"Zoti Basha, ju po bëni shaka me punën"

24 Shtator 2011, 10:32Politika TEMA

Drejtori i Qendrës Kulturore Tirana i drejtohet kryetarit të Bashkisë, pasi i ka komunikuar ndërprerjen e kontratës

Nga Kiço Londo

Jam para jush sot, jo thjesht për të bërë një njoftim, por për të bërë një deklaratë, e cila buron prej burokracisë ndërprerëse. Ju do të pyesni ç’është burokracia ndërprerëse? Është shkresokracia alogjike, vrasëse e kulturës dhe bllokuese e punës. Është ajo që i thotë krijuesit, nuk na duhesh dhe pasionantit me firmë dhe vulë paskrupullsisht i thotë: ik se punove shumë.

Më duhet ta njoftoj ekipin krijues së Metropolit, kryesisht artistët e rinj, median e nderuar dhe të respektuar, publikun e dashur dhe qytetarët e Metropolit se një letër e kryetarit të bashkisë më bën me dije sot, fillimin e procedurës për ndërprerjen e kontratës si drejtori i Qendrës së Metropolit pa dhënë asnjë argument dhe shkak për zgjidhjen e kësaj kontrate. Nuk kam asnjë koment për shkresën qesharake, komenti im është ai që ka lidhje me institucionin dhe mjedisin ku unë aktualisht bëj publike këtë deklaratë.

Ky është një institucion sfidant, zyrtarisht institucion që përballon tetë shfaqje në javë dhe pas dy javësh 12 shfaqje në javë në katër salla. Është institucioni me kalendarin artistik më të pasur më cilësor dhe më kreativ ndër gjithë institucionet kulturore të Shqipërisë së sotme. Është institucioni, në të cilën aktivizohen më shumë se 120 artistë të rinj në vit dhe brenda tre viteve në këtë teatër janë shfaqur 40 premiera, shifër kjo më e madhe se e të dhjetë institucioneve artistike të Shqipërisë përfshirë edhe ato kombëtare. Është institucioni i vetëm artistik në Shqipëri që funksionon me kontratë dhe ka ritmin e kohës. Unë flas vetëm për punët e kryera, jo për punët e premtuara. Administrata e Bashkisë më ka komunikuar sot mbylljen e kontratës si drejtor i kësaj Qendre Multikulturore, por unë kam fatmirësisht një kontratë tjetër të përhershme, të cilën askush nuk ma zgjidh dot, atë të artistit e të menaxhuesit-krijues.

Pa dashur të neglizhoj modestinë më duhet të pohoj se ndoshta jo rastësisht edhe largimi im nga Teatri Kombëtar u bë pikërisht në momentin kur arritëm të jepnim si sot te “Metropoli” 8 shfaqje në javë.

Ju bëj me dije se projektet e mia vazhdojnë dhe misionin me të rinjtë nuk do ta ndërpres asnjëherë. Ndërsa njeriut që firmosi shkresën groteske pa motiv dhe pa argument juridik dhe administrativ, përmes medias dua t’i kujtoj epitafin e një artisti, të cilin ai mund të mos e ketë njohur, por pashmangshmërisht prej artit të tij ka qeshur. E kam fjalën për aktorin e mrekullueshëm Aleko Prodani.

Zoti Basha!

Aleko Prodani ka zgjedhur këtë epitaf:

“Një ditë do të kthehem dhe do t’u them: Bëra shaka”

Zoti Basha!

Ndërsa ju po bëni shaka me punën dhe kjo në jetë dhe art vlerësohet si dramatike.

Tiranë, 23 shtator 2011

22 komente në ““Zoti Basha, ju po bëni shaka me punën””

  1. fule says:

    Sipas dallkaukve Ramy dhe Gazmend Nushi USA, ju i bie te jeni te gjithe komunista te kuq flake…lol

  2. Ela says:

    Bravo…Arti te mban gjall,……dhe esht per te ardhur keq veprimi i kryetarit te bashkis qe ne vend te investoj per artin po mundohet ta pervetesoj dhe ti fut hundet aty ku nuk i takojn.nuk di cte thuash me teper vec nje gje esht e sigurt,Tiransit larguan shiun por ka per ti shkateruar bresheri……

  3. denkoka says:

    politike e re me njerez te rinj….ik kico hapu rruge te rinjve..

    1. agbi says:

      sa dritshkurter qe je , me lart flitet per art dhe jo per politik .

      1. denkoka says:

        politika eshte art…ky kico ka 15 vjete qe bredh nga i drejtor ne x institucion drejtor ne y institucion…po artistet e rinj qe dalin dita dites nga akademive e qe jane shum here me te zotet se ky…per ca cu artin para…a sdo ua japim n1 shans?

        1. NAIMI says:

          Ti nuk duhet te jesh Denkoka ,por (me falni per shprehjen jo te pershtatshe te cilen nuk ma lejon edukata) duhet te jesh Denbytha.Detyrohem te shprehem kesisoj se me detyroni. Ju nuk e njihni Kico London more pellazg. Nje artist i vertete qe i ka bere vetes vendin qe meriton. Ti duke qene shpellar dhe duke qene nje frymezues i fashizmit oriantal nuk ke si te veprosh ndryshe. Per ty mesa kuptoj une cdo gje ne bote nuk ekziston por ekziston vetem neofashisti qe ka leshuar filiza lul Basha . Sa keq je katandisur. Ky Lul qe perkrah ti nuk eshte gje tjeter vecse nje hajdut, vrases e asgje me teper. Ndricou o i gjore per te kuptuar te verteten. Me respekt Naimi.

          1. tourkofagos says:

            nje turkoshak si Denkoka,bythelepires i Bashes nuk meriton respekt,,,,,,,

          2. denkoka says:

            lul basha nuk rref grune sic ka rraf edi rudinen..e ate nonen e tbirit tvet…shum shpejt do na dali edhe linda basha me sy te nxime…..luli hajdut eshte…po jo sa ed rama qe e boni tiranen me pallate…si enveri shqiprine me bunkere….PSE?Sepse merrte i thes me lek per cdo leje…e ktej del e deklaro qe kom 3000 Euro ne banke…jetoj ne shpi me qera…dhe dasmen ma pagujti gruja…pupupupu turp……kico mund te jete i madh e mund ti ket bo vetes vend….po nuk do rrije nmaj te artit sa tkete frymen…ROTACIONI shoku naim…ky eshte celsi i suksesit……
            Me Akoma me Shume respekt
            DENKOKA

        2. ardi says:

          dekoka Lul-domatja nuk eshte i zoti te perdori as dorjanen, po thyen krahun ngaqe eshte teper delikat . Pastaj mesa kam degjuar nga nje njeri i afert, Luli dhjet nga frika nga e shoqja, se labja nga tepelena e dhjet me hu Lulken, e mban vetem per fare dhe para, se per gjera te tjera i ka bere mutin, vete rri ne Hollande..

    2. Na ruaj o zot nga njerezit e ligj says:

      Arti nuk eshte fabrike buke “denkoka”. Artistet e rinj kane nevoje te artistet e vjeter… mirepo eshte fatkeqesi e madhe per popullin tone kjo politike e shpifur, e përdalë.
      Politikanet tane jane të përdalë në shpirt.

  4. Baca says:

    Bravo zoti Basha!Dhenderi illegal I udheheqsit ton,po mban premtimet e dhena para popullit…..? ? ? ?

  5. Lani says:

    z. Londo,
    Keshtu eshte kjo pune: Edi Rama yt hoqi paraardhesin tend kur erdhi ne fuqi dhe te vuri ty…

    1. ersa says:

      Gomar qenke zoti Lani,

      Se jo per gje por qendra Metropolitan nuk egzistonte para Rames.

      Sa per Bashen, ai ndyresire eshte, kjo dihet tashme.

    2. i drejti says:

      me mir mos shkruaj se sa shkruan prockulla z.lani.

  6. shqiptari nga pekini says:

    Z Kico se jemi miqe te vjeter bashke . po pse ti nuk e prisje kete largim ? po ti e di mire kush eshte lul basha qe se pati pe galje te ulet ne ate tavolin me vota te vjedhura, dhe jo te largoi ty.

  7. Vorra bomsi says:

    Lani e dike mire. Rremo nje here se mund te dali ndryshe. Mos fol kot ne tym. Une jam qe askush nuk eshte i pazevendesueshem por me te njejten llogjike kryekrymineli tani duhet te ishte ne burg?!

  8. Arjani says:

    O Kico, Ju ne rradhe te pare jeni artist dhe per ate e keni bere shkollen. Ju nuk keni studiuar e specializuar per drejtor. Apo jo ? Ju nuk jeni emeruar ne krye te atij institucioni vetem si nje regjisor teatri, por dhe si nje militant teper aktiv i Partise Socialiste.Kjo do te thote se emerimi yt ne ate post eshte nje emerim politik. Prandaj nuk ka asgje te jashtezakonshme qe ky post politik zvendesohet me nje person tjeter politik.E perseris, ne rastin tend nuk ka asgje te jashtezakoneshme. Problemi ne kete vend eshte kur nga administrata largohen ekspertet dhe specialistet, bile qe nga pastruesit. E pa drejte do te jete, nese ty nuk do te japin te drejten qe te ushtrosh profesionin e regjisorit.
    Mos harro i dashur: Postet e drejtoreve ne cdo administrate jane poste politike. Nese nuk e di mesoje. Nese e di mos u bej qesharak. Njerzit nuk lindin drejtore, ministra apo shefa dhe duhet te vdesin si te tille.

    1. xhoni says:

      Ne SHBA pas zgjedhjeve per president,jane te caktuar me ligj vetem 6000 poste politike,qe nderrohen automatikish ndermjet humbesit e fituesit!!!Te gjitha keto poste perbejne vetem 1 % te vendeve te punes atje dhe jane poste te larta e jo drejtor teatri apo drejtor ujsjellesi etj!!!Por ketu FITUESI sillet njelloj si PUSHTUESI,QE E LE USHTRINE T’I SULET FSHATRAVE E QYTETEVE PER TE PLACKITUR CFARE TE MUNDE!!!Ky eshte shtetri i anti shqiptarit Berisha!!!Sa per poste politike,ketu tek ne,eshte edhe shoferi apo sanitarja!!Militantet e partive,te kallepit JENICER,ndonese i kane grate shtepijake e me 2 klae,kerkojne vende,mundesisht edhe shefe personeli(te bejme pak qejf se boll kemi pastruar halet e botes_!!!Haaaa!!!I keni pare puntoret e gjelberimit te Bashkise se Tiranes tek LANA???TE GJITHA JANE NDERRUAR!!!Te kenaqet shpirti kur degjon se si bejne qyfyre me njera tjetren:QYQJA MI NONE!ZORRE KAQ TE GJATE NUK KISHJA MBAJTE NE DORE!!!Kujtoja se zorra e burrit tim do idshte me e madhja!!Shyqyr qe erdhi Basha dhe na kenoqi me keto zorre!!!MARSHALLA!!!

  9. vlora -uji i ftohte says:

    Kico,shendoshe vete. Nqs nuk e dije ose nuk e besoje se cdo fillim e ka nje fund, atehere me duhet te dyshoj ne inteligjencen tende…. se dhe drejtor ne zyrat e shtetit me “teater privat” sikur nuk kuadron !!!! Pastaj ku ishe ti kur na pati gjrtur i njejti hall edhe ne te tjereve ?!

  10. i drejti says:

    enver hoxha kur filloi te shikonte endrra per armik emagjinar-te parin grup armiqsor e zbuloi ne art e kultur-sepse arti e kultura paraprin zhvillimin e nje shoqerie.per cfar kulture mund te pritet nga luli i vocer kur pranon te ulet ne nji karrige qe i dhuron baba jo populli.

  11. Arjani says:

    O miq te forumit. Duhet ta keni te qarte qe Kico Londo karrigen e drejtorit te teatrit Metropol nuk e kishte si ndonje artist i niveleve te larta. Regjisore si Londo ne Shqiperi ka sa te duash. Ai kete karrige e kish si nje militant aktiv i PS-se.Pra ate post e ka politizuar vete z.Rama dhe z.Londo.
    Une nuk dua te mbroj Bashen por kjo eshte e verteta dhe e drejta.Per derisa z.Londo ka pranuar te behet drejtor i ketij institucioni si eksponent politik, duhet ta pronoje edhe largimin politik e mos beje sikur po permbyset bota.Z. Londo nese kerkon te jete artist i vertete duhet te jete per te gjithe popullin e mos ngaterohet me partite politike. Dihet, me partite do perfitosh kur ato jane ne pushtet dhe nuk do perfitosh kur ato e humbasin pushtetin.
    Kico nje keshille. Mundohu te behesh artist i madh pa u mbeshtetur tek partite. Ndryshe do te te shkoje jeta “cil e myll”.

  12. eni leka says:

    eshte per te ardh keq per njerzit qe shkruajne sa me lart ,more shqiptare ae dini sepse punojne njerzit,…per te dale ne pension,..si qenka kjo boll ke punu tani shko ne shtepi .keto pislleqe behen vetem ne shqiperi me njerez rrugac e vagabond te tipit basha etj.i vodhi votat dhe po ban popullin lamsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje