Dua të bëhem vrasës!

27 Shtator 2011, 20:44Politika TEMA

Nga Bledi Mane

Zyrtarisht kjo republika jonë ka 53 universitete publike dhe private e asnjë prej tyre nuk ofron momentalisht studime bachelor, master apo doktorature në shkencat e kriminalitetit.

Ka kohë që është profesioni më i lakmuar dhe më i paguar në vend, dhe trendi po shkon drejt rritjes. Pa dallim feje, krahine, gjinie dhe moshe, të vrarit e njeriut nga njeriu po konvertohet në industri serioze me profite dhe të ardhme të sigurt.

Pavarësisht se Policia e Shtetit Shqiptar si dhe INSTAT-i nuk publikojnë asnjë shifër zyrtare mbi kriminalitetin e rëndë, disa organizata të shoqërisë civile japin rekorde alarmante.

Çdo 41 orë në Shqipëri vritet një njeri dhe çdo 78 orë plagoset një tjetër. Kriminelët pavarësisht se nuk janë laureuar si të tillë, kanë njohuri dhe përvojëra ekselente në finalizimin me sukses dhe vdekjen e prejës së tyre. Në tregun informal të Tiranës, Durrësit, Vlorës a Shkodrës ankandet për vrasjen e një individi me mënyrën klasike fillojnë me 20 mijë euro/frymë, ndërsa format më të moderuara dhe aspak gjurmëlënëse si ajo e gushtit në Vlorë me telekomandë mund të shkojë deri në 200-300 mijë euro në varësi të situatës. Mund të studiosh a rropatesh duke punuar ndershmërisht gjithë jetën tënde, por gdhihesh dhe plakesh i varfër. Shuma të tilla parash as me telebingot e Klanit nuk i fiton dot.

 

Por si mund të konvertohesh në një vrasës?

Nga përvoja ime me krimin dhe burgjet kam nxjerrë konkluzion se duhet filluar me një lloj terapie mjaft të thjeshtë. Para se të shohësh filmat aksion në Digitalb fillo lavazho trurin dhe shpirtin me një lloj urrejtjeje patetike si kjo që karakterizon racën tonë. Shikoni çdo ditë lajme politike, parlament ose talkshow ku miqtë e ftuar zihen dhëmbë për dhëmbë. Tre herë në ditë u sugjerohet të shikoni monologjet e kryeministrit në youtube tek mallkon dhe kërcënon opozitën & kundërshtarët. Më pas informohuni (para buke) me vendimet e gjykatave të apelit dhe të kasacionit në lirime me kusht që u bëjnë kriminelëve sepse ua shton dozën e optimizmit nëse ju do të përfundonit në burg. Nuk ka arsye të trembeni nëse shikoni në ndonjë konferencë urgjente shtypi drejtorin e përgjithshëm të policisë Hysniun e Burg(ut)ajve apo Ina Ramën e pasnëntëkatësheve se askush nga këta të dy nuk ka këllqe të luftojë krimin. Edhe Withers ish ambasadori amerikan ku shkonin për tu rrëfyer nuk punon më në Tiranë, ndërsa ministrin e rendit Bujar Nishanin e mbajnë sa për fasadë porsi Ken-i, shoku i kukullës Barbie, që as të pallon as të lëshon. Edhe nëse shikoni Bamirin (që ka edhe 10 muaj të mandatosura si president) tek shkon për ngushëllim diku, mos u idhnoni. As Bamiri, as Kreshniku i drejtësisë nuk e kanë mendjen tek haraçi që po paguan vendi nga korrja e fryteve të krimit. Si largpamësa që janë, të dy e kanë hedhur vështrimin mbi të majtë e mbi të djathtë drejt qershorit 2013 dhe me padurim presin formatimin e Kodit të ri Zgjedhor për të dizajnuar karrigen e tyre në parlamentin e ardhshëm.

 

Brukseli?

Po kush e rruan në Bruksel sesa nga ne vriten dhe vrasin. Duhet të tregoheni të kujdesshëm që biletën e aeroplanit ta blini 2-3 javë para vrasjes dhe të largoheni nga vendi 3-4 ditë pas vrasjes. Nëse gjërat marrin për keq këtu dhe avokati juaj nuk bën dot gjë as me 12 mijë euro për t’ju zhdukur provat me miqtë e Agronit në polici, vendosni të kërkoni azil politik ose në Belgjikë ose në Suedi derisa kolegët e Shpresa Beçajt ta kenë taposur përfundimisht çështjen në ngarkimin tuaj.

 

Opinioni?

Do të çlironi një impakt të paparë plot respekt e përulje. Jo vetëm në lagje apo minibashki, por edhe në Tiranë dhe anembanë vendit. Hajdut, i korruptuar, vrasës janë etalonet sesi një individ anonim konvertohet menjëherë në hero domestik. Gazetarët do tu mitizojnë aq shumë sa edhe Artur Zheji do tu qëndisë ndonjë opinion erotiko-antropologjik duke ua anal-izuar me kujdes këmbët, shpatullat dhe gjoksin tuaj të kërcyer. Bëni kujdes që fotot e profilit tuaj në Facebook të jenë të frikshme. Fytyrë e ngrysur, të parruajtur, bluzë zhapone, krah palestre me tatuazhe me krokodila, pak lesh te sqetullat dhe postoni në rubrikën info emra heronjsh si Tony Montana, Don Vito Corleone, adhurues të tallavasë, Sinanit, Florit, Piros (jo të Epirit) Piro Çakos, telenovelave venezueliane dhe Ronaldos së Realit.

 

Prishja e parasë?

Aty ku vendosët të jetoni, eurot do t’i harxhoni me kurva. Mësoni kokainën dhe shkoni për kafe nëpër lokalet e kosovarëve, turqve dhe kurdëve. Kur të vinë këngëtarë të ftuar shqiptarë si Shpati, Rovena S. a Bleona do t’ua hidhni paratë me bujë që tu shohin të gjithë. Mirë është që një pjesë të fitimit t’ua dërgoni familjarëve tuaj të papunë në Shqipëri që edhe ata të verbohen dhe joshen nga puna juaj fisnike. Morali shkrin vetvetiu dhe pushka top do tu bëhet nga urimet që do të merrni.

 

Këshilla e fundit

Filloni ushtrojeni menjëherë profesionin e vrasësit. Mos humbisni kohë. Viktima e parë dhe gjaku që do t’i buçasë nga goja dhe hundët do t’ju turbullojë disi. I dyti, i treti e me radhë do u duken si karamele që përtypen lehtë. U këshilloj të vrisni edhe para, edhe pas 12 tetorit 2011. Mos e vrisni shumë mendjen se edhe kësaj here Shqipërisë do t’i refuzohet statusi i vendit kandidat nga Bashkimi Evropian dhe Berisha nuk do merret me ju, me krimin që çel si gonxhe çdo ditë qosheve të Shqipërisë. Si gjithmonë do të bërtasë me të madhe i skuqur nga foltorja e parlamentit: Fajin e ka opozita!!!

 

*facebook.com/bledi.mane

64 komente në “Dua të bëhem vrasës!”

  1. tourkofagos says:

    bravo Mane,nje rrealitet i pamohushem. persa i perket se,pse kemi kaq trima vrases mendoj se ka nje spjegim[dikujt nuk do ti pelqej] dhe ky eshte myslimanizmi ,,,,!!!

    1. elti says:

      O turkofob, ty tu befte verra e sumes si gryke topi, qe e lidh cdo gje me fene!

      1. EDI DETROIT says:

        Hahaha,Elti e bukur kjo.

        1. Olti says:

          Artikulli duket me shume satire i Bazuar Ne element te dobesise njerezore! Duke pasur parasysh nivelin e larte te papunesise Ne Shqiperi, mungesen e drejtesise sociale, levizjen e pakontrolluar te popullsise qe con Ne shkaterrimin e Normave kontrolluese te tradites, vrasjet Ne Shqiperi jane problematike por jo te pakontrollueshme! Ku ka papunesi enderra per tu bere i pasur me mjete Jo ligjore e te shpejta eshte me tunduese! Muslimanizmi, argumenti i Shqiptar urryesve nuk qendron sepse vendet Arabe historikisht Kane pasur kriminalitet me te ulet se vendet judeo christiane! Zoti Mane e fillon bukur me statistikat e universiteteve qe japin diploma pa vlere dhe Jane pjese e Nje sistemi qe nderton enderra te rreme per rinine! Krimi eshte pjese e jetes njerezore dhe Ne shqiptaret nuk jemi imune! Krijimi I vendeve te punes, drejtesia sociale e harmonija e bejne vrasjen me kosto shume te larte per individin e prirur per dhune! Ne Shqiptaret skemi qene kurre me te miret sic kemi genjyer veten por edhe per te keq nuk jemi aq te talentuar sa Duan te na portretizojne!

      2. Berisha largohu says:

        elti, une mendoje se tourkofagos ka te drejten e tije demokratike per te komentuar sic mendon ai. Ne shqiptaret jemi mesuar me regjimin e Enverit, me luften e klasave, dhe me mohimin e personit qe deshiron te flase lirshem. Ju mund te komentoni, por jo ti mohoni njeri-tjeterit komentet qe ju beni.

      3. tourkofagos says:

        nje pergjigje teper normale,nga nje korrak i Davoutoglout,,,,!

        1. gimi says:

          tourkofagos perdorim i fjales “korrak”, te ben edhe me te neveritshem!

          1. Neorealizmi says:

            C`kuptim ka fjala “korrak”? Nuk me duket si shqip.

          2. Andreas says:

            ne fakt nuk u drejtohet shqiptareve po shqipfolesve.

      4. plaku says:

        elti,
        Bravo, nje shprehje shume e bukur. Do isha kurjoz te dija se sa e ka diametrin e sumes tourkofagos. Ndoshta minimumi 10 centimeter. Pershendetje.

        1. Berisha largohu says:

          plaku, pse don te dish per bythen e tourkofagos?? A i bie bythes ti???

          1. comja nga jugumecica says:

            ahahahahhaahhaa Bl po i bie sumes prandaj e theras Gelldum, nga suma ne sum

    2. greku i vertete says:

      Rritet kriminaliteti në Greqi, 249 grabitje në ditë.

      Statistikat e deritanishme kanë dëshmuar, se në Greqi, niveli i kriminalitetit ka pësuar rritje, kryesisht, krimi ordiner, si grabitjet dhe vjedhjet, ndërsa njerëzit duken të lodhur dhe të mërzitur nga ndjenja e pasigurisë që mbizotëron në qendrat e mëdha urbane po dhe në periferi.

      Ky është konkluzioni i analizës së kryer për situatën kriminale të ndodhur gjatë 6mujorit të fundit të 2010, duke theksuar se rastet më të shumta, janë shënuar në Attikë, por gjithashtu, ka pasur një rritje të kriminalitetit edhe në periferi.

      Nga statistikat përmenden kryesisht grabitjet e kalimtarëve dhe të dyqaneve.

      Drejtoria e Policisë greke (EL.AS), ka shënuar rritje të kriminalitetit, krahasuar me një vit më parë, duke regjistruar 16 grabitje dhe 249 vjedhje në ditë.

      Krahasuar me vitin 2005 deri më sot, treguesit e kriminalitetit janë dyfishuar me një shpejtësi mahnitëse.

      Sipas regjistrimit në 2005, ishin regjistruar 44.100 raste kriminaliteti, ndërsa në 2010 janë dyfishuar duke arritur shifrën e 90.939!

      tourkofagos trapi eshte Greqia vend Mysliman?
      Te lindesh injorant eshte normal por te jetosh dhe te vdesesh i tille si puna jote eshte idjotesi.Ne psikiatri jeton ti more matuf qe nuk fole nje here si njeri?

      1. APOKALYPSIS says:

        Shume te sakta i paske shifrat, bile jane dhe ca me shume, po si hiena qe jeni, keni lene pa shkruar nje fakt shume te madh, se kush jane autoret e ketij kriminaliteti!!!
        Jane 99% ALLVANI !! Qe futen neper shpi pensionistesh me kallashnikov i vrasin dhe iu marrin 150 euro!!
        Qe futen ne pazar plot me njerez, dhe vrasin te parin qe e shofin me cante!!
        E more vesh?!??

        1. stalinsali says:

          Ja dhe baxhella e Escort_Service nuk rri dot po nuk e gudulisen njehere me gisht.

        2. anastasi says:

          hahahahaha apokalypsi nuk eshte dakort as me vellezerit e tij ne greqi
          po ti je pyke ore ku te mbushet ty jo se nuk ke vend
          por te eshte mbushur me salciki hahahahahaha

    3. Ton says:

      Ja ke fut kot plako!

    4. adi_bonn says:

      O turkofag…Ti ndoshta ke dhe te drejte ,por mos harxho shume kohe mbas kompjuterit,po shko shiko mos po te pallon prifti kalamajt..

  2. Reni273 says:

    kjo nuk ka te beje fare me fene……..
    eshte vetem injoranca qe karakterizon vendin tone.. (i biri vret babane per nje cope toke!!! )
    Nje mentalitet VK qe karakterizon zonat e thella rurale te theksuara sidomos ne veri te vendit tone..

    1. stalinsali says:

      E po Turkoharillafagos eshte nga ata………, si te ta them, ka lidhje te ngushte me Papa Janin

  3. LOLA says:

    bravo Bledi nje realitet i hidhur mjere ne sa te mallkuar paskeshim qene

  4. arsen says:

    Bledi nuk na the sa kushtojne armet dhe ku blihen ?

  5. valbona says:

    Blendi bravo ,bravo ,nuk ka fjale per shkrimet ,po nje gje duhet te dishe se na le pa pune ,pa ngren ,,nuk di me po ne fund shkrimet e tua jane embelsire////////////////////////////////////

    1. Aishja prej Sauku says:

      Oj Valbona lumi.Cfare omelsinash hake ti.e paske MULLEN e forte ti mre Goce.Kur lexon ket shkrim oj CUCA e Ishes te ndalet oreksi fare.MJER KY POPULL KU U KATANDIS:JEMI BO MA KEQ SE San Paulo i Brazilit.Ky shkrim te bon DEPRESIV oj Valbon.

  6. libertas says:

    Zoti Mane do te zer vendin e Vasillaq Vangjelit se ka nje fantazi shum te ngjashme me te ndjerin…

  7. Tironci Lugano says:

    Profesioni me i lakmuar sot ne vend te behesh vrases?E kam te veshtire ta besoj dhe mendoj qe duhet te jemi me serioz kur trajtojme tema te tilla.

    1. Redi says:

      O Tiranco,cik me shume ironi e autoironi nuk ben keq !!
      Sigurisht qe nuk e ka seriozisht Blendi,po dhe dhe nje provokim i ketij lloji, ashtu sic kane vajtur gjerat ne Shqiperi; eshte mese i kuptueshem !!
      Jemi bere vertet per turp…dje a pardje doli ministri i madherishem Nishani e foli per vrasjn e gjygjtarit vlonjat dhe pa pike turpi thoshte qe fajin e ka Konomi se nuk kishte denoncuar me pare kercenimet qe i kishin ardhur !!! Pra keta te paaftet e te pleksurit me krimin nuk kane as edhe nje fije faji qe s’po arrijne dot te kapin nje vrases qe me siguri e dine se kush e ka derguar….por i ndjeri gjykates,ai po qe ka faj !!
      Ja kjo eshte katandisur Shqiperia,dhe nje teme me nje titull te tille eshte mese e goditur per te pershkruar se ne ca llumi po jetojme…ku jemi katandisur e se ku nje psikopat kriminel ishkomunist me nje shpure hajdutesh e vrasesish te paskrupullt na kane katandisur !!

      1. Tironci Lugano says:

        Redi une se di se cka ndermend apo jo autori i shkrimit.I referohem vetem asaj qe lexoj.Nese duhet me shti fall tjeter gje pastaj.Te shkruash gjera te tilla dhe nje here e perseris nuk eshte serjoze.i bie te jemi popull vrases atehere?

    2. shkodrani says:

      hiqe kete nik se nuk te shkon ma mire me te thirre BATHORE LUGANO………….

    3. beso says:

      Une mendoj qe çdo titull tjeter mund te shkonte ne kete trajtese,po vetem ky titull jo.

  8. buhali says:

    no comment………………………………..

  9. analist says:

    Kam filluar dhe sapo dal te faqja e TemA-s,kerkoj se pari ndonje artikullin tend.
    Kaq mund te them dhe mjafton besoj.

  10. KIMI, Washington says:

    Ne fakt turkofagosi ka nje fare te drejte. Ne Turqi nese keni shkuar, kur kerrcet dicka, Policia mbin nga nendheu, nga dheu, e nga ajri. As behet llaf te shpetosh. Ne Shqiperi mund te gjuash, madje tja fusesh nje cigare e nje kafe, e pastaj te shkosh per qejf diku ne ndonje lokal e ska gjasa te gjej kush. Por turkofagosi harron dicka, qe edhe ne Greqi keshtu eshte bere. Ballkanasi qe u degjenerua nga kultura sllavoturkomongole vec me dru merr vesh. Po e le te lire te livadhisi e hengre.

    Po me fol kshu te akuzojne se je komunist e nostalgjik i xhaxhit, ku ajo qe kerkohet eshte vec nje dreq rendi minimal.

  11. PAL says:

    Me qe paske vendosur, kam nji karaduz vucidollit edhe nji kokderr skrraparit qe duhen ”rregulluar” Bledi. Sa e ke tarifen?

  12. TEFTA ALIKAJ says:

    PROFESIONI ME I SHKELQYER I GLOBALIZIMIT NE SHQIPERI

  13. tezja ny says:

    Z Mane BRAVO per sa ke shkruar.Ky eshte nje rralitet shume i hidhur ,por ama eshte nje rralitet i pa kundershtushem.Une kam vetem nje pyetje per ju dhe per te gjithe ato qe e lexojne kete artikull: Perse kane leke shume KOSOVARET??????????????????

  14. i drejti says:

    artikull shume i sakt.prandaj gita – xeni kane vene shume para se kane baban vrases.

  15. veziri says:

    o milet a jeni ne vete: cfare po beni qe po komplimentoni kaq sh kete artikull?? Mane ka merite kur i bie kokes tere politikaneve tane te ndyre po shkon hs larg kur trumbeton qe hajt hjepini se tek vrasja e pare edhe ju dridhet pak trupi ,po shpejt mesoheni etj etj. a e imagjinoni sa sh adoleshnte elexojne kete artikull? kur ju te gjithe burra dhe gra i thoni ketij artikulli BRAVO cduhet te presim nga te rinjte e pamesuar nga jeta? Bledi: te jesh realist eshte sh mire po ky artikull ne dia pjese eshte i frikshem.

  16. Berisha largohu says:

    Qeveria e Berishes dhe Berisha nuk kane ndermend te zhdukin krimin dhe te mbrojne qytetaret, por Berishes i interreson pushteti dhe jo vendosja e rendit. Berisha dhe klani i tije jane te perqendruar tek 2013, per te fituar votat me vjedhje ose pa vjedhje. Kjo qeveri nuk eshte per popullin, por eshte per te mbajtur pushtetin. Une habitem kur e shikoj kete popull qe heshte dhe e mbajne Berishen ne pushtet.

  17. Savo Dukati. says:

    Z- Turk (o) Fagos, me mirësjellje dua të komunikoj pak me ju:
    1- Së pari: Shpegom të lutem eikuivalentin shqip të fjalës Korrak. Pse nuk na thua Turk, por turkoshak pse duhet shtuar prapashtesa (Oshak).
    2 – Ku ndahet realiteti shkencor në pëcaktimi e kombit me fenë. Po të ndihmoj: Feja është kuptim ideal pra ai ndryshon sa herë don, ndërsa Kombi përcaktohet nga A.D.N. i cili është i veçantë për ç,do individë e rracë, pra ekziston objektivishtë që do to thot se ekzistenca e tij nuk varet në ndërgjegjen tënde e timen . Kështu pra, si i tillë analizohet në laborator (formë e ekzistencës së materjes), ndërsa feja është ideale nuk është objektive sepse mvaret nga uni, subjekti, shpirti, ndërgjegjia ime se cilën do pranoj. Pra mjafton të kesh mbaruar një fakultet real dhe të jesh me etje për dije dhe dallon me një herë skandalin e aberracionit (devijimeve mendore) të atyre që trazojnë kombin (materje) dhe fenë (ide). E kuptoj vështirësin tënde me e kuptue se don pregatitje të thellë shkencore, ndërsa ju evlati i zotit njihni dy porta studimi, atë të kambillaqëve të qelbur të megali ides, fanarit dhe faqe me nder të epirit të veriut ose stereja e veriut, ju marrtë deti e stereja bashkë që na u qepët prej thellësis së shekujve si m. mbas këpuce, si dhe Çallmat otomane të cilët pushtuan kostandinopojën qiellore me urdhër të Kambillaqëve të Orthodhoksis, e cila ishte ndarë me papën dhe lëshuan kushtrimin. “Më mirë pranojmë Çallmën e Turqis se mitrën latine (pra katolikët)” Dhe sulltani mbasi të parët tuaj i zbathën brekët u pushtoi, dhe së bashku me neve si popuj na mbajti 500 vjet. grekun më pak. Nuk i kini bërë pyetje vetes pse Turku është sjell aq but me orthoksin së cilës nuk i ndaloi fenë shkollat etj. Ndërsa ky turk në unitet me orthodhoksin greke Ju turrën si bisha gjuhës Shqipe Pellazgjike, si gjuha e parë e njerëzimit pjesës së bardhë të saj, e lanë 500 pa shkollë. Sot po përsëritet historia: Fëlliqësirat e Neootomanizmit së bashku me fëlliqësirat e Megali Ides, kërkojnë ta shbëjnë shqipërin duke e konvertuar në një shtet multi etnik, pra për të plotësuar iden e hershëme Sllavo Greko Turke sot dhe Italiane, që shqipëria të mos jet faktor politik në Ballkan, por të ketë një emër që do ja vendosin kalanderët e anadollit, Athinës Beogradit dhe kurvat e Evropës. Në dy momente takohem me tyj o Turko dreqi (HAHAAA!).- a)- Nuk jam dakort me ata myslimanë Shqipëtar, të cilët pa pikë turpi falen duke ngitur bythën nga qielli kur Mbreti Zog si perëndimor ndaloi Perçen dhe faljen me bythë përpjetë, dhe jua diktojë faljen në këmbë sepse përkulja ishte jasht moralit shqipëtar, b) – dhe e dyta jam rrept kundër me ata zhele që e quajnë Turkun mik tadicional. Kjo mendoj se vjen nga shtresa injorante, të cilët janë kontigjenti i fondamentalizmit islamik. Për këta njerëz anakronik që vihen anti kombit me idiotizmin e tyre i ka përcaktuar qart patrioti i math kombtar kristian orthodhoks, Imzot Fan Noli, i cili shënon. “Dy janë cilësitë unikale të gjith malësorëve të globit, Injoranca dhe Varfëria. Varfëria të bën mercenar Injoranca të bën reaksionar” Pra Mercenar dhe reaksionar janë të gjith ata që shesin kombin, si tek Çallma, si tek kambillaqi dhe kudo. Këta pra janë janë injorantë me dy variante mercenarë dhe reaksionarë. Sot kjo nuk përgjithësohet se dhe unë malësor jam por pjesa më e madhe e malësorëve janë shkolluar dhe jan elitë e Shqipërisë. Në këtë pikën e dytë o TF, se demek orthodhoksët Grek jan ëngjëj, ndahemi nga oqeani paqsor. Në pikën e dytë duke quajtur shovinizmin Otoman rrezik për kombin ndërsa atë grek parajs e dhisni fare. Prezantoheni kaq parahistorik sa do i vlenit vetëm majmunëve si njësi anatomike për t,ju analizuar në laborator.
    3- Ti thua Turq shqip folës, demek se ata që kanë fe islame paskan ndërruarr dhe ADN-në ose qënkan sintetizuar nga Shqiptarët. Po e ke vërtet, do të qeshi dhe mbesa ime që është në kopësht. Po si ka mundësi o i uruari i Janullatosit të sintetizoi një grusht Shqipëtarësht të pushtuar Turqit të ciloët na shtypnin si perandoria më e organizuar e kohës.
    4- Pse nuk shkoni mbas dokrinës së Vaso Pashës Gjergj Fishtës Pjetër Budit, Marin Barletit Gjon Buzukut Migjeni Petro Markos, Fan Nolit të math, Çajupit, Mihal Gramenos, Papa Kristo Negovanit të cilët janë kristianë dhe nuk i lëshuan pe korofilaqis idiote. I ndiqni pas ata dhe i lini Turko shakët Naim Sami Abdyl dhe mijra patriot me fe Islame përfshir dhe Ismail Vlorën se na paskan dëmtuar kombin dhe shpëtojeni ju, shërbëtorët e zotit. Amen!
    5- Mua nuk më çudit të dashurosh Grekun Turkun se unë e dua artin grek, këngën, traditën, kulturën e lashtësi filozofin e tj. Po ti o TurkoF. E heq veten të ditur. Ata janë helenët homerik e tutje, që ishin Pellazgë flisnin një gjuhë pra pellazgjiken – shqipen e sotëme, por jo për fain e tyre gjat pushtimeve u kryqëzuan me negër Arixhij, fise të egra dhe po thua geni është devijuar keq. Në këtë drejtim duhet pranuar se ajo pjesë grekësh që dallohet me të dhëna disi elenike, vinë nga brezat e atyre shqiptarëve të sintetizuar rreth 3 milionshi, si dhe hibrideve martesore. Don ti e miliarda si ti, apo jo, kjo është objektive dhe është e vërtetë. Prandaj TG. në rast se jeni të kapur mundoni të mos e kryyeni kaq trash detyrën. Dil Hapët Dua Grekun. Në demokraci nuk të vret njeri, por po vazhdove kështu me argumentaet e një prifti ose hoxhe katundi xhahilë, do ngeli për barsoleta. Unë jam nga një fshat me rreth 40% kristianë dhe 60% mysliman dhe nuk kemi patur ndarje, kemi shkuar dhe shkojmë në festat e përbashkëta dhe na vjen ndot nga ndarje të tilla. Unë me emër jam mysliman, por me botkuptim jam dialekto shkencor. Pra respektoj fenë që nuk përzihet në politik, por nuk besoj tek emisarët. Për deri sa zoti është një, e cila pranohet nga gjith fetë athere unë do besoj vetëm zotin. Ok? miku im. Ktheu për së mbari të mbrojmë veten AMEN!

    1. Berisha largohu says:

      Savo Dukati, te lutem jo filozofi, por lereni tourkofagos te komentoje sic i do zemra. Jetojme ne demokraci dhe kjo do te thote qe, ai tourkofagos ka te drejten demokratike te shkruaj i lirshem me mendimet qe ka.

    2. tourkofagos says:

      file turko[pa -shak,sepse te irriton] mund te me sqarosh,pse gjithe tradhetaret e kombit shqiptar ishin,shqipfoles myslimane!!!!????[ nga A.Zogu,A.Pasha,E.Toptani,Ballistet,E.Hoxha,..,,e der me sot me S.Berishen,Basha,Olldashi,Meta,,,,,etj,black list vazhdon!!
      Ti mire i fryne marmides,por me nota turke,sepse rrealiteti eshte krejt ndryshe,mesohuni ta pranoni ashtu sic eshte,black,sepse eshte kulture,,,!

      1. APOKALYPSIS says:

        Ha ha ha me 5 rreshta e ke nxjerre nock out gjithe ate artikull filozofi 5-lekshe te dukaqotit te “shkolluar” ?

        1. anastasi says:

          o pyke te paskan bere allvanitet te flasesh me vete
          po lahet m..i me sh…e mor tu mbyllte e mendjes qe je bere si zagari i turkofagosit
          dil o kerkoje ate qe te kan marre apo i ke mbushur plot e nuk leviz dot

        2. Generalfeldmarschall Wilhelm von List ( aka stalinsali ) says:

          Moj adhelfira arqidhfagos erdhi koha ti bini defit, ade se u vajti vone dhe do tju zene vendin, dylbera me patente !

      2. ylli i shamunaqes says:

        O Turko o dudum, Sokol Olldashi nuk eshte mysliman, po orthodoks. Ju qe i pergjigjeni Turkos jeni te gjitha palla, nuk e shikoni qe ky boti rri e tall trapin tere diten. Turko, po te jesh grek prej verteti, duhet te jesh hallexhi qe rri ne Athine si mut pa pune, pa euro (ose dhrahmi pas nja tre muajsh), i bie me dore ngadhe merresh me mutin e Shqiperise. Po te jesh shqiptar, bravo te qofte, je provokator, ja fut pordhes gjithe diten dhe merren budallenjt me ty

  18. Agim says:

    Bledi Mane, (shfrytezoje faktin qe ) me plot gojen je i vetmi.
    Une nuk dua te jem afer teje kur ti thua : “.. Nga përvoja ime me krimin dhe burgjet …”
    Ububu, them me vehte, largohu nga burgaxhiu…dhe kur filloj duke te lexuar…ti dale-nga-dale ngrihesh si analist dhe gjykues..ngrihesh duke me arritur mua qe nuk kam qene kurre ne burg..dhe vazhdon e ngrihesh aq lart sa tani une do ta kisha per nder qe ti , Blendi Mane, te uleshe pak ne rrangun tim dhe te bisedonim si te barabarte.
    Urime per ty ish-burgaxhi qe do ta kisha per nder te pija nje kafe me ty.

    1. lola says:

      te vij dhe une te pij kafe

  19. pelivan says:

    …. Pse o Zot n’a ke mallkuar
    dhe per dit’ n’a dergon nema!
    Ne ke fjetur me Djalleshen,
    c’faj kam une,qe ngjaj nga nena?!…

    1. APOKALYPSIS says:

      Mallkimin e kane zgjedhur vete shqiptaret, qe ne cdo moment te veshtire historik per Ballkanin kane bere pakt me djallin …. eshte zakon i vjeter historik i tyre

  20. Riza kumi says:

    No coment, pershkrim me te qarte nuk behet. Per popullin Shqipetar tingellon e forte shprehja “Popull jeni vigjilent” J Fucik”.
    Emigranti
    US

  21. artur says:

    c’merrni me ate turkun kot,,, ai nuk eshte gje tjeter vecse nje pleher,,,, nje njeri qe sic duket fare qarte vuan kompleksin e te qenit i persekutuar psikologjikish ndoshta edhe i pa shoqerueshem me askend dhe e vetmja menyre qe ta ndieje veten se eshte gjalle i shkreti eshte komunikim virtual ne komente te temas, idiota dhe plehra si ky ka njohur dhe do te njohe gjithmone shoqeria.

  22. beso says:

    O Bledi,te hane duart ty per tu bere vrases?Do nje adrese qe te na e besh kete nder te gjitheve qe te te nderojme dhe te heqim nga sheshi Avni Rustemi bustin e atij nga Libohova dhe te veme pastaj bustin tend qe te harbohet Permeti?Na thuaj qe ta mban dhe te jap une adresen,biles te jap ndonje leksion falas sesi plumbi te mos shkoje..dy here ne te njejten vrime.Aman,na e bej!

  23. pelivan says:

    Vargje kushtuar te madhit Turgofagos dhe mbeshtetesve….

    N’a cfaqet nga here,
    nje bajge safi,
    thone,e paskej dhjere
    nje lop’ ne Greqi!

    Eshte bajge qe ndot,
    si mender hale,
    dhe s’ka bujk ne bote
    t’a mar dhe per pleh…

    Eshte nga lloj i plehut,
    ardhur neper vera…
    te qarqeve fshehur
    nga del e pegera!

    Mosni me me trapin,
    me kete tym te shuar!
    Se vet te krishteret
    mbi te kan shurruar….

    1. hanko selime says:

      te rafte pika sa e bukur qe eshte poet poet bejtja jote dhe ato te naimit jane me te bukurat

  24. Ela says:

    E qendise kete artikullin e te lumte dora, po ti e di si mendojme ne shqiptarët, cudija me e madhe tri dite zgjat. Edhe buja e artikullit tend, ka te ngjare kaq do te zgjase. Fatkeqesisht, kam frike nuk do te sherbeje me teper se per te “ndezur gjakrat” e vizitoreve te kesaj faqe. Shumica as qe do e marrin vesh ku rreh artikulli yt, e pak ata qe realisht e kuptojne per cfare eshte shkruar, jane ose te pafuqishem, ose indiferentë per te bere gje qe situata te ndryshoje, ose te dyja bashke. Mbaheshim si race fisnike dikur, po ku perfundoi fisnikerija, bujaria, nderi….
    Jane shkembyer me lakmi, verberi e moskokecarje…
    Eshte frikshme te mendosh, se artikulli yt, ne fund te fundit, nuk eshte edhe aq ironik e satirizues….shpesh eshte pasqyrim real i “xhungles” Shqiperi….. madje edhe fjalen xhungel me duket se e perdora gabim, sepse edhe atje funksionojne disa ligje…..

  25. Ela says:

    E qendise kete artikullin e te lumte dora, po ti e di si mendojme ne shqiptarët, cudija me e madhe tri dite zgjat. Edhe buja e artikullit tend, ka te ngjare kaq do te zgjase. Fatkeqesisht, kam frike nuk do te sherbeje me teper se per te “ndezur gjakrat” e vizitoreve te kesaj faqe. Shumica as qe do e marrin vesh ku rreh artikulli yt, e ata pak qe realisht e kuptojne per cfare eshte shkruar, jane ose te pafuqishem, ose indiferentë per te bere gje qe situata te ndryshoje, ose te dyja bashke. Mbaheshim si race fisnike dikur, po ku perfundoi fisnikerija, bujaria, nderi….
    Jane shkembyer me lakmi, verberi e moskokecarje…
    Eshte frikshme te mendosh, se artikulli yt, ne fund te fundit, nuk eshte edhe aq ironik e satirizues….shpesh eshte pasqyrim real i “xhungles” Shqiperi….. madje edhe fjalen xhungel me duket se e perdora gabim, sepse edhe atje funksionojne disa ligje…..

  26. ANDERS BREJVIK says:

    mbahu Euro !!!! therret berisha
    si mbahu Vietnam §§§ tek filmi Parrullat

  27. fieraku4u says:

    Me pelqen shume ky krahasim Blendi: Tamam si ne Tijuana ose Huarez Meksike. Kur isha ne Meksike, dilte ushtria me autoblinda dhe automatik, dhe shikoja ushtar neper rruge qe luftonin kartelat e droges, mafjen apo krimin e organizuar. KSHU DO BEHET SE SHPEJTI SHQIPERIA, SI MEKSIKA. DO JET NJE SHTET RETHIM.

  28. fule says:

    NJOFTIM!

    Licensimi per kete profesion eshte eskluzivitet i Zyres se njeriut qe mbyll punet e pista te Sali Berishes, Agron Kulicit

  29. joni uk says:

    eh (mo pelivan qenke vertet pelivan)a te marrin vesh gje keta ca u thua a jo

  30. nga deti kuq e zi says:

    te krijohet iluzioni i nje vrasesi me silenciator qe shenon ne koke shqiperine ! vrasesi X =realiteti i sotem!

  31. gazi says:

    o Bledi po 2.500 euro e ka cmimin bomba e Konomit ca 200.000 thua,vetem blloko mesazhet e ofertave te kompanise kur blen telefonin e bombes se te plas ne dore
    ja shikon te mesova nje gje te re……….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje