Shkak për të shkruajtur këto rreshta u bë një vërdallisje që më shkaktoi “CEZ Shpërndarje”, kompania që ka monopolin e furnizimit me energji elektrike të familjeve shqiptare. Në faturat që më dërgon CEZ-i, ka disa muaj që më figuron si e papaguar një shumë prej 26 mijë lekë të reja, ndërkohë që në librezën e pagesave vërtetohet me firmë e me vulë që e kam paguar rregullisht energjinë e konsumuar. Kur u ankova për këtë gjë në një nga qendrat e kujdesit për klientin të CEZ-it, më thanë se pagesat nuk ishin pasqyruar ende në sistemin e tyre kompjuterik, por do të pasqyroheshin më vonë. Dhe kur u ankova për të dytën herë, më thanë se duhej ta zgjidhja problemin në Postën Shqiptare, ku dhe i kisha bërë pagesat. Por punonjësit e kësaj të fundit më thanë se duhej ta zgjidhja te CEZ-i, sepse ata i kishin transferuar atje pagesat. Si përfundim, shkova për një ballafaqim tjetër te CEZ-i, ku, më së fundi, përgjegjësi i zyrës së kujdesit ndaj klientit ma zgjidhi problemin.
Gjatë vizitave te CEZ-i, pashë dhjetra e dhjetra qytetarë që ankoheshin ose për të njëjtin problem me timin, ose për probleme të tjera me faturimin e energjisë. Njëri ndër ta, personi që ishte në rradhë pas meje në vizitën time të fundit, më tha: “Z. Zaloshnja, duhet të shkruash një artikull për vuajtjet që po na shkakton ky dreq CEZ-i!” Meqë nga e folura m’u duk me origjinë nga Skrapari, e pyeta: “Mos je gjë patriot i Ilir Metës?” Dhe pasi më dha një përgjigje pohuese me kokë, vazhdova: “Në qoftë se ke votuar për partinë e tij, e ke edhe ti një farë përgjegjësie për mënyrën sesi na trajton CEZ-i”. Gjysëm i turpëruar, skraparlliu më dha të drejtë me një të tundur të kokës.
Sipas të dhënave të KQZ-së, bashkëbiseduesi im te zyra e CEZ-it i bie të jetë një nga 118 mijë shqiptarët që votuan për LSI-në në zgjedhjet e 8 majit. Por le të supozojmë, siç supozojnë shumë opozitarë, se kjo shifër është e fryrë artificialisht. Le të themi pra, se në kutitë e votimit duhet të ishin realisht jo 118 por 100 mijë vota për LSI-në. Edhe kaq, janë shumë për një parti që, përveçse i tradhtoi politikisht përkrahësit e saj pas 2009-ës, ka keqdrejtuar ministrinë më të rëndësishme që iu besua të drejtonte – Ministrinë e Energjisë, Tregtisë dhe Ekonomisë (METE).
Ilir Meta ishte anti-berishiani më i fortë në katër vjetët e para të qeverisjes së Berishës. Ai kërkoi me ngulm rrëzimin me revolta të qeverisë së këtij të fundit dhe premtoi para zgjedhjeve të 2009-ës se do ta nxirrte në pension “autokratin Berisha”. Kjo linjë e fortë e Metës u vinte për shtat përkrahësve të tij, të cilët ishin kryesisht me origjinë nga krahina të njohura anti-berishiane si Skrapari, Berati e Fieri. Por pas zgjedhjeve të 2009-ës, përkundër ç’mund të prisnin votuesit e LSI-së, Meta, jo vetëm që nuk e nxori në pension “autokratin Berisha”, por i dha atij dhe votat e domosdoshme për një mandat tjetër kryeministror. Një në dorë për votuesit e LSI-së!
Me t’u futur në koalicionin e Berishës, LSI-ja mori drejtimin e METE-s dhe e ka ruajtur atë deri më sot. Dhe si ka punuar këto dy vjet METE? KESH-i, i cili është në vartësi të drejtpërdrejtë të METE-s, e ka përmbytur disa herë me ujrat e Drinit zonën veriperëndimore, sepse ka dashur të mbajë rezerva sa më të mëdha uji në hidrocentrale, duke u detyruar kështu t’i hapë portat e tyre kur lumi ka patur prurje të mëdha. Po përse KESH-i, i mbikqyrur drejtpërdrejt nga METE, është i interesuar të mbajë rezerva ujore tej kapacitetit normal të hidrocentraleve? Ndoshta për të shitur sa më shumë energji me tenderat e famshëm të KESH-it…
METE, përveç administrimit të hidrocentraleve ekzistues, kryen dhe procesin e licensimit për ndërtimin e hidrocentraleve të rinj. Ky proces, siç na lë të kuptojë videoja e famshme Prifti-Meta, duket se shërben për të mbushur xhepat e këtij të fundit me qindra mijra euro, në dëm të taksapaguesve shqiptarë (kuptohet, edhe të votuesve të LSI-së). Gjithashtu, në kontratën që i jep CEZ-it monopolin e furnizimit të shqiptarëve me energji elektrike, METE është përfaqësuesja e shtetit (nënkupto edhe e votuesve të LSI-së, të cilët i paguajnë taksa këtij shteti). Dhe kur CEZ-i tallet me shqiptarët (siç u tall me mua, me atë skraparlliun LSI-st, e me mijra të tjerë), METE-ja nuk bëhet e gjallë. Përkundrazi, Meta, kur ishte në krye të METE-s bënte vizita luksoze në Pragë, të sponsorizuara nga CEZ (shih http://www.gazetatema.net/web/?p=348). Dy në dorë për votuesit e LSI-së!
Mund të vazhdohet edhe me tre e katër në dorë për votuesit e LSI-së, por besoj se kaq mjafton për të bërë pyetjen e habitur se si ka mundësi që të paktën 100 mijë shqiptarë (për të mos thënë 118 mijë) ia dhanë votën LSI-së në zgjedhjet e fundit. Në vitin 2009, LSI-ja mori rreth 74 mijë vota, ose rreth 40 mijë më pak se në 2007-ën, kur kishte qenë në koalicion me PS-në. Dhe kjo tkurrje mund të shpiegohet me faktin se, pavarësisht nga anti-berishizmi i deklaruar i Metës, një pjesë e përkrahësve iu larguan pas ndarjes së tij me Edi Ramën (LSI-ja pretendon se iu vodhën vota në 2009-ën, por gjithsesi, nuk mund t’i jenë vjedhur 40 mijë vota!). Dhe logjika, bazuar në argumentet e mësipërm e të tjerë argumente, të thotë se tkurrja e LSI-së do të vazhdonte edhe në 2011. Por ç’ndodhi? LSI-ja, në vend që të pësonte tkurrje elektorale, arriti të bymehet me 30-45 mijë vota!
Mund t’i kuptoj, por jo t’i justifikoj, një pjesë të atyre 100-118 mijë shqiptarëve që votuan për LSI-në në 8 maj. E kam fjalën për ata që, falë LSI-së, zunë vende pune në administratën shtetërore. Dhe unë njoh personalisht disa prej tyre. Ata e justifikojnë votën me thënien “Çilimijtë me bukë m’i mban vendi i punës që më siguroi LSI-ja, jo llafet e opozitës”.
Disa të tjerë mund t’ia kenë dhënë votën LSI-së për arsye materiale afatshkurtra – kam dëgjuar se zyrat lokale të LSI-së, në shkëmbim të votës, kanë “ndihmuar” votues të tillë me para në dorë… Këta votues as nuk i kuptoj e as i justifikoj dot! Dreqi e mori, çfarë i pengoi që t’i merrnin paratë që vërtet u nevojiteshin dhe pastaj mos t’ia jepnin votën të korruptuarës LSI? Ata mund ta bënin votën të pavlefshme ose t’ia jepnin atë një partie tjetër, pa u marrë vesh nga njeri…
Dhe është një grup i tretë LSI-stësh, të cilët fare, ama fare, nuk i kuptoj e nuk i justifikoj dot – vazhdojnë të votojnë për LSI-në thjesht sepse janë me origjinë nga Skrapari! Disa të tillë që njoh nuk kanë asnjeri të punësuar nga LSI-ja, nuk kanë përfituar asnjëherë ndonjë nga kjo parti, janë anti-berishianë të flaktë, e megjithatë, votuan përsëri në 8 maj për LSI-në. “Pse?”, i kam pyetur. “S’e tradhtojmë dot patriotin tonë Meta”, më janë përgjigjur… Dreqi e mori, unë jam me origjinë nga Skrapari e simpatizant i Ballit Kombëtar, por kurrë nuk do të kisha votuar për skraparlliun Abaz Ermenji (sado idhull që e kam patur si ballist), në qoftë se ai do të ishte shfaqur në televizion duke diskutuar për afera korruptive qindra mijëra dollarëshe, pavarësisht se ç’do të vendoste Gjykata e Lartë për të!!!
*respublica.al
http://respublica.al/opinion/2011/9/26/meta-mete-dhe-skraparllinjte
Skrapari ka burra baruti, por ka dhe burra muti.
Skrapari ka pas burra baruti
kurse sot ka burra hajduti
trimat iken edhe vane
sot kane ngelur ca hajvane
Skraparllinjte e Riza Ceroves
Demir Zykos dhe te RehoveS
Luftuan dhe kenduan per atdhe
Por jo ta vjedhi nje ‘hale’ i pa fe’
Problemi eshte se tani nuk ka me burra.
Z. Zaloshnja!
Nje gje qe ti e kupton shume mire , por nuk e thua as ne kete shkrim dhe as gjekundi eshte fakti qe sa me shume te vazhdoje ne rrugen e tij teresisht jo produktive per opoziten lidershipi i Partise Socialiste, aq me teper do te shtohet fryma e mosbesimit tek ky lidership brenda “radheve/kampit” te tij dhe aq me teper do te vijoje te rritet LSI, ne menyre te pashemangshme. Duam apo nuk duam une edhe ti, LSI eshte faktor qe do te kete rol thelbesor ne zgjedhjet qe do te pasojne dhe trendi i saj padyshim qe eshte ne rritje edhe per ato aresy qe permend ti ne shkrim padyshim….
Ik mjeran meso te shkruash gjuhen e nenes,e pastaj ajde e na trego arrat!
pra sipas teje te vjedhesh me bllok ne dore,ti lesh spitalet ne pike te hallit
te grabisesh edhe metalet e fundit(per skrap) qe i ka mbetur ketij vendi
Ta katandisesh bulqizen ne ate derexhe,por jo vetem
se partia e Ilir kokes shfrytezon cdo burim minerar te ketij vendi
kjo na qenka faktorizimi i partise qe aderon dhe ti o Eduardi B
England masturbuesi, meso te pranosh edhe mendimet e kunderta te te tjereve dhe jo ti fyesh ata, pse mendojne ndryshe nga ty…England masturbuesi, kjo mendesi qe ke ti dhe qe ka patur edhe edi rama, po e le te majten ne opozite….
Fytyre me te urryer se ajo e Ilir Metes rralle se do kete Shqiperia,e shikon ne televizor e te vjen nje anakati e peshtjellim qe personalisht rralle e kam ndjere. Fytyre bastard pleher i pabese i urryer.