Nga Rusia me botoks

27 Shtator 2011, 13:48Politika TEMA
Nga Rusia me botoks

Në ditët e tij si spiun i KGB-së, Vladimir Putin supozohet se i dinte disa gjëra në lidhje me maskimin. Por në Moskë janë shtuar spekulimet se kryeministri rus i është nënshtruar një ndërhyrje kozmetike. Fytyra e tij ka qenë krejtësisht e transformuar gjatë kongresit të partisë Rusia e Bashkuar. Ekspertët thonë se ai i është nënshtruar një ndërhyrje intensive duke përfshirë një ‘facelift’, mbushje faqesh, tërheqje vetullash, heqje e qeskave poshtë syve dhe sigurisht botoks. Mediat ruse nuk kanë shkruar për një gjë të tillë, por nuk kanë munguar diskutimet në internet. Një zëdhënës i Putinit u tregua i kujdesshëm kur u pyet nga Daily Mail. Ai tha se ‘mesa di unë, Putin nuk i është nënshtruar një ndërhyrje”.

Por ekspertët britanikë thonë se nuk ka dyshim se ai ka bërë ndërhyrje. Ata thonë se Putini duket pak i çuditshëm pas kësaj ndërhyrje. “Ai duket më femëror, sidomos me ndërhyrjet në vetulla,” tha njëri për Daily Mail. Putin nuk është i vetmi, edhe Gadafi e Berluskoni i  janë nënshtruar pushtetit të botoksit.

 

3 komente në “Nga Rusia me botoks”

  1. MunU says:

    Ashtu eshte, biles, me nderhyrje kirurgjikale, ai ka nderuar edhe seksin, dhe tani te afermit e therrasin PUTANA.

  2. i drejti says:

    putini ka nji merite te padiskutushme – bota eshte e mbushur me rusicka te cilat mendojne shume per meshkujt nuk ne bote si rusidhet nuk ka.zito putin.

  3. stalinsali says:

    Ahaaa, tani e kuptova pse Turkoqefagos fliste per suvllaqen e tij te renovuar me botox.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje