaja e dytë dhe aktuale e Gadafit dhe ka lindur në qytetin e Mostarit, tani pjesë e Bosnje- Hercegovinës.

Kryebashkiaku i Igranës ka refuzuar që të komentojë këtë çështje.

Vitet e fundit, qyteti jugor i peshkatarëve ka qenë mjaft popullor për turistët për shkak të atij që njihet me emrin “Turizmi i Mbretit Artur”, pasi historiani britanik Xhon Methju publikisht mbështeti teorinë se Mbreti Artur është varrosur në Kroaci.

*Balkan Insight

9 komente në “Gruaja e Gadafit do blejë resort turistik në Kroaci”

  1. Vlora says:

    ky eshte kulmi…mendjen akoma te pazaret.kur ne libi jane vrare qindra mijera njeres…

  2. hysni dajaku says:

    i ka nga kursimet e rroges!!!

  3. tg usa says:

    PO TE VIJE NE SHQIPERI SALIU JA FAL
    Ashtu si i fali detin grekeve

  4. paskuqani says:

    Pse mos e blej, lek ka KA, ble Sala gjith bregdetin,pse mos blej dhe kjo isoj i kan saju leket siSALA DHE KADAFI.

  5. Genc Qen Ruli says:

    Gruaja e gedafit eshte shume e vonuar per te belre resrt turistik, se Argita Gedaf saliu ka blre fshatra e qytete turistike qe 4 vite me pare

    1. +10 says:

      Kjo i ngjan me shume Sheqere Berishes.

  6. I zhgenjyeri says:

    Bravo Genc, se ma more nga goja… sa e vonuar dhe pa horizont qenka kjo konkubina e Kolonelit…..

  7. Fan Noli says:

    kjo eshte ajo me origjine shqipo-boshnjake?

  8. LOLA says:

    ncncncncn fshati digjet dhe ku…..va krihet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje