Presidenti Topi takon Albin Kurtin: Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë

30 Shtator 2011, 11:46Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, priti sot delegacionin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, të kryesuar nga Kryetari i këtij Komisioni dhe drejtuesi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Duke vlerësuar institucionet e Kosovës, që me pjekurinë dhe vizionin largpamës, edhe të udhëheqjes politike dhe të të gjithë shoqërisë, kanë inkurajuar frymën e tolerancës dhe të vullnetit për bashkëpunim, Presidenti Topi vuri në pah se “përpjekjet pozitive e serioze të shtetit e qeverisë kosovare janë evidentuar kryesisht edhe gjatë procesit të tanishëm të bisedimeve për zgjidhjen e çështjeve teknike mes dy vendeve, me synim funksionimin sa më mirë të një shteti demokratik dhe multietnik me institucione të konsoliduara”.

Kryetari i Shtetit nënvizoi rolin e rëndësishëm të Kuvendit të Kosovës e të partive politike parlamentare, maturinë dhe bashkëpunimin mes palëve, pavarësisht mendimeve apo orientimeve të ndryshme politike, çka vlen si shembull për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional e ndërparlamentar për të realizuar synimin e dy vendeve tona ndaj vlerave dhe aspiratave të përbashkëta euroatlantike.

Nga ana e tij, Kreu i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të Komisionit të Punëve të Jashtme që përfaqësonin Partinë Demokratike të Kosovës, Aleanca për Ardhshmërinë e Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe Koalicionin për Kosovën e Re nëpërmjet Partisë për Drejtësi, duke e falenderuar Presidentin Topi për pritjen e ngrohtë e vëllazërore, vlerësuan lart kontributin personal e të efektshëm të Presidentit Topi dhe të institucioneve të Shqipërisë për mbështetjen e pakursyer dhe përpjekjet e vazhdueshme për rritjen e numrit të njohjeve të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Zoti Kurti dhe parlamentarët e tjerë të Kuvendit të Kosovës vunë në dukje njëkohësisht se Kosova ka ende nevojë për ndihmën e Shqipërisë në ecurinë e reformave të saj për forcimin e shtetit, nëpërmjet rritjes së bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Prishtinës dhe atyre të Tiranës në funksion të aspiratave të përbashkëta integruese evropiane.

 

12 komente në “Presidenti Topi takon Albin Kurtin: Kosova ka nevojë për ndihmën e Shqipërisë”

  1. DJ Achmed Infedel says:

    Po ky turkoshaku i “Vetevendosjes” ca do te Topi———–ka ndonje propozim pse vajzat shqiptare nuk perdorin perce????

  2. denkoka says:

    Albin Kurti eshte me te vertet lider……..uroj mos te dali si veliaj…..

    1. raimondi says:

      Albin Kurti na zhgenjeu –Ky e paska mendjen andej nga arabet — Ca flet ky per vetvendosje —

      –Ky Albini pperdor patriotizmin e shqiptareve per te vendosur myslymanizmin –Ik ore Albin se ti paske mendje Islamike, jo Shqipetare

      –Ti i paske genjeshtra te gjitha ca thua per Patriotizem

  3. vucidoli says:

    ikni,o kosovare ,se s’keni cfare te mesoni tek ne.hajdutllekun,ku e kane zanatin kryesor keta tanet,edhe ju nuk ngeleni pas.bile ne disa aspekte jeni lider ne evrope.sala dhe iliri behen xheloze per disa gjera,ku ia kalojne [email protected]

    1. Olti says:

      Albin Kurti erdhi Ne vendin e vet i deklaruar! Shikoni Fazllicet e Serbet qe ju Jan ule kembekryq Ne Tirane! Ne se ai do te kerkoje tu vere perce Shqiptareve Ne do tu themi Ti heqin! Kjo eshte demokracija!

  4. Artemis.S says:

    @Denkoka meraku juaj eshte i pavend,per faktin se z.Kurti i ka dhene provat duke kontestuar te gjitha rregjimet ne Kosove.Vuajti burgun gjate rregjimit te Milosevicit,gjate rregjimit te Umnik,Eulex e madje edhe gjate rregjimit Thaci-Dell-Eulex.Konseguenca e veprimeve dhe qendrimeve te Vetvendosjes dhe Albin Kurtit(qe eshte artikuluar politikisht shume perpara krijimit te Vetvendosjes) shenon nje standart ne politiken boterore(pikerisht).Ne me shume se 11 vite Kurti nuk ka ‘ngrene’ qofte nje presje jo te bindjeve,por as te fjaleve dhe deklaratave qe ka bere.Krahasimi me politikanet andej dhe ketej kufirit do te ishte sa per te qeshur aq edhe per te [email protected] Achmed po te mos kishit intelektin e nje kavjeje do e meritonit nje pergjigje.

    1. denkoka says:

      jam krejtsisht dakort me ty…….pershendetje

    2. DJ Achmed Infedel says:

      o leshko eshte ai Humanisti dhe Demokrati i madh qe ne XXI del me ben deklarata per studim fetar dhe shamia per mbulimin e vajzave———-vetem nje anetar i shoqates “DUM BABEN” mund te thoje qe A.Kurti eshte politikan i se ardhmes.
      Edhe Hitleri nuk e hengri kurre fjalen——por kjo se ben njeri te ndershem dhe progresit———-vetem kafsha dhe budallai nuk nderron kurre mendim.

  5. Pelasgian says:

    Albin Kurti eshte nje politikan i mire

  6. eni leka says:

    zotit albin i uroj suksese dhe i them te mos merret shume me fene se i ule pike vetes

  7. tg usa says:

    keta kosovaret mos na bejne corbe me keq se jemi
    thjesht fqinjesine e mire dhe kaq
    boll me kaq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje