Ndërsa parlamenti gjerman dhe ai finlandez do votojnë për paketat e shpëtimit për monedhën e përbashkët, Sekretari i Jashtëm britanik, Uilliam Hejg, tha se Euro është si një godinë që po digjet, por nuk ka asnjë rrugë dalje. Hejg e kishte bërë këtë deklaratë që në vitin 1998, por e përsëriti atë tekstualisht, për ta vënë në kontekstin e ngjarjeve aktuale. Hejg tha se monedha ka qenë ‘një monument historik i një marrëzie kolektive’. Sulmi i tij vjen pasi kreu i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso, tha se BE po përballet me sfidën më të madhe në histori e bëri thirrje për bashkim për të kaluar krizën e borxheve.
Hejg shkoi edhe më tej kur tha se vendit tij duhet t’i kthehet më shumë pushtet nga ai që i ka marrë Bashkimi Europian.
Po ashtu, Britania pritet të kundërshtojë ashpër një taksë të propozuar nga Barroso. Ky i fundit pati deklaruar se duhet vendosur një taksë për transaksionet financiare për 27 vendet e BE, që do të mbledhë deri në 47 miliard sterlina në vit, duke siguruar se ky do jetë një fond për masat e shpëtimit. Edhe tregjet reaguan me nervozizëm pas këtij propozimi.
Nuk eshte çudi qe Britanikete luftojne euron, pasi kjo eshte “vdekja” e tyre.
Britania jeton ne boten e saj. Mospjemarrje ne Shengen, monedhen e saj, timonin nga e djathta, masat e saj te gjatesise dhe peshes. Normalisht i dhemb kjo taksa e re, duke qene se asaj nuk i intereson shume c`behet me Euron.
Dhe ju komentuesve te mesiperm ju duken gje budallenj britaniket ? Euro duket qarte qe e ka ne “tullumb” !
Britaniket nuk e nderroj
monedhene tyre se do dukeshin pa identitet pastaj.Deshironte Toni Bler vite me pare te hynte ne Eurozone por e djathta e kundershtoj duke e cuar ceshtjen per referendum.E Bler u terhoq se dihej sesi shkonte referendumi..
Tironci Lugano,
Kendej nga Thuni eshte kohe e mrekullueshme. Cfare kohe ben andej nga Zürich. Sot ne gazetn “Berner Zeitung” eshte nje artikull ne lidhje me fjalimin e Barosos me titull ” Komisjnoni i BE do qe te fusi ne shina sektorin finncjar”. Ne kete artikull flitet sidomos per taksen e transaksioneve ( veprimeve ) financjare ( FFT). Ketu thuhet se ne dy-tre vjetet e fundit shtetet e BE i kane dhene ne forme borxhi dhe ndihme sektorit financjar 4,6miljard Eruo dhe se, eshte koha qe edhe sektori financjar te paguje dicka per transaksionet financjare qe ai ben. Per kete problem ne mes te shtatorit 2011 ministri i financave te USA Timmothy Geithner deklaroi se, nuk eshte fare dakord me kete takse. Po kete qendrim mbajne edhe bankat zvicerjane dhe sidomos qeveria angleze dhe ajo polake ( te dy shtetet nuk jane ne zonen Euro ). Justifikimi, sidomos i anglezeve eshte se, ne se zbatohet kjo takse atehere bankat boterore qe punojne ne Londer do largohen brenda nje kohe te shkurter nga Londra.
Une kam mendimin se, shkolla anglo-saksone ( amerika dhe anglia ) nuk jane per kontrollin e sistemit financjar ne bote jane per lenjen e lire te tregut financjar. Ndersa shkolla europjane, sidomos gjermanet dhe francezet kerkojne qe politika te behet me DHEMBE dhe te veri nen nje fare kontrolli sektorin financjar.
Une ne fakt jam dakord me eleftherine kur thote se, bankat jane shkaktaret e kesaj mizerje financjare. Kriza filloi ne 2006-2008 sepse, ne treg ne te gjithe boten dhe per kohe shume te gjate kishte shume leke te lire ne treg ( taksa baze e interesit e ulet ), dhe sidomos bankat amerikane shkaktuan fllusken e madhe te shtepive. Ato ju prishnin mendjen shume njerezve qe me pretekstin e realizimit te enderes amerikane sipas te ciles, cdo njeri duhet te kishte shtepine e vet private. Ata ju dhane kredi njerezve te thjeshte qe, nuk kishin as nje lloj boniteti ( siguria qe do kthejne ne kohe kredine e mare ). Pra u ndertuan shume shtepi dhe cmimi i shtepive u arrit me anen e spekulimeve te bankave. P.sh. ne se une mora kredi nje miljon dollare dhe ndertova shtepine atehere cmimi i shtepise u rrit artificjalisht nga bankat per shembull 1,5 miljon dollare brenda dy-tre vjetesh. Me 0,5miljon dollare te diferences se cmimit une mund te beja cfare te doja ( blerje makinash, mobiljesh etj.) . Pra ekonomia u zhvillua, ndertoheshin shtepi dhe bliheshin makina etj. Kjo gje vazhdoi deri ne nje pike te caktuar dhe flluska e imobiljeve plasi. Banka amerikane Lemon Brothers qe, merrej kryesishte me imobilje kishte bere me miljona paketa financjare te semura (ku kishte futur brenda kredi te semura te dhena njerezve qe nuk kishin bonitet te mire dhe qe e kishin tepruar me blerjet dhe nuk kishin me leke te paguan kestet e kredise ) si dhe produket te tjera financjare te shendosha. Keto paketa financjare te semura ajo i kishte shitur ne te gjithe boten. Asnje banke nuk e dinte se kishte blere nga keto paketa te semura. Qeveria amerikane beri gabimin e madhe dhe lejoji falimentimin e Lemon Brothers. Te nesermen u pa se ishte nje gabim kolosal, sepse Lemon Brothers me paketat e saja kishte semure gjithe sektorin financjar ne bote. Bankat e ndryshme nuk e dinin se sa paketa te semura kishin ne portofolin e tyre dhe te bakave te tjera dhe lindi nje mosbesim i madh. Kapitali privat i bakave ( leket kesh ) ishte shume i vogel, bankat nuk jepnin dhe merrnin leke nga njeri tjetri se kishin frike. Pra kriza nga krize imobiljesh u kthye ne krize bankash. Shtetet e ndryshme nuk mund ti linin bankat te falimentonin se atehere nuk do funksiononte ekonomia dhe krediti. Sistemi financjar ishte pa gjak ( leke kesh ) keshtu qe qeverite u detyruan te shpetojne bankat ( to big to fail ) dhe i furnizuan ato me leke duke marre borxhe per vete ( shtetet) ne tregun e kapitalit ( duke shitur bono thesari me norma interesi te larta ). Pra kriza nga krize bankash u kthye ne krize te borxheve te shteteve te ndryshme.
Nderkohe bankat morren leke me cmim shume te ulet ( Amerika norme interesi zero %, Zvicra zero%, BE ne fillim 0,25 % tani 1,.5 % ) dhe ne vend qe keto leke ti investonin 100% ne ekonomine reale, ato ( bankat ) pjesen me te madhe te ketyre lekeve e investuarn ne kapitalin boteror te bonove te thesarit te shteteve e ndryshme. Pra bankat morren leke me norme interesi zero % nga bankat qendrore te shteteve dhe me keto leke blenin bono thesari te shteteve te ndryshme me norma te larta interesi. P.sh. normat e interesit te bonove greke ariten deri ne 19 %. Pra ne se nje banke gjermane blente 100 miljon bono thesari greke per pese vjete me norme interesi me 19 % i bie qe pas pese vjeteve kjo bange do merrte nga shteti grek 5vjet x 19 % = 90% pra do merrte 190 miljon Euro. Kuptohet qe ketu nuk behet fjale per 100miljon ketu behet fjale per transaksone per miljarda Euro ne dite. Une di ( me falni se nuk i kam shifrat ) se ne nje vit behen transakjone financjare me nje vlere dhjete here me te madhe se sa i gjithe prodhimi bruto vjetor i te gjithe botes.
Tironci Lugano, me fal se e zgjata. Pershendetje.
Plaku, nga ana financiare nuk dime shume gjera, por renditja e fakteve dhe argumentat ishin shume sqaruese. Ishte me te vertete e dobishme. Faleminderit dhe te uroj gjithe te mirat.
Neorealizmi,
Edhe une te falenderoj ty per fjalet e mira. Dua te theksoj vetem se, une vete nuk jam ekonomist dhe nuk kuptoj fare nga financat. Mund te te garantoj vetem qe, materjali eshte marre pa deformime nga shtypi dhe tv gjerman. Pershendetje.
te diskotosh se pse britaniket nuk e duan eron duhet te shikosh dhe te studjosh pak se qesht ERO, nga vjen dhe kush e shpiku kete lek te ri , kur ta lexoni dhe te gjeni informacjon per ERON atehere do te kuptoni se pse anglia nuk e futen eron,
po u rrezua Euro (gje qe nuk do te ndodh), merr me vete jo vetem Britaniket, qe kane pare nder shekuj vetem veten e tyre – por edhe Kinen e madhe!!!. Britaniket (konservatoret) nuk arrijne te ndergjegjesohen se bota europiane, pa qene e bashkuar (te pakten ekonomikisht) edhe Brazili ka per ta “gelltitur” shume shpejt..
respekte
Kjo eshte e ardhmia ekonomike e Evropes.
Klikoni ketu : http://www.youtube.com/watch?v=aC19fEqR5bA
…do shtoja akoma dicka PLAKU per bankat… Sulmi qe sot i behet shoqeris,nga kapitali dhe ata qe levizin marjonetat,duket qart pos nuk kan qellim vetem kufizimin e shfrytezimit ekonomik.Qellimi nuk eshte vetem nje grusht njerez te tregtojn gjithcka,por edhe per te prodhuar ate tip te ri ANTROPOLOGJIK i cili pervec se mall do jet edhe perdorues i tij.
Ne 2008, per te shpetuar “gjoja” nga falimenti bankat ju disponuan nga fondet shteterore (pra nga djersa e popujve) 1 tris.dollarion.Por loja nuk mbaron ketu.Sic e shikojm tani tzogarun hapur mbi shtetet e Evropes jugore.pershendetje
eleftheria,
Ke te drejte moj moter, te faleminderit per informacjonin. Pershendetje.
plaku,me vjen mire qe po na sqaron gjera qe kane te bejne me sistemin dhe me zinxhirin e sistemit.Cirkuiti financiar eshte i pakontrollueshem tashme,dhe po rrezon shtete,shoqeri dhe maredhenie civile.E kam permendur qe une kam respekt per djersen e grekeve te thjeshte,se punetore jane;hallexhinj si ne dhe si mjaft kontribues emigrante shqiptare qe po humbin shpresen bashke me ta.Une besoj se Greqia do ta marre ndihmen,se sistemi nuk lejon keputjen e nje hallke,ndryshe shthuret e gjithe karabinaja.Por sa e ndihmon ndihma financiare me interesa te lartakjo me ben te dyshoj se po i shtyhet afati nje krize tjeter qe do duket pas 5 ose 10 vjetesh.Po lexoj nje liber te para 15 vjetesh.Je kurioz per titullin?Meqe di italisht po ta them:”Il declino del capitalismo”i Emanuele Severino.Ky kishte parashikuar qe para 20 vjetesh renien e socializmit real;tani thote radhen e ka kapitalizmi.Ku i dihet?
beso,
Faleminderit per shkrimin. Me sa kam lexuar une sociologet e ndryshem thone se, e mira e te mirave do te ishte nje sistem hibrid i cili te mari te mirat e socjalizmit dhe te mirat e kapitalizmit. Me sa duket do te jete vetem nje ender e bukur per njerezimin. Me sa shof une ne Europe, politikanet e kane kuptuar se, nuk duhet lene dore e lire ologarkise financjare qe, pretendon se tregu regullon gjithshka dhe i duhet lene dore e lire. Kriza e fundit tregoi se, botes finanzjare i duhet vene kufiri dhe rregulla. Per shembull problemi i venjes se takses per cdo transaksion financjar. Ose zvogelimi i bankave te medha te cilat nen pretekstin e “to big to fail” bejne qe suksesi te privatizohet ( boni, rroga te larta etj, ) dhe mossuksesi te socjalizohet ne kuptimin qe shteti i furnizon me kapital te ri qe ato te mos falimentojne se kjo eshte e lidhur me ekonomine reale. Politikanet ne gjermani ju kane vene kondita bankave ne lidhje me kapitalin privat te bankave ne kuptimin qe ato te kene nje perqindje deri 30% kapital privat. Merre me mend banka me e madhe e Zvicres UBS kishte nje kapital privat prej vetem 5 %.
Beso, une mendoj se, ne te dy kemi problemin se, nuk jemi ekonomiste dhe me gjithe deshiren e mire ( une te pakten ) nuk kuptojme sic duhet lojen qe, behet midis oligarkise financjare dhe politikes. Me fal se u be vone. Naten e mire ose me mire te themi mire mengjez. Pershendetje.
Hahahahahahahaha!
kam lexur pak kohe me pare nje artikull ku flitej per europen. amerikanet kane plan ta shperbejne ne tre blloqe. nuk ka shance europa qe te behet superfuqi, e thene vence keta e bien rrufull boten, mjere ai qe eshte armik ose kundershtare me us ?