KQZ vendos të djegë fletët e votimit të 8 majit

26 Shtator 2011, 12:57Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur me shtatë vota pro që të nisë muajin e ardhshëm djegien e fletëve të votimit. Procesi i djegies së fletëve të votimit nis më 25 tetor dhe do të vijojë deri në ditën e fundit të vitit. Procesi i djegies në këtë mënyrë do zgjasë, ndryshe nga sa ndodhi me fletët e votimit për zgjedhjet e vitit 2009, të cilat u dogjën buzë lumit, në mënyrë primitive.

Më përpara përfaqësuesi i PS kishte kërkuar që të mos digjeshin fletët e votimit për Tiranën për shkak se ndaj tyre po hetohet nga prokuroria pas një padie të opozitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje