LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB

26 Shtator 2011, 10:04Politika TEMA

Nga Kledian Lula

Shtetasi shqiptar Sali Berisha, politikan prej 20 vjetësh dhe aktualisht me detyrë kryeministër i Shqipërisë, dhëndër në Serbi, martuar me Sllobodanka Ramën, vajzën e një koloneli (oficeri aktiv) të shërbimeve sekrete agjenturore Jugosllave, nuk do ketë mundësinë t’i shpëtojë damkës së zezë, hijes së krimeve dhe faktit të turpshëm, që ka qenë spiun i sigurimit të shtetit, me aktivitet intensiv konkret dhe maksimal, me pasojë burgosjen dhe internimin e shumë familjeve të intelektualëve e njerëzve të thjeshtë, kundërshtarë të regjimit diktatorial komunist.

Në një deklarim të tij publik në televizion, Berisha tha: “Nuk kam qenë spiun, nuk kam denoncuar dhe nuk kam dënuar njeri”. Mirëpo, gjatë një akuze të bërë në parlamentin shqiptar, në datën 7 korrik 2008, nga deputeti Spartak Braho në emër të grupit parlamentar të LSI, përforcuar me ulërima nga kreu i LSI Ilir Meta, u deklarua se ka prova shkresore, se SALI RAM BERISHA, komunist, pedagog, mjek në klinikën e bllokut dhe pjesë e brendshme e familjes së diktatorit, ka qenë jo vetëm spiun i sigurimit të shtetit prej 21 vitesh gjatë diktaturës komuniste shqiptare, por dhe “agjent special” i shërbimeve të huaja, me veprimtari agjenturore kryesore anti-shqiptare, si spiun në shërbim të UDB-së Jugosllave. Shkak që LSI dhe Ilir Meta, nxori nëpërmjet Spartak Brahos “letrat” e SALIUT si spiun dhe agjent i UDB, ishte fakti që SALIU, JOZEFINA dhe 20 deputetë “figura të pastra” me në krye Astrit Patozin, kërkuan shtyrjen e miratimit të projekt-ligjit “BIBERAJ” të hartuar prej BE për lustracionin (hapjen e dosjeve), për në muajin tetor 2008, pra pas pushimeve verore.

Kjo shtyrje u konsiderua prej Ilir Metës, si lojë e Sali Berishës për “konflikt interesi si spiun i sigurimit shqiptar dhe agjent i shërbimeve sekrete të huaja me veprimtari agjenturore anti-shqiptare”. Akuza e LSI, u përforcua në një emision televiziv edhe prej ish-shefit të SHIK, Fatos Klosi, atëherë anëtar kryesie i LSI, i cili aprovoi dhe deklaroi hapur, se ka dokumente autentike që provojnë plotësisht akuzën e LSI në parlament, që SALI RAM BERISHA ka qenë spiun i sigurimit të shtetit shqiptar dhe që është agjent i UDB. Po citojmë të plotë, akuzën e LSI, bërë në parlament në datën 7 korrik 2008, nga (ish) deputeti Spartak Braho:

 

Spartak Braho, në emër të LSI: “Sali Ram Berisha, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”

 

“Kam detyrimin t’i bëjë me dije dhe me prova parlamentit, se Sali Berisha është i interesuar të bllokojë miratimin e ligjit të lustracionit për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit dhe të ish-shërbimeve agjenturore të huaja, sipas rekomandimeve dhe afateve të përcaktuara nga BE dhe KiE. Ka fakte, që SALI RAM BERISHA dhe shumë nga ministrat e deputetët e afërt të kabinetit të tij, janë ish-spiunë të sigurimit dhe kanë dosje me veprimtari konkrete në dënimin me burg dhe internimin e shumë intelektualëve, familjeve e qytetarëve të tjerë. Përveç si ish-spiun i sigurimit të shtetit shqiptar, ka prova e fakte, se SALI RAM BERISHA, ka pasur dhe ka lidhje agjenturore me UDB-në (shërbimi sekret në ish-Jugosllavi), si informator i rregullt dhe i vullnetshëm i këtij shërbimi, duke dhënë informacione me efekt zhvillimesh anti-shqiptare. Këto shërbime si spiun sigurimi dhe agjent i UDB, SALIU i bënte me qejf, pasi nga njëra anë e shtynte kauza për fitoren e komunizmit në rang botëror, ndërsa nga ana tjetër e shtynin lidhjet agjenturore me UDB-së në Mal të Zi, prej nga ka edhe origjinën e gruas. Kryeministri SALI BERISHA, ka pasur takime e biseda të fshehta edhe me Millosheviçin, takime që i ka pranuar edhe vetë.

Grupi parlamentar i PD dhe kryeministri SALI BERISHA po kundërshtojnë dhe po bllokojnë projekt-ligjin e Biberajt, mbasi po të hapen dosjet, del se në krye të listës së spiunëve dhe agjentëve anti-shqiptarë në shërbim të të huajve është vetë kryeministri. Kam prova të plota, se SALIU ka dhënë informacione të forta për Komitetin Qendror, për Sekretarin e Parë shokun Xhelal Gjoni dhe ka pasur takime informative në disa kryeqytete evropiane, me zbulues e agjentë rezidentë të huaj. SALIU ka frikë nga miratimi i projekt-ligjit të dosjeve të spiunëve, mbasi e di mirë, që do ta pësojë ai dhe gjysma e kabinetit qeveritar dhe e grupit parlamentar të PD. Unë këto akuza i kam deklaruar edhe në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për diskutimin e ligjit të hapjes së dosjeve.

11 komente në “LSI në 7 korrik 2008, akuzë në Kuvend: SALI BERISHA, spiun sigurimi dhe agjent i UDB”

  1. baca mertur says:

    pseudonimin e ka patur PENICILINA doktori, te kesh gjak shqiptari e te jesh antishqiptar i thekur, mallkuar qofte

    1. Vlora says:

      veprimet e tij edhe sot e tregojne qe eshte antishqiptari mi i madh….
      nuk mund te iki nga kjo dynja…. pa i shpaguar te tera .

  2. fatmir mediu thote ; says:

    mos u merrni me halene po ishalla nje kancer ne miter lirise qe te ika nga politika se do e kete mendien tek liria

    1. Albogentivlora says:

      Pse nuk thua u rente kanceri te tereve si shtepi me te medhenje e te vegjel se jane rrace e ndyre.

  3. tg usa says:

    mendoj se jane te verteta sa thote spartak braho
    per kete problem e ka dredhur l.s.i. jo diktatori
    spartak braho thote qe kam prova , dokumente, por nuk i ben publike
    diktatori eshte agjent i serbeve thote spartak braho por grekeve ju fali detin, regjistrimin etniko fetar dhe vorrezat e grekerve

  4. Qytetari says:

    DENOINI ME VOTE KETA VAMPIRE. VETEM ME VOTEN TONE KETA UJQER DO TI ZHDUKIM NE TE KUNDERT KETA DO NA C’NDEROJNE…

    1. nor says:

      Me gjithe mend e ke apo tallesh?!
      Po ja pra, ti nuk e voton kurse ai te thote se ke votu per mu! Dhe hidhu perpjete ti pastaj!!
      Lejini bla bla bla-te o njerez; koha per plane e diskutime ka shume qe ka ike – tashti s’ka ngele gje tjeter vec ‘action’! ….ose, vazhdoni sic keni ba deri me sot, fshini qurrat me menge!

  5. sadiu says:

    SPARTAK BRAHO TI S’JE BURRE
    KOBURJA TE RRA NE UJE,,,,,,,,,,,,,,,,,,,!
    ========================================
    ISHTE DITE E PREMTE
    DHE ISHTE MBAS DITE
    KUR T SPARTAK BRAHO
    NE KUVEND U NGRITE ;

    SALIU ESHTE AGJENT
    I JUGOSLLAVISE
    PRANDAJ PO JA BEN
    VARIN SHQIPERISE

    TE ZHDUKET KJO FARE
    ESHTE I DJALLEZUAR
    POPULLIN SHQIPTAR
    SHUME E KA MUNDUAR.

    SALIU TE DEGJOVI
    SHOKEVE JU THA;
    MA KINI KUJDES
    KETE BUDALLA…

    QE NGA AJO DITE
    ZERIN S’TA DEGJOJME
    KU JE SHEHUR VALLEL
    NE PO TE KERKOJME

    ME AGJENTIN SALE
    THONE SE JE BASHKUAR
    DHE NE L.S.I.
    JE KOKA ME ZGJUA

    ” TI TI ROSH ATDHEUT’
    SE JE BURRE SHTETI…
    A MOJ SHQIPERI,
    ME KETA C’TE GJE

    SADIU I MERGUAR,
    MATRIALI ESHTE SHKEPUTUR NGA LIBRI;
    EPOPEJA E POLITIKANVE SHQIPTARE .

    1. gimi says:

      O Sadio mos shkruaj me kshu poezish, se jane aq te bukura, sa do nxjerresh ne pension Arben Duken, qe eshte edhe inspiruesi i tyre ne median shqiptare……
      Ik o Sadi ik, vrit veten ate bej

  6. sadiu says:

    OGIMI QENKE INJORANT, I PA KULTURE DHE I PA CIPE NE FYTYRE
    KUR STE PELQEN MOS LEXO TE TJERET MOS OFENDO..\
    DUKET QE JE I PA XHVILLUA R SI NJERI JE I MBARUAR
    TURP PER TY QE SHKRUAN TURP PER ATA QE TE KANE KRIJUAR
    UNE NUK KAM DALE TE KONKUROJ ARBEN DUKEN O IDIOT SE EKAM
    SHOK E MIK UNE NXJER MENDIMIN TIM PO TY STE KA PELQYER SE DUHET TE
    JESH KELYSH I SALI BERISHES…MOS SHKRUAJ ME SE TURPEROVE VETEN
    FAMILJEN DHE SHOQERINE SHQIPTARE ME MENDIMET MEDIOKRE SADIU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje