Kokalari- Engelit: A e ka blerë Berisha mbështetjen tuaj me interesa biznesi?

1 Tetor 2011, 11:33Politika TEMA
Kokalari- Engelit: A e ka blerë Berisha mbështetjen tuaj me interesa

Berisha me Engel, Bajraktarin, Atifete Hajagen dhe te shoqen

Në një letër të aktivistit shqiptaro- amerikan, Geri Kokalari, drejtuar kongresmenit Eliot Engel, i njohur gjerësisht si një mbështetës i kryeministrit Sali Berisha, hidhen dyshime mbi arsyet e vërteta pas këtij suporti.

Në fillim të letrës, Kokalari, vlerëson kontributin e Engel për të parandaluar pastrimin etnik në Kosovë dhe rrëzimin e diktatorit Sllobodan Millosheviç. Kokalari thotë se edhe ai ka kontributin e tij në pavarësinë e Kosovës, kontribut që është modest në krahasim me atë që mund të ketë bërë Engel. Por Kokalari thotë se nuk e kupton se përse Engel mbështet Berishën.

“Ndershmërisht, kjo është një çudi pasi gjithkush që është familjar me Shqipërinë, e di që Berisha së paku është një autokrat i korruptuar, dhe në rastin më të keq një diktator, i vërtetë për rrënjët komuniste,” shkruan Kokalari, që thekson se ka ndihmuar Shqipërinë postkomuniste, për shkak se të afërmit e tij janë torturuar, ekzekutuar e burgosur pa gjyq në komunizëm, ndërkohë që Berisha ishte një anëtar me kartë i këtij regjimi.

Kokalari i shkruan Engel, duke i dërguar raportin e ODIHR, e duke i thënë se Berisha ka vjedhur e ka dhunuar principin kryesor të demokracisë, zgjedhjet e lira e të ndershme. Më pas Kokalari përmend të gjitha metodat e përdorura nga Berisha për të manipuluar zgjedhjet.

“Në një tjetër denoncim të qeverisjes autokratike dhe korrupsionit endemik të Berishës, The Economist e quan së fundmi Shqipërinë një ‘demokraci hibride’, diçka mes demokracisë dhe totalitarizmit. Raporti e vendos Shqipërinë të fundit në Ballkan si më pak demokratike dhe thekson: përhapja e demokracisë në Shqipëri ka ndaluar,” shkruan Kokalari.

Po ashtu Kokalari i përmend Engelit sulmet e Berishës ndaj medias dhe përpjekjet e tij për të mbyllur gazetën e mirënjohur Tema, e cila kritikon qeverinë e tij.

Më pas Kokalari i përmend implikimin e djalit të Berishës në aferën e trafikut të armëve, dhe i thotë Engel që të pyesë gazetarin e Nju Jork Tajms më mirë për këtë gjë. Ndërkohë që në SHBA është kryer një hetim i plotë, në Shqipëri nuk është hetuar për këtë gjë. “Pyetja që kam është se përse qeveria amerikane nuk i ka bërë presion Shqipërisë që të hetojë për këtë abuzim me paratë e taksapaguesve amerikanë? A ke ndërhyrë ti për të mbrojtur Berishën? A kanë ndërhyrë Patton Boggs dhe Podesta Group për të mbuluar Berishën? Si kongresmen ju duhet të jeni të shqetësuar për abuzimet me paratë e taksapaguesve amerikanë,” shkruan Kokalari.

“Berisha dhe horrat e tij po vazhdojnë të përdhunojnë Shqipërinë, ekonomikisht dhe politikisht,” shkruan Kokalari, që në fund të letrës së tij hedh dyshimet mbi arsyet se përse Engel e mbron Berishën.

“E di që kosovarët, që kanë ofruar dollarët e duhur për fushatën tuaj elektorale, po përpiqen të bëjnë biznes në Shqipëri me ndihmën e Berishës. Në përpjekje për të avancuar interesat e tyre të biznesit në Shqipëri, a ka përdorur ndonjë nga këta biznesmenë marrëveshjen me ty për të ndikuar Berishën?

Në mënyrë anekdotike, kam mësuar se ju jeni partner i E&J Realty Group LLC, një kompani që ka në pronësi një godinë në 1142 Metcalf Avenue në Bronks, dhe partneri juaj është Harri Bajraktari, një biznesmen kosovaro- shqiptar. E njoh Bajraktarin dhe e di që ka shërbyer si mbledhës fondesh për ju në të kaluarën dhe po ashtu ishte me ju kur ngritët dolli me Berishën (shih në foto). Të dhënat tregojnë se ju keni një apartament ilegal në këtë pronë dhe sipas gazetës The New York Daily News, ju keni injoruar përpjekjet e inspektorëve për të hetuar këtë çështje. Të them të drejtën, këtë lloj sjellje pres nga një politikan shqiptar i regjimit famëkeq e të korruptuar të Berishës. Kam mëdyshjet e mia për rrethanat në të cilat jeni bërë partner në këtë marrëveshje dhe për deklaratën tuaj se morët një vendim të shpejtë për të investuar në pronë. Pavarësisht pretendimeve se keni përdorur trashëgiminë për këtë pronë, një rishikim i deklaratës suaj të pasurisë ngre disa pyetje, dhe numrat duket se nuk përputhen,” shkruan Kokalari.

Më poshtë Kokalari thekson se Harri Bajraktari, sipas raporteve të medieve shqiptare, ka takuar Sali Berishën me objektivin për të bërë biznes atje. Kokalari thotë se nuk ka asgjë të keqe me atë që bën Bajraktari, por ai duhet të kuptojë mospërputhjen mes rregullave të financimit të një fushate në SHBA dhe Aktit për Praktikat e Jashtme Korruptive.

“Në çdo rast, shpresoj se nuk po e përdorni investimin tuaj tek E&J Realty me Bajraktarin si model investimesh në Shqipëri,” thekson Kokalari.

Aktivisti shqiptaro amerikan e mbyll kështu letrën: A nuk do ishte mirë më mirë që të kujdesesh për elektoratin tënd në Bronks, me një papunësi shumë të lartë, në vend që të pastrosh emrin e një banditi të korruptuar të Ballkanit?

41 komente në “Kokalari- Engelit: A e ka blerë Berisha mbështetjen tuaj me interesa biznesi?”

  1. arber says:

    i madh je Geri Kokalari, vertet per tu admiruar nuk ben kompromis dhe thote gjerat sic jane!! keshtu qofte edhe ne te ardhmen.

    1. Mahmet says:

      para 2 mgazeta Daily News qe del ne New York ka pas nje artikull ne faqen e dyte ku kritikohet kongresisti Elio Engel i cili i ka marre rent (qirane) nje familje qe jetonte ne kushte mizerabel nentoke (bejzmen) ne nje pallat qe eshte prone e Hajdar (Harry) Bajraktarit dhe kong. Elio Engel. Per kete ngjarje media e kontrolluar ne Shqiperi nga Qeveria e Berishes nuk ka thene asnje fjale per te informuar publikun per njeriun qe thuhet se mbron interesat shqiptare, por ne fakt mbron interesat e veta, sepse ai ka bisnese me shqiptaret ne Amerike dhe posarisht me Hajdar Bajraktarin. Per me shume mund te mesoni nese kerkoni ne http://www.google.com dhe te vendosni emrin e Elio Engel dhe gjate kerkimeve tuaja do te ndesheni me artikullin kunder tij qe eshte botuar edhe ne disa gazeta te tjera amerikane.

      1. gomari says:

        ja lidhja per artkulin ne fjale:

        http://www.nydailynews.com/news/politics/2011/07/17/2011-07-17_ya_mean_its_illegal_city_probers_shut_out_of_pols_building.html

        Ja fillimi i artikullit. ( pjesen tjeter lexojeni duke hapur lidhjen e mesiperme):

        Rep. Eliot Engel and a business partner have repeatedly ignored city efforts to shut down an illegal apartment at a Bronx building they own, the Daily News has learned.

        One city agency cited the owners of 1142 Metcalf Ave. in early 2009, and since then inspectors repeatedly tried to investigate complaints that the illegal unit never went away.

        Again and again, Engel and his business partner ignored them, and the initial violation remains open, records show.

        Six times since 2009, Buildings Department inspectors door-knocked the six-unit building owned by Engel, (D-Bronx/Westchester), and his partner, local businessman Harry Bajraktari.

        Each time they couldn’t get in, so each time they left notices instructing the owners to contact the agency to arrange an appointment – six notices in all since 2009. The latest visit took place last month.

        Each time, city officials say, the owners ignored the request.

        Engel’s involvement with the Metcalf Ave. apartments began in mid-2008 when Bajraktari, his friend and benefactor, suggested over drinks that Engel become a 24% partner in a six-unit building he was thinking of buying.

        Bajraktari, who manages more than two dozen properties in the city, says he’s been friends with Engel for more than 20 years. Since 2005, Bajraktari, one of his other partners, and their families have contributed $72,200 to Engel’s campaigns

      2. andi says:

        se pari mos u perpiq te perkthesh kur anglishten se di mire..nuk thuhet bejzmen..por basement..

        1. flamurtari says:

          epo gomar ………………

          1. Gomari says:

            Mor ti qe e quan veten “flamurtari” ti qenke gomar e kaluar gomarit. Lexoji komemtet e te tjereve pastaj bej komente idiotI. Dukesh se s’ke gje ne tru dhe shkruan sa per te komentuar e per te thene dicka.

            E sa per andin, komentuesi Mahmet, e ka shkruar fjalen “basement” si shqiptohet (bejzment)nuk e ka perkthyer, je ti qe je ne gabim ketu se ky komentues ka dhene si perkthim fjalen “Nentoke”, kurse ti thua thuhet “basement”. Jo mor trim shkruhet “basement” e shqipetohet “bejzment”.

  2. dardania says:

    sa te vuajtur keta kakalaret pskan qene ne kohen e atij [patatja edhe buke edhe gjelle] po tani kakalari po vuan nga diktatori tjeter berisha eh kakalar kakalar eh sotir soti.hajde mendje pordhe hajde.

    1. eltoni says:

      Dardan nuk je po je ndoshta nje tjeter me emer shqiptar, Harram qe shkruan edhe gjuhen e bukur Shipe dhe lufton qe Shqiperia jone te udhehiqet nga nje komunist-bajraktar Sali Berisha. Sa per ofendimet qe ben tregon nivel edukate shume te ulet.
      Te keqiat shqiperise i kane ardhur nga njerzit medioker si Berisha,apo me keq( low life) si ti qe shkruan nen emrin dardan.

    2. gomari says:

      Me vjen keq te te permend ty, qe sic thote eltoni guxon dhe te fshihesh prapa emrit te bukur DARDANIA, se je ti qe ke kaka ne koke, jo Geri Kokalari. Po ta zberthesh mbiemrin e tij, lexohet, koke e lare ne ar. Kurse ti kelysh i berishes( vjen ere nje ore larg qe je i tille, sa me duhet te mbyll hundet ndersa shkruaj keto rreshta), je i teri i mbuluar me kaken qe efendiu yt te leshon ty dhe te tjereve si ty ne koke. Dhe mos harro, se efendiu yt e ka zakon qe i sakrifikon ushtaret e tij te zellshem kur shikon se dine shume apo “duan shume” per sherbimet qe i bejne.

    3. skener palla says:

      ore dardan kokrra malokut…ti akoma sdi te perdoresh sapunin jo te permendesh z.Kokalari..ky eshte vetem fillimi per kelyshin e incesteve te vucidolit,,me mbrapa i vjen historia,,,,ty dhe malokut vucidolit duhet tju zhytesh pallen ne goje qe te rrini urte

    4. Kokalari says:

      Dardania, sa per patate me duket se buke e gjelle kane qene ne maje te malit nga vjen ti. Kokalaret dhe jo ashtu sic e perbuz ti ate mbiemer qe ka nderuar Shqiperine si brenda dhe jashte, jane nje nga familiet jo vetem me te nderuara por edhe me te pasura dhe patatet nuk para i perdornin shume i dashur Dardan. Plus ne Gjirokaster nuk ka prodhimtari patateje sa per dijenine tende. Por ti s’ke faj sepse per ju andje nga mali vetem ato kishit dhe shyqyr qe i kishit dhe ato se ndryshe buke e dhalle hanit. Kur Kokalaret ishin me intelektuale me emer, ky Berisha yt shkonte maleve qe te kulloste delet. Prandaj mos u mundo te merresh me kete familje se as per pastrues nuk do ju merrnin aq te qelbur jeni. E sa per dijeni s’kane vuajtur ndonjehere kokalaret nga ky Berisha jot se s’kane mbetur ndonjehere ne dore te ketij kafshe. Qytetaret dine te zgjedhin dhe dine te gjykojne. Sa per maloket… ah ate e di ti sa shume dine e kane! Pleres nuk ja vlen t’i hedhesh syte e jo me t’i pergjigjjes, por mendova se dhe plera ka te drejte te dije nja dy gjera se ndryshe kujton se c’eshte por prape PLERE eshte!

  3. Vlora says:

    kur do te jete ajo dite qe shqiptaret mos te meren me me kete monster??????
    kur do te vije ajo dite qe shqiptaret te preokupohen per problemet sociale dhe ekonomike ???
    eshte lodhje e madhe qe 20 vjet vetem probleme berishe…..

  4. karaduzi says:

    Me shume se kurre ,sot eshte e domosdoshme qe figurat e shquara ne shqiperi dhe diaspore te ngrene zerin si paterioti dhe antikomunisti z G.kokalari.Eshte nje shprese dhe optimizem i kahershem i nolt;”..neno(shqiperi) mos kij frike,se ke djem ne amerike,te shpresojme dhe ne apatiket e shqiperise.

  5. Shqiptari says:

    Geri Kokalari edhe pse Realitet ,Zemrat tona dridhen nga keto Lajme ,Amerika dhe Kongresmanet e saj jane te Korruptuar? nese vertet jane , Shqiperia ska kurre shpetim nga Bishat qe pine edhe Gjak Femije si Sali Berisha ,Olldashi, Mediu dhe gjithe Kjo qeveri Kanibale,
    Shqiptaret jane fatkeq se skane shume Geri Kokalare,Edi Rama,Bamir Topi , por skane as Avni Rustemi,Shqiperia po Vdes ngadale ngadale.Enver Hoxha vetem nje Krim ka bere ne rregjimin Komunist , Kultivoj Friken dhe Servilizmin ,per te tjerat as smund te Krahasohet me Kriminelet te kryesuar nga Berisha dhe Banda e tij Qeverikare.

  6. denkoka says:

    shum bukur i paske qendis

  7. salvator says:

    ky geri ka dash po te njejtat gjera ne kohen e majkos ne mos gabohem per kompanite telecelulare po nuk i heci dikush ja prishi dhe ja dha nje tjetri.atehere sulmoi socialistet tani keta te pd qe jan vet sistemi i korrupsionit.po te mar ndonje biznes nga keta do ngreje lavde per ta mos i besoni me gjithse thot te verteta per horrat e saliut.nuk jane te ndryshem

    1. fule says:

      Horrat e Saliut dhe horrat e Nanos jane njesoj. Mire ka bere qe i ka sulmuar.

    2. gomari says:

      Me sa di une, Geri ofroi keshilla teknike per kompanite telefonike,qe kostoja te dilte sa me e vogel, por nuk ju mor ne konsiderate ndihma dhe keshillat qe ofroi. Gjithashtu i ka ofruar ndihme per keshilla financiare Qeverise se berishes, por perseri u prit ftohte( dihet qe keshillat e tij nuk favorizonin vjedhje dhe dhenje tenderash grekerve dhe fazllicve por balancim te nje ekonomie te brishte tregu). Dhe aty realizoi se me ke kishte te bente dhe cfare berisha perfaqsonte. Dhe nqs eshte e vertete ajo qe thoni ju, merr anen pozitive te kesaj letre: Demaskimin e nje politike underground qe luhet nga ca perce si engel dhe Podesta group. Prandaj kur flisni, i mendoni gjerat me gjeresisht.

  8. fieraku says:

    Falemnderit Gary per te gjitha perpjekjet tuaja fisnike!

  9. eltoni says:

    Kur nje malsor takoi Sekretarin e Pare te rrethit i tha: “Bash mu ba qejfi sikur takova Kryetarin e Deges se Puneve te Brendshme”.
    Kete kane trasheguar malesoret sot qe votojne per Berishen megjithse i le te mjere dhe shpesh u leshon ujin e i permbyt (Shkodra) dhe prape e duan ate sepse u pelqen te vuajne, te rrihen me kamzhik nga Bajraktari Berisha por vetem nga ai.

  10. albani says:

    Te pakten mesuam dicka te re me kete artikull: Zonja Berisha parapelqen veren e bardhe! Bravo Zonje!

  11. Korabi,France says:

    Zoti Kokalari !Me kete shkrim ju jepni nje mesim e gjithe medias dhe shtypit shqiptar si shkruhet pa ndrotje dhe me realizim kunder kujdo qofte edhe amerikan kur ashte pune per te drejten e sejcilit.Gazetaret tane jane ble e blihen çdo dite nga rregjimi i Sali Berishes.Besojme qe se shpejti t’i vije fundi kesaj maskarade qe po drejton shqiptaret keto 20 vjet e fundit.

  12. fatos koleci says:

    elliot engell e ka humbur respektin tek shqiptaret e amerikes duke permendur emrin e hajdar bajraktarit ne qdo takim apo tubim kjo verteton bizneset e pista qe ka me te dihet botrisht se baba i herit(horit) ka qen bashkepuntor i beligradit dhe e ka vazhdua te njejten rrug i biri ,bashkepuntor i karlla de pontes kundraj qlirimtareve,pa te me as voglin dyshim bashkepuntor i dik martit qka ki per te pritur nga sali berishoviq bajraktaroviq braqa osmana e etj. e runa zot prej tyre

    1. Gomari says:

      Mendoj qe shqipetaro-amerikanet qe letojne ne zonen e Nju Yorkut apo DC duhet ta marrin ne telefon zyren e Engle dhe t’i kerkojne te mos suportoje rregjimin hajdut Berisha:
      Ja telefonat per ata qe ndjehen qe duhet te bejne dicka:

      Washington, DC

      2161 Rayburn HOB
      Washington, DC 20515
      Map & Directions
      Phone : (202) 225-2464
      Fax: (202) 225-5513
      Office hours :
      Monday-Friday 9 am – 5 pm Bronx
      3655 Johnson Avenue

      Bronx,
      NY 10463
      Map & Directions
      Phone : (718) 796-9700
      Fax: (718)796-5134
      Office hours :
      Monday-Friday 9 am – 5 pm

      Rockland

      261 West Nyack Road
      West Nyack, NY 10994
      Map & Directions
      Phone : (845) 735-1000
      Fax: (845) 735-1963
      Office hours :
      Monday-Friday 9 am – 5 pm

      Westchester

      6 Gramatan Avenue; Suite 205
      Mt. Vernon, NY 10550
      Map & Directions
      Phone : (914) 699-4100
      Fax: (914) 699-3646
      Office hours :
      Monday-Friday 9 am – 5 pm

  13. saljozi says:

    Zoti Geri Kokalari lexoje me shume kenaqesi shkrimet e tua. Je tamam nje atdhetare me nje shpirt te madh qe te dhimset kombi dhe populli shqipetar. Por me shqeteson nje fakt shume i madh, nuk e kuptoje se si ne shtetin me demokratik te botes sic eshte SHBA te jetojne ne politik njerez te korruptuar deri ne gryke sic eshte ky mender kongresmeni Engel. Une jetoje ne realitetin amerikan dhe shikoje me syte e mi, se si shume shqipetar te korruptuar kane futur ne thesin e tyre me pleh edhe amerikane te cilet per fat te keq i perkasin demokracise me te madhe boterore. Keta jane fara e keqe e shqiperise qe e shumta vijen prej kosove, maqedonie, por edhe ne qe e quajme veten “puroshqipetar”. Dhe kjo fare e keqe po kultivohet ne cdo gen e qelize te popullit shqipetar nga plehu prej fekale Sali Berisha.

  14. Nabukodonosor says:

    Bravo z.Kokalari.Gjithmone te goditura shkrimet dhe pikante temat qe kapni.Faleminderit.

  15. tg usa says:

    pershendetje Zoteri GERI KOKOLARI

    1. xha temja, jo i Portokallis por i Shqiperise dhe Amerikes, NYC says:

      Mr. Kokalari Gary, nuk eshte vetem Deputeti Eliot Engel ne taven e te kapurve dhe te korruptuarve nga rregjimi mafioz Berisha etc…, sepse ne Amerike ne vete radhet tuaja si shqiptaro-amerikan diskutohet prej vitesh (e pikerisht ne te dy rastet ne pushtet te Berishes) per nje numer mbi 27-emrash (kryesisht nga koha Bush, por edhe tani nga koha Obama) qe mbrojne rregjimin totalitar, super-hajdut e vrastar te Berishes (jo thjeshte nga mungese Informacioni se cfare po ndodh ne Shqiperi, sepse Amerika ka Informacion per gjithe Boten e jo me per nje hale-Shqiperi te pushtuar nga barbaret provincial), por se jane te kapur e korruptuar me shuma e koncesione marramendase. “KU KA ZE NUK ESHTE PA GJE” kjo eshte thenie Universale e cdo populli dhe nuk vdes kurre.

  16. BELI says:

    Edhe nje here urime te singjerta e te ngrohta per problemet qe shtron para publikut,te cilat e damkosin me turp diktatorin komunist Sali Berishen.Maja e penes tuaj te jete e fresket e plot me zbulime te reja ndaj kujdo te koruptuari e tradhetari te Shqiperise te dermuar nga vaferia e dhuna e pushtetit.

  17. E.Vlora says:

    S”me mbetet tjeter veç te falenderoj zotin Geri Kokalari per mbeshtetjen e vazhdushme qe na jep per shporrje e kesaj diktature te urryer.

  18. Ermira says:

    Pershendetje Z. Kokalari,

    Sikur te kish Shqiperia njerez si ju me shume, ne nuk do ishim ku jemi!

  19. eni leka says:

    hi geri how are jou,lexova me shume interes shkrimin tuaj ,kam lexuar me shume interes te gjitha shkrimet tuaja ,une ne fakt asnjihere nuk kam vajtur ne ndonji takim te eliot engell ne pamje te pare te jep pershtypje se ai nuk eshte i pregatitur ,ai shkon e ha dreka neper shqiptar te trevave te ndryshme ,,pa ofenduar njeri ka njerez qe kane para se ketu ne amerike nuk ha buke shkolla po pate biznes ketu kam pare femijet e tyre nuk shkojne neper higschool ose kolegj ,prandaj keto qe kane para jane shume injorante,prandaj ky ka gjet ca budallej dhe tall bythen me to .me vjen keq zoti gery se shume intelektuale kemi leshuar vendin dhe e kemi lene ne buze te gremines qe nga ju eduard selami ,zefi ,blendi dhe shume te tjere bashkim kopliku e shume te tjere.ata jane ngritur peshe per te vjedh e plackit kombin ,duke bere pazare nga me te ndyrat ,duke kryer vrasje nga me mafioze te tipit sicilja 50.ilir meta mafioz iqelbur qe duhet te pergjigjet para drejtesise .krimineli basha qe po qeveris tiranen me vota te vjedhura te popullit dhe me e cuditshmja eshte se disa ambasadore ne tirane i shtrenguan doren e piste te tipit kriminele.ju zoti kokalari keni dhene kontributin tuaj dhe duke i shkruar departamentit te shtetit dhe kjo eshte njifare ndihme ndaj shqiperise dhe vazhdoni te beni detyren tuaj si shqiptar,.ndersa sali berisha duhet te dije gjithshka se nuk ka perjetsi ne demokraci dhe nuk do kete me vjedhje votash ose te ndryshosh librat e gjendjeve civile i cili lul basha eshte zgjedh me kembengulje nga mafia per ndryshim te librit gjendjes civile duke shkruar nji emer 10 here me date lindje te ndryshme me nena te ndryshme dhe baballare te ndryshem i ka nxjerre gjithe tiranen kopila befotrofi,dhe njehere zoti gery te uroj shendet dhe suksese dhe pres te shkruash artikuj sa me shpesh,ato mund ti dergosh dhe ne new jork times,,longlive albania and people albanian by by eni

  20. MEMEDHETARI says:

    Dita 1000 t`u befte,z.Kokalari!!!!!!!!!!!!

  21. grava says:

    Ju pergezoj sinqerisht Z.Kokalari!
    Jeni nder te vetmit shqiptaro-amerikane, qe po i gris masken cilitdo perfitues i pareve te hallexhibnjve te ketij vendi, qe i rrembejne nepermjet kryekusarit Sali Ramne Berisha.
    Plot dallkauke amerikane, perfshire dhe kete ambasadorin e ardhur, duke u ushqyer me paret tona bejne te ZEZEN TE BARDHE.Amerika po humb imazhin e saj me keta batakçinj qe i blen lehtazi nje kryekusar ii rralle i Ballkanit .

  22. Niko Maloku says:

    Po, pse o zoti Kokalari, a ju duken pak juve 230 milion euro, te marra nga buxheti i shqiptareve te varfer dhe t’i jepen bisneseve amerikane per pune te pabere, sic ka ndodhur me aferat e rruges “patriotike” Durres-Kukes? Edhe mbretit i pelqejne parate, pati thene nje burre i mencur 200 vjet me pare. Shperndarja e kesaj megavjedhjeje te shqiptareve mbetet mister dhe, neve nuk na mbetet tjeter vecse te hamendesojme rreth saj.Ajo qe dime me siguri eshte lidhja mbare boterore e bisnesit me politiken dhe mbeshtetjet ( ne pjesen me te madhe te rasteve, kriminale) qe i bejne njera-tjetres, si ne planet kombetare, ashtu edhe ato nderkombetare.
    Niko

  23. Dolores says:

    Besoj se ka shume shqipetare qe mendojne si ju, z. Kokalari
    Duhet t’ju them faleminderit qe flisni edhe per ne
    … dhe flisni e shkruani shqip.

  24. linda nga Tirana says:

    Ju betohem me kanë thë se qefi i z.Engeli me gjith gruan e tij eshte te shkoj te Shqiptaret veten per te perfituar prej tyre sinqerishte e them.Ju falendereoj

  25. luli nga Tirana says:

    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    Publikuar te Enjten, 29 Shtator 2011 03:00
    Shkruar nga SOT NEWS

    b_95_75_16777215_0___images_1AKTU_ambasada-amerikanee.gifFenomeni nuk është i panjohur, por pranimi i së vërtetës është i vonuar. Në Ambasadën amerikane në Tiranë, pikërisht në tempullin e demokracisë botërore, janë punësuar 26 ish-spiunë, të Sigurimit të shtetit, ish komunistë të rrezikshëm, apo përfaqësues të ish nomenklaturës, të cilët prej 45 vjetësh, spiunuan ose dolën dëshmitarë nëpër gjyqe kundër disidentëve të vërtetë, të këtij vendi. Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo gjë, sot bie në sy se kjo ambasadë i ka hapur kanatat e saj, për pseudointelektualët dhe spiunët e shumtë të komunizmit, të cilët pas viteve 90-të synuan rehabilitimin, duke trokitur me delikatesë dhe “kulturë”, në portat e kësaj ambasade. Aq e vërtetë dhe e zakonshme është kjo gjë saqë,

    rreth 90 për qind, e atyre që hyjnë dhe dalin në ambasadë, janë të pajisur me dosje spiuni dhe madje, me pseudonim. Për këtë arsye, para disa viteve, Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur faktin tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës së tij, janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasade që kanë qenë spiunë, apo ish-anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari, thotë se gjatë procesit të punësimit, atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet, është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste, apo edhe ndonjë organizate fashiste. Dhe këta të fundit janë përgjigjur “jo”, por kjo ishte pjesë e mashtrimit të këtyre individëve. Sepse dihet mirë se këta 26 persona, ish- anëtarë të partisë Komuniste, u punësuan në ambasadën amerikane. Dhe personi i fundit në këtë listë ka qenë rezident në Boston.

    Letra

    Letra e shkruar me një guxim qytetar nga Geri Kokalari në adresë të ish- ambasadores amerikane në Shqipëri nënvizon se: “Disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste, ose i ndonjë organizate komuniste, ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formularit të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi, me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin dhe akuzën e tij, edhe për personat e lidhur me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar Hazbiun, si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i ka shprehur shqetësimin ambasadës amerikane, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit në Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Në këtë pozicion, Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan “sigurimi” dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Ajo që është shqetësuese për këtë situatë, ka të bëjë me faktin, se ka mundësi, që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej, në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish -kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe ai, i konsideron ata, si kontigjentë të mundshëm. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare dhe kanë shërbyer si një rrjet, inteligjent, brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu, të dhënat, që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit, se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin”, vazhdon letra. Në përfundim të saj, Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes, nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakte reale. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit. Kjo letër është shkruar disa vite më parë, por fenomeni vazhdon dhe Geri Kokolari me të drejtë kërkon zgjidhjen e dilemës. Sepse në një shënim tjetër ai ka sqaruar se edhe sot e kësaj dite, po të bëjmë një radioskopi të njerëzve që hyjnë e dalin në këtë ambasadë, do të shohim se ata janë pikërisht, eksponentë të njohur, në lidhjet e tyre me Sigurimin e Shtetit, pavarësisht, nga pasojat e rënda apo të lehta, që u kanë shkaktuar njerëzve të thjeshtë, në jetën private. Këtu mund të përmendim, disa pseudonime të tyre, si Holta, Çorapja, Çibuku, Çiftelia, Shkrimtari, Profesori, etj, etj. Në fillimin e viteve 90-të, në këtë ambasadë kanë kërkuar gjithashtu, ndihmë, spiunët më të rrezikshëm të historisë së diktaturës komuniste. Ata që çuan në litar, apo drejt pushkatimit, kolegët e tyre, fqinjët e tyre dhe ndonjëherë të afërmit e tyre. Përpara lëkurës së vet, ata nuk patën mëshirë për asgjë tjetër, dhe spiunimet i raportonin me letër. Ata çuan në litar shumë prej disidentëve që shprehnin vlerësim dhe mirënjohje për Amerikën, por raportet e fshehta të spiunëve i degdisën nëpër qelitë e burgjeve, apo prapa kloneve të dëbim –internimeve. Por këta spiunë nuk ngopeshin me bëmat e tyre dhe hapnin sytë lart e poshtë për të gjetur viktimën e rradhës, ndërsa në vitet 90-të, pamë se si derdhnin lot krokodili për dashurinë ndaj ambasadës amerikane. Në këtë kontekst, kontributi i Kokalarit për zbardhjen e listës së spiunëve përbën një triumf. Sepse, tregon që rezistenca e fisnikëve të këtij vendi, do të jetë kurdoherë, prezente ndaj hipokrizisë së pandalshme të zyrtarëve tanë, burokratëve, apo hileqarëve që e ndërrojnë ngjyrën e flamurit politik, sipas interesave të momentit

    Lista e spiunëve dhe ish-komunistëve të Ambasadës

    Geri Kokalari, jep një panoramë të qartë të fenomenit që mbërtheu mjedisin shqiptar, pas viteve 90-të, por ai jep edhe një listë të plotë të ish-komunistëve dhe ish spiunëve, që u punësuan në ambasadën amerikane. Këtë listë, ai e ka pasqyruar me emër dhe mbiemër. Por, për efekte etike dhe për të zbatuar korrektësinë e ligjshmërisë, ne, po i botojmë vetëm inicialet e emrave dhe mbiemrave të tyre. Kjo edhe për faktin, se ligji i hapjes së dosjeve të spiunëve, ende nuk është miratuar.

    Tabela e spiunëve të punësuar në ambasadën amerikane

    1- A. P, nga Tirana, ish-shofer i Enver Hoxhës

    2- B, C, nga Peshkopia, ish-shofer i Kadri Hazbiut

    3- B. M, nga Vlora, ish punonjës i Punëve të Brendshme

    4- B.K, nga Kukësi, ish-shef i kampeve të internimit.

    5- H.S, nga Skrapari, ish kuadër i Sigurimit të Shtetit

    6- S. L nga Peshkopia, ish-oficer zbulimi

    7- A. B, nga Gjirokastra, ish komunist dhe prokuror

    8- B. M, nga Erseka, ish-oficer, dhe bashkëpunëtor i Sigurimit

    9- S.H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    10- V. V, nga Tepelena, ish-bashkëpunëtor i Sigurimit

    11- B.P, nga Erseka, ish sekretar partie, ish punonjës sigurimi

    12- Q. B, nga Tropoja, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    13- K.Y, nga Skrapari, ish komunist, ish punonjws sigurimi

    14- A. H, nga Skrapari, ish bashkëpunëtor i Sugurimit

    15- A. N, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    16-B.D, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    17- Sh Xh, nga Përmeti, ish komunist, ish-punonjws sigurimi

    18- H. M., nga Vlora, ish-komunist, ish punonjës sigurimi

    19- F. H, nga Korça, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    20- M. A nga Vlora, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    21- I. L, nga Erseka, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    22- A.SH, nga Tirana, ish komunist, ish punonjës sigurimi

    23- M.I, nga Fieri, ish bashkëpunëtor i Sigurimit

    24- H. H, nga Erseka, ish sekretar partie dhe punonjës sigurimi

    25- J. K, nga Saranda, ish oficer i lartë, ish punonjës sigurimi

    26- RR. H, nga Skrapari, ish komunist dhe ish punonjës sigurimi

    1. Gomari says:

      Sipas kesaj del qe ambasada Amerikane para se te bej ndonje deklarate dhe te marre pjese ne jeten politike Shqipetare, duhet t’ia filloje nga vetvetja: TE PASTROJE AMBASADEN NGA KETE PERSONA TE LART PERMENDUR. Se po shkuan punet keshtu, me sigurimsa ne Ambasaden Amerikane e me sigurimsa ne PD, ne kurre s’kemi per te ngritur koken.

  26. Illo says:

    Perkrahja , qe i jepet Berishes nga kreret e diaspores amerikane eshte i pa kuptushem . Te marri m vetem rrastin e freskes , Shtator 20111. Berisha u prit si hero , por per cfare heroizmi ? Gjat kesaj kohe ka ndodhur Gerdeci , kufiri detar grek , 21 Janari dhe dhjetra shkelje kushtetuse . A nuk meritonte diaspora me e madhe shqiptare , te informohej nga Kryeministri ? Diaspora i rrahu shpatullat Saliut , packa se mbi ato shpatulla rendojne krime te pa zbardhura . Si qytetar shqiptaro -amerikan e falnderoj z. kokalari , per ndershmerine , ne ruajtjen e demokracise se rrezikuar . Illo

    1. Gomari says:

      Paraja leviz malet o Illo, jo me njerezit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje