Berisha kujton se është në parlament, flet në OKB dyfishin e kohës së lejuar

24 Shtator 2011, 18:32Politika TEMA

Në një sallë të boshatisur, kryeministri Sali Berisha foli për më shumë se 30 minuta në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Edhe pse rregullorja e kërkon që të flasësh 15 minuta, Berisha foli sa dyfishin e kësaj kohe, edhe pse në fakt nuk arriti të thyejë rekordin e sivjetëm, që mbahet nga kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, që foli përpara sallës për 39 minuta. Berisha foli në OKB për çështje të tilla që nga mbjellja e ullinjve e deri tek pavarësia e Kosovës. Me një anglishte të çalë, disa herë Berisha tentoi të dilte nga fjalimi i shkruar për të shpërthyer me zjarrin e tij, por anglishtja nuk ia lejoi. Një gjë të tillë deshi ta bënte kur iu përgjigj akuzave që bëhen nga serbët për trafik të organeve nga shqiptarët. Berisha i quajti shpikje, pasi tha se ka lexuar raportet që janë hartuar nga vetë serbët dhe nuk përmendet askund fjala trafikim. Në fund të fjalës së tij, Berisha iu drejtua miqve palestinezë. Ai tha se përkrah ekzistencën e një shteti palestinez, por deklaroi se nuk duhen ndërmarrë veprime unilaterale. Ndaj ai u sugjeroi palestinezëve që të dëgjojnë deklaratën e Katërshes për këtë çështje.

 

Fjalimi

Kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij, mbajtur në Asamblenë e OKB-së, ka deklaruar se Shqipëria, përfaqësohet si një vend, që 20 vjet më parë përmbysi diktaturën hoxhiste, më të egër që Europa kishte njohur më parë.

“Dua të përshëndes përzemërsisht përfaqësuesit e Egjiptit, Tunizisë, Libisë, Sudanit të Jugut dhe Bregut të Fildishtë, të cilët ndodhen sot në këtë sallë dhe përulem për nderimin më të thellë para mijëra e mijëra qytetarëve të këtyre vendeve, që me guxim e burrëri në kufijtë e legjendës ranë për të fituar pavdekësinë, çliruan vendet e tyre nga tiranitë mizore, i bënë ato, kontinentin afrikan dhe mbarë botën më të drejtë, më të lirë dhe përcollën për të gjithë qytetarët e shtypur të planetit mesazhin: Mos kini frikë për të luftuar lirinë dhe dinjitetin tuaj”, u shpreh gjatë fjalës së tij kryeministri Berisha.

Ndër të tjera ai theksoi se Shqipëria sot renditet ndër vendet me të ardhura të mesme, të larta dhe se ish vendi i hiperkolektivizimit total, është sot vendi me sektorin publik më të vogël në Evropë, në të cilin 84% e GDP buron nga sektori privat.

“Ish vendi i lirive e të drejtave të ndaluara me kushtetutë, është sot vendi i demokracisë, shtetit ligjor, fjalës së lirë, zgjedhjeve të lira, pluralizmit politik dhe fetar, tolerancës fetare të shkëlqyer. Ish vendi i izolimit më të thellë të kontinentit dhe planetit është sot anëtar i Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe kontribuon për paqen e stabilitetin në rajon e më gjerë, si dhe punon me vendosmëri për integrimin europian”, theksoi ai. Po ashtu kreu i qeverisë shqiptare u ndal edhe në liberalizimin e vizave, ku deklaroi se shqiptarët sot lëvizin pa viza në mbarë Evropën dhe përmendi në këtë drejtim se numri i qytetarëve të huaj kanë vizituar Shqipërinë si turistë apo qëllime të tjera është rritur nga 300.000 në vitin 2004 në 3.5 milion vitin e kaluar.

Duke u ndalur tek ekonomia shqiptare, kryeministri Berisha theksoi se në këtë periudhë të mëdha krizash financiare dhe borxheve të Evropës dhe botës, ekonomia shqiptare mbetet ndër ekonomitë më të pakta e cila njohu recensionin. “Në rast se investimet e huaja sipas UNCTAD nga viti 2007 deri në 2010 patën ulje prej 37% në të gjithë botën, në Shqipëri investimet e huaja direkte sipas po këtij burimi u rritën nga viti 2006 deri në 2010 me 316%. Eksportet shqiptare gjatë viteve të fundit u rrit me 300%. Papunësia u ul, po kështu edhe varfëria njohu një rënie prej 30%. Modeli ynë ekonomik bazohet tërësisht në lirinë ekonomike, e cila vitin që kaloi ka pësuar një stanjacion të ndjeshëm në botë, kurse në Shqipëri ajo është rritur me 16 pikë”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Megjithatë, kryeministri theksoi se kriza e borxheve dhe kriza e euros në BE, qëndron pak a shumë si shpata e “Demokleut”, mbi lekun tonë dhe mbi kokën e ekonomisë shqiptare. “Ndaj shfrytëzoj rastin t`u bëjë thirrje vendeve të Eurozonës, që në kuadër të përpjekjeve të tyre, të mëdha e serioze, për kapërcimin e problemeve aktuale, të konsiderojnë edhe pasojat e kësaj krize mbi ekonomitë tona të euroizuara”, nënvizoi ai.

32 komente në “Berisha kujton se është në parlament, flet në OKB dyfishin e kohës së lejuar”

  1. arsen says:

    Edhe ne Asamblene e 2010-es, po te njejtat fjale ka thene….Sa injorant?!!
    Vete thote qe ..”jemi ne eren digitale…” Kujton ky se OKB-ja nuk e ka statistiken e tij???
    Pse nuk flet per bujqesine shqipetare??? Po per minierat? Po per turizmin? Po per borxhin publik 60% ???
    Sali ! KOHA JOTE….KA MBARUAR
    U ngopem me fotmontazhet e tua dhe te VOA-se.
    Shqipetaret duan LIRI! Duan pune! Duan SHTET !

    1. 1122 says:

      Eshte mesuar ai shpellari me lexu fjalimet e Fatosit, keshtu qe nuk e ka per gja me i lexu dy here keto fjalimet e veta, te cilat ja bejne gati ca lakonj qe i shkojne nga pas.

  2. vlora -uji i ftohte says:

    Te pakten te kishte folur italisht , se italishten e qan….

    1. LOLA says:

      hahahahhahahahahha mmmoooosssssss aman vetem italisht jo se ua dhjet dhe italianeve

  3. tg usa says:

    Sali Mashtursi, 20 vjet e kusur nuk do lodhemi me genjeshtrat e tua.

  4. Nermin says:

    Duke lexuar artikullin e siperme konstatoje se ne se nuk eshte gabim shtypi shifrat e dhena atehere jane shume apsurde.Konretisht numeri i turisteve 300 me 3.5 miljon, me tej ……..luftojne liren ……ne vend qe te thuhet apo shkruhet fitojne lirine!?..Ne vazhdim shifra edhe rezultate fantastike etjer etjer.
    DO TI LUTESHA REDAKSISE QE TE ME SQAROJE NE SE KA GABIME DREJTESHKRIMORE APO PERKTHIM E LEXIM ME TE META NGA ANGLISHTJA.jU FALENDEROJME PER SQARIMET E RASTIT.

  5. migena aleksi says:

    “…ai u sugjeroi palestinezëve që të dëgjojnë deklaratën e Katërshes për këtë çështje…”. E di ca me vjen per te qeshur?? Une nuk e kuptoj per cfare na duhen politikanet ne shqiptareve.. ?? Ata thone gjithmone ate qe thote me i forti. Psh eshte katershja tani? Ashtu beni – thone keta. Eshte Amerika diku kryesoese? – Beni si Amerika, – thon keta. Eshte BE-ja diku tjeter, – Beni si BE-ja e keshtu me rradhe.. Po ketu nuk ka nevoj per ndonje politike te madhe.. Thjesht behu me me te fortin e momentit.. Sa e lehte eshte te jesh politikan ne Shqiperi,,

  6. nor says:

    po pa dyshim qe i duhen 30 minuta se te nxjerri vetem nje fjale i nevojiten 30 sekonda…Po keta keshilltaret e tij budallenj kane harru t’i tregojne se eshte ne OKB, jo ne inaugurim rrugesh fshati ne Shqiperi?!

  7. Xha Sulo says:

    Nuk kam degjuar njeri me dallkauk qe nga koha e Haxhi Qamilit.

    1. Dj Achmed Infidel says:

      Haxhi Qamili ishte diletant para ketij palles————ai thoshte hapur du baben (dmth) sulltanin, hoqi flamurin shqiptar dhe vuri ate turk—————-ky sternipi i tij eshte dinak, pak nga pak po e shet Shqiperine komplet.

    2. denkoka says:

      mu me dhimbset kur e flet keq anglishten…
      pa per gjo tjeter mir ua bo……
      i her 3 vjet o tu dal andje…

  8. geno says:

    Kllouni Sali Berisha ka nam edhe ne OKB, ne salle ishin vetem disa drejtues vendesh te notes se tret, te cilave haxhinasja u kithe thene qe pas fjalimit ka nje dreke me mish dhie tropoje dhe ata qendruan dhe benin sikur e degjonin kur ky trapi yne sali thoshte qe do mbjell 50 milion rrenje ullnje, nga 20 qe ka thane para grupit parlamentar te PD. Ky eshte koqe, i nxorri bojen Shqiperise, eshte bere si ata legenat llamarine qe lanin bythen kalamajt pasi i hiqte barku e fshatrave dhe qe ujin pas larjes e pinin qente. O Liri si serbe e mencur qe je, izoloje Saliun se u be gazi i botes

  9. Tirona says:

    Po para viktimave qe u vrane nga shperthimi i Gerdecit, po para viktimave qe u vrane para kryeministrise , a do te perlulet kryeministri jone, ashtu sic u perul perpara viktimave te Egjiptit, Tunizise, Libise, Sudanit te Jugut dhe Bregut te Fildisht

  10. PAL says:

    Ta dhjefsha rracen, ty edhe [email protected]-it. Por ty ma shum. Jo, jo ty ta sh….fsha me koc e me rroc moj materie fekale.

    1. patrik says:

      me ke e ka ky?

  11. kesstrel says:

    po protestuesit ne Tirane kush i vrau

  12. england says:

    Kur do filloi portokallia te shohim konkursin KOHA JOTE MBAROI
    ky konkurs vlen dhe per gomarin e kryqeverise

  13. Da Moja says:

    Sipas kokes vjen dhe festja (kapelja) –themi ne ne shqiperi!
    Festja quhet: s’- ali PASHE Tropoja ( A duhet ta emertojme keshtu ne mbiemer se historija do kete bere gabim me :BER+ISHA ( BER =…….) duke i dhene lidhje me ate qe Tepelena i kendon pasi i la nga kjo jete . A nuk ka ngjashmeri si hyne ne histori dhe si na bene me histori? Perse ne nuk i kendojme sa e kemi si pasha te vetem sot midis nesh?! Ju lutem a mund ta perktheni nga shqipja e tuqizuar fjalet: s’ +ali +ber(r) +isha (s’= nuk,jo) (ali=zot,zoteri) se une e mund e te gaboj pa dashur te gaboj

  14. Albann says:

    hahaahahahaha……..hahaahahaaha

    1. Albann says:

      Se ka me te keq….por….kur i hipen pasioni per te folur,edhe te atin te kishte perpara do e shante nga nena…eshte thjesht i semure….

  15. Mrika e Dodës says:

    Na ka korit krejt. Veç 5 budalla kanë nejt me e ndigjue.

  16. Greku says:

    Na dhjeu te gjithe do turren ne shqiperi per fitime te majme Do vine do bejne shurren do dhjesin dhe do ikin si gjithmone
    Jemi te destinuar te ngelemi vend I dhjere per gjithmone
    O zit na ruaj nga gomeret we na qeverisin se sjemi te zotet e vetes

  17. eni leka says:

    e kush can bythen per kete hale,ky te kish fole per lirite e te drejtat e shqiptarve ,per vrasjet 21 janarit per gerdecin per votat qe vjedhi 2 here radhazi ai eshte kminister me forcen e vjedhjes ky kujton se jane shqiptaret nuk kuptojne jane si ne kohen e qepes te marrofte zoti ptu hup se na korite kombin

  18. PERMETARI says:

    kur flet saliu anglisht te shtohet jeta. SHQIP me theks IRLANDEZ.

  19. Gazmend Rushi says:

    rofte e qofte sali berisha
    shakaxhiu i perparimit
    dhe ne shekuj u kujtofte
    si sternip i nastradinit
    FAN NOLI

  20. Gjergji says:

    Ja edhe tradhetari me i madh i Shqiperise dhe agjenti kryesor i jevgjerve etiopiane, nxenesi i devodshem i enver satrapit, janullatosit dhe mijera turkoFAGGOT-ve ne greqine e marre fund!

    NDJEJ ZOT SE NUK DINE
    SE C’BEJNE, JANE MAHNITUR
    RRAHIN TE PRISHIN SHTEPINE
    PUNE E LIG DHE E MERZITUR!

  21. Gazmend Nushi USA says:

    Si ka mundesi te kete folur Berisha ne OKB,kur sipas Meros ate nuk e therret asnjeri.Do jete ndonje gabim.

    1. tg usa says:

      o trapo atjeka folur dhe miku i diktatorit sali kadafi

    2. tahir berati-deutschland, ish-i burgosur e i perndjekur politik i rregjimit nene te udheheqesit aktual te Shqiperise... says:

      O Gazmend NUSHI “medemek” nga USA, qe na can bythen prej shume kohesh me Komentet tuaja provokuese ala-malokesh te super-bishes se shekullit te vjeter e te ri, Sali Berishes me kompani duke filluar nga malokui jugut dhe super-hajduti Ilir Meta dhe udheheqesi dhe mesuesi i tij nga Tirana; super-pianeci, super-bixhozciu dhe super-perversi i Tiranes dhe i gjithe Shqiperise Fatos Nano, A e din ti dhe gjithe Shqipetaret se kemi te pakten 20-vite qe shohim qindra kanale Tv dhe lexojme me dhjetra Gazeta shqiptare e te huaja, se ne aktivitetet e OKB, shkojne e flasin e bejne takime neper ambjentet e Pallatit te Kristalte te OKB ne New York City (me protokoll rutine te vendosur qe nga themelimi i OKB), te gjithe lideret e delegacioneve te vendeve anetare te OKB, te zinje+te bardhe+te verdhe+te medhenj e te vegjel+te majte dhe te djathte+nje numer jo i vogel midis tyre Diktatore (si ai i Iranit e me radhe) e Neo-Diktatore (si ky i yni dhe ai i Turqise qe flasin brockulla e karagjozlleqe mbi dyfishin e kohes se lejuar per te folur (injoranca nuk ka brinje…-proverb Latin) deri sa salla madheshtore e OKB ngelet me 30% a me pak pjesmarres, e keta disa flene e disa qeshin a belbezojne me ironi me njeri-tjetrin.
      Ky eshte fakti i fjalimeve te udheheqesit Shqipetar aktual te dhunshem, hajdut, vrastar, mashtrues e pa Vote te Lire ne Pushtet, per te vjedhur, vrare e varferuar pafund Popullin tend O Gazmend NUSHI “medemek” nga USA> E kjo te Gezon si ate dhe kush i shkon akoma atij Neo-Diktatori nga pas duke filluar edhe nga ty o Gazi i Nushajve nga USA…

  22. Klodian Kapllanaj says:

    C’ka thone popujt neper bote:
    Nje yll drite ka ne Evrope.
    Me kete yll qe kq Shqiperia,
    lum kujt i bien rrezet e tia.
    Sal Berisha tungjatjeta……………..

    Apo ishte per Enverin?Ju shikoni ndonje diference????????

    1. hajriu says:

      Po pse ky nuk eshte pjelle e kurves enver?

  23. nastradini says:

    Kur je Kryeminister apo me shume Kryetar shteti ne OKB shkohet per te kerkuar ndihma per vendin tend. Asnje zyrtar i larte nuk shkon per t’u mburur per arritjet e vendit te tij. Sepse kjo gje do te inicionte menjehere miratimin e fjalimit mburravec si rrufe nga ana e kesaj organizate, e krijuar me shume per ndihme dhe bashkepunim nderkombetar ne rast krizash dhe nevoje. Sepse do t’i lehtesonte nje barre per nje vend me shume probleme me varferine dhe papunesine. Qe ne vend t’i kerkoje ndihma per ta mburret dhe paguan per vendet e tjera me probleme te ngjashme. Mesa duket nuk Berisha nuk e ka kuptuar se OKB-ja nuk eshte vendi ku “kendohen” hymne alla komuniste dhe enveriste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje