Drejtoresha e BB: Kriza e borxheve do prekë Shqipërinë. Nuk po ulet varfëria dhe rritja ekonomike është ulur ndjeshëm

24 Shtator 2011, 19:29Politika TEMA

Ekonomitë e vendeve të Evropës Juglindore ndikohen drejtpërsëdrejti nga vendet e Eurozonës në kushtet e krizës së borxheve që ka prekur disa nga këto vende. Kjo është edhe arsyeja përse rritja ekonomike  e këtyre vendeve pritet të jetë më e ngadalshme se para fillimit të krizës globale. Kjo ishte tema që u diskutuan në një konferencë për shtypin që u mbajt në mjediset e Bankës Botërore në Washington.

Folësit në Konfererencë, Filip lë Hueru, Nënpresident i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore dhe krye-ekonomisti i Bankës Botërore për këto rajone, Indermit Xhill, thanë se kriza ekonomike e vitit 2008 vazhdon të ndjehet në pjesën më të madhe të vendeve të rajonit.

Sistemi financiar botëror po përballet me sfidën më të madhe nga kriza financiare e vitit 2008. Por ndërsa në vende me rritje të shpejtë ekonomike, si Kina, India dhe Brazili kriza nuk ka patur ndikim në rritjen e tyre ekonomike, në vendet e Evropës Perëndimore kriza është reflektuar në fusha të ndryshme, në atë financiare, të borxheve, deficiteve buxhetore,  dhe tek papunësia e lartë në këto vende. Ndikimi i krizës së borxheve të disa vendeve perëndimore si Greqia, Italia, Spanja, Portugalia, është ndjerë tek vendet e Evropës Juglindore, të cilat i kanë këto vende partnerët e tyre kryesorë tregtarë.  Kështu, ndërsa rritja ekonomike në këto vende ishte 4,5 për qind në vitin 2010, këtë vit ajo pritet të jetë 4,3 dhe për vitin 2012 parashikohet një rritje edhe më e vogël, prej 3,8 për qindësh.

Çfarë ndikimi do të ketë kriza e borxheve e Greqisë dhe Italisë tek ekonomia e Shqipërisë? Për këtë çështje ne biseduam pas takimit me Drejtoreshën për Shqipërinë dhe Koordinatore për Evropën Juglindore, Jane Armitage:

 

Zëri i Amerikës: Gjatë krizës së 2008-ës Shqipëria ishte një nga pak vendet e Evropës ku ekonomia vazhdoi te rritet, ndonëse me ritme të ulëta. Në kushtet e rrezikut të një krize tjetër globale, a mendoni që Shqipëria do të mund ta përballojë atë si në vitin 2008 dhe çfarë ndikimi pritet të ketë kriza e Eurozonës tek Shqipëria?

 

Jane Armitage: Jam e sigurtë që po, do të ketë ndikim. Ajo që Shqipëria arriti të ruajë pas krizës së vitit 2008, kur trashëgoi një rritje ekonomike prej 6-7 për qind nga dekada e mëparshme, nuk mund të ndodhë më, sepse rritja e saj ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm.

Shqipëria nuk u ndikua nga kriza e vitit 2008, ashtu sikurse, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja, që patën një rritje negative. Por tani rritja ekonomike e saj është ulur nga 6-7 për qind në rreth 3 për qind. Kemi vënë re psh, që rezultatet e mëdha që u vunë re tek pakësimi i varfërisë gjatë dekadës së mëparshme, janë ngadalësuar.

Nuk dua të them se varfëria është rritur, se deri tani ne nuk kemi ende shifra të tilla, por mund të them se nuk ka patur përparim të mëtejshëm në këtë fushë dhe kur të marrim shifrat e reja, mundet që shifra e papunësisë të jetë rritur, një prirje që e shohim në vendet e Ballkanit Perëndimore. Ngadalësimi i rritjes ekonomike, shoqërohet me ngadalësim në pakësimin e varfërisë dhe rritje të papunësisë.

 

Zëri i Amerikës: Sipas jush çfarë ndikimi do të ketë tek ekonomia e Shqipërisë kriza e borxheve të Italisë dhe Greqisë, në kushtet kur të dyja këto vende janë partnerët kryesorë ekonomikë të Shqipërisë?

 

Jane Armitage: Siç u tha edhe në konferencë, sa më pranë vendeve perëndimore të përfshira në krizën e borxheve të jenë vendet e Evropës Lindore, aq më tepër do të ndihet ndikimi i tyre tek rritja ekonomike e këtyre vendeve.

Pra, ajo që ne parashikojmë është se Shqipëria do të ketë rritje pozitive për vitin 2011 dhe në vitet e ardhshme, por ka mundësi që ajo të jetë më e ngadaltë, ngaqë ajo ka shumë lidhje me këto vende, si psh të ardhurat nga emigrantët.

Shumë shqiptarë që jetojnë në Greqi kanë sjellë të ardhurat e tyre në Shqipëri gjatë viteve të fundit, duke ndihmuar në fushën e ndërtimit, bizneset e vogla dhe indirekt edhe në zbutjen e varfërisë. Por tani vëmë re që të ardhurat nga emigrantët janë pakësuar dhe njerëzit janë duke u kthyer nga Greqia.

Gjithashtu, marrja e huave nga bankat perëndimore mund të jetë më e kushtueshme për Shqipërinë. Dua të përmend edhe elementin e tregtisë. Shqipëria e zhvillon tregtinë me vendet e Evropës Perëndimore dhe në se këto vende preken nga kriza, eksportet e tyre do të pakësohen dhe natyrisht, që kjo do të ndjehet edhe tek ekonomia shqiptare.

 

Zëri i Amerikës: Sipas jush cilat do të ishin disa nga masat parandaluese që duhet të marrë qeveria shqiptare sot, për të zbutur efektet negative të një krize të mundshme globale?

 

Jane Armitage: Kjo është një pyetje shumë e mirë. Kur filloi kriza në vitin 2008, ajo nuk u ndje shumë në Shqipëri, por nga ana tjetër Shqipëria i rriti shpenzimet, si psh rriti ndjeshëm shpenzimet për sektorin publik, si për ndërtimin e rrugëve të reja, një diçka e mirë që nxit rritjen ekonomike dhe investimet nga jashtë. Por njëkohësisht, në Shqipëri pati një rritje të ndjeshme të deficitit buxhetor publik në vitet 2008, 2009 dhe 2010, si dhe një rritje të madhe të borxhit të brendshëm. Vendeve me ekonomitë në zhvillim si ajo e Shqipërisë ne zakonisht u themi që është mirë ta mbajnë nivelin e borxhit në 40 për qind, por në rastin e Shqipërisë, ky borxh është në nivelin 60 për qind. Pra, këtë herë Shqipëria nuk mund ta përballojë krizën duke shpenzuar më tepër në sektorin publik. Këtë herë, meqë borxhi është i lartë, ata nuk mund t’i përdorin shpenzimet publike për të kompensuar kërkesën e publikut dhe për papunësinë. Ne rekomandojmë që niveli i deficitit të jetë rreth 3 për qind dhe shpresojmë që vitet e ardhshëm ata ta ulin nivelin e borxhit. Shqipëria ka nevojë për një makromenaxhim më të fortë, zyrtarët duhet të jenë më konservatorë në politikat fiskale dhe të vazhdojnë me reformat për përmirësimin e klimës së investimeve, të bëjnë reforma në arsim, dhe të sigurohen që investitorët të vijnë në Shqipëri.

 

19 komente në “Drejtoresha e BB: Kriza e borxheve do prekë Shqipërinë. Nuk po ulet varfëria dhe rritja ekonomike është ulur ndjeshëm”

  1. zjarri says:

    O Vlonjat ku jeni!?…Ishen ata Vlonjat dhe Laber qe shkrojten nje epope ne vrigjet e Vlores me 1920. Ishin at qe i hodhen disa here ordhite e Mussulinit me 1939. Ishin ata qe u-dhane dermen okupatorve fashiste dhe naziste nga viti 1941 e gjer ne vitin 1944…C’prisni nje grupe plirash (Saliu e Sabri Godo) talle bythen me “Labet dhe Vlonjatet” ne 97-ten nenat labe shamite e ZEZA, Sot ne mezin e DITES ne bulevarte vret djalin e ri, CPRISNI KINI FRIKE NGA (sali fazllici) Avni Rustem i mori dite e nate, ne mezin e parizit me kobure lavi halen (esat pasha toptani)…

  2. tourkofagos says:

    drejtoresha,mos e vri shume mendjen per varferine e korrakeve,ata keshtu jane mesuar te rrojne,por fatkeqesia eshte e jona,qe ndajme oxigjenin me keta turkoshake,,,,dhe kjo eshte fatale!!!!!

    1. edi.s says:

      Te keshilloj ngulshem qe te trajtohesh nga duart e nje profesionisti ne psikoterapi, ne rast se nuk panon do lutesha te te shpinin te afermit, se ligesia jote po ben shume deme. Une mund te them se Saliun e urrej , kurse ty mor plehre do te te rrihja me deshire per nje kohe shume te gjate. E di qe nuk eshte zgjidhje , por te pakten do kenaqesha vete dhe do me bekonin shume, po shume, po shume fare njerez, pavaresisht besimit apo kombesise.

      1. tourkofagos says:

        ,,,ke te drejte arapi mou,jam i sigurt qe te pakten 85% e shqipfolesve do te bekonin,por me nje ndryshim,qe te gjithe keta do te ishin korrake te Erdoganit,,,,dhe kjo do te ishte teper normale!!
        geia sou,cok gyzel……

    2. shqiperia ime says:

      O Grek Qe Ha Tum! Me fal Turk.
      Nga i gjen keto shprehje idiotike pa asnje kuptimi.(korrak) (turkoshake). A di gje se ckuptim kane?
      Fatkqesia e madhe eshte qe ti na e shperdoron oksigjenin e na ndot me Grekologjira 300 Euroshe. Po ik e fali bythen ndonje prifti greeke e mos vazhdo me keto idiotsira.
      Greke ka vetem ne Kret. Ju te tjeret jeni rrace arabi cifuti ndaj nxirroni nga surrati ashtu si dhe shpirti. E hajde zbythu,( themi ne shqiptaret)

      1. tourkofagos says:

        turqia jote!
        Te pranosh ai qe je[korrak,turkoshak,mbetje turke ne trojet arbereshe,,etj] nuk eshte turp,turp eshte ta mohosh identitetin tend.C’te besh,Zoti nuk i beri te gjithe njerezit njelloj,kshq nuk eshte faji jone,qe ju lindet,,,,korrake!!!!

        1. vlora -uji i ftohte says:

          Degjo ketu more gjaur junanistani, te plasni ju greket , por ne nuk biem kurre ne ate derexhene tuaj. Me gjithe fukarallikun e tmerrshem qe na la komunizmi, ne perseri nuk jemi bythecpuar si ju dhe kemi qendruar dinjitoze ne hallin tone… Ne jemi kalitur me te keqen, por jemi vitale dhe nuk do te pesojme kurre hallin tuaj… Nuk keni ku te shkoni, pa patericen e Europes do perfundoni si qen zorresh dhe do na lepiheni….Atehere do te jete koha e gjykimit..dhe do te na njihni me mire……

    3. plaku says:

      tourkofagos,
      Shif mik i dashur se si i vene vehtes flake, njerezit ne Greqi. Po shan i dhjerri te permjerin.
      Te isha ne vendin tend une do ta mbyllja sqepin, more bukeshkale.
      http://fr.news.yahoo.com/blogs/journal-de-bord/les-photos-de-la-semaine-du-16-au-23-septembre.htm

      1. odiseu says:

        E di si eshte puna, ketij Debilit(Tourkofagos) qe me fal ti Edi S, se nuk jam dakord me ty kur thua po ben shume deme, duhet ti behet bojkot, dmth mos e lexoni fare e mos merni mundimin me bere replika me nje llum te tille. Ky Idjoti eshte demi i vetes tij prej torollaku pederast, dhe i joni nuk ka per te qene kurre, se shikoni sa kohe kohe qe plasi lllamarinen e halese tij duke na quajtur turk, e nuk ka qofte edhe nje komentues te vetem qe ti thote sa shpikje te bukur dhe fantastike ke gjetur…Ky idjoti ka kompleksin e te mosqenit vete shqiptar dhe plas nga marazi per kete rrace qe nuk e ka ne dejet e tij, e shprehet si dhelpra me rrushte.. troc varjani ato b..t, nese i ka mu ne maje te kokes, e le te shfryje tullumbacet e tij duke u vetekenaqur.. Le te behemi bashke solidar, o Plaku per te mos lexuar e replikur kete trap(tourkofagos) se e kunderta i ngreme vetem steken e vetekenaqesise atij…shkofsh ne djall me keq se cje o i shpelare trush..o tourkofagos…

  3. Gerti says:

    Aua cja fut kot kjo, ne na ka thene Sala qe jemi vendi i dyte pas Gjermanise.

  4. Vlonjat says:

    Te digjet njehere gjithe shqiperia pastaj vlora. Gjithe shqiperia me gjithe kosove e maqedoni per ne ka me pak rendesi se vlora. te behen shkrumb te gjithe te tjeret njehere pastaj mund te ngrihet ndonje ne vlore.

    1. Luan Kavaja says:

      nuk je vlonjat o derzi, je shpellar, Vlonjatet (LAP) se shpejti to te rrjepin………………..

      1. Cakalli7 says:

        asllon egnatia ka te drejte vlonjati jeni mesuar ti nxirrni geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve ju minianadolli shqiptar

        1. anastasi says:

          gehrriste plaka e te ka lene pa gjume apo te jan thare trute qe ke shkruar ne mes te nates o plak matuf

  5. H.Kaso says:

    Saliu njehere te kruaje xhepin prapa bollkave dhe nxjer miliarda dollare ta mbytin krizen e Allbanistanit kur ajo te nakape.

  6. Tteta says:

    Po moj zonje ashtu eshte qeveria e Shqiperise duhet te beje nje menazhim me te mire makroekonomik, por ju ishit qe lejuat qeverine te beje buxhet 6 mujor ose te ndryshoje buxhetin ne mes te vitit.Ne mos gaboj ishte FMN dhe BB.Nuk eshte e vertete qe jane bere investime te medhaja ne infrastrukture sepse 50% e fondit per rruge eshte vjedhur, pra efektiviteti i investimeve ka qene 50% me i vogel.Ne kemi 3-4 vjet qe jemi ne krize , krize per popullin ne papunesi e cmime te larta, ndersa qeveritaret kane perfituar(vjedhur) miliona ne kete periudhe krize per vendin.Me genjeshtra qe si ha as bufi gjoja jane rritur eksportet (te kujt ? vetem korent dhe demagogji shesim) .Ketu ka shume per te folur por diskutimet dhe keshillat e ketyre te huajve me ngrene nervat, mendojne se jemi injorante dhe vetem ata marrin vesh nga ekonomia. .

  7. Prend says:

    Natyrisht qe kriza e borxheve te Greqise e Italise do ndikojne ne ecurine e ekonomise tone,po ju nuk vleresoni drejtimin amatoresk dhe nielin e larte te korrupsionit te qeveritarve tane dhe gjithshka ja vishni faktorit te jashtem

  8. vucidoli says:

    dy luane ka sot bota,nje ne kine e nje sali rrota.

  9. Ilir Berisha says:

    Qe Qeverija e Partise Demokratike te mbaje ritmet rritjes ekonomike ( 6-7 %) te dhjetevjecarit te shkuar le te kaloje perseri ne skemat e firmave piramidale,ne pastrimin e parave te pista, ne trafikun e armeve dhe ate te droges,te mos haroje dhe trafikun e mishit te bardhe se andej nga Berluskoni jane rritur kerkesat per ate mall dhe te jeni te sigurte se rritmet e ritjes ekonomike te krereve te mafjes qe ka zaptuar sot vendin do te shkojne ne lartesi dhe me te medha pasi eksperianca dhe kualifikimi i kuadrove te ketyre puneve jo qe nuk mungon ,por ka aritur ne nivele qe do ta kishin zili dhe ato vende qe jane ne krye te listave boterore persa i perket fushave te mesiperme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje