Fjalimet e kryeministrit Sali Berisha duket se mbjellin viktima të vetëvrasjeve në Shqipëri. Varfëria, papunësia, gjendja ekonomike dhe sociale, stresi dhe konfliktet për shkak të gjendjes psikologjike, janë shkaqet e evidentuara gjatë hetimeve. Viktima të moshave nga 16-70 vjeç. Por interesant është fakti se kurba e vetëvrasjeve, që janë të llojeve të ndryshme, vetëhelmime, vetëvarje, vetëvrasje me armë dhe mbytje, rritet së tepërmi gjatë ditëve që kryeministri Sali Berisha e zapton ekranin e televizorit live për më shumë se një orë. Ka ditë kur del edhe 3 herë në deklarata të ndryshme apo deri në 2 orë. Interesant është fakti se gjatë javës që udhëtoi për në SHBA, gjatë asamblesë së OKB-së në Nju Jork, numri i vetëvrasjeve ka qenë shumë herë më i vogël. Mesatarisht kur flet kryeministri vetëvriten 2 persona në ditë, kurse gjatë vizitës në SHBA, në një javë, 19-25 shtator, u vetëvranë jo më shumë se 2 vetë. Duket se kryeministri ka një impakt negativ në jetët e qytetarëve sa herë del në televizor dhe si për koeçidencë flet për lajthi e drufrutorë në Librazhd, ku shënohet numri më i madh i flijimeve apo për gjendje ekonomie të mrekullueshme. Më poshtë dukuritë e ndodhura këto dy javë. Para vizitës në Amerikë, situata e vetëvrasjeve ka qenë e njëjtë, me një mesatare 2 viktima në ditë.
19-25 shtator 2011
Vizita e Berishës në SHBA është shoqëruar jo vetëm me rënien e një shiu për tre ditë me radhë pas katër muajsh thatësire dhe vape, por edhe me shuarjen e dukurisë së vetëvrasjeve në vend. Gjatë kësaj periudhe nuk janë shënuar më shumë se dy të vetëvrarë gjithsej në një javë.
26 shtator 2011
Berisha kthehet nga SHBA dhe flet në Grupin Parlamentar më shumë se dy orë për sukseset e arritura ne Nju Jork, takimet me liderët dhe pasionin e shqiptarëve për arrorët dhe ullinjtë. Ai thotë se Shqipëria është model në Evropë dhe Botë për ekonominë e qëndrueshme dhe rritjen.
Ndërkohë në Rrogozhinë Kreshnik Selmani, 27-vjeç, ka vrarë me armë të fejuarën e tij shtatzënë 22-vjeçaren Marsida Hoxha, e më pas ka qëlluar edhe veten me të njëjtën pistoletë. Burime pranë vendngjarjes pohuan se e reja ishte 3 muajshe shtatzënë.Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e vajzës, ndërsa burimet paraprake të policisë sqarojnë se shkak për vrasjen është bërë një konflikt i rastit mes çiftit në depresion. Kujtojme se ate dite, ne Malesi te Madhe, babai ka vrare te birin me arme.
28 shtator 2011
Berisha flet për gjuetinë, arrorët dhe ekonominë në rritje, pasionin e shqiptarëve. Mirëqenie në familjet shqiptare dhe ulje papunësie. Fjalimi mbahet në Këshillin e Ministrave gjatë mbledhjes dhe zgjat mbi një orë.
Në këtë ditë, gjate orëve të drekës, në fshatin Gopësh të komunës Moglicë në Korçë, në një ndërtesë të pa banuar, babai gjen të varur në litar djalin e tij 16-vjeçar, me inicialet R. C. Shkak sipas policisë është bërë depresioni i përjetuar nga fëmija.
29 shtator 2011
Berisha flet ne parlament për ekonominë gjatë interpelancës, të ardhurat e shqiptarëve që shkojnë deri në 8 mijë euro dhe mirëqenie ekonomike, luftë korrupsionit dhe suksese. Por në Elbasan, në lagjen “Shënkoll”, është hedhur nga kati i 4-t i një pallati shtetasi Ermir Dyrmishi, 35-vjeç, i cili humbi jetën. Policia e Elbasanit në përbërje me grupin hetimor, shkuan në vendin e ngjarjes, ku kryen veprimet e duhura proceduriale, nga ku u konstatua se Dyrmishi kurohej për gjendjen depresive që vuante. Pikërisht kur kryeministri fliste në parlament, është vetëvarur në fshatin Katjel të komunës Rrajcë të Librazhdit një 55-vjeçar. Bedri Gurra, banues ne fshatin Katjel, u gjet i vetëvarur në pemë me litar, kurse shkaqet mbeten të panjohura.
AMA NEWS
ej tema haruat qe vrane armando andoni ose arjan selimin ,apo nuk quhet ky se ruhej nga gjykata
SHPEJT DO TI VIJE RADHA EDHE XHAXHOS NGA VICIDOLI
Politikane, polici e prokurori, punonjes te massmedias, krere te religjioneve, krere te organizatave te shoqerise civile, ambasadore te fuqive perendimore dhe jo vetem, por qe kane ndikim me jeten politike shqiptare, JU PERGJEROHEM MOS E LINI ME TE FLASE SAL-IUN SE PO NA MBAROHET SHQIPERIA DUKE VETEVRARE VETEN NJEREZIT!
Shume kendveshtrim interesant, pergezime Tema.
e hidhur dhe komike ne te njejten kohe.
epo keshtu e ka saliu po i vret shqiptaret me genjeshtra, njerezit do shfryhen diku, eshte e vertete qe kur e degjon te hypin nervat gruan se vret se ngel pa ngrene vret cunin se te han buken. tmerr nuk eshte per te qeshur por per te qare. kur degjoj keta patriotat qe flasin nga perendimi qe duan te sulmojne dhe fqinjet habitem, po or te mjere kush do ta pushtoje shqiperine vjen me buk dhe e pushtoi, qani o shqiptare bashkoini lotet me vuajtjet e nenave shqiptare se po na degjeneron saliu me qelbesirat.
Saliu- drakula i popullit shqiptar , do rrafshuar ose hedhur ne ere kulla e Doliviçit dhe te disifektohet nga kjo fare kriminele e pa shpirt .
sipas te gjitha gjasave ndodhin vrasje e vetvrasje sepse sic duket kryeministri ka reze te fuqishme per te ndikuar ne distance.Nje fallxhore nga Lezha e ka percaktuar si tersin e “POJANIT”.Ai kandikim edhe ne lindjet e femijve me shume meshkuj se femra dhe kjo sipas ligjit te numerave te medhenje percaktohet dhe vertetohet se mbas luftrave dhe sirezultata i vdekjeve ne meshkuj behet ballancimi nepermjet natalitetit me te madh ne mashkuj se sa femera.Me kujtohet nje raste ne kohen e komunizmit kur sekretari i pare i Fierit i drejtohej nje arsimtare duke i thenure pse nuk ishte martuar dhe ajo flake per flake i pergjigjet se nuk kishte sesi se burri i supozuar ishte bere deshmore e perfaqesonte nje te 28 mijten e viktimave te luftes se dyte boterore.Kinezes prej disa miljonesh jane deficit me seksin femer dhe do te emigrojne per tu martuar.Disproporcione qe shqiperia i ka eliminuar dhe eshte i pari ne bote.Rrofshin e qofshin Shqiptaret por mos te vriten nder vedi.
Njerezit vdesin edhe sepse nuk dalin jashte nga te ngrenit e tepert.
Por nje gje eshte e sigurte qe sa here qe flet Berisha shtohen 5000 vota me shume per te djathten.
Kjo eshte arsyeja perse terbohen te majtet sa here qe flet Berisha.
Bile edhe kur flet ne Anglisht pa asnje leter, terbohen me keq.
Thone se Edi flet nje Anglishte dhe Frengjishte te cale. Sa per Rucin, me kane thene qe e qane fare rushishten e serbokroatishten. Gjithashtu thone se edhe Prifti ka mesuar Anglishten se si behen incizime me ore dhe me laptop.
Pika qe s’ju bie, te verbuar nga deshtimi shikoni vetem zi e vdekje.
O Rroku ti nuk ngjan te jesh shqiptar me gjak e zemer, do jesh faqezi keshtu qe urime per shqipen!
Rudina
Kam vene re jo vetem nga ju por dhe nga sorollopi qe ju perfaqesoni qe kur sju pelqen dicka kapeni me gjuhen shqipe.
Pershendetje
Eçuditeshme eshte se vriten njerez te thjeshte, police,opozitare e punonjes te drejtesise. Veç qeveritaret tane jane shendoshe si kokrra e molles. A nuk dote thote se nje grup hajvanesh kane vene perposh kete popull. Dhe sa do te shijne kesisoj?
NUK E DI SE CFAR DO FITOJE BERISHA KUR TI VEJE SHPIRTI NE HALE. PO NUK E KUPTON KY INJORANT QE NUK E DO ME NJE KOMB I GJITH,HIQ KETU DISA SAHAN LEPIRES E DISA HAJDUTE,SI META ME SHOKE,POR EDHE KETA CFAR DO FITOJNE KUR T’U VEJE SHPIRTI NE HALE???
ESHTE E VETRTETE SE KUR FLET SALA SHTOHEN 5000 VOTA DJATHTAS POR ESHTE ESHE NJE E VERTETE SA HER FLEET EDI RAMA VRITEN NGA 8 SHQIPTAR:NDERSA UNE E KAM NJE TE MIRE QE NUK E DEXHOI FARE SE VIEN PER TE VJELLUR.
Ama bash HIQ nuk keni shkru….
sa vuajtem me heq dullen po na doli ky dullatjeter ma i keq e ky shiqet ma pa shku ne te sembes
Nuk e luan topi edhe une kam 1 kokedhimbje kur i shikoj surratin. Apo degjoj perralla te reja. Me qellim per te na hedhur hi syve. Duhet ndaluar ate qenie me forme njeriu por qe i tille nuk eshte. Meqense terheqja nga politika do te thote burgim per Xenin dhe Giten dhe per ate vete sipas Kabllogramit ne Wikileaks, ateher mbase duhet ber pakt me te qe te qerohet nga shqiperia me soj e sorollop. Keshtu mund te shmangen viktima te reja. Ne fund te fundit ky popull bukeshkale e ka votuar rreth 45% dhe merituar nje qenie te tille.
Ai edhe kur te vdese mos ia lini litarin jashte vorrit se do i shihet sherri.