Shqipëria nuk e merr statusin kandidat për në BE edhe këtë vit

28 Shtator 2011, 16:41Politika TEMA

Në rrugën e saj drejt BE-së, Shqipëria nuk ka plotësuar kriterin politik dhe as mjaftueshëm 12 prioritetet e caktuara nga Komisioni Europian.

Në Strategjinë e Zgjerimit, e cila pritet të publikohet në mes të tetorit, Komisioni tregohet formal, duke vlerësuar se vendi do të meritojë statusin kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtaresim vetëm pasi të ketë përmbushur kushtet. Vlerësimi përmbledhes nis me zhvillimet politike.

“Skena e brendshme politike e Shqiperise u dominua gjeresisht nga vazhdimi i ngercit politik dhe zhvillimet e konfrontueshme me tej. Perleshjet e dhunshme ndermjet protestueseve kunder qeverise me policine cuan ne vdekjen

e 4 personave dhe amplifikuan klimen e mosbesimit mes forcave politike, sikunder dhe ndaj disa institucioneve shteterore. Zgjedhjet lokale ne Maj, megjithese te vleresuara si konkurruese e transparente, u shenjuan vendosmerisht nga parregullesite qe nevojitet te adresohen. Ne vecanti, polemika rreth numerimit te votave per Kryebashkiakun e Tiranes rriti polarizimin mes shumices qeverisese dhe opozites.”

Menjehere pas renditjes se ketyre ngjarjeve, Komisioni rekomandon rrugen qe duhet te ndjekin dy forcat kryesore politike.

“Tashme eshte urgjente qe forcat politike ne Shqiperi te rivendosin dhe te ruajne nje nivel te dialogut politik, i cili do te mundesonte funksionimin e duhur te institucioneve kyce demokratike, vecanerisht parlamentin, dhe progresin drejt rruges se integrimit ne BE. Kthimi i plote i Partise Socialiste ne Parlament nga shtatori eshte hap premtues qe duhet te kontribuoje drejt ketij qellimi. Parregullsite domethenese te identifikuara ne dy zgjedhjet e fundit perligjin nje reforme teresore elektorale, e cila do te perfitonte nga keshilla e pavarur e jashtme.
Dy partite kryesore politike kane marre persiper oferten e BE-se per riangazhim ne menyre konstruktive ndaj prioriteteve per integrimin europian te vendit. Marrëveshja e fundit nderpartiake per nje mocion-rezolute mbi Integrimin Europian ne Parlament eshte nje zhvillim i mirepritur e i rendesishem. Eshte thelbesore tashme per partite politike ne Shqiperi qe te angazhohen ndaj nje procesi te qendrueshem e te strukturuar per te punuar se bashku mbi reformat europiane. Menyra per te ecur perpara do te ishte miratimi formal i nje pakti per integrimin europian, i cili do te perfshinte nje proces per rishikimin e perbashket dhe miratimin e planit te aksioni per adresimin e rekomandimeve te Opinionit dhe nje program per reformat thelbesore, perfshire punen e parlamentit dhe zgjedhjet.”

Pas vleresimit te klases politike, Komisioni rendit arsyet pse vendi nuk meriton as statusin kandidat dhe as celjen e bisedimeve per anëtaresim ne BE.

“Ne pergjithesi, Shqiperia ka bere progres te kufizuar ne arritjen e kritereve politike per antaresim dhe ne 12 prioritetet kyce per hapjen e negociatave te antaresimit, sic u identifikuan ne Opinionin e Komisionit qe miratoi Keshilli ne Dhjetor. Ka patur njefare progresi ne luften ndaj krimit te organizuar, me permiresimin e trajtimit te personave qe mbahen ne burgje dhe te te drejtave te femijeve, por progresi mbetet i pamjaftueshem persa i takon: gjyqesorit, politikes kunder korrupsionit, te drejtes se prones dhe permiresimit te kushteve per komunitetin rom, te cilat i shtohen punes se parlamentit dhe zgjedhjeve. Shqiperia ka nisur te zbatoje planin e aksionit ne drejtim te rekomandimeve te Opinionit te Komisionit. Megjithate, perpjekje te metejshme kerkohen per te garantuar efektshmerine dhe plotesimin e veprimeve te parashikuara, perfshire nepermjet bashkepunimit te ngushte me opoziten. Shqiperia do te duhet te beje perpjekje te qendrueshme dhe te arrije progres te tregueshem ne te gjitha keto ceshtje, perpara se Komisioni te mund te rekomandoje status kandidat dhe hapjen e negociatave per antaresim ne BE.”

Si pjese pozitive permendet zbatimi pa pengesa i MSA-se si dhe arritjet e kenaqeshme gjate dialogut per liberalizimin e vizave qe cuan ne heqjen e regjimit te vizave ne dhjetor 2010. Qeveria eshte informuar paraprakisht mbi permbajtjen e vleresimit te radhes nga Komisioni. Burime konfidenciale prane BE-se rrefyen per Top Channel se Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ne takimin informues te premten e kaluar ne Bruksel, ka kerkuar qe raporti i Komisionit te fajesoje qarte opoziten per bojkotin ndaj procesit te integrimit. Ndersa pergjigja e marre nga Komisioni per kete kerkese te posacme, sipas te njejtave burime, ishte se per te votuar ligje me rendesi politike, jo ato teknike, eshte e natyrshme qe nje opozite te prese sinjale te hapjes nga maxhoranca qeverisese, duke nisur nga ndryshimet per rregulloren e kuvendit. Pervec informacioneve nga ky takim, dokumenti konfidencial i BE-së, i siguruar nga Top Channel pak jave para publikimit nga Komisioni Europian, eshte pjese e strategjise se zgjerimit ku Komisioni permbledh zhvillimet ne Shqiperi per t’ia raportuar vendeve antare. Raporti i plote dhe i detajuar i progresit mbi Shqiperine pritet te behet publik me 12 tetor, pas vendimeve qe do te merren nga Kolegji i Komisionereve per gjuhen qe duhet perdorur dhe ndryshimet e mundshme deri ne versionin perfundimtar te raporteve respektive ndaj secilit vend aspirant per ne BE.

Pergatiti ARTA TOZAJ

36 komente në “Shqipëria nuk e merr statusin kandidat për në BE edhe këtë vit”

  1. tourkofagos says:

    sa e ka marre Turqia,aq do e marre dhe Shqiperia,,,,,!!!!
    me korraket e Erdoganit,nuk shkohet ne Evrope,,,,!!!

    1. anastasi says:

      me korraket e erdoganit dilet nga europa hahahahahahaha

    2. Vlora says:

      prite se edhe ju korrofillaket grek,,, shum shpejt keni per ta lene ate.

    3. vlora -uji i ftohte says:

      Te fala asaj grekes…

    4. bobi says:

      turkokarfagos, mos harro te lash gojen dhe dhembet ne mengjes, te varen ca si jarge kur ngrihesh nga shtrati.

  2. ELENA GJIKA says:

    E sa do gezohet EDI RAMA

    1. DJ Achmed Infedel says:

      Elena
      Ke pare ti kryeminister te nje vendi te EU-se te beje deklarata si Sala per puce shteti e kryeprokurore lavire etj——–se po i leme ligjet dhe reformat kemi 20 vjet demokraci—–dhe akoma nuk as hije gjykate administradive———rruget nuk kane numra civike——–postieri te sjell letren tu pyt cunat e lagjes ku e ka shpine filoni etj—–kjo jane elementare per nje vend qe aspiron te hyje ne BE———–po ti je mesuar ne punosh nen tavoline ndoshta dhe varet si merr gjerat.

    2. tourkofagos says:

      vetem nje bjonde,mund te kete dyshime te tilla,,,,!!

    3. olti says:

      Shqiperia Elena duhej te futej ne BE diku aty nga vitet 1993-1994, kur popullsia Shqiptare perballoji me dinjitet reformat ekonomike e politike dhe vendet perreth ishin te perfshire ne konflikte civile. Populli shqiptar u tradhetua nga nje klase politike e pa-afte dhe e degjeruar. Nuk kishte asnje justifikim per klasen politike Shqiptare ta linte vendin mbas nje shteti si Kroacia qe kreu genocid, mbas nje shteti si Bullgaria qe kishte partine komuniste te pareformuar ne fuqi deri ne 1995 apo me vone. Edi Rama eshte thjesht nje lajmetar qe na thote te gjitheve ne se nuk mund te vazhdohet me keshtu sepse ai e shikon nga afer degjenerimin, korrupsionin e tradhetine si ne rradhet e Partise se tij Socialiste ashtu edhe tek kundershtari i tij Salih Berisha. Une se kuptoj si mund te aplikosh per ne BE kur disa muaj perpara forcat e armatosura ekzekutuan 4 qytetar ne bulevard qe u prishnin rehatin.

    4. FolDrejt says:

      Te siguroj qe me shume do te gezohet shpellari yt i dashur.Sepse keshtu nuk do te kete mbi koke kontrollin e bashkimit evropian per gjithe krimet ekonomike e politike qe ai ben ne dem te popullit te vet.

    5. skelari migrues says:

      Uo motra, e ke gje Shpetim Gjiken ti moj, se ja nxive faqen.
      p.s. – vetem ju sklleverit e Sali kancerit mendoni se jemi
      vend normal me ate kryeminister…

  3. Kalorsi i zi says:

    Ngrehu o popull hiqeni saliun se hapur e keni Evropen, Turqia mban saliun per te detyruar BE qe te antaresoj dhe turqine. Ngrihuni se po na con drejt luftes qelbesira.

  4. Qytetari says:

    Sa te jene VAMPIRET ne pushtet shqiptaret nuk do te futen ne BE. Mendohuni mire o shqiptare kur te njeni para kutive te votimit e mos u genjeni me nje vend pune,sot po behet fjale per jetet e femijeve tuaj!

  5. BREZI I RI I PERGJAKUR says:

    Si ka mundesi qe na e bene vendit tone kete padrejtesi EU.

    Ne kemi qeverine me te sukseshme, keta qorrat po ta pranojne Shqiperine ne BE do te rritet menjhere stabiliteti i EU. Ne edhe Gjermania jemi per te marre shembull ne bote . Jane ne terezi keta. Ketu njerezit vrasin veten nga lumturia e madhe dhe bolleku sa ju eshte merzitur jeta monotone edhe pakuptimte.

    Sa te trashe keta, por te pakten te marrin Saliun se aji eshte Shpetimetari i Botes.

  6. APOKALYPSIS says:

    Siiii vendi i 8-te ne bote nuk do futet ne EU?!?!? Si kshu!!! Vendi qe ben pjese ne 8ce??? Jo jo s’ka mundesi?? Norveqia e Ballkanit??! Jo s’ka mundesi!! Kta avropiant na kan inat se ndarkoh qi na zhvillohna me ato dy perpjet, ata kan rexhension … nuk dum t’shkojm n’Europ, ne kemi shkue n’Turqi ku Erdoghan na e punon mire para mbrapsht … he he he he

  7. titi says:

    na cane koken me kete gjuhen e ndyre diplomatike. shqiperia ka bere progres te kufizuar. cdo me thene. thuaj ore vella regres. ca lesh progres i kufizuar. te vjen dhe per te qeshur te degjosh deklarata te tilla

  8. i drejti says:

    une me zemer dua qe shqiperia te jete ne te gjitha institucionet nderkombetare – pavarsishte se eshte e majta apo e djathta ne pushtet -por mendoj qe evropa nuk e ha mutin qe hengri amerika(bushi)qe na futi naten e fshehur. -ja me thoni-cfar ndryshoi ne politiken shqiptare mbasi u futem ne nato pervecse – nuk u bene zgjedhje te ndershme dhe zgjedhjet u vodhen ne dit me diell dhe u dha ne televizion qe e pa gjith bota.ka ndonje vend ne nato me prokurori e gjukata qe zbatojne vetem urdherat e nji trapi?ka ndonji vend ne nato apo b.e. qe kryetari i keshillit te larte te drejtesis e komandant i pergjithem i ushtris te jete kaq indiferent me cka ndodhin ne vendin ku ai eshte president?ka ndonji vent ne evrope me te njejtin surrat 20vjet ne krye?eshte putini por te pakten ai e ka mbushur boten me zocka.nga 96 te pakten ketu ku jam une kam 5 k|ministra te ndryshem.asnje vend ne bote nuk eshte ndertuar pa dashurin e politikaneve per vendin.

  9. Ramy says:

    PO kjo tashme eshte deshmuar nga nje opozite penguse me langaraqet e saj, se nuk hym dot ne europ, e cila nga viti 2009 po tenton me qdo kusht ta parandaloj integrimin e shqiperis, sepse keta kan te trashiguar izolimin nga baballaret e tyre dhe disa te rexhur qe jan akoma ne party , por populli do i c`rrenjose nga politika bythzinjet socialist ne 2013.

    1. Kalorsi i zi says:

      O Trap fluturus, ne pushtet jane byrazeret , cilin do heqesh nga pushteti ne 2013 ? ti je fenomenal, Ramy

    2. olti says:

      Ramy a mund te me thuash ce cfare kalendari perdor ose ne cilin vit jeton? sa per njohuri Shqiperia drejtohet nga LSI, partia e vertete radikale socialiste me prejardhje te paster komuniste pa qene nevoja te perdorim emra. apo mjafton qe bashkohen me Salen se ua falni te gjitha ju? jo ne.

  10. gello says:

    perderisa nuk ka ligj per njerezit e ligjit as 2020 nuk kemi per ta marre statusin e vendit kandidat per ne be me kryeminister sali qenefin

  11. fortunato65 says:

    sali berisha eshte nje budalla dhe shqiptaret qe e votojne jane koqe kandari .te njejten fraze perdori berluskoni kur ne italui votuan te majten .per shqiperine kjo shprehje eshte e sakte.europa sillet me shqiperine siç sillet babai me djalin qe i çane koken çdo dite duke i kerkuar nje motorr.ai (babai ) nuk mund tia jape pasi nuk mundet edhe europa nuk mund te pranoje shqiperine pasi eshte vendi numer 1 ne europe per korrupsionin qeveritare dhe familjaret e tyre vjedhin me te dyja duarte.liberalizimi i vizave ishte nje lemoshe pasi ne europe jane 1 milion e gjysem shqiptare qe punojne dhe jetojne.jane ata dhe jo berisha qe fituan liberalizimin e vizave.flijeni mendjen shqiperia ne europe do te hyje ne vitin 2050 kur niperit tane te jene pergatiture ne shkollat europjane dhe boterore .

  12. Gazmend Nushi USA says:

    Sa te kete njerez si ty Mero dhe si Edi me te vertete Shqiperia nuk shkon ne Europe.Po dhe kjo gje do te realizohet don apo nuk don ti shoku Mero dhe shoku Edi ,keshtu bertitet dhe per pashaportat dhe per ne nato dhe ne te gjitha keni vazhduar,por ju vazhdoni te lifni por Shqiperine ne Europe nuk e pengoni dote se ajo eshte ne Europe packa se ju e done ne Azi.

    1. fule says:

      E njejta prerje injorance jane keta dallkauket gjoja te “djathte”.
      Sikur i ka pjellur mitra-Vucidolit te gjithve… haha

  13. Aredion says:

    O gazmend prape fole o burre. po antaresimin ne nato e duan te gjithe mer injorant por cte bejme se ka njerez te semure per saliun si puna jote. Sipas teje kush e ka fajin qe nuk jane plotesuar kushtet???? Per mendimin tim qeveria se ajo ka gjithcka ne dore dhe jo opozita. Po me te vertete qenka e kote te flasesh me njerez si puna jote qe nuk hajne pyka.

  14. H.Kola says:

    Kushe ka fajin qe s’na japin statusin?

  15. martin says:

    opozita ti kerkoje dorheqjen pseudo qeverise se integrimit.

  16. Pelasgian says:

    ska cna duhet BE-ja e leshit .

  17. Ramy says:

    ore kali i zi , e kupton fjalen , C`RRENJOSJE? Qe do te thot se ne 2013 populli do i nxjerre me rrenje socialkomunistet nga politika , e kuptove bythzi

    1. white_power says:

      Bravo, per socialkomunistet besoj e ke fjalen per aleancen Mafies se Kuqe te LSI me komunistin plak, shpellarine Vucidolit, Sali Ram Berisha, apo jo?

    2. Ramy me tru says:

      Sa pall je ti o merhum

  18. tg usa says:

    VOTA jo per PS, por per EDI RAMEN eshte shpetimi i vetem i ketij kombi.

  19. plaku says:

    mjere ky popull ne cdor ka ra

  20. Ramy says:

    Me parakushtet e edi rames eshte i veshtir integrimi , kjo eshte nje taktik e re e strategjise se vjeter per bllokimin e procesit te integrimit. ky njeri kerkon pushtetin pa i marre votat , dhe i ven kushte shqiptareve duke thene o do behet si them une o nuk ka integrim. ka ikur per lesh

  21. E verteta says:

    Po me nje greko-Edi Rama edhe nja 10 vite duhet te presim…

  22. oltjon says:

    Lini mor karriget dhe shikoni se cfare do behet me popullin e mjere.se na soset durimin politikane muti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje