Mallstrom letër Nishanit: Shqipëria po rrezikon kthimin e vizave

27 Shtator 2011, 13:53Politika TEMA

Vendet e “Schengen”-it shqetësohen për numrin e lartë të azilkërkuesve që përfituan nga liberalizimi i vizave, në alarm Brukseli. Shqetësimi vjen për vendet e Ballkanit, përfshi Shqipërinë, ndërsa rrezikohet një kthim i mundshëm i regjimit të vizave. Komisioni i Bashkimit Evropian i ka dërguar një letër nëpërmjet komisioneres Mallstrom të gjithë ministrave të Brendshëm të Shqipërisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. “Në rrezik rezultatet e regjimit për liberalizmin e vizave”, shkruan Mallstrom në letrën e saj për ministrin Bujar Nishani dhe të tjerët.

Lajmin e konfirmojnë mediat italiane dhe agjencia e specializuar për çështjet e emigracionit, “Immigrazioneoggi”, por dhe “Stranieri”. Sipas një verifikimi të kryer nga Komisioni i BE-së për çështjen e vizave në të gjithë zonën Shengen, rezulton se kërkesat për azil të emigrantëve janë në rritje që prej dy vitesh dhe në veçanti prej dhjetorit 2010, kur përfitoi Shqipëria dhe Bosnjë Hercegovina. Por problem përbëjnë edhe vende si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi. Por siç raportojnë këto agjenci të specializuara për çështjet e emigrimit, situata vështirësohet së tepërmi pas protestave të zhvilluara në Gjermani, Belgjikë, Zvicër, Luksenburg, të cilat kanë shqetësuar BE-në dhe e kanë vënë në lëvizje. Në protesta shprehej shqetësimi për zbarkimin e emigrantëve nga Ballkani që përfitojnë nga liberalizimi i vizave dhe kërkojnë azil apo fillojnë punën. “Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Cecilia Malmström, u shpreh zëdhënësja e saj Michele Cercone, është shumë e shqetësuar për numrin e lartë të qytetarëve azilkërkues nga vendet e Ballkanit, në shtete të ndryshme të BE-së.

Nëse këto vende të Ballkanit nuk korrigjojnë këtë situatë dhe nuk veprojnë me dorë të hekurt, shqetësimi i këtyre shteteve të BE-së në këtë front, mund të rrezikojë në muajt e ardhshëm regjimin e liberalizimit të vizave”. Alarmi dhe paralajmërimi vlen për të pesta vendet e Ballkanit që përfituan regjimin dhe letra është nisur nga vetë Malmström, më 20 shtator. “Kjo letër i është dërguar ministrave të brendshëm të Serbisë, Shqipërisë, Bosnjës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Më tej mund të parashikohen masa shtrënguese për qytetarët e këtyre vendeve, deri në një rikthim të regjimit të vizave”, shkruajnë mesazhin e komisioneres mediat e huaja. Madje kjo çështje pritet të diskutohet në forumin e ardhshëm ministerial BE-Ballkan që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë më 3-4 tetor të këtij viti.

*AMA NEWS

 

 

2 komente në “Mallstrom letër Nishanit: Shqipëria po rrezikon kthimin e vizave”

  1. zjarri says:

    Mjafte derdellitje ne (internet) Te gjithe te bashkuare kushe me pushke, kushe me litar, kushe me hanxhar, kushe me gozhde, kushe me bezin, te CLIROJME NJEHERE E MIRE SHQIPERIN NGA (Fazllicet dhe nga Jonollatos) bashkohuni me ne (o populli farmakosur) DHE VIZAT NUK DO TE KEMI..

  2. lushi says:

    europa kurv ska me ke te meret dhe meret me ballkanin, nuk e di sa behen te pes kto shtete, por besoj sa gjysma e rumunve qe kan bllokuar europen dhe nuk thon gje,pershendetje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje