Dritan Prifti: Brenda tre ditëve do publikoj një video të Fahri Balliut

24 Shtator 2011, 10:19Politika TEMA

Dritan Prifti ka konfirmuar se ka të regjistruar një video me pronarin e gazetës “55”, Fahri Balliu, njeri që është shumë i afërt me qeverinë.

Prifti nuk ka dhënë detaje rreth përmbajtjes së videos, por është shprehur I gatshëm që ta publikojë atë brenda tre ditëve.

“Ajo është një video me z.Fahri Balliu. Nëse dëshironi mund ta publikoj brenda tri ditëve”, ka thënë Prifti.

Gazeta Tema e ka paralajmëruar prej ditësh këtë video dhe ka mësuar se në të bëhet fjalë për një pazar skrapi me rusët, që Fahri Balliu e kërkon si favor nga Prifti.

23 komente në “Dritan Prifti: Brenda tre ditëve do publikoj një video të Fahri Balliut”

  1. tourkofagos says:

    hahahaha,po cte publikosh ti more mavri,dhe ajo ne kosh te plehrave do te perfundoi.Islamistet e Metes kane dhe gurin edhe arren,kshq ju thjesht i fryni pipes,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,!!
    Vetem gjakderdhja ,rrevolucion mbare popullor,,,,,cfare them edhe une,,,ai popull ka 600vjt me koken poshte e marmiden larte,,,,,,,vecse tani pine esspresso e hane fara te pjekura dhe lexojne shtypin,disa diskutojne me pasion per kontratat e Milanit apo Juves,,,,disa te tjere,me te prekshmit,se sa u vrane e sa u vetvaren nga depresioni!!! Popull me bisht,,,,,,,,,fatale!!

    1. Pelasgian says:

      mire e the , vetem Rrevolucion , vetem kjo eshte zgjidhja , nje mut jan ps dhe pd , kopilat e komunizmit !!!

  2. Ela says:

    Si ka mundesi qe ,gjithmon i bej pyetje vetes,me gjith keto fenomene negative qe ndodhin ne vendin tone,vrasje vjedhje korrupsion ne maximum,varferi extreme..jan ne krye te shtetit ata qe duhet te ishin te mbulluar 100 m me dhe nen tok,,,popullit”shumices” i thon shiko se x apo y politikan nuk esht i mir esht kshue e kshu,populli nuk e beson,i tregojn video plasini syte prap nuk i besojn,i votojn(ose edhe mund te vetvotohen,dmth te vjedhin vota,kte se di me siguri)…..esht e tmerrshme..i cojn gjykates videon ju thon denoini maskarenjt qe po shkaterojn vendin tallin menderen jo po duhen ekspert te huaj i moren jo nuk kemi besim tek expertet e huaj ju besojm toneve,qe besoj me bindje te kish ndodh ne nje vend tjeter ky fenomen meta e shume te tjer do ishin harruar me kohe,,,,kshu ndodh kur nuk ka shtet…edhe shume video skandale te dalin per keta palacot ton ska per tju ndodhur asgje,mu kujtu nje thenie”Kur zihen elefandet ai qe e peson esht bari”pra politikanet pasurohen ngien lart e me lart ore e cast me leket tona populliu ben mbrpsh e vend po shkaterohet(te pakten me kete sy i shoh un gjerat,dhe pse me vjen shum keq)…..flm

    1. fule says:

      Nuk eshte puna se nuk i besojne vjedhjet e ketyre, dhe ata qe e votojne Meten e dine se kush eshte Ai. Por problemi eshte se e quajne normale sjelljen e tij, sepse me Meten kane lidhur perfitimin; kush me nje dyleksh, kush nje pesleksh, kush me miliona.
      Te shpresosh se shoqerine do e sheroje nje Gjykate, sidomos kjo e Larta qe ku nuk eshte perlyer, eshte shprese e kote.

  3. white_power says:

    Kemi besim se ju Z. Prifti i mbani premtimet tuaja.
    Jeni kandidatura e duhur per President Republike.

  4. arber says:

    brevo dritan prifti po mendjoa se kur do dalin video te reja, fahri balliu eshte si saliu me ruset dhe serbet nuk kane lidhje aspak me islamistet mor grek qe hiqesh si shqiptar

  5. gello says:

    tartabiqit fahro shpejt do te kercejë nga belaja

  6. b says:

    bravo Tani…po kujdes se asksuh s’guxon, Shqiperia tashme eshte nje ferr

  7. flaka says:

    më vjen shumë mirë që tartabiqi Fahro të ke¨rcejë një herë nga belaja, sepse na është bërë milioner brënda natës, kur ishte një fukara i mjerë

  8. king says:

    Ky este tamam spiju

  9. denkoka says:

    sme pelqen deklarata…brenda 3 diteve…..
    ose po kerkon ti beje shantazh noj njonit…dhe i ka dhene 3 dite kohe
    ose eshte komplet pall dhe pret ta heqin qafe me n1 bomb me telekomande mrena 3 diteve….

  10. saliu says:

    Dritan! Po ndonje vidjo te Jozit me hotelxhiun ne Amerike a ke?

  11. geno says:

    thuhet se ekzston edhe nje video e vajzes se Fahri Balliut me Diverolin dhe Delijorgjin, duke “bisduar” ne nje dhome per biznese te reja, me rekomandimin dhe lejen e vete lango babi Fariut

  12. kola says:

    he me te lumt jepi ma, po te ket pak Hot brenda se pa gjera te tilla smund ta shohim , o Prifti

  13. Baca says:

    Jepi dhe mos u dorzo para hajduteris!Mos kopitullo. Nxir te gjitha regjistrimet qe ke Frika eshte ne anen e padrejtesis.Ne anen tend egziston drejtesia ,trimeria guximi ,patriotizmi.Nxirjani palarat ne shesh atij pusht-shteti te kalbur ne renje.Demaskojeni me te gjitha provat qe ke ne dor O Drian Prifti.

  14. Ramy says:

    Hajduti mundohet te ja hedh hajdutit, lufte hajdutesh ,Prifti, meta ,Balliu

  15. fieraku4u says:

    Mire bene qe i nxjerr keto video o Dritan, por problemi eshte se asgje nuk ka per te ndodhur. Te gjithe do te shpetojn nga drejtesia….as Meta dhe Balliu dhe as Berisha nuk do denohet.

  16. orli says:

    Ja u publikua video,rezultati?!=0,perse eshte zero?sepse ne shqiperi nuk ka drejtesi,nuk ka popull!te tjerat ua gjene rrumpalla…

  17. dritan prifti says:

    Nuk kam thene qe do publikoj video pas tre ditesh. Video eshte cuar si denoncim ne Prokurorie e Tiranes. Te shohim cdo bejne prokuroret. Nqs ata nuk bejne gje, atehere do ta bej publike, qe te kene presionin e popullit dhe opinionit publik. Une sdua te bej estrade dhe komedi, dua rezultate. Videon e kam cuar ne Prokurori. Ata te veprojne. Respekte lexuesve te TEMA. Mos me shkrani email se nuk eshte i duhuri.

    1. rezi rezart says:

      Z. Prifti, dua sinqerisht t’ju pergezoj per rolin tuaj te pazevendesueshem ne zbulimin e fytyres se vertete te Ilir Metes, ashtu sic eshte: nje bandit, hajdut ordinder, rrugac, injorant, pervers! Me ate video qe keni publikuar te gjithe e pane se kush eshte ai, dhe ai vete sado te mundohet nuk i shpeton dot kurre asaj qe eshte realisht, njesoj si njeriu i shemtuar qe shihet ne pasqyre dhe kerkon ta thyeje nga imazhi i percudnuar qe i del fatkeqesisht perballe. Por ajo pasqyre s’thyhet kurre, per fat te mire! Ne mendjen e te gjithe njerezve do mbetet e shtypur perhere imazhi i tij i shemtuar me bllok ne dore! Kesaj ai s’ka c’i ben. Vetem per kete ju meritoni falenderime!

    2. denkoka says:

      ore dritan po ku ishe me para ti…te na nxirrje videot….me sa di un ke mbi 8 vjet ne politike???apo nuk u bonin ne kohen e nanos pislliqe…..

      ti thuj qe kur te pritet racioni yt(q te hoqen si minister)…fillo e nxjerr te palamet(jo se po i mbroj…per mu koken e vet hongkshin..)

      mer menimin tim,…..ti je po aq i zhyt sa kto te tjeret….

  18. MunU says:

    Pse jeni kaq kurioze. A jetoni ne SHqiperi ju apo jo?Tek stacioni i trenit eshte nje xhaje qe shet kaseta te ketij lloji.THone se gruaja e tij punon ne ministrine e drejtesisi si pastruese dhe se eshte lidhur me nje figure ne kete ministri dhe ndajne fitimet.Me kete drejtesi dhe keta cobener qe kane mbushur qeverine asgje nuk perfillet.

  19. minatori says:

    Prifti dorëzon videon e Fahriut te “Fiks-i”, pritet publikimi

    Një tjetër video skandal i regjistruar nga Dritan Prifti pritet të publikohet në ditët në vijim. Ditën e djeshme deputeti dhe ish-ministri i Ekonomisë ka qenë në zyrat e “Fiks Fare” ku ka dorëzuar videon e cila pritet të tregoj një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverie.

    I pyetur dje në mbrëmje rreth këtij lajmi, pranoi se ka video të filmuara nga një kamerë e orës së murit në ish-zyrën e tij. Sipas z.Prifti, kjo video ka si protagonist një njeri shumë të afërt me kryeministrin Berisha. “Ajo është një video me z.Fahri Balliu. Nëse dëshironi mund ta publikoj brenda tri ditëve” – tha Prifti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje