Berisha, takim me Withers në Nju Jork?

27 Shtator 2011, 14:03Politika TEMA

Vizita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se i ka shërbyer Kryeministrit Sali Berisha për të zhvilluar një takim konfidencial dhe me ish-ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, John Withers. Ndonëse zyra e shtypit të kreut të qeverisë nuk e ka përmendur në njoftimet e saj këtë takim, ishte vetë Berisha që e përmendi teksa bëri një rezyme të gjatë të takimeve që kishte zhvilluar në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila për herën e 66 mblodhi krerët e të gjithë botës. “Natyrisht, takova miq të shquar të tjerë të kombit tonë dhe që u jam shumë mirënjohës, takova ambasadorin Withers, mikun e shquar Toni Podeska, Michael Granov, i cili shtroi një darkë bujare për delegacionin tonë”, deklaroi kreu i qeverisë kalimthi gjatë mbledhjes së radhës së grupit parlamentar të PD-së, një ditë pasi ishte kthyer nga vizita në SHBA. Nuk dihet se cila ka qenë tema kryesore e këtij takimi dhe kush nga dy personazhet e ka kërkuar atë, por ajo që dihet lidhet me faktin se takimi vjen i çuditshëm në kuadër të deklaratave të fundit që kreu i qeverisë Berisha ka lëshuar në adresë të ish-ambasadorit që shërbeu në Shqipëri në disa momente kritike të mazhorancës që ai drejton. Po kështu, ajo që është e sigurt lidhet me faktin se në këtë takim është diskutuar në mënyrë private për kabllogramet e nënshkruara nga ambasadori Withers që dërgoheshin në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe që u bënë publike nga “Wikileaks”. Biseda duhet të jetë ndalur edhe tek akuzat e drejtpërdrejta dhe personale që Kryeministri Berisha i bëri pak javë më parë ish-kryediplomatit amerikan në Tiranë, gjatë një emisioni televiziv. Kështu Berisha theksoi se notat negative me të cilat Withers shkruante kabllogramet e tij vinin për shkak të inateve personale që ai kishte. Po kështu, Berisha aludoi se Withers mendonte se qeveria shqiptare e kishte paditur për çështjen e tregtisë së armëve Withers-in pranë eprorëve të tij. Madje kreu i qeverisë pretendoi se ai ia kishte thënë hapur Withers-it se mendonte se qëndrimet e tij ishin personale për qeverinë që drejtonte dhe po kështu nuk kishte ngurruar ta akuzonte për subjektivitet edhe në sy të eprorëve të ish-ambasadorit amerikan. Në një nga kabllogramet e bërë publike, ish-ambasadori Withers citonte ish-shefin e përgjithshëm të Shtabit, Luan Hoxhën, që t’i kishte thënë se i biri i Kryeministrit, Shkëlzen Berisha, e kishte kërcënuar duke i kërkuar të mos e mbyllte fabrikën e demontimit të armëve në Gërdec. Vetë Berisha e konsideroi këtë bisedë si të trilluar dhe vetë Luan Hoxha, përmes një deklarate të shpërndarë në shtyp, e mohoi ta kishte bërë atë.

10 komente në “Berisha, takim me Withers në Nju Jork?”

  1. Ari Toronto says:

    Mbase i ka shpetuar pa vetedije pasi ngaqe brockollis tere kohen nuk arin te ndaje ato qe mendon nga ato qe thote. Para pak ditesh ngateroi viktimat e 11 Shtatorit me te vraret e 21 Janarit. I ka zene truri ndryshk.

  2. valbona says:

    i ka shpetuar goja ,se po te flasesh shume leshon brocklla,po nje gje jemi te sikurt qe ishe ambasadori ja ka fute kembet ne nje kepuce

  3. i drejti says:

    si su vjen turp ketyre diplomateve qe takohen me kete mor aman.

    1. ardi says:

      Ai nuk e ndryshon ate cfare ka thene per Saliun, se u takua me te, ne fund te fundit ai eshte diplomat.

  4. ismet says:

    ndoshta e ka taku me ja mush strajcen me dollar si ja ka mush amasadori te tanishem amerikan qe te pergenjeshtoi ato qe ka shkrut

  5. sono battuto con olio e acetto says:

    Genjen mor maloku se as doren nuk i ka dhene sepse withers e ka shmangur kete malok….
    i ka ngel ti nisi sms kerrcenuese me stilin e njohur se tjeter gje nuk i ka ngel te beje….

  6. eni leka says:

    kam deshire dhe i lutem ambasades amerikane ne tirane te konfirmoje takimin kofidenciale te sali berishes me zotin withers ne new jork qe une nuk e besoj kurre qe zoti withers do kish rene preh e sal berishes per te mbulu mut me shurre me falni per shprehjen po ky te ben gojndyre

    1. Agim says:

      Eni, takimi ka qene shume konfidencial dhe privat.
      Shpellarit kane filluar qe t’i rrjedhin dhe te harroje zyrtaren nga privatet.

  7. ALBAN DEGA says:

    MESAZHI I QARTE I UASHINGTONIT PER SHQIPTARET !

    – Vjedhja e votave dhe kusaria ndaj shqiptareve jane krim jo fitore !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Shih viziten e Padrinos Berisha ne OKB… Shih veprimtarite e tij ne Nju Jork,,, Deshtim total. U be gazi i Botes…
    Takimi vetem i rendesishem deri tash eshte ai me Presidentin e Butanit dhe ate te Sllovenise, qe eshte vetem nje ore larg Tiranes, pa qene nevoja te shpenzohen mijera dollare vetem per udhetimin e klanit te tij familjar ne Nju Jork…
    Ndofta do te beje edhe nje fotografi kortezie me Presidentin Obama…
    Edhe Kadafi pat bere vjet nje te tille… Sivjet ka dale kacak dhe po orvatet te shpetoje koken e tij neper shkretetirat e Libise!
    Pse!? Asnje personalitet i shquar amerikan apo boteror nuk mund te njollose duart e tij me ato te nje hajni votash, te nje dhunuesi demokracie, te nje ekzekutori protestuesish te pafajshem paqesore si kater viktimat e 21 janarit 2011.
    Asnje pjestar i administrates amerikane nuk eshte takuar ose pritur zyrtarisht kryeministrin Berisha ne keto tre vjetet e fundit…
    A ka ku te jete me i qarte mesazhi i Uashingtonit per shqiptaret dhe per vete kryeministrin Bersha !?
    Kete e tregojne qarte edhe mesazhet dhe raportet e Vikiliks per te dhe klanin e tij supermafioz, superkusar e vrastar. Sapo u jepet rasti secili spiunon secilin.
    Secili orvatet te distancohet nga anija e korruptuar e Padrinos shqiptar qe ka filluar te fuse uje ashtu sic ndodhi me despotet Ben Ali, Mubarak, Kadaf…. Kamabant bine per ata qe kane veshe te degjojne!

  8. Denisi says:

    Shikoni fytyren e Berrishes BISHE KOMPLET,fytyre e dhjere e menderosur,kriminel mafioz,fytyra e tij ligesia vete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje