Interpelanca/ Braçe: Qeveria po fal pasuritë. Berisha: Rritëm të ardhurat në 8 mijë euro

29 Shtator 2011, 17:09Politika TEMA

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka kërkuar sot një interpelancë me kryeministrin Berisha. Gjatë fjalës së tij, Braçe ka akuzuar Berishën se qeveria e tij po fal pasuritë kombëtare në kompani fantazma, vlera e të cilave në ditët e sotme ka shkuar në miliona euro.

Deputeti i PS-së tha se dy kompanitë që shfrytëzojnë pasurinë e naftës në Shqipëri kanë rritur vlerën e tyre falë marrëveshjeve të nënshkruar me qeverinë shqiptare.

“Banker Petrolium, i gjithë aktivitet i kësaj kompanie është vetëm në Shqipëri. Vlera e saj është rritur me 14 herë vetëm nga kontratat mbi pasurit e Shqipërisë. Kompania tjetër është Strema Oli, kompani guackë. Nuk kishte asnjë vlerë para se të hynte në Shqipëri. Sot kjo kompania ka 4 nga 6 fushmbajtëset e naftës. 66 milion dollarë është vlera e saj vetëm nga kontratë që kanë lidhur me Shqipërinë. Qeveria e këtij ka një kontratë 25 vjeçare që është miratuar në heshtje. Në një lojë burokratësh. Ishte Arjan Tartari që njoftoi qeverinë se marrëveshjet kanë hyrë në fuqi”, tha Braçe.

Nga ana tjetër Kryeministri Sali Berisha duke iu përgjigjur akuzave, tha se nga dhënia me koncesion për shfrytëzimin e pasurive të vendit janë trefishuar të ardhurat për qytetarët.

Sipas Berishës, qeveria e tij ka bërë të mundur që të ardhurat mesatare për shqiptarët, të jenë 8 mijë euro në vit.

Berisha ka thënë gjithashtu, se qeveria i ka kthyer shqiptarët në pronarë.

“Ne nuk kemi arritur të përsosurën por me programin dhe përpjekjen tonë kemi bërë qytetarët shqiptarë në pronarë dhe vendosëm në pronësinë e tyre Shqipërinë. Akti më madhor i kësaj mazhorance është ndarja e tokës. Kjo mazhorancë ka vënë arkivin e saj të trashëgimisë dhe asetet e këtij vendi në varësi të qytetarëve” ka theksuar Berisha.

Më tej kryeministri Berisha theksoi se kjo mazhorancë me reformat e saj solli tek shqiptarët një stabilitet ekonomik duke i dhënë vendit një rritje 2 shifrore.

9 komente në “Interpelanca/ Braçe: Qeveria po fal pasuritë. Berisha: Rritëm të ardhurat në 8 mijë euro”

  1. Kkoli says:

    Tall topet Sali, po I tall mirë fare të lumt palla kur je ne krye akoma..

  2. Vlora says:

    o idjot po ti ke genjen mor maskara………..
    familjet shqiptare jan pa buke ti thua 8000 euro…..

  3. xdxd says:

    kush familje ne bote merr 8000 euro ne muaj.???? as nje president ne bote nuk merr kaq por ne shqiperi ,me kete idiot ne krye ndodhin keto mrekulliraaaaaa……perse qendron kaq shume ne kete post ky i pa ftyre?kush e perkrah e kush ka interes te vazhdoj me tej, e mbingarkuar vendi me keto lloj plehra te ndyra.eh familia e tij e sakrifikon kete idjot per intereset e tyre personale por as keto nuk do kene te ardhme se çdo vjedhje shkon ne te zotin e saj qe eshte populli.

  4. Besa,Canada says:

    Pronat,Saliu i ndan mire, Rasti i juristit qe u vra ne mes te dites dhe ne mes te qytetit mbasi fitoi te drejten e prones,e tregon me se miri nje gje te tille. Saliu eshte monster e vertete. Pozicioni ku eshte ulur sot me mashtrim, e trimeron deri ne ate pike sa eshte bere i padurueshem per genjeshtrat e paturp qe thote Sot parlamenti eshte vertete vendi i turpit te Shqiperise Histeriket ,deputet te PD,brohorasin per Saliun, mburojen e vjedhjeve qe bejne se bashku dhe ne gare me njeri tjetrin, .opozite qe rri e trembur dhe nje spikere,vertet idiote.

  5. Kalimtari says:

    Nga qe i shtohen te ardhurat familjes se tij haxhi saliu me 40 hajdute i duket sikur po pasurohet populli.Ne Shqiperi ka frike te flase hapur nje person qe punon ne administrate pasi e flakin ne rruge te madhe njesoj si ne kohen e merhumit.Ky palo kryetar njeriu me negativ qe do te mbahet mend nga shume breza per te keqiat qe i ka sjelle atij populli.Edhe fashizem te ishte do kishte zhvillim.Pronat qe jane blere me gjak nga prinderit tane po i ndan ky kusar sikur te ishin te babait te vet.Ku e gjen forcen ky njeri i handakosur dhe ne emer te kujt populli flet ky kusar.Harram qumeshtin e nenes dhe pronat e rrembyera me familjaret e gjithe sorollopin tend nuk do ti gezoni.Do te dal hapur por pasi te kem bere nje yll ne lule te ballit.

  6. uk boy says:

    ropt ketij kryemiser i krimur m,,,,,,,f, tallu me popullin tend

  7. eni leka says:

    ka ngale si kale karroce po kur te hiqet kynjeri do ta gjujne fukaraja me domate te prishura vampir

  8. vinny says:

    Eshte e vertete se tokat jane ndare dhe shqiptaret jane bere pronare…ketu Berisha ka te drejte.
    Shkodranet kur te duan te keqen, te thone, “te befte zoti me prone”.
    Berisha nuk thote se si jane ndare pronat, kujt i jane mare e kujt i jane dhene, kush ka perfituar me shume nga ndarja e pronave, si dhe kur thote se mesatarja e te ardhurave te shqiptareve eshte 8 mije euro/vit, harron te theksoje se mbi 80% e pasurise shqiptare eshte ne duart e me pak se 20% te popullsise, pra e thene ndryshe 80% e popullsise ne shqiperi jeton me me pak se 1500 euro te ardhura ne vit.

  9. vlora -uji i ftohte says:

    Shyqyr zotit qe tha vetem 8 mije, se mund t’i ishte shkrepur te thonte edhe 80 mije… Cfare do te benit ju pastaj ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje