Gjykata e Lartë nxiton të shpallë Metën të pafajshëm, shpërfill dëshmitë

23 Shtator 2011, 19:56Politika TEMA
Gjykata e Lartë nxiton të shpallë Metën të

(E PLOTESUAR)- Tani më është çështje ditësh që Ilir Meta të marrë pafajësinë. Gjykata e Lartë nuk po përfill asnjë kërkesë të prokurorisë dhe ka kthyer mbrapsht mënyrën se si zhvillohen gjyqet, duke mos pranuar asnjë dëshmi. Ekspertët e Metës, një skandal i vërtetë

 

Kryetari i LSI, Ilir Meta, po shpallet i pafajshëm, madje po nxiton që këtë gjë ta arrijë sa më shpejt, me shumë gjasë për tu rikthyer në kabinetin e Sali Berishës. Pasi ka pushtuar të gjithë mediat, ai po arrin të diktojë edhe qëndrimin e tij për këtë gjyq, duke krijuar idenë se Gjykata e Lartë po përkrah prokurorinë. Në të vërtetë gjyqi ndaj Metës vazhdon të jetë një skandal i vërtetë. Kolegji Penal po rrëzon prokurorinë në çdo kërkesë e në çdo hap të saj, duke u shfaqur krejt hapur si mbështetëse e Metës. Kështu, nëse më përpara ishte vendosur se seanca e sotme do merrej me dëshmitë, Gjykata ka kundërshtuar veten dhe në mënyrë skandaloze është marrë prapë me ekspertizën e videos. Duke shkelur ligjin, ajo po ndryshon rendin e zhvillimit të gjyqit për ta mbyllur më shpejt atë. Më 24 tetor pritet që të dalë edhe ekspertiza e videos dhe atëherë ekziston mundësia që të mbyllet gjyqi dhe Meta të dalë i pafajshëm, edhe pse avokatët e tij dalin në media për të bërë sikur po bëjnë betejë me prokurorinë. Në fakt është Gjykata që nuk po përfill aspak organin e akuzës, duke shmangur edhe dëshmitë.

 

“Meta”, Kolegji rrëzon veten

Procesi “Meta” kthehet në një lojë strategjike, por me sa duket e parashikueshme për fundin që do të ketë, lojë që i dha shenjat e para me togfjalëshin “ekonomi gjyqësore”, term ky i përdorur rrallë nga avokatët në gjykatat shqiptare, por që pikërisht kjo ekonomi pritet të ndryshojë rrjedhën e gjithë gjyqit.

Kur vetë Gjykata e Lartë caktoi në seancën e kaluar ndryshimin e radhës së provave duke pranuar pikërisht për shkaqe të ekonomisë gjyqësore caktimin e ekspertëve dhe ndërkohë dëgjimin e dëshmitarit kyç, Dritan Prifti, në seancën e kësaj të premteje gjykata caktoi datën 24 tetor, pra pas një muaji, si ditën kur ekspertët do të thonë fjalën e tyre.

Por ndërkohë nuk dihet se pse Gjykata e Lartë nuk caktoi një datë para kësaj për të dëgjuar Priftin, sikurse deklaroi në një seancë.

Në 24 tetor, sipas një liste me 18 detyra që iu caktua tre ekspertëve shqiptarë, do të dëgjohet ekspertiza e tyre, sikurse kërkuan avokatët e ish-zv/kryeministrit Ilir Meta, pikërisht ndaj orës, videos dhe USB-së.

Në këtë pikë pati rezerva nga prokurori i çështjes Bujar Sheshi që kërkoi që kjo ekspertizë të bëhet nën mbikëqyrjen e prokurorisë.

Kërkesë kjo që u pranua nga Gjykata e Lartë, edhe pse e vetmja, pasi çdo kërkesë e prokurorisë në këtë proces është rrëzuar. Ky vendim i dha të drejtën avokatëve të deklarojnë sërish se procesi, sipas tyre është një lojë politike.

“Ora, si e vetmja provë materiale, nuk gjendet, gjë që tregon se ky proces është i montuar politikisht. Prokuroria është ndikuar politikisht nga Kuvendi i Shqipërisë për heqjen e imunitetit të zotit Ilir Meta.

Nuk do ketë ekspertizë mbi orën, edhe pse gjykata ua vuri atë në dispozicion ekspertëve”, deklaroi avokati Gëzim Veleshnja.

Në fakt prokuroria në seancë, gjatë mbi pesë orëve proces, refuzoi të kryhej ekspertiza e orës, nga e cila mund të përdoret nga palët për të marrë edhe videot e tjera, strategjia e radhës nga avokatët, të cilët duket se synojnë të sulmojnë dëshmitarin Prifti me videon e dytë, ku ai shfaqet me Leonard Beqirin, për të sulmuar pikërisht kredibilitetin e dëshmisë së tij kundër Metës.

Më parë, gjatë seancës së paradites, Gjykata e Lartë rrëzoi sërish kërkesën e prokurorisë për të mos pranuar tre ekspertët që do të bëjnë ekspertimin e videos së skandalit Meta-Prifti.

Prokurori pretendoi se asnjëri prej tyre nuk është i licencuar si ekspert i kësaj fushe. Vendimi i tyre mbi videon do të përcaktojë edhe fatin e procesit ndaj ish-zëvendëskryeministrit.

 

Bie kërkesa e prokurorisë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar sërish kërkesën e prokurorit Bujar Sheshi për përjashtimin e tre ekspërtëve të videos Meta-Prifti.

Prokurori deklaroi se asnjeri prej ekspertëve nuk disponon njohuri kompjuterike të posacme për fushën përkatëse, per te cilen ata jane thirrur. “Ne Shqiperi – tha prokurori – nuk ka eksperte me keto njohuri te posacme sic e kerkon ligji pervec ekspertit Dritan Zoto, i perjashtuar me heret nga gjykata per shkak te shprehjes prej tij te nje opinioni ne gazeten ‘Shqip'”.

Por, cilet jane tre ekspertet qe do kene ne dore fatin e gjykimit ndaj ish-zevendeskryeministrit Ilir Meta, i cili eshte ne banken e te akuzuarit per korrupsion?

Asnjeri prej eksperteve nuk eshte i licensuar per punen qe ata do kryejne, pra per verifikimin e regjistrimit audio dhe video. Konkretisht, 30-vjecari Ermal Beqiri, me graden e doktorit ne fushen e sistemeve informatike per administraten e universiteteve, ka shkruar ne kurrikulumin e depozituar ne Gjykaten e Larte, se pervec eksperiences si lektor ne nje fakultet privat, ka punuar ne marketing, negocim me klientet per furnitoret, ka punuar ne instalime portash elektronike dhe alarmesh elektrike. Ne cv-ne e tij nuk mungon as puna e kamarierit ne nje restorant universitar.

Aktualisht ai eshte drejtor i IT-se ne rektoratin e Universitetit te Tiranes, ndersa eshte i diplomuar ne France per teknik superior. Eksperti tjeter Artur Rrahmani eshte i diplomuar ne shkollen e larte te Ministrise se Brendshme ne degen sigurim, si dhe ka nje diplome ne juridik dhe licensen e asistent-avokatit. Ai ka shkruar ne CV-ne e tij se ka punuar ne Kombinatin Mekanik te Policanit si oficer operativ per sigurimin e industrise ushtarake. Pas nje eksperience disavjecare si asistent avokat, Rrahmani shpjegon ne kurrikulumin e tij se eshte aktualisht ekspert kontrolli per kartmonedhat dhe kryerjen e transaksioneve te shkembimit te kartmonedhave si dhe drejtor ekzekutiv i qendres shkencore te mbrojtjes se individit. Rrahmani ka bere nje kurs tre ditor, per identifikimin shkencor me ane te zerit , kurs ky i kontestuar ne gjykate nga prokuroria. Kjo sepse sipas prokurorit Bujar Sheshi ne nje komunikim qe ka patur me e-mail me Qendren qe e ka certifikuar Rrahmanin , ajo ka deklaruar se ai mund te konsiderohet ekspert vetem pas nje testimi qe behet cdo pese vjet dhe jo ne baze te certifikates tre ditore.

Eksperti i trete Adrian Pollo eshte diplomuar ne Universitetin e Tiranes si inxhinier elektronik dhe me tej ka kryer studime autodidakte  rreth disa programeve kompjuterike.  Per pese vjet ai deklaron ne CV se ka qene i vetepunesuar ne montimin e softëare-ve. Pergjigjja e tre eksperteve do te jete perfundimtare mbi fatin e procesit ndaj Ilir Metes.

22 komente në “Gjykata e Lartë nxiton të shpallë Metën të pafajshëm, shpërfill dëshmitë”

  1. rezi rezart says:

    Kjo qe po ndodh eshte e tmerrshme!!! Nuk ka me kufi paturpesia, ky plehre do na gdhihet shume shpejt minister ne Qeveri! Ta gezojme dhe per shume vjet!

    1. sokol says:

      … dhe jo nje minister dosido… Por minister i Drejtesise te behet…!!!

    2. jimy says:

      shtet karagjozesh milet kamkume u befshit zorraxhinje

  2. eni leka says:

    po mire moj prokurore si nuk te vjen turp mire nga populli yt po nga te huajt,po dritan prifti ish shoku me i afert i atij palo burre si ka mundesi ta montoje kaseten ,pse rreni moj zonja prokurore ke frike nga mafia se po te vrasin si skerdi i nderuar ,shpirti i tij tash gjendet ne parajse….keshtu palacoja meta i kercenoi familjen priftit .zonja prokurore jep dorheqjen se do jesh me e nderuar,keshtu bete me deshmite e kosta trebickes apo jo zonja prokurore nuk mund te punosh ne nji sicili te vogel ku ban ligjin mafia dhe ju dridhni leshin,….turp zonja prokurore ne rast se ky i shpeton burgut jepni amnisti per te gjithe te burgosurit ne shqiperi te kete keshtu lloj drejtesie per te gjithe turpi ju mbulofte dhe nji dite te gjithe do jeni ne vendin e mafozit mete

  3. hena says:

    Edhe keshtu Shqiperia po kthehet nje sistem monopartiak, ku nuk ka rendesi se cilat jane alternativat, pasi qeveris me grusht te forte vetem nje alternative, ajo qeveritare dhe pale qeveritare.Ilir Meta mund te jete nje njeri shume i mire per gjysmen e popullsise, pasi u ka ndihmuar ndoshta dhjeterave me vende pune e para, por per hir te se mires se pergjithshme nuk duhet te jete kurre. Te gjithe shqiptaret e dine sesa i pasur eshte zoti Meta dhe se ate pasuri nuk mund ta kete vene kurre me rrogen e deputetit apo politikanit, te vetmen rroge qe ka marre gjate jetes se tij. Por kur sot shumica jone ngre te pjedestal anti-vlerat nuk ka se si te kerkoje qe te vihet drejtesia ne vend per disa persona. Per aq kohe sa japim rryshfete ne shkolla per nota me te mira dhe ne spitale per nje sherbim falas, padronet e ketij sistemi tejet te kalbur dhe te korruptuar shoqeror do te jete perheret te paprekshem, e vetmja gje qe mund te shpresojme t’i shkaterrroje eshte lufta e brendshme dhe shkuarja drejt humneres te verbuar nga pangopsia.Kjo eshte Shqiperia sic ka qene, ajo qe eshte dhe ajo qe nuk mund te behet ndryshe. RIP ALBANIA

  4. Saranda says:

    Ne ket vend te shkrete ka vdekur gjithcka,nisur qe nga drejtesia.Njerez te korruptuar bejne cfare duan e nuk u del njeri kundra.Ky eshte nje skandal i vertete te kishte ndodhur ne ndonje vend tjeter europian kjo gje vet populli do kishte ber qe ky koktuli te ishte denuar po ne jemi nje popull kot qe gjysma ngopet me nje luge bosh nga ky regjim qesharak aq sa edhe vrastar,kurse gjysma tjeter edhe kur ngre zerin e del po i shtypin si morra e nuk do tia di me njeri per ta.Shqiperia edhe nqse nuk e coptuan tamam armiqte e huaj,tani po e zoterojne kryeministri yne me qente e oborrit te tije.KRIM Zoti na ndihmoftee paste meshire per ne shqiptaret se s’ka ngel per te then gje tjeter me keto qe po na shohin syte e degjojne veshet.

  5. koli says:

    Cdo popull ka qeverine qe i takon. Vashdoni votoni fshatce se ja beni me te lehte oktapodit ti shtrije kembet.

  6. altini007 says:

    mire tjua bejne o shqipe e mos u ankoni
    e votuat mbajeni pilaf aty tani
    he se do kaloje shpejt se dhe 30 vjet do rrije ai ne politike
    10 vitet e para do ti keni pak veshtire pastaj mesoheni…..
    popull gjumash

  7. çami says:

    Xhinsi i Beharit dhe Sulo Gradecit rrace kriminelesh te sigurimit , u shofte fara juaj e felliqur , u pate ne çorovode dhe se fundi ne Berat , qener te pa bese .

  8. PrapambetjetOsmane says:

    Cok gyzel icoglan Davutoglu !!!

  9. Pelasgian says:

    MYTE VETEN NE DET O SHQIPTAR !!!!!

  10. frediel says:

    ky bastard qe fryhet dita dites do e vjelli sh shpejt…nuk mund ta besosh akoma qe ne shqiperi nuk mund te gjykohet nje minister,deputet,drejtor apo sido qoft ne pushtet,vjedhin ne sy te gjithve dhe kjo dihet dhe parap gjykata hajdute thot jane te pafajshem,zoti ja dhent te femijet e tyre se jan pjella e keqe e ketij vendi te bukur.ja qifsha robt dhe kalamajt qe kan keta gjykates dhe pushtetar

  11. i drejti says:

    opo e lini deri ku do shkoi haleja

  12. frediel says:

    ky bastard qe fryhet dita dites do e vjelli sh shpejt…nuk mund ta besosh akoma qe ne shqiperi nuk mund te gjykohet nje minister,deputet,drejtor apo sido qoft ne pushtet,vjedhin ne sy te gjithve dhe kjo dihet dhe parap gjykata hajdute thot jane te pafajshem,zoti ja dhent te femijet e tyre se jan pjella e keqe e ketij vendi te bukur.o ilir muti moniken ku ta keshe o halja shqipris

  13. pelivan says:

    E kam thene shume here brenda dy vjetesh,por amani,t’ua kujtoj edhe nje here? Sala,Topi,(Po,po TOPI),topalli,dhe e famshmja silva konti, shiku; Jane te lidhur nyje,nyje,nyje,n… nje loje teper fine,fine,fine,f… Ju siguroj une qe do me besoni per c’theme!

  14. Arjan says:

    te gjithe ju qe flisni jeni ca horra te Edi Rames dhe asgje me teper.e dime te gjithe qe kjo video eshte e montuar nga Edi Piktori dhe Salli Qeni per ta mbajtur Ilirin nen presion.Pisa

  15. Luan Kolonja says:

    O njerez te mire, mos u besoni ketyre perallave dhe tregimetaret e tyre.
    Keto sajesa hipotetike nuk kane asnje baze llogjike dhe as fakte, ose e shumta kane shume pak baze.
    E gjithe historia eshte e thjeshte ne ate kasete te redaktuar qe e kane pare te gjithe.
    Perceptimet e mija rreth kesaj thashethemnaje jane:
    1. Ne konceptin juridik modern kjo kasete mund te quhet prove, por gjithnje jo e plote, ose mund te qualifikohet si objekt i pa i pa perdorshem ne procesin hetimor apo gjyqesor ose thjeshte produkt i nje manipulimi.
    2. Hetimi nga prokuroria mund te behej duke gjetur fakte mbeshtetese qe mund te perputhen me ato ” thenie” ne kasete midis Metes e Priftit. Nuk dime se cfare investigimesh jane bere deri tani, te pakten asgje nuk thuhet ne publik
    3. Fakte lidhur me historine e investigimit te kesaj kasete, jane ekspertiza e disa eksperteve te huaj, qe nxorren gjurme dhe riprodhuan nje materjal tjeter qe tregonte Priftin me L. Beqiri duke dhene e marre shuma ne kesh.
    4. Prifti, i cili filloi i pari kete histori, motivet e te cilit tashme dihen, ka dy opsione; njera qe te krijoje tymnajen artificialisht thjeshte nga mendjelehtesia dhe natyra aventureske e tij, tjetra te beje presion per pazare shume te larta (kjo do te ishte hipoteze, qe Baze apo Tema duhet ta kishin ekspozuar dhe supozuar me te madhe) por cuditerisht asnjeri nuk e ka prekur fare????
    5. Prifti bllofon qe ka kaseta te tjera filmike te cilat do ti ekspozoje me vone, nderkohe, gazeta tema pretendon se i ka keto kaseta, bile ne njeren eshte Balliu duke bere pazare, dhe te tjerat kane implikime te familjes Berisha????. Perse Tema nuk i nxjerr keto kaseta?
    6. Prokuroria vendosi te mos konsideroje si prove materiale kete kaseta. Nderkohe ishte Meta qe kerkoi t’i shkohet deri ne fund investigimit te ketyre kasetave.Paradoksale, nese supozojme qe Meta eshte fajtore. Tema nuk ka koment per kete fakt nyje ne kete proces!!!!
    7. Berisha akuzohet nga Baze e Tema qe ai po i ben presion prokurorise dhe gjykatave per kete ceshtje. Deri tani asnje prove apo fakt. Bile mund te themi qe Berisha apo PD kane qene shume fjale pake rreth kesaj teme. Po ashtu shtypi i djathte. Sigurisht dhe llogjikisht, qe i njejti pozicion do te mbahej qofte per mos implikim te pjeses PD ne kete “megakorrupsion”, qofte per te qene politikisht korrekt me nje aleat teper te rendesishme ne kombinacionet elektorale dhe qeverisese.
    8. Nderkohe, Opozita e shfrytezoi ne maksimum kete megashow, deri ne organizimin e ngjarjeve t 21 Janarit, ku tashme dihet se cfare ndodhi dhe se cfare ishte supozuar te ndodhte. Pjesa komike ishte, kur Prifti u ftua te rrjeshtohej krahas deputeteve te PS.
    9. Aktualisht, gjykata kerkon te behet investigimi i kasetes nga tre eksperte te pavarur te vendit , (kualifikimet profesionale te te cileve jepen jo te plota nga TEMA, por gjithnej aludohet se jane te pa besueshem dhe te zgjedhur enkas)prokuroria nuk pranon keto si te pa licensuar. Tema, akuzon gjykaten dhe njeren nga gjykateset (Fullani) qe ka konflikt interesi pasi behet fjale per burrin e saj Guvernatorin Fullani qe synon te rizgjidhet Guvernator i Bankes Shqiperise, te cilit i duhen votat hipotetike te LSI.
    10. Si gjithmone, ashtu si Rama ne rastin e kolegjit zgjedhor, Tema i ben presion Gjyqsorit.
    Duke rrjeshtuar te gjitha keto rrethana, (ndoshta komentues te tjere kane te tjera argumenta), a nuk ju
    duket kjo e gjitha si nje maskarade mediatike, ku kushdo krijon hipoteza, akuza, pseudoargumente, dhe paragjykime pa ditur akuzen e ndertuar nga prokuroria, pa ditur fundin e vendimit te gjykates?
    Dhe, pa dyshim ne krye te kesaj qendron Tema e cila e ushqen kete tymnaje me pseudofakte e hipoteza qe jane aq shume kontradiktore me njera tjetren. Ne fund te fundit, pas shterrimit te tematikave te Wikileaks, ky subjekt do te jete padyshim tematika e Temes dhe e opozites ne teresi. Packa se vendi po rrezikon antaresimin ne Europe pas akroballeqeve te opozites shqiptare. Le te merret Tema dhe shtypi i majte me kete subjekt kaq jetik per te ardhmen e vendit, ne vend te pseudo problemeve qe nuk sjellin buke e uje por qe krijojne vetem konfuzion e coroditje te njerezve.
    The se fundi, kujt i intereson atmosfera e ndere dhe konfuze? Populli ka nje shprehje te thjeshte sipas se ciles: Ujku kerkon mjergull, pasi keshtu ai shqyen tufen me lehte. A nuk po ndihmon media ne krijimin e kesaj mjergullnaje? Kujt i sherbejne ne fakt Tema dhe pjesa tjeter e medias ne kete rast?
    Pergjigjen mund t’ja jepni sejcili nga ju vete pa u influencuar nga to.

    1. Eno says:

      Nuk kam cfare i shtoj tjeter. Te lumte Luan

  16. petrit tepelena says:

    te tre ekspertet ti kerkojne ilir metes 3 milion euro ose te flejne me moniken nga tre net secili, nqs nuk kane fjete akoma. per radhen monika te hedhe short qe te mos u ngele hateri.

  17. EDI DETROIT says:

    Luan,nuk besoj se je nga Kolonja,nuk ka kolonja njerez me kaq tru. Tema e ka fajin qe vjedh Meta, qe e pane te vegjel e te medhenj, ne kasete, po kaseta qe u nxorr origjinale nga expert amerikan dhe anglez.Mire o mire, thuaj budalleqe sa te duash po hiqe ate nick.

  18. SKENDERBEU I VJETER says:

    IKE O SKURE E KOLONJES QE MER NE MBROJTJE HAJDUTET.KUJT JA SHET KETO BROCKULLA ANLIZE QE GJOJA FAKTET JANE JO TE PLOTA.VJEDHJA QE PO BEHET NE SUTE E TE GJITHEVE NGA ILIR META PER GATI 20 VJET ESHTE EPLOTE SI FAKT DHE ME DESHMITARE POR ESHTE GJYKATA E BECAJT DHE FULLANIT JO E PLOTE NGA MENTE DHE DINJITETI DHE PRANDAJ DILNI TE PALAGUR JU HAJDUTE .VEC MOS HARONI SE KETO E KANE MBUSHUR KUPEN DHE NJE DITE DO GEDHIHENI ME KOKEN POSHTE DHE BYTHET PERPJETE O MASKARA .

  19. minatori says:

    Prifti dorëzon videon e Fahriut te “Fiks-i”, pritet publikimi

    Një tjetër video skandal i regjistruar nga Dritan Prifti pritet të publikohet në ditët në vijim. Ditën e djeshme deputeti dhe ish-ministri i Ekonomisë ka qenë në zyrat e “Fiks Fare” ku ka dorëzuar videon e cila pritet të tregoj një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverie.

    I pyetur dje në mbrëmje rreth këtij lajmi, pranoi se ka video të filmuara nga një kamerë e orës së murit në ish-zyrën e tij. Sipas z.Prifti, kjo video ka si protagonist një njeri shumë të afërt me kryeministrin Berisha. “Ajo është një video me z.Fahri Balliu. Nëse dëshironi mund ta publikoj brenda tri ditëve” – tha Prifti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje