Bllokpaketashitësi

1 Tetor 2011, 16:18Politika TEMA
Bllokpaketashitësi

Nga Ernest Bunguri

Kur del nga ndonjë kafe a restorant në Bllok, në rrugë gjen menjëherë cigareshitësit e vegjël e të shkathët. Të pagjumë edhe në tre të mëngjesit e ashtu zbathur ndonjëherë vrapojnë nga një derë pub-i në një tjetër. Nxirren lekë, blihen karta, shiten kaçavida, e ç’të të dojë zemra. Ç’do natë rrugët e Bllokut vishen me ngazëllimet fëmijnore të çiliminjve që bërtasin, luajnë, shtrihen barkas në asfalt a trotuar (në paçin lënë vend supermakinat e parkuara), qajnë, qeshin, shesin dhe ndonjë paketë, deri sa ju rëndojnë qepallat, andej afër mëngjesit, e kthehen nëpër shtëpitë e Bathores, Kamzës , etj.për ti futur një sy gjumë sa lind dielli, mu kur shokët e tyre zgjohen me përkëdhelje në shtëpi me vaskë  ose me dush dhe i pret dhe mëngjesi para se të vishen për në shkollë.

Më kujtojnë një kohë tjetër, pak vite para tërheqjes zvarrë të Bustit, kur në lagjen time me emrin komunist “Aksioni” dhe me emrin e vjetër sllav “Kamen”, kënaqësia më e madhe ishte të luanim futboll tek fusha, në orët e para të mëngjesit, me një sy nga radha e qumështit e tjetrin tek topi prej llastiku a lecke, mu si nëpër filmat me luftë të Kinostudios (sot e Sandrit). Bëhet fjalë për vitet 80të në Albani. I kam si të mjegullta momentet kur njerëzit zinin të vihesh në radhë; përplaseshin shishet e xhamit në rrjeta plastike që të çanin duart; murmurimat “erdhi karroca” që bënin që rradhistët të ngushtoheshin më shumë e mundësisht, të kalonin një a dy vende me hile e me supe. Unë ndihesha mirë e ngrohtë ashtu mes njerëzish në krahët e babait. Pasi isha këputur në futboll nate, i këpusja një gjumë në krahët e tij që më kthenin në shtëpi bashkë me shishet e qumështit plot. Nejse, unë shkoja në shkollë gjithsesi.

Por të këputet fryma, të bllokohet gurmazi, të mbushen sytë e të vjen të plasësh në vend nga keqardhja e të vjellësh gjithë çfarë sapo hëngre në restorant, kur gati përplasesh me ca pleq që mezi mbahen në këmbë, me thinja të rruara, të zhytur në rroba që s’ju vijnë më nga ligështimi, e që ashtu gjysëm të kërrusur e këmbë kërrabë shesin cigare në tre të mëngjesit rrugëve të Bllokut. Edhe pasi ju blen dy /tre paketa dhe ju lë dhe ndonjë bakshish të vogël, në kokë të kumbon mendimi se ato lekë s’do ju dalin as për ilaçe, as për spital, as për të ngrënë, as për të paguar ujin a dritat, e lëre të blejnë ndonjë fletore a libër e ti dërgojnë dhe fëmijët në shkollë. Thua të kenë dush a vaskë, të jenë vallë shqiptarë a grekë ?Pogjumi do t’iu dalë kur t’ju trokasë “censusi” i Pollos?.

Ndërsa “hyjve” tanë iu kanë ri-caktuar 12 prioritete me të cilat ata vetë hartuan 10, pa 8 për njërën palë, por ndoshta me dy dhe me bllokim turinjve, shtoji Bamirin dhe Kreshnikun në arenën e olimpit së shpejti, prioritetet e familjeve shqiptare që jetojnë në skamje s’ke ku ti kapësh nga zhelet, apo s’janë dhe kokpalarë.

19 komente në “Bllokpaketashitësi”

  1. h says:

    nane dua buke
    fli biri nanes

    1. Dean says:

      Nane?,dua buke
      Nena qesh
      Nane?kam ftohte
      Nena perseri qesh
      Nane?,po vdes uriet
      Nena u DHI tuj QESH

      Kjo eshte me pak fjale historia jone e dhime dhe vendi yn i shkerdhym.

  2. jimmy says:

    eshte nje tmerre se ku e katandisi ky maloke gomari keta njerez pore nga ane e tjeter mire tjubehet se e votojne EDHE LE TAVUAJNE MJERIMIN .Ne hale shkofshin ata politikane

    1. plaku says:

      Faleminderit per shkrimin real. Me falni por nuk rri dot ne shtepi, dua ajer, ajer te paster, nuk e di…………

  3. Olti says:

    Tirane eshte mbush me lipesare te bardhe qe te kepusin shpirtin! Po jemi mesu Ne me pah gjithmone nga krahu tjeter!

  4. Kalorsi i zi says:

    O shqiptare patriote, shqiptaret po vuajne seriozisht, kur i thua qe greku te jep 300 euro por shqiptaret do te thone tradhtare, Pergjigja eshte ; cilet shqiptare ? ata qe po shesin cfare ndertuam me djerse dhe me pune vullnetare ? ata shqiptare qe kane lene shqiperine dhe paguajne pensionet e te huajve ? Ata shqiptare qe vine nga kosova qe na thone komunist, etj etj. Na shani si te doni, ne kishim djem per te na mbrojtur por nuk kemi me.

  5. karaduzi says:

    Sic duket nuk mjaftojne 8000 eurot e Saliut per te ulur varferine,por jemi te pasur me gazeta e tv pro qeveritare dhe me intelektuale sahanlepires te pushtetit qe trumbetojne 24 ore parajsen shqiptare.Faleminderit z bunguri qe preket kete plage te rende te shoqerise.

  6. Tironci Lugano says:

    Di ndonjeri te me thote ku binte kjo lagjia Aksion?Fleminderit

    1. Arapi Monikes says:

      ne Tiron jo i her..

    2. altin says:

      Duke u nisur nga emri tjeter I lagjes “kamen” duhet te jete ne peshkopi.

  7. paskuqani says:

    Sa per dieni,po i them kti artikull shkrusit,qe rradhat ne SHqipni kan fillu ne 85,kohen athere mos e krahaso me kohen e tashtishme,sa per dieni ne 73shin,ne SHQIPRI nuk kishte shum televizora,dhe ne çdobllok kishin von nga nji televizor, ku shikonin banoret,ndoshta ju duket qesharake,por i gjo di me ju thon,qe kur flasin per vitet70dhjet ne Franc,edhe kta tregojn te njejten gje, qe çdo kartier(lagje), kishte nga nji televizor dhe mblidheshin te gjith per te par, por tregojn se problem ishte kur kishte sport,plaste sherri me grat,jan origjinale kujtime nga vet Francezet per vitet 70dhjet,dua te them, se ne ato vite zhvillimi ne te gjith europen nuk ishte ky qe esht sot,ne vitin 90dhjet, telefoni portabel, ishte sa nji buk ne madhsi,sot esht ndryshe koha evolon,por nji gjo me çmen, se politikanet sot dhe ata qe dun me sha sistemin e kalum,krahasojn ate koh me tani,levizin jo pak por25 vjet,e dyta te pakten baba kti me te vertet rrite ke rradha qumshit,por ne oren shtat shkote ne pun,por baba kti qe shet cigare sot,eht pa pun,me te vertet te pasur nuk ishim por asqe na shkonte ne men me vra veten noj her,se njeri nuk vdiste per buk buka ishte e garantume per te gjith se ishte puna e garantume,dilnim nga puna ne oren tre e gjysem i fusnim dhe i sy gjum ne ver,i vinim vedall pazarit, duke bo gallat me verin dhe tit xhanin,por i gjo u dite qe te nesmen ishim te gjith ne pun,ishim me te dashur me njoni tjetrin si ne familie dhe jasht,se kuptoet, nuk kishim çfar me da, se çdo gjo e ndate shteti,shteti sot nuk nda por vetem bledh,vjedh,bredh,dhe se rru per te tjeret,se jon gjall apo vdek,bile kur nuk nodh noj gjo i vret dhe vet njerzit vetem per sensasion,se ne qoftese ka gjo pa vler sot ne SHqipni,me pa vler esht jeta njeriut.rroft SHqinia jon e dashur.

    1. çami says:

      O Paskuqan ke harru Qamushin dhe Vasil hunderrin ke 21 dhetori , sot jane hardallos ropt ka fukaralliku dhe maskaralliku .

  8. Neorealizmi says:

    Migjeni eshte gjithmone aktual. Lulet e vegjel dhe Kolat e papune do ti gjesh kudo, pamvaresisht se nuk duam ti shohim.

    1. Pelasgian says:

      Migjeni dhe Fishta , fjalet e tyre pershkruajn edhe sot realitetin e shqiptarit

  9. dashi says:

    çfare ben ai LULZIM BASHA po rregullon sheshin skenderbej?? ,çfare ben ky idjot sheshin e kishte rregulluar SHOKU EDI RAMA e kishte bere motropol me sa kam ndigjuar ne televizor,kush e din me mire te na tregoje historine e sheshit metropol????????????????????????????????????????????

  10. Gim tironci says:

    Ahh si nuk kam nje grusht tfuqishem malit qe z’bzan ne gjoks me ja ngjesh….

  11. bebi says:

    varferia eshte trishtim qe te ngel ne fyt dhe skaperdihet.salat.nanat ,metat erresir qe mer frymen dhe driten.

  12. alban says:

    Populli nuk eshte sot i lire te vendos per fatin e vet. Shqiperia sot eshte nje koloni dhe jo vend qe veteqeveriset. Dhe vetem pak veta e dine cilat jane planet e Atyre per te ardhmen e ketij vendi.

  13. Kirurgu Zemerluan says:

    A ka ndoje femije te shndetshem aty ? Se me duhet per ca eksperimente !!! Falimners Jashaaa ekonomia ne zhvillim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje