Prifti: Kam rreth 60 video. Meta ia plotësoi kërkesat e paligjshme Balliut

27 Shtator 2011, 21:56Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Ish- ministri i Energjetikës, Dritan Prifti, duke folur për emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, tha se ka më shumë se tre video. Ai deklaroi se ka një video me pronarin e gazetës 55, Fahri Balliu, që kërkon favore të paligjshme, në këmbim të pagesave. Prifti tha se Meta ia ka plotësuar Balliut këtë kërkesë të paligjshme pasi mori atë ministri.

“Ka më shumë se tre video. Është një video me pronarin e gazetës 55. Rastisi që Balliu të vinte 10 minuta para se të vinte Meta, ndaj ngeci dhe zoti Balliu brenda. Video është interesante, kërkohen favore për firma, duke ofruar pagesa në shpërblim. Kërkoi diçka dhe ofroi diçka. Le ta zgjidhë prokuroria këtë pjesë. Balliu ka ardhur disa herë dhe është interesuar për shumë sektorë të ministrisë. Mesa di unë, më mbrapa ia ka zgjidhur vetë zoti Meta hallin Balliut me shkelje ligji.

Balliu është një mik i ngushtë i zotit Meta dhe më është prezantuar nga ai. Ka ardhur disa herë, disa herë me ndërhyrjen e zotit Meta. Nuk mund të nxjerr një sekret hetimi, ndaj nuk mund të flas më për këtë gjë. Më janë bërë disa kërkesa dhe nuk kam realizuar asnjërën. Por kërkesën më të vështirë që më bëri Balliu, atë e realizoi Meta kur mori detyrën,” tha Prifti.

Ai deklaroi se të gjitha videot kanë lidhje me Metën. Duke cituar Niksonin dhe çështjen e tij, Prifti përmendi shifrën e 62 videove. Prifti shtoi se të gjithë videot janë për kërkesa të paligjshme.

Prifti tha se videon e bëri publike për vetëmbrojtje. Ai tha se ky ishte një test për sistemin, që tregoi se nuk funksionon.

“Gjykata duket se i ka hipur kalit mbrapa. Nuk vlen të rrezikoj familjen time duke u marrë me to. Nuk është koha për të bërë këtë luftë sepse nuk funksionon sistemi. Unë bëra një testim të sistemit dhe pashë që nuk ia vlen. Dhe kur kam dorëzuar videon e parë, thashë se kam video të tjera,” u shpreh Prifti duke thënë se videot i ruan jashtë vendit.

Videot më pikante i janë dërguar edhe Berishës, tha Prifti, duke deklaruar se këtë betejë po e bën i vetëm.

“Unë po e bëj këtë luftë i vetëm. Nuk mund ta vazhdoj se është shumë i rrezikshme. Policia e shtetit më ka hequr truprojat dhe sot nuk kam mbrojtje. Jam dëshmitar kyç në çështjen e Ilir Metës,” tha Prifti, duke shtuar se Berisha dinte gjithçka për marrëdhënien e tij të tensionuar me Metën.

Prifti tha se i ishte drejtuar në këtë mënyrë Berishës kur i kishte bërë të ditur largimin: “Zoti kryeministër, nëse ka njeri që di çdo gjë për marrëdhënien time me Metën, je ti. Ti po përkulesh përballë mafies. Ai u justifikua, jo më del nga qeveria, jo ka gjashtë muaj që më thotë”.

Prifti tha se ka informacione se jeta e tij është e rrezikuar. “Këta të vrasin. Kam informacion të jashtëzakonshëm se këta të vrasin. Unë kam detyrën të mbijetoj për veten, për familjen time dhe për ata që më kanë votuar. Më mori në telefon babai para se të vija këtu, më tha a ke marrë mbrojtje, të gjithë njerëzit janë të shqetësuar. Shikoni çfarë i ndodhi Mero Bazes pse denoncoi një histori, e kanë kërcënuar në telefon,” tha Prifti.

Duke komentuar gjyqin e nisur për këtë çështje, Prifti tha: “Nuk ka ekspert në botë që të thotë se video është e manipuluar. Strategjia e Metës për të rrëzuar vërtetësinë e videos është shumë diletante.”

Prifti tha se ai dhe Berisha e kanë ngritur këtë aleancë qeverisëse.

“Unë kam kontribuar në LSI po aq sa Meta. Kam pasur rol më të madh se Meta për të bërë këtë qeveri. Berisha nuk e ka pranuar Metën në tavolinë. Meta thjesht ka hedhur firmën më vonë,” tha Prifti.

Prifti tha se ajo që quhet rritje e votave të LSI në këto zgjedhje është rritje fiktive.

“Unë në Fier, në zgjedhjet lokale mund t’i kem dhënë LSI me mijëra vota. Disa këshilltarë të LSI ishin miqtë e mi. Treçereku i atyre që janë akoma në LSI në Fier janë miqtë e mi. Në zgjedhjet lokale mund të marrësh 100 mijë vota në proporcional me milionat e Metës. Nuk do t’ia dijë kush për vota të proporcionalit. Partitë e vogla e bëjnë këtë luftë. Për këshilltarë bëhen pazaret. LSI në zgjedhjet e tjera mund të marrë një mandat ose jo. E merr në Berat. Në Tiranë i dha Rama 3 mijë vota Ramës se i tha nuk do bëj aleancë me Berishën. U ka ardhur në majë të hundës njerëzve nga LSI, me korrupsionin e saj. Unë LSI-në e shoh si parti të përfunduar,” tha Prifti.

“Thuajse çdo javë kemi një komunikim me Ramën. Nuk e kam gjykuar ende që ky është momenti për tu afruar me Partinë Socialiste. dëshiroj të pastrohet figura ime që të bëj një lëvizje për tu afruar. Ka disa korrente që nuk më kanë qejf. Ramës i kam thënë më ke sulmuar padrejtësisht, të kam sulmuar padrejtësisht,” vijoi më tej Prifti.

27 komente në “Prifti: Kam rreth 60 video. Meta ia plotësoi kërkesat e paligjshme Balliut”

  1. enver hoxha says:

    o te lumte goja mo dritan,keshtu te ka mesuar partia te jeshe i sinqert,mos te dridhet goja ,po nje porosi po te jap ki kujdes se sala ka mesuar prej meje te vret naten dhe te qane diten,ki kujdes familjen dhe koken,vazhdo keshtu qe populli te marre veshe akoma me shume per familjen mafioze META,edhe nje gje po te them se sala me ilirin po nuhase qe po prishen nuk me pelqejne shume ato emisjonet e ws 24 kjo do thote per divergjencat qe kan filluar midis tyre,mos u be merak se do hane kokat e njeri tjetrit.

    te pershendes per guximin

    1. XHEP-MEDANI says:

      RRASNI NE BURG FAHRIUN DHE DO E SHIHNI SI ZBERTHEHET E TERE MAFIA BERISHA – NANO. JANE KLANET E KOMUNISTEVE QE ME AQ DINAKERI BURRI ME ZE TE HOLLE, RAMIZ QELBESIRA, I HODHI NE KURRIZIN E POPULLIT SHQIPTAR.

      1. dikush says:

        Po fahriu eshte shok me ber ishen, te birin e dulles per me teper antar partie.

  2. AK says:

    Dritan po i ben nje sherbim shume te madh Shqiperise.Te falenderoj sinqerisht si qytetar i ketij vendi per iniciatiat qe ke ndermarre.Te keshilloj qe te ruash vehten dhe familjen.Kosta Rebicka nuk beri aksident kete e dime te gjithe ashtu sic thote xhaxhi Enver qe e ka pas gojen me sheqer kujdes ti po i ben sherbimin me te madh vendit tend njerzit duhet ta dine per faleminderit une jam i pari. Me Respekt

    1. Neorealizmi says:

      Ka shume kohe qe na thote qe ka video, por nuk po shohim gje. Sikur ti nxirrte ne You Tube nuk do bente keq. Sa per sherbime per Shqiperine mos te kemi aluzione. Dhe ky eshte nje i korruptuar i radhes. Vetem me nje ndryshim. Ky nuk te vret per te mbrojtur vjedhjen.

  3. bbb says:

    Prifti e di mire se jea eshte ne rrezik, pranaj nuk don ti publikoje videot?? Jo or zoti Dritan…edhe me kaq sa ke bere jeten ne rrezik e ke. Ndaj nxirri videot dhe bej nje detyre fisnike te cjerresh masken hajduteve.

    1. Helme shqiptare says:

      dakrot jam edhe une, mirepo populli po rri duarkryq.
      Zoti Prifti, juve jeni nje hero dhe meritoni mbrojtje dhe siguri, ndaj nese nuk ua jep qeveria(me mire mos te kesh ndihme prej saj), bejeni vete ne menyre private. Juve e dini me mire se ne qe flasim pa e patur ne kurriz. Juve e keni nisur kete rruge edhe mire eshte ta perfundoni, edhe pse duhet pranuar qe shoqeria shqiptare eshte nje shoqeri e befasueshme dhe e paparashikueshme…
      Ju mbeshtesim!

  4. 21Janari says:

    Nuk behet dot stan me lepuj

  5. ANI says:

    Z.Dritan Prifti nuk e njoh por i njoh te vellane altinin. ne ka djale te mire bota eshte ai. I edukuar i zgjuar dhe njerri i rralle. Di qe ka punuar edhe jashte vendit ku mbahet ne goje si djale i shkelqyer. e kam degjuar me veshet emij si e lavderonin. Nuk mendoj se i vellai ( z.dritan) eshte ndryshe… Deri me sot , eshte vecse AI ja u ka dridhur gjunjet familjes Meta per te cilet ndegjojme vec kusarira .
    Jam femer dhe nje gje i them z. Dritan Prifti: bej sh kujdes per veten. je i ri dhe ke femije e grua. ke prinderit gjalle.ne histori ke hyre si njeri sh trim, i ndershem dhe kurajoz. Te respektojme pa fund dhe te urojme me te miren.

    1. Na ruaj o zot nga njerezit e ligj says:

      eshte mese e qarte, se eshte nje rruge pa kthim per Priftin, ndaj edhe i duhet te kryej kete mision deri ne fund, pavaresisht cmimit qe do kete ajo…
      Une do te shpresoja shume qe oti Prifti te organizoje elektoratin me mire ta kete ne sherbim te tij, kur ia do pune..

  6. .eni leka says:

    na cmende more zoti prifti ti me duket po ben shantazh dhe nuk ke asnji video pocfare pret or derezi apo je duke bere peace me mafiozin mete qe te kercenoi familjen …nxirr dokumentet dhe mos prit ina ramen se ajo preu ne bese trebicken dhe ja lane femijet jetim kurajo prifti edime qe jetojme me komorrat e bregut e shume komorra te tjere shqiptare

  7. Gazmend Nushi USA says:

    Do me vinte mire qe te na tregojshe vidion e Edi Rames duke marre droge se ajo eshte me reale.

    1. ca si larg nga aty, dmth ne Kopenhagen says:

      Edi Rama s ka vrare njerez o katnar i humbur qe te ka ngelur ora ne vitet 90.
      Te duket vetja i jashtem me ate prapashtesen Usa, thua ti se ku je.
      Shko shit ndonje kafe aty te besh paret e qerase, se ju kan shkuar stomaku ne kurriz.
      Je nga personat me negative (naive) te kesaj faqeje.
      Por ndoshta kjo eshte edhe arsyeja pse ke perfunduar ne te semes

  8. EDI DETROIT says:

    Ky qenka per ta mare CIA, sa kaseta ka mo 60, mos ka filmuar edhe veten gabimisht si heren e pare.Po i beri publike te gjitha atehere e ka pisk.Keto i mban per presion. Per mua eshte njesoj si Meta, jane nje prerje, hajdute ordinere, qe per interesa personale bejne deal, edhe me djallin, dhe kur ju prishen keto interesa behen shume te rezikshem.

  9. Olti says:

    E ci bini Ne qafe Tanit e i kerkoni video te tjera! Ne Shqiptaret duhet te marrim nga Nje aparat fotografik e te dokumentojme vilat e pushtetareve tane Ne atdhe e te ndjehemi te pasur e krenare! Para syve e kemi korrupsionin por se di Pse duhet te na e kujtoje Dritani! Ka ardhur koha Ta shohim te keqen Ne sy e Jo te kthejme koken nga krahu tjeter!

  10. eni leka says:

    zoti gazmend nushi me duket se je nji cop muti jo po del e na trego videon e sateme ,pse kruhesh me edi ramen ore faqezi pse po pellcet nga inati ….zoti edi rama deri tani nuk i ka dale asgje nga kabllogramet asht njeri i paster qe po lufton me mish e me shpirt per popullin e tij po ka maskarenj si puna jote si nuk i duhen kerkuj ..knej ka na shkoder thojne a din me i ra fyllit bjeri ama me nji bire ptu

  11. ismet says:

    o gazmend amerikani,kush flet mir per ket qeveri merr lek.ti mos je gja punonjes ambasa apo spiun(interpolas). hajde jeto ne shqiperi ti e shih qe punon tan mujin e merr lek sa per 2 dit ne amerik e ky miku jot thot(rren)se pagat te na jan te mesme te larta

  12. hason aga says:

    edhe pastaj si i ke keto video,nuk ndryshon ky hale popull,prap kan me votu kto muta

  13. Obergruppenfuhrer says:

    Thoni c’fare te doni per Dritanin, por ky po e ben salullatosin dhe kliken e tij greko tradhetare me dhimbje koke. Duhet te ruhet mire se une mendoj qe salullatosi ka per te bere perpjekje per t’a vrare, njesoj sic veproi me Kosta Trebicken.

  14. mali says:

    Je ne proçes purifikimi! E rendesishme eshte qe gjynahet qe i ke bere ketij populli (dhe nuk eshte gjynah dosido) duke sjelle saliun ne pushtet ta lash duke ndihmuar qe ai kodosh serbi te largohet nga pushteti. Kujdes koken per vete po dhe per shqiptaret.

  15. Arditi says:

    Ruaj Koken dhe familjen z.Prifti

  16. baro çorrogjafi says:

    ESHTE ME SE E QARTESE Z,PRIFTI KA NISUR NJE LUFTE I VETEM E P PERKRAHJE,NJE LUFTE TE VESHTIRE E TE RREZIKSHME .MENDOJ SE LUFTA QE KA NISUR BEHET NE DY FRONTE: FRONTI I PARE ESHTE AI NE LUFTE ME ILIR METEN ,PASI EDHE DREJTESIA E KALBUR TEK NE ESHTE NE ANEN E TIJ DHE FRONTI I DYTE ESHTE AI I MBIJETESES,SEPSE SIC THOTE DHE VETE Z.PRIFTI ” KETA TE VRASIN. KETA VERTETE TE VRASIN DHE PASTAJ VIJNE E TE NGUSHELLOJNE. POR NJE GJE DUHET TE KETE TE QARTE EDHE Z.PRIFTI : VRASJEN NE GJAH THELLEZASH,ESHTE FORME E KONSUMUAR DHE NUK PERSERITET ME .MAFIA KA FORMA NGA ME TE NDYSHME QE ASKUJT NUK I SHKON NE MENDJE : KU E PI KAFENE Z.PRIFTI,ME KE E PI,ME c’MAKINE UDHETON,A SHKON PER GJUETI PESHKU, PIJET QE PREFERON TE PIJE,ME KE SHOQEROHET,FIKSIMI I ORARIT TE DALJS NGA SHTEPIA DHE I HYRJES, ETJ.ETJ. VETE Z.PRIFTI ESHTE I ZGJUAR DHE DUHET TE DIJE VETE TE RUHET .ESHTE ME SE E VERTETE : KETA TE VRASIN DHE S’TA BEJNE DY. POR JO SI MENYRA QE VRANE TE NDJERIN TREBICKA .

  17. kola says:

    kur se vrau edi se vret as sala , po un them qe vidiot e tije ti qojm per oskar , mbase do jete me mire se falja e gjakut .ketu personazhet jane 100% shqiptare dhe te famshen ne arena e ekraneve , pak nga vidio, pak nga pesonazhen nuk na lene pa nje qmim, por ama po doli prak ky ne viddio u dhje puna pastaj,

  18. LORA says:

    Nese z.Prifti kerkon ta besoj ne ato qe thote,ai duhet ti beje publike sa me pare videot-deshmi per qeverisjen kusare te Shqiperise.Nese nuk e ben,do te jete teresisht i pambrojtur me gjithe familjen e tij,
    do te dali hapur si nje shakator i madh per drejtesi ne Shqiperi dhe do te rezultoje vetem si nje shantazhues mafioz per interesa te ndyra.U bene 20 vjet me kete zgjyre krethemelese te shtetit te se drejtes ne te cilen z.Prifti ka lene vulen e kontributit te tij te mallkuar.

  19. king says:

    Nuk po merr veshte ky ishte minister apo spiju

  20. Ermira says:

    Dritan Prifti po tregohet me patriot se te gjithe shqipetaret. AI po ben dicka konkrete per te demaskuar kete klike hajdutesh e tradhetaresh te kombit.

  21. nga deti kuq e zi says:

    DRITAN PRIFTI NJE EMER I RI NE HISTORINE E SHQIPERISE ! ANTI MAFIE-ANTIKORRUPSION ! nuk di a e duan shqiptaret kete njeri????????? ……sepse arsyet qe ky njeri ben kete lufte shuminterpretohen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje