Një kabllogram i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, i publikuar nga organizata “Wikileaks”, hedh dritë mbi të shkuarën e Arjan Selimit, i cili u vra dje në rrethana misterioze dhe që shqiptarët e njohin për procesin e gjatë dhe të pasuksesshëm gjyqësor që vijoi nga viti 2006 deri në ditët tona.
Kabllogrami i paklasifikuar si sekret, por me vulën “vetëm për përdorim zyrtar”, raporton mbi ankesën e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut për dhunën që Policia e Shtetit ka përdorur mbi Andonin. Kabllogrami ka kodin 06TIRANA578 dhe i përket majit të vitit 2006.
Subjekti: Analizat nga media dhe një OJQ nxisin hetime mbi pretendimet për dhunë të ushtruar nga policia.
1. Përmbledhje. Media shqiptare ka raportuar gjerësisht mbi aludimet se policia ka keqtrajtuar një të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge dhe një të arratisur nga drejtësia e Shteteve të Bashkuara. Një OJQ vendase për të drejtat e njeriut dhe zyra e Prokurorisë së Shqipërisë po hetojnë mbi mundësinë e dhunës së ushtruar nga policia. Në kulmin e zhurmës mediatike mbi këtë çështje, “Amnesty International” publikoi raportin e vitit 2005, duke vënë në dukje dhunën dhe abuzimet e policisë dhe gardianëve ndaj një numri të burgosurish kriminelë. Fundi i përmbajtjes.
2. Më 19 maj 2006, Armando Andoni, (i lindur më 09 qershor 1974, i njohur edhe si Arjan Selimi apo Brian Foster Byrke), një i arratisur që kërkohet nga Shërbimi i Marshallëve të SHBA-së, u dërgua para një gjykatësi shqiptar për t’i marrë shenjat e gishtave, në mënyrë që të konfirmohej identiteti i tij. Media raportoi se në përpjekje për të shmangur marrjen e shenjave të gishtave, Andoni i hoqi të gjitha rrobat me përjashtim të të brendshmeve, me mendimin e gabuar se ai nuk do të dërgohej në atë gjendje para gjykatës. Kur u bë e qartë se ai do të dërgohej, pavarësisht lakuriqësisë së pjesshme, Andoni i rezistoi me dhunë zhvendosjes nga qelia. I gjakosur dhe vetëm me të brendshme, Andoni u dërgua më në fund para gjykatësit, por gjykatësi refuzoi të kryejë procedurën e shenjave të gishtave. (Shënim: I lindur në Shqipëri, Andoni dhe familja e tij u vendosën në SHBA në vitin 1986. Më 1998-n, Andoni u arrestua në Miçigan për shpërndarjen e afërsisht 1 mijë kg marijuanë. I liruar me kusht, ai u arratis nga SHBA-ja. Pasi u kthye në Shqipëri, ai mori emrin Arjan Selimi. (Fundi i shënimit)
3. Më 22 maj, Grupi Shqiptar i të Drejtave të Njeriut lëshoi një deklaratë publike për të denoncuar atë që e përshkroi si përdorim me tepri të dhunës kundër Andonit, një akt të cilin ajo e karakterizoi si dhunim të të drejtave të njeriut. GSHDNJ-ja kreu hetimin e vet mbi këtë çështje dhe doli në përfundimin se plagët e Andonit nuk mund të ishin vetëshkaktuar, siç ishte sugjeruar nga policia.
Elsa Ballauri, drejtoresha ekzekutive e GSHDNJ-së, na tha ne se organizata e saj ishte e shqetësuar mbi mungesën e profesionalizmit nga policia shqiptare dhe veçanërisht nga përdorimi i tepruar i dhunës mbi të dyshuarit. Ballauri tha se një jurist e ka vizituar Andonin në qelinë e tij pas incidentit dhe doli në konkluzionin se ai ishte rrahur rëndë, duke i shkaktuar plagë edhe në pjesën e pasme të trupit. Pas deklaratës së GSHDNJ-së, Prokuroria e Tiranës hapi hetime mbi ngjarjen.
4. Raporti i “Amnesty International” i vitit 2005 vuri në dukje faktin se një pjesë e të burgosurve kanë raportuar se kanë rënë pre e dhunës apo abuzimit gjatë shoqërimit, arrestimit apo në burg. I publikuar më 24 maj, raporti tregoi se vetëm në pak raste policët dhunues janë dënuar.
5. Edhe para aksidentit me gjurmët e gishtave, çështja “Andoni” ka krijuar një sensacion në median lokale, kur një video e Andonit dhe të dashurës së tij Inis Gjoni (një personalitet shqiptar gjysmë e famshme), qarkulloi me bollëk. Videoja, e marrë nga celulari i Andonit, tregon çiftin e zhveshur duke thithur një pluhur të bardhë (që prezumohet se ishte kokainë). Avokati mbrojtës i Andonit ka rënë në përfundimin se këto imazhe u shpërndanë në mënyrë të gabuar në publik nga prokurorët në një përpjekje të hapur për ta vënë atë të siklet.
6. Mbulimi i gjerë i aludimeve për abuzim nga media, ngritja e çështjes nga OJQ-të lokale të të drejtave të njeriut dhe hapja e hetimeve mbi policinë tregojnë, ndoshta në mënyrë anektodike se Shqipëria po bëhet gjithnjë e më e aftë të monitorojë dhe luftojë me forcat e veta abuzimet me të drejtat e njeriut. Për më tepër, raporti i “Amnesty International” dhe aludimet për keqtrajtimin e Andonit nënvijëzojnë nevojën për një trajnim më të mirë dhe profesionalizëm më të lartë brenda sistemit të drejtësisë penale. Trajtimi i keq i të arrestuarve dobëson besueshmërinë e qeverisë së Shqipërisë, veçanërisht kur ajo po ecën në drejtimin e duhur në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shqip
Shkelzemi Berisha, Damir Fazllici (xxxx) dhe Armando Andoni shoke dhe bashkepuntur si per droge dhe fallsifikim Euro…Armant Andoni do te arestoshe nga policia nderkombetare ne 29, shtator 2011,VETE KUPTOHET VRASJA E TI……………………………..
…”Andoni u arrestua në Miçigan për shpërndarjen e afërsisht 1 mijë kg marijuanë”… a ka dot mekoment pas ketij fakti?????????????????????????????????/
Po cfare hyn ketu mor idiote djali Berishes.Te gjithe e dijne qe ai ka qene nje Socialist i qelbur.Pastaj juve po ju vjen keq qe policia Shqiptare e ka zhdepur ne dru.Po cfare kujtoni ju qe ketu ne USA i perkdhelin dhe ketu policia te masakron kur nuk ka njeri qe ta shohi.Juve po ju vjen keq per nje njeri me te kaluar kriminale.Nje dite do ta gjente se kur futesh ne pazaret e droges dhe ja dredh te tjereve plumbin e ke mbrapa dhe ky e pagovi.Pra nuk ka me komente ,.Nje qe nuk ka qen kerkushi me paret e droges u be i famshem dhe ky eshte fundi .Pak mafjoze e mbyllin jeten normalisht.
Gazmend Nushi USA,
Une nuk arrij te kuptoj se pse ti shan dhe ofendon nje njeri ( kushdo qofte ai ) per bindjet e tija politike. Pastaj si eshte e mundur te na thuash se eshe e drejte qe dikush qe eshte ne burg duhet te rihet dhe keqtrajtohet. A ke degjuar ndonje here per te drejtat e njeriut. Une nuk besoj qe, te drejtat e te burgosurve ne Amerike shkelen me kembe. M.gj.ate edhe ne se eshte e vertete, kjo nuk do te thote se te drejtat e te burgosurve ne Shqiperi duhet te shkelen. Te kujtoj vetem se, para dy vjetesh ne Gjermani nje student i cili kishte grabitur djalin e nje drejtori banke u torturua nga policia gjermane. Problemi ishte se ishte problem kohe dhe policia gjermane donte te dinte ne se djali i grabitur jetonte apo jo dhe se ku e kishte fshehur studenti i arrestuar. Me se fundi, pas torturimit, djali i bankjerit u gjet i vdekur. Pra komisari gjerman i policise ishte nen nje presjon te madh sepse behej fjale per jeten e djalit rrembyer. Mos te zgjas muhabetin komisari gjerman i policise u denua dhe u hoq pergjithmone nga efektivi i policise gjermane. Keshtu behet ne Europe more mik i dashur. Kam vene re se, ne shkrimet e tua je nje dishepull i levizjes se djathte “Tea party” dhe urren cdo gje qe eshte zezake, socjaliste, humanitare. Hej mik, koha e njerezve si ty ka mbaruar. Koha e nxitjes se urrejtjes kunder cdo gjeje qe nuk te pelqen ty ka hikur. Bota ka ndryshuar. Zezaket qe, ti urren kaq shume kane bere shkolla, jane bere ministra dhe deri President i Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Behu njeri more njeri i mire. Pershendetje.
Per komentin e Luan Kavajes qe nga emri do ta ken bo by**en sa nje tavell ty lal se me permend Shkelzena e Fazlica per droge e euro fallco eshte te jesh by**e zgjerum se gjithe shqiperia e di qe ky djali i kish ditet e numurume kur merresh me droge ne cdo vend te botes do ta fusin nje apo edhe 20 kokrra plumbi…
o zeni ke fillu te lexosh dhe komentet qe te behen tek tema tani!