Sokol Koçiu rrëfen vrasjen e Arjan Selimit

27 Shtator 2011, 16:51Politika TEMA

Ish-oficeri i larte i policise gjyqesore, Sokol Koçiu njeriu qe ishte me Arjan Selimin pak çaste para ekzekutimit te ketij te fundit mbremjen e se henes, rrefen per here te pare, ekskluzivisht per Vizion Plus momentet e fundit te jetes se Selimit dhe biseden me te.

Ai tregon, se u takua rreth 1 ore e gjysme para se 37- vjeçari te mbetej i vrare ne atentat, ne prani edhe te bashkëshortes se Koçiut. E gjithe biseda ishte perqendruar ne nje konsulence ligjore, pasi Selimi kishte përballjen e radhes ne gjykaten e Krimeve te Renda mesditen e se martes. Koçiu deshmon me tej, se Selimi kishte vene re nje person te panjohur ne afersi te lokalit, dhe e kishte ndare kete shqetesim me te. Ajo qe mbeti nga ekzekutimi i se henes mbrema, jane xhamat e thyer ketu rrotull. Ne shtepine e te ndjerit ku ai jetonte bashke me showgir-lin Inis Gjoni,kane qene kryesisht shoke te Selimit, Sokol Koçiu me bashkeshorten e familjare te regjisores,qe pret dhe nje femije. Familjaret e viktimes nuk kane vendosur ende diten e përcjelljes per ne banesen e fundit te Selimit, pasi jane ne pritje te prindërve te Arjan Selimit, qe jetojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Nga ana tjeter policia e Tiranes nuk ka mundur ende te mbërrijë tek emri i autoreve qe ekzekutuan mbremjen e se henes 37-vjeçarin Arian Selimi, emer i njohur per drejtësinë shqiptare por edhe te revistat roze si bashkëshort i regjisores Inis Gjoni. Burime te rezervuara thone se jane marre ne pyetje nje numer i madh personash, qe mund te kene dijeni per rrethanat apo motivet e krimit. Nje nder to eshte edhe Jolanda Koçiu, bashkeshortja e ish-oficerit te policise Sokol Koçiu, e cila ishte ne kafe me Selimin para se ta ekzekutonin. Ajo ka deshmuar ne polici se nuk ka mundur te dalloje asnje gjurme te autoreve te vrasjes. Edhe dëshmia e 19 vjeçarit Keltis Kola, kalimtari qe u plagos aksidentalisht nga breshëria e plumbave qe i mori jeten Selimit, nuk ka hedhur drite ne dosjen policore. I riu mesohet se nuk ka mundur te dalloje atentatorët. Ne pyetje jane marre gjithashtu te akuzuarit e tjere si bashkepunetore te Selimit, per trafik droge, duke dyshuar per konflikte te mundshme. Policia njoftoi zyrtarisht se në vendngjarje administroi në cilësinë e provës materiale 20 copë gëzhoja. Nderkohe ne gjykaten e Krimeve te Renda, eshte shtyre seanca ku po ri-gjykohej Arian Selimi dhe i dyshuari tjeter i dosjes Kompas. Prokurori i çeshtjes Adnan Xholi tha se duhej provuar me dokumente ligjore vrasja e 37 vjeçarit, çka do te sjelle pushimin e akuzave ndaj tij.

16 komente në “Sokol Koçiu rrëfen vrasjen e Arjan Selimit”

  1. Albogentivlora says:

    Ja pra kjo eshte Shqiperia ku kriminelat kane shoke dhe miq te gjithe drejtuesit e larte te policise apo dhe vete ministrat. Shtet i korruptuar qe korrupsionin po e le trashegimi tek brezat qe po vijne. Vellezer dhe motra! Ai vend eshte i mallkuar. Duhet qe te ikni sa me pare qe te shpetoni prej shushunjave. Sa me larg aq me mire.

    1. loni says:

      pune hajdutesh e vrasesish, pune kriminelesh e mafiozesh..gjelle qensh!!!!

    2. jimy says:

      kjo e paska gojen si krokodile mire je paskan bere se e bene rinine te mesoje veset me te keqijat qe ka njeriu duke pire droge edhe kjo zonja kure ti rritet femija le ti jape droge e ta kuptoje se cte ben kjo substance .Mire je paskan bere keshtu perfundofshin drogaxhijte plerat e ketije vendi injorantesh

  2. emigrant says:

    Me sa duket Inis Gjonit ja paska qefi me mafjoze se dhe dashnorin e pare ja vrane dhe te dytin ja vrane. Keq per femijen qe ka akoma ne grembo do te ngelet pa baba. Por nga nje ane me mire pa baba se me nje baba mafjoz. I keshilloj zonjes Inis qe te mos vrapoje shume pas parave te mafjozeve por pas parase te fituar ne menyre te ndershme. Ajo harron qe dashnori i saj i vrare i futur ne ate rruge ate fund do te gjente sepse dhe ai nje vrases i shume te rinjve te tjere ishte duke u marre me droge. Prandaj zonja INIS ju them sexy nuk jane vetem mafjozet!!!!!!!!!!!!!

    1. Agim says:

      ..o emigrant, qenke nje koqe ti qe dukesh 1000 km larg

    2. xha Kasua says:

      hahaha, o emigranto po ja lu Inisit?! Ca palle qeke mor daj.

  3. enveri says:

    ore po nuk eshte bure me i mire ky sokol kociu,i paskan dhene dhe licensen per avokat,o mire bejne kur nuk ka shtete keshtu eshte,sa per ate te ndjerin mos eshte djali i njerit prej atyre qe u aratisen komplete si familje ne 86 nga shkodra ,po me origjine nga himara

  4. llambi says:

    cfare thoni ore ishe oficer i larte i policise gjygjesore ,o tema thuaj ishe i denuari per droge do jete me mireeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  5. Ramy says:

    O policia perse nuk jepni 100 miljon leke per vrasesin po te dorzohet.? po ju jap njo ide

  6. eni leka says:

    me vjen keq poe kur lexon per keto krime te shemtuara por me interesante eshte se partia demokratike shih cfare personash ka bere ne detyre si ,sokol kociu paska punu oficer policie dhe gjendet per vizite tek nj person me probleme me drejtesine te me fal kociu se nuk e njoh dhe nuk dua te di se kush eshte.por keshtu jane nxjerr njerez nga burgu me ndihmesa te ndryshme dhe jane egzekutuar ne rrethana deri tani te paditura qe sdo dihen kurre

  7. orli says:

    Sokol koçiu ose”pal melyshi”i infiltruar ne grupin kokaina!ua futi Berballes e Durdes,tani paska derguar drejt grupit te ekzekutimit edhe kete Selimin.Hajdeni injoranta hajdeni,si i keni bese k/spiunit sokol koçiu?!

  8. .eni leka says:

    orli une nuk dija per kociun por duhen vene ne pranga njerez qe jane te infiltruar me krimin kush e punsoi kociun oficer ne organet e policise menjihere zonja ina rama te filloje hetimin se krimi eshte zingjir ne polici …..policia qenka mbush me kriminele ,,

  9. arben says:

    me inisi gjonin dashka kujdes puna ju a tredh koqet mafiozave vec ketyre dy kriminelave mos harroni se inisi hangri edhe ambasadorin amerikan limpretin mikun poshte e paska te forte paste kamen e mbare edhe per kociun ishalla

  10. Fatkeqesi dhe drejtesi says:

    Ore njerez, kini respekt per ate qe vdiq. Perderisa akuzat ndaj tij nuk ishin provuar nga drejtesia ai nuk mund te akuzohet per akuza te pa provuara. Po ashtu kjo nuk eshte menyra se si eliminohen njerezit nga bandite, cfaredo qe te kete qene aresyeja. Vrasja dhe vdekja jane te renda. Mendoni prinderit e vikitmes qe nuk kane as nje faj dhe u ka ikur personi qe duan me shume. Eshte vertete nje dhimbje e madhe e shoqerise shqiptare. Edhe nese keta te rinj jane perfshire ne trafiqe shoqeria dhe varferia i ka shtyre qe te bejne veprime te gabuara ne nje moshe te re. Une them respekt per drejtesine dhe ngushellime prinderve dhe familjareve. Nuk kam as edhe nje lidhje me kete person dhe as qe e njoh. Jetoj prej dekadash jashte Shqiperise por cdo vrasje e ketille duhet denuar. Nese ishte fajtor duhej denuar qe te vuante denimin aty ky duhej. Prandaj une bej thirrje per drejtesi per te gjithe ata qe vriten nga vrases te tille. Inisi eshte nje vajze e re qe duhet lene e qete ne dhimbjen e saj.

  11. aqo says:

    qente jetojne ne kope,pse komentoni kot per Kociun,avokat qe mbron kriminelet per krimet e tyre..
    o moj Shqiperi e shkrete,si ke ngelur ti.Trimat i mori lufta,te mencurit mergimi,cfare ngeli …..llumi.Mjere fukarenjte e shkrete.

  12. Asgje te re nga fronti i perendimit, says:

    Kjo eshte Shqiperia jone. Çdo dite degjojme: vrasje,aksidente,trafikim droge e armesh, vetevrasje. Degjojme e cnuk degjojme. Babai vret te birin,i biri vret babain. Burri vret gruan,gruaja vret burrin. I fejuari vret te fejuaren. Nena mbyt femijen. Kanuni ben ligjin. Vetgjyqesia mbreteron. Kjo eshte shqiperia jone. Popull shqiptar,hap syt se je buze gremines. Gremine qe e ka hap me aq kujdes vet S. Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje