Berisha flet sërish për raportin ekonomik: U rrita jetëgjatësinë shqiptarëve

28 Shtator 2011, 11:42Politika TEMA

Edhe pse po bëhen tre vjet që e ka tkurrur uljen ekonomike të Shqipërisë në gjysmën e asaj që ishte përpara se të vinte ai në pushtet, kryeministri Sali Berisha sërish e shpenzoi mbledhjen e sotme të qeverisë për të folur për një raport, që e rendit Shqipërinë ndër vendet e para në botë për ekonominë e saj.

“Kryefjalë e mbledhjes mbetet ekonomia dhe reformat e saj. Raporti i Bankës Botërore dhe disa universiteteve më serioze në botë mbi ecurinë ekonomike në botë, dëshmon për një progres të Shqipërisë. Liria ekonomike në botë ka njohur regres, për botën kujdesen ata që kujdesen, ne kemi Shqipërinë. Ndaj dhe ne kemi shënuar progres me 16 përqind. Në fushën e lirive ekonomike kemi lënë mbrapa 12 vende të Bashkimit Europian. Kjo nuk mund të na bëjë ne aspak euforikë, duke qenë se kemi arritur këtë stad, përkundrazi kjo  duhet të na motivojë ne fuqishëm. Shqipëria i ka shpëtuar recesionit, krizës, vetëm e vetëm për shkak të modelit ekonomik të bazuar në lirinë ekonomike. Asnjë faktor tjetër nuk na ka mbrojtur ne nga kriza ekonomike botërore përveçse lirisë ekonomike.

Ne renditemi në 10-shen e parë në botë për qeverinë e vogël. Ne premtuam qeveri të vogël, zbatuam qeveri të vogël. Do zvogëlojmë agjencitë ekzistuese. Çdo përpjekje për të fryrë organikat dëshmon se po bëhemi viktimë e burokracisë. Një arritje kaq të madhe, që kemi realizuar, nuk mund ta kërcënojmë, përkundrazi të shohim si ta konsolidojmë më tej. Nuk ka gabim më të rëndë se të vendosësh njerëz në punë palë- palë, që kalojnë ditën duke luajtur letra ose duke hedhur fall në filxhan. Kemi qeverinë deri në katër herë më të vogël po të krahasohet me vendet e rajonit,” tha Berisha.

Kryeministri tha se raporti thekson se është rritur ndjeshëm jetëgjatësia e shqiptarëve.

“Ky raport njofton për herë të parë se jetëgjatësia e shqiptarëve ka shkuar 79.4 vjet. 15 vjet më parë ishte 70-71 vjeç,” tha Berisha, duke shtuar se kriza nuk do e prekë Shqipërinë sepse investimet e huaja janë rritur me 1 miliard euro.

“Kriza që po vjen nuk do jetë afatshkurtër. Ne nuk kemi mburojë tjetër përveçse lirisë ekonomike, përveçse reformave ekonomike. Ndaj duhet t’i marrim këta tregues në total. Ne duhet të bëjmë gjithçka që të ecim me shpejtësi drejt vendeve të para në botë. Kjo është rruga e vetme për të shndërruar në vlera për qytetarët tanë pasuritë e këtij vendi. Ndaj kërkoj nga ju zotërinj ministra, që secili prej jush të analizojë çfarë ka bërë ai për të privatizuar asetet që janë në varësi të ministrisë së tij. Çfarë ka bërë ai për të dhënë me koncesion, apo në përdorim pronat në varësi të tij,” tha Berisha, duke bërë sërish thirrje për të mbjellur ullinj e arrorë për të përballuar situatën.

Kryeministri zbuloi se sa i përket tregtisë jemi në vend të 79, por mund të ishim shumë më mirë.

“Nuk ka pse të jemi për tregtinë ndërkombëtare në vendin e 79 e të mos jemi në vendin e 8-të,” tha Berisha.

22 komente në “Berisha flet sërish për raportin ekonomik: U rrita jetëgjatësinë shqiptarëve”

  1. i drejti says:

    ky eshte me te vertet i cmendur.

    1. Vlora says:

      o skizofren… nga fukaralleku njerezit po vrasin veten.
      per ke flet xhanem,,,dhe kush te degjon ty?????//

    2. preng sherri says:

      DOKTOR MORTJA

      Mullah Berisha

      si ka mundesi me gjithe keto arritje o Sali Sheqerja , njerezit nud duan te te degjojne as emrin!!

  2. Andreas says:

    me vitin 1938 i ben krahasimet dhe ky. njesoj si Enveri.

  3. askushi says:

    Jeni per te lavderuar per punen qe keni bere per ritjen e jetgjatesis ne Shqiperi.Keto dite u nda nga jeta ne moshen 63 vjeçare, aktori dhe humoristi Vasillaq Vangjeli.Ndryshoni ligjin dhe ktheheni leket familjes per kontributet qe ka derdhur per sigurimet shoqerore i ndjeri Vasillaq Vangjeli.Respekte !

  4. eli-Tiv says:

    …natyrisht qe saliu nuk ka krize ekonomike…perkundrazi ka ritje hiprbolike te pasurise familjare…por…!!!! edhe kjo eshte e perkoheshme….asnje hajdut qe eshte kapur duke vjedhur..e ka gezuar mallin e vjedhur..

  5. eli-Tiv says:

    …natyrisht qe saliu nuk ka krize ekonomike…perkundrazi ka ritje hiprbolike te pasurise familjare…por…!!!! edhe kjo eshte e perkoheshme….asnje hajdut qe eshte kapur duke vjedhur..e ka gezuar mallin e vjedhur..

  6. bledi says:

    BILE BILE PO TE HEQESH GERDECIN, 21 JANARIN EDISA VRASJE TE TJERA MISTERIOZE JETEGJATESIA MESATARE E SHQIPTAREVE DO TE ISHTE MBI 100 VJEC.

  7. BREZI I RI I PERGJAKUR says:

    Me falni por mund te me thote dikush se edhe sa vjet do vazhdoje ky keshtu se po iki ne Afrike para se te luaj mendsh.

    OH ZOT ……. DHIZ IZ A FUCKING MADNEZ
    (qe sipas ANGLISHTES se Saliut do te thote – kjo eshte nje çmenduri e ….)

    1. Olti says:

      Sala nuk flet per ju por per ate shtrese qe e perkrahin cfaredo gomarlleku te thote! Para disa netesh degjova ca intervistuese femra Shqiptare nga New Jesey I amerikes qe flisnin me te njejtin adhurim per viziten e Sales sikur te ishte Dulla gjalle! Sa per jetegjatesi kete do Ta kemi edhe nja 20 vjet e Ne opozite ai eshte akoma me I keq! Mjere femijet se fatin e keq pa Ne mire te na behet! Cuditerisht spo na del ndonje morr I kuq te na quaje komunista!

      1. BREZI I RI I PERGJAKUR says:

        Epo tani shiko se ku jetojne te thuash se çfare niveli intelekti kane – New Jersey.
        Cfare mund te presesh nga nje “QYTET SHTET” si New Jersey qe e perbuz edhe vete New Yorku.

        Faleminderit se me dhe nje element shume interesant per psikollogjine e mbeshtetesve te Sali Kriminelit.

  8. shkodrani says:

    Deri kur duhet me i duru kete Idiot dhe idiotizmat e tija….Kush do jete gjykatsi i tije mbas 2013…un propozoj te jete Spartak Ngjela…dhe duhet te bahet nji perjashtim…te shkelet ligji vetem nji here….Ti jepet denimi me vdekje si ne IRAN,…me e mbyte me gure,qe ti dalin shpirti per gazep.

  9. vucidoli says:

    o sali,ke harruar te renditesh vendin tone ne te parin ne bote per durim dhe perkulje para nje kryeplehre si puna jote.vazhdo,vazhdo te brockullitesh,se nuk ka zot per te te bere zap ty.te lumte bytha ty.po si nuk u lodhe me keto ullinjte e arroret,more klysh kurve.je shume cinik tek vazhdon e tall bythen me kesi idiotesirash.

  10. vlora -uji i ftohte says:

    Ne jemi populli me i pagdhendur ne bote qe nuk i kuptojme te mirat qe na sjell perdite ky njeri !!!!!!!!!!!!!!!!! hahahahahahahaha

  11. nastradini says:

    Sali Komunisti nga njera ane i vret shqiptaret si ne 97-n me Piramidat e tij, si ne GERDEC me bumjet e tij, si Remzi Hoxhen dhe Kosta Trebicken me mafien e tij dhe si ne 21 janar me garden e tij. Dhe me as mburret qe i ka zgjatur jetegjatesine. Sali Kusari nga njera ane i vjedh i telendis, i varferondhe i ben si hije nate shqiptaret. Me vjedhje makaber si ne rrugen Durres-Kukes, me ndihmen e Lluluse e tij, sic veproi dhe vepron akoma me Armatimin e Ushtrise shqiptare te Presidentit Topi me ndihmen e tij, sic vepronte dhe vepron akoma me vjedhjen makaber qe i ben buxhetit me TVSH-ne, taksat, akcizat dhe doganat me Boden dhe KLSH te tij, sic veproi dhe vepron akoma me pronat dhe tokat e tjetrit me Fazllice dhe djalin e tij, por me shume sic vepron me vjedhjen e votave per te betonizuar pushtetin mafioz te krimit. Me ndihmen e lekeve te vjedhura qe paguan per FEBELET, dallkauket. torollaket dhe fanatiket tru peshk qe i shkojne nga prapa. Dhe nga ana tjeter deklaron se po e ben vendin si PARAJSEN e Botes. Lumkush ka nje Kryeminister te tille!

  12. nardi says:

    Nuk e di ne te qaj apo te qesh me kete idiot.Ky nuk komentohet me!!

  13. klea says:

    hallall e pac o baca Sali, fol ca te doje qefi, me popullin dhe opoziten qe ke ti mund te thuash ca te duash. Dhe sa per ata qe e krahasojne me Enverin do ju thoja qe e kane gabim se te pakten ai genjente ne nje kohe qe ekzistonte vetem gazeta Zeri i popullit , kurse ky nuk po na genjen , ky tall b… me te gjithe ne.

  14. sula says:

    po ata po vriten ne moshe te re, per cfare jetegatesie po flet ti o trangull dhe ata te tjeret qe te mbeshtesin, por zoti do tju marre shume shpejt dhe do tju hedhi ne ferre, megjthese dhe atje teper e keni ju, femijet e gjithe soj e sorollopi juaj, se bashku me lulken, pollaqin ashtu me pika sic eshte, patozin karagjosin e komani qe nuk eshte nevoja ti zeme me goje se na vjen per te vjelle….

  15. sula says:

    ju lutem mos fshini komentet e popullit te thjeshte nese keni hapur nje rubrike shkruaj nje koment, nuk eshte fare normale, besoj se do te merret parasysh medimi i cili eshte i vlefshemper te gjitha komentet, qofte te majte a te djathte

    1. nardi says:

      Pse Sule ta kan fshi komentin?
      Te jesh i djathte nuk do te thote te jesh me Salen,apo me PD.Une i djathte jam,por kurrsesi me Saliun e PD-e tij.
      Ne Itali PD quhet partia me ide-program komunist.John Kennedy kishte ide marxiste(donte te mbyllte banken Shteterore Amerikane) dhe perfaqsonte Partine Demokratike.
      Po ca programesh ka Shqiperia?Te djathte te majte nuk ekzistojne tek ne,tek ne ekziston program-partia-SI TE VJEDHIM ME SHUME KETE POPULL.Lideret qe perfaqsojne te djathten e te majten kane mbaruar per doktor zemre,art figurativ,ministrat per arkitekture apo dikush ka mbaruar mekaniken me leke,e ka qene mekanik,tani ti nga keta pret te kesh programe te majta dhe te djathta???????

  16. nor says:

    Hahaha, o sali o rrot k…. Jetegjatesia e popullsise se nje vendi ndryshon ne nje periudhe te pakten 100 vjecare; nuk ndryshon jetegjatesia me 8 vite ne nje periudhe 15 vjecare o vucidols! Se s’po flas per ekonomine….ptuuu fytyre e poshter!!

  17. beso says:

    ka nje gabim te vogel ketu.mua llogaria me del qe mosha mesatare eshte 80 vjeç dhe jo 79,pasi saliu nuk ka llogaritur dhe ish-partizanet…Une mendoj se me pune vullnetare dhe me dy permbytje te tjera Shkodres(se humori te zgjat jeten)mosha mesatare deri ne 100 vjetorin e Pavaresise do arrije ne 90vjeç.Gjersa ta leje saliu,do na kete shtuar moshen deri ne 100 vjeç.Provoni te vdisni me perpara pa do shihni ç’do ju punoje…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje